Është dikush që e ka shijuar sa më s’ka këtë punën e bojkotit parlamentar të PD-së. Sigurisht, për të është lezet i ri dhe i papërjetuar më herët, të shohë se është në gjendje që të kontrollojë dhe telekomandojë gjërat në distancë, në shkëputje, gati “në pension”, pa ofiqe zyrtare veç deputetllëkut. Nëse këto butona i ka patur prej kohësh në dorë, ato kanë qenë kohëra pushteti.
Këtë një vit e gjysmë pra, Sali Berisha është në një pozicion tjetër. Këndej e “lë PD-në në rrugën e vet të natyrshme të rinovimit”, andej urdhëron presidencën; këtej poston foto të ngeshme fansash që i kërkojnë autografe në plazhin e Lalzit, dasmorë e synetllinj që nuk u ecën festa mbarë nëse nuk dalin një resme me Doktorin, andej dirigjon drejtësinë, formaton këshillin e ri kombëtar të partisë, urdhëron, madje edhe kthen mbrapsht urdhra të të tjerëve… Thoni po deshët, nëse ka diçka mangut ky rol, nga ai i padrinos mafioz.
Triumfin më të fundit Berisha po e regjistron pikërisht me PD-në dhe bojkotin, një ngjarje politike që atë e gjeti “të dorëhequr dhe të shkëputur” nga hierarkia zyrtare partiake. Çka nuk e pengoi gjithsesi, që kur mori vesh për dy dackat ndaj deputetit Strazimiri, t’ua bënte me shenjë të vetëve të çoheshin e të dilnin. Deputeti në fjalë ndoshta mendoi se kishte ardhur momenti i triumfit edhe për të, çasti i ngritjes së madhe. Por më kot, se në procesin e rinovimit të strukturave, mbeti ca si shumë në hije për publicitetin dhe kauzën që i dhuroi partisë.
Po si po i shijon Berisha këto muaj të çuditshëm dhe të dyzuar brenda dhe jashtë PD-së, pa, por njëherësh me kaq shumë pushtet? Duhet thënë se habitati perfekt, gjendja e tij e natyrshme është të shkaktojë kaos, të ofrojë kartën e turbullimit, paqartësisë dhe lëkundjes tek të tjerët. Kur është në pushtet, fut hundët tek bahçja e kundërshtarëve; kur është në opozitë të njëjtat hundë i fut kudo ku ka mundësi. Dhe e lezeton shumë faktin që Lulzim Basha që në fillim të shtatorit po merrte presione të mëdha për të hyrë në parlament; por ai e ktheu nga rruga; që gjithnjë e më shumë deputetë u shprehen haptaz për turpërimin e asaj pakëz karte morale e besueshmërie që i ka mbetur partisë, dhe ai ca i ngriu e ca i la fare jashtë PD-së. Aq më tepër që të gjitha kërkesat dhe presionet po i ha Luli, ndërsa ky rri e vështron çerrin si për t’i thënë: “E doje partinë? Epo partia do këllqe mor djalë; duhesh stërvitur edhe ca”. Në fakt, grushtin e parë në kurriz, sa për t’i kaluar poshtë llokma e madhe e dhuratës që sapo i dha duke i dorëzuar partinë, Berisha ja lëshoi Bashës me çështjen e armëve kimike. Nga njëra anë Lulzimi i premton ambasadorit Arvizu miratimin e tij dhe i thotë se PD nuk ka asnjë kundërshtim për demontimin; nga ana tjetër Berisha e detyron ta kafshojë gjuhën dhe të dalë në protestë kundër qeverisë kriminale që do të helmojë shqiptarët. Kushedi sa ka qeshur brenda vetes, kur e mori beniaminin zvarrë në bulevard dhe e detyroi të ulet në mes të sheshit para kryeministrisë, paçka se shumica e të rinjve u vërshëllenin dhe u kërkuan të largoheshin.
Mbërrijmë kështu në fundin e kohëzgjatjes ligjore të mandatit të deputetit pa marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Atëherë kur ligji dhe kushtetuta thotë që këta deputetë, të opozitës në rastin tonë, e humbasin këtë mandat dhe e marrin emrat poshtë tyre në listë. Padrinoja është i lumtur sa më s’ka, që i ka futur të gjithë në siklet. Lulin, se tjetër gjë u thotë ndërkombëtarëve, e tjetër bën pasi merr urdhrat e rinj nga kapoja; mazhorancën, se djegia e mandateve të kundërshtarëve politikë, sado që e parashikon ligji e zeza mbi të bardhë, do trumbetohet si “eliminim politik i opozitës pas dhunës fizike”, pra një qershi mbi tortë e regjimit autarkik (?!) të Rama-Metës. Dhe sigurisht, sikletos edhe eurodeputetët që u ka rënë në pjesë Shqipëria, si Kukani etj, të cilët vërtet këtu kanë vëmendje dhe priten si vip-a, por kushedi sa herë në ditë mallkojnë veten për çmenduritë shqiptare që u ranë mbi kokë.
Por fakti është që Basha e di se loja ka një kufi; deputetët, një pjesë e mirë syresh, përpara perspektivës së humbjes së mandatit kanë deklaruar se do të hyjnë në Kuvend nesër, të mërkurën. Me një parti kashtë e koqe, shpërbërja e grupit parlamentar do ishte gjëja e fundit që ai do dëshironte. Dhe ai premton bashkëpunim, frymë pozitive, konstruktivitet etj, përmes një marrëveshjeje të ujshme me ca pika që ndërkaq janë duke plotësuar nga mazhoranca. Dhe “here comes Berisha”, me një kusht shtesë, një kusht pushtash që sërish i përzien të gjitha kartat: Shumica të mos votojë ligjet që duan 84 vota, nëse nuk ka miratimin e pakicës! Fryma e kësaj pike është zbutur ca në projekt-marrëveshjen e formuluar nga eurodeputetët Kukan e Flekenshtajn, duke shtuar “aty ku kjo gjë është e mundur”, por fakti mbetet: Kjo pikë nënkupton që zgjedhjet e kaluara paskan qenë shumë problematike, që rezultati është i dyshimtë, e që demokracia të vijojë të funksionojë në këtë vend, duhet një pakt mbarëpartiak dhe kujdes maksimal në përdorimin e “dhunës së kartonëve”. Nuk është ndonjë hata e madhe që paskëtaj PD të kërkojë edhe praninë e forcave paqeruajtëse në Shqipëri, ndryshe ajo nuk hyn në parlament!
Veç kësaj, Berisha, ky deputet i thjeshtë, kërkon që vendimin final ta marrin forumet e reja të partisë, Këshilli Kombëtar, dhe jo grupi parlamentar i “të pabesëve” dhe kritikuesve. Pra, të përzgjedhurit e tij dhe të Lulit, jo ata që pasi u përdorën e u shtrydhën, po përjetojnë kohën e fundit të karrierës politike. Ashtu si të tjerë para tyre. Duke e kuptuar pak me vonesë, se si çdo ves tjetër, edhe pushtllëku del me shpirtin.

Nje foto,diciture e perkryer.
Sekretari i pare i PD dhe servili Nr.1 i tij.
Mire ja ben kur njk ka drejtesi ne ate vend qe nuk e denojne per krimet e tij Por edhe ky Ed muti qe mori gjithe ato vota nuk ka bu=ythe per asgje e ka vene peprpara Sali Berisha Inatin se nuk ka cfar ti beje atij dhe familjes mafioze per pasurite perallore ja u fut njerzve te tij me futje ne burg per mos pagesa te energjise dhe me heqjen nga puna te zyrtareve te larte qe kane haruar nje fature pa paguar Nxir nje amnisti dhe fal cdo gje te pushtetiit te kaluar por te jesh i bindur qe kur te vije Lulushi ne pushtet te gjithe ne burg e kini v endin do ja u fus prap AI Sal muti
Me shqiptaret, ne mes edhe, te politikaneve shqiptare, kane vend 3 sentencat:
1-Ne mes te qoreve, ai me nje sy shelleret.
2-Kur gjen shesh,pse mos besh pershesh?
3-Populli qe zgjeth ne krye te vendit,njerez te koruptuar,hajdute,maskarenj,tradhetare, s’eshte viktime, eshte bashkepunetor i tyre thote G. Orvell.
Shenim, eshte tjeter pune sa perqind e shqiptareve jane te afte te njohin mekataret e tyre qe i zgjedhin ne krye te vendit. Zoti ORVELL, flet sikur populli, i njeh keta te koruptuar dhe i voton.
U vertetua 24 vite ,qe ne Shqiperi, kemi politikane mjeshtra, te kamuflimit te tyre, te maskimit te tyre.
@Alqi Kociko.Ja ke fut kot Plako.Me marrveshjen qe Rama pranoi te neshkruaje nepermjet Taulant Balles me PD-ne,nga sot ka mbaruar perfundimisht.Kaq kisha.Shendet e te mira.Dhe mos shkruani me per Saliun,se late nam.
Lulushi e ka mendjen tek kurvat nuk i shikoni si e ka mbushur pd. Me kete rast po japim nje oferte per festat e fundvitit keni kurva me shumice ne ujesjellesin e tiranes me e shtrenjta kushton nje doze 500 leke te reja. Kryekurva eshte Aurora eshte prurje e lulushit, nxitoni .
Pse mos I shijoje kanibali malok Salahudin Abdurrahman Berisha keto muaj kur frikacaku I pjerdhur E.Rama bashke me hajdutin fshatar Ilir Mutin e lene te pakten pa nje procedim penal.?
Nuk I le Amerika?, Nuk I le Bashkimi Europian? Apo Kina e Rusia, India a Brazili e Japonia?
Tani te gjithe shqiptaret u binden se ne nuk kemi shtet dhe se cili ti beje derman kokes sa s’eshte vone si c’ka bere keto 24 vjet e te mos prese nga keta politikane spurdhjake ,halabake e hajdute e bythqire (me falni per shprehjen)
Shyqyr o Zot, qe jemi jashte ketij shteti te kalbur e te felliqun ,porsi nje kufome pa qivur, tepke si cifutet qe munden te largohen nga Gjermania hitleriane!
O Alqi Kociko I dashur, shok ,mik e vella, me kot lodhesh e rrobetohesh me arsyetime racionale si te Dekartit e Hobhausit e Fojerbahut e logjike formale si te Aristotelit e Platonit e retorike si te Demostenit e Ciceronit, pasi keta Polifemet tane duan lumin qe te pastroje porsi Herkuli hauret e qelbura te mbretit Avgji,dmth te zhduken nje here e mire le Berisherat famekeqe kriminele po edhe Rama dega ra nga dega theu kemben c’i q….temen!
pusht,pusht,pusht
Nese Edvin Rama pranon kushtin e Pushtit Berisha, te jape doreheqjen sa me pare. Nese ai e miraton kete kusht-pusht verteton katerciperisht qe eshte nje firkacak dhe bythepambuk. Mos u çudisni, qe Ilir Blloku Meta te veproje nga brenda per ti dorezuar Berishes pushtetin ne tavoline….
Kushti eshte i PD,pushti eshte Edi Rama.
Kurse kopili eshte ujku mark muti,,,
Dixhiture prefekte artikullit nuk i hiqet nje presje gjera te ditura te thena te sterthena por xhiro ne vend denohen cironka keta te dy vene kushte pa deshiren tone ju nuk merni dot vendim kot qe ju votuan ne prap jemi ligji dhe ju burgosni cironka. Mezi se nga u gjet nje gjyqtar qyqar qe medjat sot e kan si lajm te pare, peshkaqenet ne dixhiture tallen menderen bejne ballo me prijsin kapter presidend. Fullanet me pallto gube dhe xhepat dinge te kenaqur nga darka presidenciale te nesermen” qanin” hallet per te varfrit moren dhe mesazhet per kushtin qe maxhoranca do dorezohet dhe mjer i varfri dhe i gjori
Ky shkrim duhej shkruar Pushti dhe Pushteti
EVROPIANET ASNJEHER NUK E KAN DASHUR SHQIPERINE.
Historikishte Evropianet asnjeher nuk e kane dashur shqiparin.Ata po te mos ishte Baba Amerik sote nuk do te kishte shqiperi .Fal Amerikes dhe ajo na ka ndihmuar dhe ishlla kollitet edhe njeher se ndryshe neve jemi shume keqe.
Evropianet e dine shume mire poziten gjeografike dhe intelektuale te shqiptarve,ndaje ata I rane kalemit mire dhe kerkuan me qeri ne dore te gjejne nje Sali Berishe qe me ndihmen e tyre ti kthje shqiptaret ne bujkerob.
Keshtu me ndihme ne Evropianeve Berisha shkatrroi tere shqiperin madje desh e bombardoi gjysmen e shqiperis vetem e vet qe shqiperi te jet ne agoni gjithmone.
Pop[ulli shqiptar I menqure dhe trim eshte uzurpuar nje nje Bej qe shqiperin e ka kthue ne bukrober.Kure done e djeg flake, kur done I ngatrron dhe vriten ndervet e behen cope, kure don u jep nafte kundeshtarve dhe armiqeve tradicional te shqiptarve, kur done I vret ne mes te dites kur done I rrafshon me barut dhe ku I do qefi atije shet edhe cop ate shqiperis dhe asnje ferre ne kembe nuk I hyne.
Populli shqiptare me intuiten e tije politike vazhdon ta mposhte me voten e tije te lire dhe te ndersh duke ditur se do te heqe kete qeveri kriminele nga koka e vet dhe do te sjell nje qeveri qe do ta drejtoj dhe do ta qeveris.Pore kush te lent e veprosh keshtu.? Te lejne Kukenet busveraure .! Jo ata ken nje mission qe shqiperi kurre te mos behet.Sapo te filloi ngjitj e shqiptarve me drejtimein e se majtes sajohen skenare nga me te ndryshme per ta rrezuar voten e popullite dhe per ti dhen kriminelit Berisha pushtet ne tavoline.
Keta Evropian nga njera an therrasin arrestoni Sali Berishen per krimet qe I ka ber shqiperise.Ndersa na ana tjete dhe ne fshehtesi I leojn shpatullate per bemat e ndyra qe u ben shqiptarve ku pusjhte,Pra pushte Evropian gjeten pushtin shqiptar Berisha dhe vazhdojen edhe sote e kesaje dite njelloi si ne vitet e filleses se shtetit shqiptar.Po ajo Evrope qe ishte edhe ne vitin 1912-13 po ajo eshte edhe sote keshtu do te jete edhe neser.
Me qindra protesta ke ber partia Socialiste deri edhe greve urie askush nga evropeian nuk I dhe te drejte edhe perse dihej botrishte qe Berisha hapure bashke keta pisa Evropian vodhen votat e votuesve shqiptare dhe perseri ata nuk I dhan asnje te drej.Ndersa kure esht fjal per kriminelin Berisha ata nuk kan te ngopir duhet te votoi populli te majten ndesa keta pushta ja falin pushtetin ne tavolin.
Nuk duhet lejuar nje gje e tille
Evropianet kan nje qellim.Ta mbaj shqiperin ne agoni gjithmon qe ta perdorin ate si trampoline per monopolet e tyre te ndyra dhe ekonomikishte ate ta rrezoijne sa her e shofin qe shqiperi po ngjite.
Me qeverin e Rilindjes u hodhen bazat e ngjitje drejte lartesive ekonomik, pore pushte Evropian dhe pushte Berisha e kan vendosur shqiperin ta mbajn ne bujkroberi tere jeten.Keshtu u intereson atyre.!
Jam dakort Rama duhet te dorhiqet dhe pa zgjedhje qeverine ta krijoje basha por kryeminister te caktohet vete berisha. Nuk ka zgjidhje tjeter. Patem shprese se do behej ky vend por perfundimisht nuk behet me. Me 4o hajdut dhe ve kushte kur duhej te jepnin llogari per cdo qindarke te ketij populli.
Me mire te behet Berisha kryeminister se Rama po del mut muti e frikacak bythedhjere. Nuk ka kurajo as te perdore nje milion votat te perkthyera me 3/5 e parlamentit, me te cilat ndryshon edhe kushtetuten e jo me ta lere Salim te talletme kete parlament. Turp per te majten!
LERENI LULIN PASH ZOTIN. AI NJE TAS PERSHESH PO HAN.
Tradheti e se Majtes !!!
iri: Si i thuani mut ati qe te ka nxierr ne kete jewte.Pa pyte nje her ate qe ju ka lindur.