“Pra kur dreqin do ndërhyjmë në Lazarat?” “Sa turp, drogë në mes të Evropës” “Shikojeni ministrin Tahiri çfarë thotë për ata që hanë bukë me drogën e Lazaratit”. “Po e përmbytim me drogë Italinë” “4.5 miliardë euro prodhon Lazarati në një vit”, janë komentet që dëgjon rëndom sa herë flitet apo diskutohet për Lazaratin.
Në tortën e madhe të informalitetit shqiptar Lazarati është “qershia mbi diamant”. Ndonëse i tillë, diskutimet dhe debati publik mbi Lazaratin më së shumti i përmbahet një gjuhe “të drunjtë” me klishe të tipit “turp i madh shumë” “Jemi bërë si Kolumbi”etj. Udhëheqësit politikë, e pas tyre dhe media, rrallë herë shfaqen të interesuar për të hetuar në themele, arsyet e ekzistencës së këtij realiteti ‘arbitrar’. Pse ekziston Lazarati? Çfarë ndodh nëse Lazarati nuk do ekzistojë më? Cili është raporti i avantazheve dhe humbjeve që na vjen në rast se i vëmë ‘drynin’ Lazaratit?
Pak kohë më parë, në Tiranë ‘mbiu’ një zyrtar i lartë i policisë italiane dhe bëri një deklaratë bombë: “Lazarati prodhon 4.5 miliardë euro të ardhura çdo vit”. Miku italian nuk është se na tregoi apo na vërtetoi si e kishte përllogaritur këtë rezultat që e shpalli me aq kompetencë. Në fakt, është e pamundur ta përllogaritësh, ajo është e padukshme, nuk njihen kapacitetet e prodhuara, nuk njihen luhatjet e çmim/fitimit nga njëra dorë në tjetrën, nuk njihet se në ç’raport është prodhimi në Lazarat me shpërndarjen gjeografike nëpër Evropë, nuk njihet se në ç’raport janë shtetet apo qytetet Evropiane me statusin e tyre si vend destinacion apo si vend transit etj etj. Ndaj dhe në kushtet kur kemi kaq shumë të panjohura, nuk mjafton të jesh prokuror/drejtues policor (qoftë dhe italian) për të sugjestionuar me shifra të paargumentuara mbi Lazaratin, pasi mjafton të kesh qenë i vëmendshëm në orën e matematikës së klasës së VI, për të kuptuar se kur ke më shumë se tre të panjohura, vlerën e ndryshoreve duhet ta zbulosh duke i futur ekuacionet në sistem, përndryshe je duke bërë fallxhorin.
Nëse për një moment do e barazonim teorikisht mbjelljen e hashashit me atë të rigonit, sot do të duhej të ishim krenarë me Lazaratin, ministrat dhe deputetët në fjalimet e tyre do e merrnin si shembull suksesi, pasi e vërteta është që komuna (jo në kuptimin institucional) e Lazaratit, është eksportuesja më e madhe në vend për shkak të “rigonit”. Në kuptimin ekonomik është komuna më e suksesshme, e cila nxjerr jashtë Shqipërisë ‘rigon’ dhe sjell valutë në sasi të rëndësishme. Duhet theksuar gjithashtu se është dhe një nga komunat me numrin më të ulët të vrasjeve apo vjedhjeve bazuar në statistikat e policisë, por nga ana tjetër, sot Lazarati është kthyer në një oaz luksi ku shumë detaje nuk para bëhen publike në media.
Po rendisim disa: Nëse sot do të marrësh tokë bujqësore me qira në Lazarat, pasi në shitje nuk para gjen, çmimi për metër katror është disa fish më i lartë se sa çmimi që gjen për të njëjtën sipërfaqe në qendër të Tiranës. “Femra luksi”, dyqanet firmato, apo gara mes banorëve atje për të bërë vilën “më madhështore se të komshiut”, janë diskutimet që ndesh më shpesh në kafenetë e fshatit.
Biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, sidomos ndërtues, në biseda koifidenciale të shprehin bindjen e tyre absolute se burimi i të ardhurave që vjen nga Lazarati përbën faktorin kryesor që industria e ndërtimit nuk po kalon në kolaps.
Nga ana tjetër një zinxhir prej mijëra njerëzish janë direkt të përfshirë në skemën e shitjes së hashashit, duke nisur që nga prashitësit nëpër baçe e duke vazhduar të gjithë vargun e të angazhuarve që e çojnë prodhimin në destinacionin përfundimtar. Të gjithë këta “të punësuar”, jetojnë kryesisht si familjarë, ndaj dhe harta e efektit ekonomik mbi individët shumëfishohet të paktën tre herë.
Duke i parë së bashku të gjitha këto të dhëna, bëhet e qartë se Lazarati, nuk është thjesht një problem i ngurtë dhe elementar i shkeljes së ligjit, por realisht përfaqëson një korridor të konsoliduar në vite me rëndësi të padiskutueshme ekonomike për shqiptarët. Ndërhyrja atje nuk mund të kuptohet si një operacion me ‘kosë në dorë’ në baçet e fshatit, por si një ndërhyrje delikate në një sektor të veçantë të ekonomisë, informale sigurisht, por të rëndësishëm ama.
Ky korridor ekonomik, ekziston jo vetëm si nevojë për mbijetesë e faktorit të brendshëm shqiptar, por mbi të gjitha ekziston për dy arsye:
1. Për shkak se Shqipëria pas vitit 1991 po bën çdo përpjekje për tu integruar në tregun global
2. Tregu global ka një kërkesë dhe uri të jashtëzakonshme për atë “gjënë” që prodhohet në Lazarat
Mbi ekzistencën e këtij tregu global, sidomos në vendet e perëndimore, shumë kolegët tanë gazetarë shpesh bëjnë investigime domethënëse, ku vënë në pikëpyetje, “vlerat” e sistemit në tërësi apo edhe “hipokrizinë e paramenduar” të sistemit. Jo rrallë herë në medie ndërkombëtare është vërtetuar se pas korridoreve dhe tregjeve të rëndësishme të drogës në Itali, Francë, Gjermani, Angli apo gjetkë, ka gjurmë të rëndësishme të kontrollit shtetëror mbi to. Nuk është fjala për ndonjë polic që merr pjesën, por për marrëveshje strategjike mes qeveritarëve apo krerëve të lartë të shërbimeve inteligjente me lordët e këtij tregu. Shembulli tipik mund të jetë dhe ai i marrëdhënies mes shtetit dhe Salvatore Riinës në Itali. Pra, nuk janë ëngjëj as ata që për Lazaratin ankohen me të madhe edhe pse ne ankesat e tyre i propogandojmë fort në mediat tona.
Përpos, produkti i vetëm që prodhohet sot në Lazarat është hashashi dhe në ndryshim me lëndët e tjera psikotrope të llojit kokainë apo heroinë, legalizimi i këtij produkti është temë e rëndësishme diskutimi, në disa shtete të konsoliduara. Jo më larg se disa ditë më parë, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë propozoi në Tiranë në një takim ku ishte zv.ambasadori amerikan dhe drejtoresha e tatimeve legalizimin dhe më pas taksimin e këtij produkti. Ka shembuj pa fund të nismave shtetërore në disa shtete të konsoliduara të Evropës për nisjen e një procesi gradual të legalizimit të hashashit.
Ndaj dhe, në një situatë kaq komplekse brenda Shqipërisë dhe sidomos jashtë saj, në kushtet kur shtetet perëndimore janë aktualisht në debat serioz për të zgjidhur raportin e tyre hipokrit me këtë treg sa i përket hashashit, ndoshta nuk do ishte veprimi më e mençur të zgjidhnim dogmën e “zbatimit të ligjit” pa u menduar dy herë. Është e gjitha një sistem ndërkombëtar, një hipokrizi ndërkombëtare dhe brenda kësaj hipokrizie “informale”, ndoshta na leverdis më tepër që të luajmë pjesën tonë të hipokrizisë dhe të fitojmë diçka. Zgjidhja drastike e asgjësimit total në Lazarat, në pamje të parë mund të duket si shumë dinjitoze dhe shumë morale, por për fat të keq në tregun global ku po bëhemi pjesë çdo ditë e më shumë, askush nuk shpenzon lekët e veta për të blerë moralin tënd, ndryshe ndodh me hashashin, shpenzojnë… dhe shumë fare madje.

duhet nje legalizim i kesaj gjeje,dhe kjo gjeja do mbillesh me kontroll dhe nen mbikqyrjen e institucioneve
O gazetar ke tymosur fort para se te shkruash kete pacavure. Leri paravolirat boshe, ligji e ndalon kultivimin e hashashit? Atehere Tahiri duhet te veproje, jam i sigurt se po te kishte qene Brace ne vend te tij ceshtja do te ishte zgjidhur me kohe.
Kemi 24 vjet,qe po gdhihemi e ngrysemi ne TRANZICION MJERAN!!!
Pasurite ish SOCIALISTE u grabiten,u shkaterruan,u groposen dhe populli nuk mori asgje!!!
Na dhane ca LETRA ME “VRYME”,qe as per te fshire menderen nuk bejne!!!
Berisha me PIRAMIDAT FINANCIARE na i grabiti te gjitha PARET,SHTEPITE,TOKSAT,LOPET etj dhe na futi ne LUFTE CIVILE!!!
BOTA HESHTI kur shqiptaret mbanin radhen per te FUTUR SHTEPITE tek PIRAMIDAT!!!
Po heshtje beri kur Berisha vidhte votat ne zgjedhje!!1
Po heshtje beri kur Berisha SHKAKTOI TRAGJEDINE E GERDECIT APO ATE TE 21 JANARIT!!!
Cfare eshte bere ketu,BOTA KA HESHTUR!!!
Kur ishte Berisha ne SUNDIM asnje kritike nuk i bene,vecse opozites socioaliste!!!
PSE?
Ate e dine vete ata!!!
Miratoni 3 ligjet e fundit dhe do t’u japim STATUSIN!!!
Ja dhe ligjet u firmose,zgjedhjet u bene,Berisha u SHPORR,por STATUSI nuk u dha!!!
TALLEN ME NE KETA EUROPIANET KURVA???
Me duket se me KANABISIN I KEMI NE NE DORE EUROPIANET!!!
Le te mos na e japin STATUSIN KURRE!!!
SHTETI TE LEGALIZOJE MBJELLJEN,PERDORIMIN DHE EKSPORTIN E KANABISIT dhe e gjithe Shqiperia do ta kete PRODHIMIN TE GARANTUAR!!!
Do ta shihni se nuk do ngelet ASNJE METER TOKE PA MBJELLE!!!
Bile MALOKERIA E BERISHES do ike ne MALE,NE SHPELLA e do mbjelle tokat me KANABIS duke nxjerre fitime kolosale!!!
Rruge tjeter nuk kemi!!!
MJERIMIN E HEQIM VETEM KESHTU,se Europa HESHT!!!
Legalizoni drogat e klasit C kontrolloni tregun dhe ne vend te vrasjeve, harxhimit te parave per polici dhe burgje, mblidhni para nga taksat. Para 1990 hashashi nuk ishte I palighshem, pse duhet te jete tani? Kur nuk e ndalon dot, shfrytezoje.
une mendoj qe nga ajri mund te hidhen kimikate, qe ne lazarat te mos mbije me per 100 vjet as lule gomari .zgjidhje e shpejte dh pa rezikuar trupat policore ,pastaj lazarucet le te shesin caj mali, boll njerez dhe te rinj helmuat. ZOTI DO UA SHPERBLEJE SIC E MERITONI
ORE CFARE LAZARATI THONI JU.
GJITHE SHQIPERIA ESHTE LAZARAT, ME THONI NJE FUSHE QE KA RREGULL DHE PASTAJ DISKUTOHET PER LAZARATIN.
TE GJITHE POLITIKANET QE KEMI NE JANE PER NE BURG, PA PERJASHTIM E PER TE HEQUR VEMENDJEN NGA KJO MERREN NJE HERE ME LAZARATIN, NJE HERE ME FURGONAT DHE NJE HERE ME MYSLIMANET.
O NJEREZ, KJO ESHTE TALLJE BYTHE ME NE TE GJITHE, DO ZGJOHENI NDONJE DITE NGA GJUMI APO EDHE VDEKJA TE PERGJUMUR DO TJU GJEJE???!!!
Komenti u fshi per arsye etike. REDAKTOR ONLINE
“… Te keqen, o arapash!
Te mohuan,te ben’ hashe
Qe kur zun’ te hane ashash
U fun’ njerzit me te trash…
Un’ i ziu dhash’e dhashe,
– nuk te mbjell – me vehte thashe
Dhe ju fuce detit me pashe,
M’u ne dreq,o jete vafsh…
@ Pelivan
Pelivan dermani ,me kenaqe.Me te vegjelit e te keqinjeve te kesaj bote jemi
ne te varferit shqiptar,dhe me te poshtrit e kesaj bote ,jane ata qe e blejne
kete ashash dhe e pine.Nuk ka me te poshter se Masonerija protestante.kane
600 vjet qe lozin ne kuriz te te gjitheve,ngritjuni dolline lazove,qe ju japin helmin
Legalizoni marijuanen dhe ne buxhet nga taksat do te hyjne rreth 100 milione dollare ne vit nga taksat,do te zhduket problem Lazarat sepse lazot do ti kthehen blegtorise,canit dhe rigonit,do te kete me pak te burgosur dhe me pak police.
legalizimi I drogues do te dobsoje dhe lidhjet e mafies me politiken.
korupsioni eshte vaji ingranazhit qe con kapitalizmin perpara……nafta, prostitucioni, droga, dhe armet.prandaj shtrengohen forte me dore te hekurt.
Te gjithe shqiptaret e kane mbeshtetur mbijetesen e tyre ( perveç politikes qe jeton) mbi fenomenin ” Lazarat”. Per kete sistem nuk eshte faji yne.
“Lazarati prodhon 4.5 miliardë euro të ardhura çdo vit”. Miku italian nuk është se na tregoi apo na vërtetoi si e kishte përllogaritur këtë rezultat që e shpalli me aq kompetencë. (artikulli)
Per mikun Italian
_____________
1) Kur prodhim i droges sjell te ardhura qe jane baraz a me shume se 1/3-ta e GDP-se, nuk ka shtet funksional, e numri i vrasjeve per 000 banore shkon ne shifra maksimale.
2) Afganistani me popullsi prej ~31.000.000 e siperfaqe 652.230 km katrore(!!) ka $4.2.000.000.000 te ardhura ne vit nga hashashi, mariuana, opiumi.
3) $4.5 Miliarde te ardhura nga Shqiperia, jo vetem do zhvleresonin lekun Shqiptar brenda nje tre-mujori, por kane potencial te c’ekuilbrojne monedhat rajonale.
4) Te besh $4.5 Miliard si prodhues bruto/ origjinal, do te thote qe “street value” (qe shkon nga 10-40x me shume) te kaloje buxhetin Ushtarak te Frances, Britanise, Gjermanise, Spanjes dhe Italise; bile te ngelet kusur.
5) $4.5 Miliard vlere ne Hashash, duhen magazina deri ne Shkoder, per ta mbajtur ate. Nese jo…Lazaratasist e fusin ne godina 500m te larta.
***
Shume “Miq Italiane” qe nga Presidenti, ish-Kr-minstra/ ministra (te denuar nga ligji apo jo) deputete, Euro-parlamentare, keshilltare Bashkiake, Diplomate bi-laterale apo perfaqesues te organizmave te tjere (z. Sequi?) do benin mire te aplikonin Ekspertizen e tyre, ne favor te kombit Italian qe ka ca veshtiresi ne kete moment…
Sa po perparon Afganistani me heroinen aq do perparoje edhe Shqiperia me kanabisin.
P.A.B : MOS JU FUT LLOGARIVE TE SHIFRAVE PA DITUR QE ITALIANI E LLOGARIT KETE SHUME DERI TEK KLIENTI I FUNDIT EVROPIAN,,,,,,,,KETO LEKE NUK PERFUNDOJNE NE XHEPAT E SHQIPTAREVE,,,,,,,,,,AS 1/10 E TYRE NUK QENDRON NE SHQIPERI…….!!!!!!!!!!!!!!
Legalizim sa me i shpejte para se te n’a e marre ne kthese i gjith ballakani!!!!!
italiani e llogarit me 5 euro x 1 gram…dmth me 5000 euro x kg pra italiani e ze vleren e hashashit me 900.000 euro x kg…kur te gjithe e dine qe ne shqiperi nuk shkom me shume se 300 euro kg…kshu qe mos fluturo o popull me presh si nga hera…lere te legalizohet se e pin gjith bota dhe shteti do kete fitimet e veta ……
upss gabim…dmth shqiperia prodhon 900 ton hashash ose 900 000 kg…
sa jane kapur deri tani 10 t?