SHËNIM: Lapërdharia s’është as e majtë e as e djathtë, por buron nga mesi!   

anazapta

Publiku shqiptar, u përfshi dje nën ethet informuese e më pas komentuese të një akti ulët, nga një prej njerëzve të afërt me deputetin e jugut, Koço Kokëdhima. Fjala është pra për Agron Canen, sekretarin e zyrës së Kokëdhimës, i cili merrej posaçërisht me punësimin. Nga një pyetësor i shpejtë privat e profesional, doli që Cane të gëzonte një reputacion të mirë në Sarandë, si njeri serioz dhe i panjollë në karakter, e pohuar kjo dhe nga kundërshtarë të Kokëdhimës e të pakënaqur me të; por siç duket, edhe pas këtij rasti – që duhet theksuar se është nën hetim – forcohet akoma më tepër bindja se dora në zjarr, nuk mund të futet për askënd, gjersa djalli jo thjesht fshihet në detaje, por përgjithësisht qëndron i fshehur. E në mendje, të vijnë frazat e të ndjerit Agim Qirjaqi në rolin e drejtorit të Jetimores tek ‘Lulëkuqe mbi mure’, teksa flet para fëmijëve të zhytur në dëshpërim nga vdekja e Sulos, për të cilën akuzohet kujdestari, të vetmet fraza që mund të artikulojë dhe Kokëdhima në këto momente:  “Ne mendonim se u kishim vënë në krye një kujdestar edukator, po në të vërtetë u kishim lënë në dorën e një krimineli ordiner, inatçi dhe hakmarrës, i cili qëllimisht, ka thyer urdhrat tona për të na armiqësuar me ju”.

Por ajo që vihet re, është një përpjekje për ta trajtuar aktin e Canes si binom politiko –erotik;  si një gjest që ka të bëjë me gjakun ideologjik të rrjedhur ndër dejet e tij, me ruaza, inde apo qeliza specifike të organizimit, që veç tek e majta politike i has. Nëse më parë në një akt të ngjashëm u përfshi dhe një ministër i Berishës, Pango pra, kjo nuk ndodhi se bindjet e djathta, ose thjesht rreshtimi politik, ja shtoi afshin seksual e njëherësh ja hoqi barrierat morale të vetëpërmbajtjes. Për kushtet shqiptare, fare mirë Pango mund të kish rastisur ministër në një kabinet të majtë e Cane të ish sekretar i një deputeti të djathtë. Kompromentim politik i rastit, do ishte nëse Cane nuk e merr ndëshkimin që meriton për atë çfarë ka thënë e çfarë ka dashur të bëjë…me allatet e tij, që për më tepër janë në mes, as majtas e as djathtas.      / E.H.                                                                                                              

Share This Article
8 Comments
  • E.H.,oj koke,fundja Pango u be me me fjale nga nje cimke e TCH dhe me nje maxhorene,kurse ky pedofili i majte me nje 14 vjecare dhe me nene e bije ne nje shtrat.Hajde shenim,hajde!

    • Ana!
      Ky pedofili manjak, nuk e ka bere as ne krevat e as ne zyre! Thjesht ja ka kerkuar nenes qe t’i sillte te bijen( me qe me nenen e kish bere vite me rradhe ) dhe nena nguron. Atehere ai i thote: ” Mos ki merak, do kem kujdes, fundja futemi te tre ne krevat… une ja bej e ti mbaj kandilin! Mblidhni mendjen, me cimke ja kane bere edhe ketij si Pangos. Por duket ty ajo e Pangos te duket me normale me qe ishte Minister dhe nje ministri i lejohet t’ja kerkoje kundrejt punesimit nje vajze dhe ketij pedofilit nuk i lejohet! Puna jote se si e shikon, por per mua ajo e Pangos ishter skandal qeveritar se ishte Minister e kjo e ketij qelbesires sarandiot, eshte jashte politikes, jashte qeverise. Sigurisht jo njerezore dhe pedofili e paster dhe une e denoj me neveri!

  • Ai Cane haleja qe thua zotrote ka pasur dhe precedent te meparshem te kesaj natyre.Prandaj kerkon nje vemendje te vecante jo vetem nga Kocua qe e kish vene kete monster por nga gjith strukturat e qeverise sa me larte e me gjere ndaj atyre qe duhet te ju sherbejne qytetareve.

  • Eshte mire te thuhet se laperdhia i takon bandave te djatheta.Sa merr pushtetin e majta heq masken dhe vepron si nje bande e djathte

  • Sipas jush ishte njeri shume i mire.Dhe ne moshen 61 vjec u be i keq.Kjo tregon se u be i keq kur aderoj ne kete parti qe ishte e till qe nga viti 1941.

  • Ky pedofil ka qene komandant brigade.Si ushtarak ky shpertheu instiktet shtazarake ne moshen 61 vjec,pikerisht kur pati ne dore nje grua te pambrojtur me vajzen minorene.Si do te vepronte kjo kafshe ne lufte?A do te sillej ndryshe nga Ratko Mlladic,apo Arkani me viktimat e pambrojtur dhe te paarmatosur?Une them jo.Sot ne burgun e Hages perdhunuan perdhunuesin e mijra grave e viktimave te pambrojtur,Ratko Mlladic dhe kishte pikerisht graden ushtarake,moshen,”respektin”,seriozitetin e Agron Canes!!!!!!NQS nje civil si Lavderim Muhaxheri, eshte pergjegjes me koke per akte te tilla makaber,nje ushtarak eshte njeqindfish.

  • PS pesoi nje humbje qe nuk ra shume ne sy qe kur Kokedhima u votua ne nje zone qe nuk e njihte njeri, por u bazuan vetem te mbiemri. Ne Tirane jo vetem qe nuk do te votohej, por do ta peshtynin ne fytyre si njeri megalloman, qe sillet si feudal ne shekullin e XXI, qe me biznesin e tij ka bere deme qe i ka dale era prej kohesh, qe ka ca kembe tejet te medha, etj.,etj. Pas kesaj ngjarje reputacioni i PS ka rene ndjeshem dhe e vetmja menyre per te fituar autoritetin e 23 Qershorit, eshte ti kerkohet Kokedhimes doreheqja edhe sikur te jete me kosto politike. Pergjegjesia e tij nuk eshte me pak se e Canes derisa perpiqet te na e paraqese si njeri me virtyte te shkuara.

  • pune kurvash, problem i madh ,po deputetve qe ju shkerdhehen grate nuk eshte ofendim per popullin qe i ka votuar, pastaj ylli pango njihet nga tiranasit qe perpara qe nuk linte kurve tirane pa i shkuar nga prapa ,po ashtu dhe ky ish oficeri dihej qe ishte maniak, po dhe kurvat qe i shkonin ne zyre , pse instati nuk publikon sa kurva ka ne shqiperi apo ka frike se fillon cfarosja e grave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *