Ka disa metodika për të gjykuar një pushtet, një qeverisje, produktivitetin edhe cilësinë. Dhe nganjëhëre, argumenti ose mungesa e tij varen pikërisht nga metodika e përdorur. Ekonomia dhe treguesit financiarë të një qeverisjeje janë të parat. E në këtë domen, fuqia blerëse është treguesi më i saktë. Por le të marrin procesin e legalizimeve për t`i vënë një notë qeverisë së djeshme. I vetmi reagim mbi denoncimet e bëra nga kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame, për një gjendje llahtarë në këtë institucion që ka të bëjë më legalizimet, është se qeveria ka premtuar legalizimet falas dhe se nuk po e mban premtimin(!!!) ndërkohë që proçesi ende nuk ak rifilluar. Shkurt e qartë, çfarë e ka munduar qeverisjen e djeshme të mos e realizojë këtë proçes?! Çfarë e ka penguar që t`i vërë kapak e mos jetë më pjesë e debateve politike?! Për çfarë arsyesh e ka privuar veten nga një lloj sadisfaksioni e krenarie qeverisëse, që sot, t`ua thyente hundët kundërshtarëve politikë, të cilët po tentojnë t`ja mohojnë e zbehin arritjet e mëdha, duke iu thënë: Aty nuk keni ç`të bëni asnjë gjë, sepse gjithçka ka përfunduar, e suksesi i proçesit ka prodhuar këtë bilanc?! Pse pra?! Nuk u kanë mjaftuar 8 vjet për këtë e ca të tjera të ngjashme më të?! Mjafton pra proçesi i legalizimeve për të kuptuar se ai pushtet që iku, ak qenë vërtet një pushtet, por assesi një qeverisje, në kuptimin më thelbësor të kësaj fjalë. Ndaj dhe ka lënë turpe të tilla, siç janë legalizimet e jo vetëm. E.H