SHËNIM: Lajme me “duar”

anazapta

Tranzicioni ynë ka prodhuar asoj lajmi qa ngjan sikur është trashëguar nga bota e raporteve fëminore, ku sjellet çamaroke të të vegjëlve me njëri – tjetrin, janë përplot situata groteske. Përshembull fëmijët herë zihen e herë pajtohen dhe këtë e shprehin me ca gjeste simbolike, ku nëse vendosin të bëjnë bëjnë “divorc”, me gishtin e vogël të njerës dorë mbledhin pak pështymë në cepat e buzëve dhe e lëshojnë atë në drejtim të shoku-shokut si shenjë që nuk do flasin e komunikojnë më, ose thënë ndryshe janë adhnuar. Ndërsa kur pajtohen, po me gishtat e vegjël realizojnë një akt simbolik të lidhjes së tyre në formë hallkash. Duke iu referuar kësaj sjelljeje, një “kalamanllëk” të afërt më të e kemi të pranishëm tek fëmijët e rritur të politikës, të cilët më shumë se me punën tyre, maten me “virtytin” e duarve nëse refuzojnë apo pranojnë t`i prekin ato të kundërshtarit. Dje kishte një lajm, sipas së cilit Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, (ç`ka bërë aman?!),  kish shtrënguar duart me kreun e SHISH-it, Visho Ajazi Lika dhe se kjo kishte ndodhur në prani të ambasadorit Arvizu! Kodheli e Ajazi Lika nuk kanë patur përplasje dhe as ka ndodhur të refuzojnë një shtrëngim normal duarsh. Kështu që fakti që i dhanë dorën shoqi-shoqit në një aktivite,t jo doemos duhet të përbënte lajm. Ah po, mundet që të ishte lajm por në një tjetër kontekst: Para ambasadorit amerikan, të gjithë ngjajnë si ëngjëj! Edhe kjo: që edhe pas 23 vjetësh, ende përbën lajm tek ne nëse dy kundërshtarë politikë preken me duar! / E.H.

Share This Article
5 Comments
  • Shumë e vërtetë, ishte trishtuese ta shihje dhënien e një lajmi të tillë… POR, më duket se ky është më tepër një problem i pjekurisë së medias…

  • Hap syte, Mimi, se ky Visho Ajazi Lika ka detyre te fshehte dhe duket kembengules per ndonje takim te fshehte ” pune “, se te fshehta i ka punet dhe duket ca ne hall ministrja duke pare oren dhe e skuqur ne fytyre, ndoshta qe duhet te marre leje dhe te Arvizou per kete.

  • SHAH DIPLOMATIK!

    “… ben kujdes,se ka do fjale,
    Dikush lozka mire dy Filat…
    Thone shahist te rijne kan’ dale,
    marin mesime tek vilat…

    Te tjere,Kalin lozkan bukur…
    Sidomos ne fund te lojes!
    Kujto ligesin e strukur…
    qe i pruri gjemen Trojes.

    Edhe, amanet ushtaret…
    Te vetmit,qe s’duan grada!
    Shpesh ne Shah,vriten te paret
    nga qe s’dine te kethehen prapa!…

  • Mimi Kodheli,eshte ministrja me e mire e qeveris Rama,grua serjoze,ekonomiste perfekte,fjale-pak e pune-shume.Po te ishte Saliu.Luli,Imami ne kete rast,nuk do t’ja jepnin doren Visho-PD-istit qe i nxiu fytyren Ministris se mbrojtjes dhe NATO-s.Ky takim duaresh nuk eshte lajem per udheheqsit ne bote,por te ne eshte bere normale pasi kete kulture e ka futur ipaudhi Sali,i cili ka çuditur boten me qendrimet ndaj kunershtareve politik,saq edhe 2 qytetar te thjesht 1 i majte e tjetri i djatht e shohin me perçmim njeri-tjetrin,perse?per gjemat e Saliut dhe gjatesin e Rames,Kjo kulture politike sidomos e te djathtes tekanjoze-hidheruse..eshte futur thell ne mendjen e njerezve se:”me keta politikan ky vend nuk behet”..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *