Kush ka lajthitjet më të arrira (?!) Paaftësia, vetëkënaqësia dhe babëzia e tyre janë shkaqet kryesore të pasigurisë që karakterizon jetët tona

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Një prej gjërave që mëson më shpejt në Shqipëri është të mos tronditesh. Të paktën mundohesh të mos lejosh çuditë me shpeshtësi të lartë në sferën politike të të prishin atë rutinën njerëzore në kufijtë e mbijetesës, që shumica e shqiptarëve me vështirësi e mbajnë.

Pretendon se realiteti yt mund të mos ndikohet nga gara “kush i ka lajthitjet më të arritura?” të një grushti njerëzish dhe këmbëngul të mbyllësh sytë para të vërtetës së hidhur se paaftësia, moskokëçarja, vetëkënaqësia a babëzia e tyre janë ndër shkaqet kryesore të pasigurisë që ta karakterizon jetën në këtë vend.

Për shembull, refuzon të besosh se fenomeni i foltores – dëshpërimi personal i dikujt se edhe mund të japë llogari për veprimet e veta i kthyer në propagandë për të dëshpëruarit – mund të ngrejë ndokënd në këmbë.

Kësaj i bashkangjitet një ndjenjë neverie ndaj orvatjes për t’i veshur moralitet fenomenit në fjalë, duke përdorur disa gra për të përfolur të tjera gra. Një show mjeran, me siguri, konceptuar duke marrë për bazë intriga telenovelash të lira.

Pretendon se të ka pushtuar një lloj verbërie intelektuale kur kryetari aktual i Partisë Demokratike tenton të shfaqet si një viktimë, i lehtë-sakrifikueshëm me gjithë forcën politike që përfaqëson, prej “trekëndëshit të Bermudës” së politikës tonë.

Njehsimi i tre figurave me simbolin djallëzor dhe vetë-lancimi si shpëtimtar janë strategji pa rezultat. Mohimi i përsëritur i borxheve morale nga ana e tij, këto kohë, nuk mjafton për të bindur kënd, se dikush, që veçse ia kanë servirur postet dhe ia kanë diktuar thuajse çdo vendim, përveç heqjes dorë nga përfaqësimi e atyre që e patën votuar, mund të mbajë ‘peshën e kryqit’ të udhëheqjes.

Nuk do ta pranosh se presidenti, i presupozuar mbi palët, bën konferenca iluminuese për shtyp, duke treguar ngjarje melodramatike me kryetarë partish të pabesë që luten në gjunjë për shtyrje zgjedhjesh në dhoma hotelesh europiane.

Është larg të besueshmes se një politikan me kaq përvojë, që ka ditur të lundrojë me gjitha rrymat, që ka dalë më i fortë nga beteja llogjikisht e publikisht të humbura, që disa muaj më parë ka bërë thirrje për të marrë kosat në dorë, të lëkundet nga dy pika lot, të tejkalojë kompetencat e veta, e ndoshta të shkelë kushtetutën, mbi të cilën po në gjunjë është përbetuar sheshesh.

E teksa loja ‘topadjegës’ vazhdon, kryeministri të lë pa fjalë tjetërsoj. Me siguri, duke u zbavitur dhe duke përfituar nga epërsia që i jep sherri ‘këmbanat nuk po bien për mua por atë tjetrin’ i rivalëve të vet, deklaratat e tija janë bërë më pak të sofistikura.

Pak ditë më parë, ai mohoi kategorikisht se në Shqipëri do ndërtohen kampe refugjatësh, çka mund të jetë krejtësisht e vërtetë. “Kazanët” britanikë mund të mos e kuptojnë se kjo nuk nënkupton mospranimin e emigrantëve.

Por ne e dimë fort mirë se kemi boll rezidenca përrallore buzë detit. Bile, po sipas kryeministrit, ka edhe vende pune plot, por shqiptarët, që përçmojnë akademinë e barinjve, nuk janë të specializuar të punojnë në to.

Këta individë që e kthyen politikën në sinonim të gënjeshtrës, udhëheqjen në alibi të paudhësisë së vet, përfaqësimin në mburojë të interesave vetjake nuk mund të jenë e nuk duhet të jenë burra shteti, “e keqja më e vogël”, “alternativa jonë pa alternativë”.

Por, në fund të fundit, edhe fakti që çmenduria e kohëve të fundit pak çudit paralajmëron se shqiptarët prej tyre, tashmë, kanë hequr dorë.

 

Share This Article
12 Comments
  • Ne nje kohe qe shqiptaret kane miliona halle ne jeten e tyre,gazetaret e DITA-s,qe e mbajne veten se jane ne opozite me gjithcka,qe cenon interesat e qytetareve,mbushin faqet e gazetes me shkrime limonate,qe me shume kane lojra fjalesh se sa mund t’u vijne ne ndihme hallexhinjve!
    U hapen faqet turli lloj filozofesh,qe me shume u besojne citateve te te huajve se fjaleve te urta te popullit tone deri ne ate,qe shumica e lexueseve jo vetem nuk u hyne ne pune,por as i kuptojne se per cfare jane cituar theniet e tyre!
    Asnje shkrim nuk behet ku te trajtohet qytetari shqiptar,qe i eshte mbyllur cdo dere zyre ne bashki dhe ministri per t’u ankuar,se medemek te 4 milion shqiptaret u dashkan te ankohen vetem ne portalin kryeministror!
    Ka vite,qe u shpik nga gebelsiani modern Rama e ashtuquajtura “Bashkeqeverisje me qytetaret”,por ne asnje rast nuk eshte botuar ndonje shkrim se cfare i solli kjo bashkeqeverisje e shpifur dhe tallese zgjidhjes se halleve te shqiptareve dhe mbi te gjitha rritjes se cilesise se funksionimit te administrates!
    Fakti qe Rama i shtoi kesaj pjelle te tij edhe nje ligj me denime te shumta,verteton se kjo “Bashkeqeverisje…” jo vetem ka DESHTUAR,por edhe ka rrenuar plotesisht DEMOKRACINE dhe SHTETIN ligjor!
    Me sa kam vene re kohet e fundit,qe redaksia e DITA-s nuk deshiron ta kritikojme qeverine me fakte dhe arsyetime q vene gishtin ne plage,per interesat e tyre personale,dyshoj se edhe kete koment mund ta censurojne,si i rrezikshem per politiken e tyre botuese!
    KDITA ka qene e vetmja gazete e p[avarur ne mbrojtje te interesave te qytetareve,por ka ca kohe,qe ka rreshqitur!
    Doemos,qe biznesi eshte para moralit si interes!

    • Doktor.Per mua shkrimi eshte i bukur. .Edhe shqetesimi i juaj eshte shume i moralshem.Te gjitha shqetesimet e shoqerise nuk ka burre nene qe i shkruan dot ne nje shkrim.Ta pergezijme gazetaren!Mendoj qe edhe ju te shtoni rreshtat per mendimet tuja.Tera te mirat vijne nga puna ne grup.

      • I nderuari Fatmir Lohja!
        Per shkrime te bukura kemi Ramen,qe na del e na tepron,por kur Rama deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret” duke i amnistuar te gjithe kriminelet dhe te korrupotuarit perfshi edhe veten,kjo deklare ogurzeze e tij AS SOT NUK ESHTE TRAJTUAR NE NDONJE SHKRIM NGA MEDIA!
        Qe do te thote se qindra faqe me shkrime te meparshme per gjoja luften kunder korrupsionit,u hodhen ne plehra,paskan qene kot!
        Media mburret se eshte PUSHTET I KATERT,qe nenkupton se duhet te jete ne OPOZITE te perhereshme me pushtetin,por jo te mbuloje krimet e tij!
        U izoluan 700 mije pensioniste per 3 muaj vjet nga covid 19,por qeveria nuk u dha ASNJE SHERBIM MJEKESOR,kur dihet se pensionistet vuajne dhe nga shume semundje te tjera me vdekje prurese se covid 19,por e gjithe media HESHTI!
        Mijra qytetare te infektuar nga covid 19,qe u mjekuan ne shtepi,nuk iu riimbursua asnje lek dhe te gjithe heshten atehere!
        Sot Bashkia e Tiranes nepermjet UKT mashtron qytetaret se gjoja po i furnizon me uje te pijshem kur ai eshte i PA PIJSHEM dhe per me teper,qe ky uje i PISTE na shitet me cmim 8 here me te larte se sa cmimi i energjise elektrike,por MEDIA HESHT AKOMA!
        Lagjet periferike te Tiranes,ku banojne shumica e qytetareve te saj ne pallate 10-15 kate,shumica cifte te rinj me femije te vegjel,jane sot si GETO,pa asnje cerdhe,kopesht,mlulishte,fushe sportive,biblioteke,qender kulturore,stola dhe tavolina pushimi etj,etj,por MEDIA HESHT!
        Edhe tani qe 2 femije u VRANE,njeri qe u mashtrua nga vrasesi me nje biciklete dhe tjetri nga lojrat e Tik Tok-ut,sepse atje ku banonin NUK KISHIN ASNJE KEND LOJRASH,FUSHE SPORTIVE,SHETITORE etj ,ku te luajne dhe argetohen me shoket,duke u shmangur nga veset e keqia!
        Por MEDIA derdhi lot krokodili dhe nuk e drejtoi gishtin tek fajtoret kryesore,se femijet dhe rinia prej vitesh jane BRAKTISUR nga SHTETI,SHKOLLA dhe SHOQERIA duke i lene ne duart e krimit te organizuar!
        Se kryeministri Rama keto elemente jetike te domosdoshem per cdo komunitet i quan GJERA QEJFI dhe jo qe duhen plotesuar me PRIORITET para porteve,aeroporteve etj korruptive dhe propagandues gebelsian!

        • Doktor.Te gjitha shqetesimet tuaja per shoqerine,kane mbeshtejen time te sinqerte,se jane fokte kokeforte qe tregojne per mjerimin qe po jetojme.Rinia po e braktis Shqiperine.

    • Mos valle Ju jeni Doktori i Foltores se “famshme”….?!..

      Shkrimi nuk eshte per t’u hedhur!

      Ka vetem nje mangesi…, sepse bashkekombesve Tane nuk u mungon inteligjenca brillante dhe zelli per pune, zelli per tu Rritur e Ndryshuar..,, por, por.: Faji i perhershem dhe fatal i Shqiptareve eshte ky: MENDJELEHTESIA!

    • Gazetaret e gazetes Dita jane dedidukuar totalisht ta zberthejne realitetin ku ndodhemi, te kapin probleme thelbesore, mentalitete jo te pranushme, te shpjegojne disa aspekte te jetes, qe sipas tyre nuk funksjonojne sic duhet.

      Zonja Edona kap mjaft momente, situata, fenomene qe po ndodhin perdite dhe me nje stil origjinal, terheqes, mjaft intereant po prezanton si i koncepton ajo.

      Ne lexusit, pasi i lexojme artikujt me kujdes, mund te gjejme gjera, qe i konsideroje me rendesi por qe nuk jane permendur.

      Atehere ne bejme detyren tone, shkruajme komentet, e plotesojme artikullin dhe ne kete proces ne po diskutojme si te barabarte, per te miren e vendit. Per ide me te cilat ne nuk pajtohem, ne nuk ofendojme, por i shpjegojme ato mendime , sic i kuptojme.

      • Ti Armir qenke koke e madhe,qe arrin te vleresosh edhe gazetaret,por edhe lexuesit!
        Me lejo te bej ca pyetje?
        1-Pse nuk eshte bere asnje shkrim per arsyen e sajimit nga Rama te “Bashkeqeverisjes me qytetaret”,cfare ndihme i dha ajo zgjidhjes se ankesave te qytetareve dhe permiresimit te punes se administrates,kur as sot nuk te pret asnje zyrtar por duhet t’i drejtohemi portalit kryeministrior?
        2-Pse ka heshtur i gjithe shtypi kur Rama deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kasne qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret” duke i amnistuar te gjithe qe nga Berisha dhe vetja e tij?

        Te dy keto qendrime te Edi Rames,vertetojne se tek ne nuk ekziston fare demokracia dhe shteti ligjor,por diktatura dhe shtypi ka heshtur!

  • Nje bravo e merituar Doktorrit,,Lloj lloj delirantesh,shpalosin ne gazete Halucinacione filozofike,qe perfaqesojne vetem c`rregullimet e tyre psiqike.

  • Hartime, hartime,hartime….
    Te tille individ prodhon ky sistem…
    Nuk ka mundesi te flas Blendi Fevziu me shum se gjith te ftuarit.
    Pikerisht kjo e beri te pasur..vegjeton ne kaos dhe ben diferencen me te tjeret.
    Menyra e te shkruarit te Edones eshte mbreslenes, por si Blendi Fevziu thot shume ne shkrimet e saje dhe ne fund…e mbyll per te shkruar perseri te nesermen…
    E megjithate kjo nuk tregon qe jemi rrace idiote..ca probleme i kemi ne gen dhe te tjerat i kemi ilustrime….

  • BRAVO doktor. Meriton doktoraturen si njohes dhe analist per gjendjen katastrofike ne te cilen eshte dhe po ecen vendi yne. Ne kaq pak rreshta i ke bere radiografine gjendjes. sa mire do ishte dhe ku do ishim sikur te mendonin edhe te tjeret keshru. Je nje pariot i vertete.

  • Dakordesia me artikullin eshte absolute , pervec epilogut
    —–Por, në fund të fundit, edhe fakti që çmenduria e kohëve të fundit pak çudit paralajmëron se shqiptarët prej tyre, tashmë, kanë hequr dorë.
    Do te ishte kryeveper , nese Shqiptareve do t ju hapeshin syte per te pare LLUMIN 30 vjecar qe mbase do te vazhdoje edhe disa dekada te tjera te na beje pis DHE PER TE KTHYER SYTE JASHTE KETIJ KAZANI PLEHRASH
    Por fatkeqesisht ky populli yne i lavdishem eshte nje popull llogoresh qe mezi del jashte tyre , por mbetet i kapur ne cark dhe kjoi klase politike vazhdon te vegjetoje e pashqetesuar , sepse kushdo nga ata ka nje parcele me njerez syleshe qe mbushin FOLTORET symbyllur si dele

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *