Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Leksion nga Kosova, dhe jo vetëm për Rrugën e Kombit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Leksion nga Kosova, dhe jo vetëm për Rrugën e Kombit
Analiza

Leksion nga Kosova, dhe jo vetëm për Rrugën e Kombit

anazapta
Published March 31, 2014
Share
SHARE

Eshtë një leksion për ne, shtetin tonë, pjesa kosovare e Rrugës së Kombit; jo vetëm për cilësinë ndryshe, për sinjalistikën e plotë dhe për mirëmbajtjen model (nuk sheh të ketë shqyer ndokush llamarinat ndarëse në mes dhe ato mbrojtëse anash), por dhe për faktin se përgjatë gjithë gjatësisë së saj, nga dogana e Morinit e deri në zonat periferike të Prishtinës, nuk sheh asnjë ngrehinë në ndërtim e sipër për lokal apo karburant, ose më e pakta ndonjë platformë a vend të gërmuar gati për të hedhur themelet e ndonjë biznesi. Thjesht bie era shtet dhe në këtë pikë.

Ndërsa tek ne, sapo nis të ndërtohet një rrugë, traseja  në një stad kantieri shoqërohet dhe me akte të tokës së xanun anës saj, ku të shkathët që nuk pyesin as për shtet e as për ligj, nisin të vënë në zbatim idetë e biznesit, ose me karburant ose me restorante. Madje ndodh të projektojnë dhe shtëpi aty buzë rrugës, pse jo, katin e dytë të restorantit. Eshtë paradoksale se si në Kosovë ekziston një veneracion për shqiptarët e Shqipërisë në drejtim të nivelit arsimor, ndërkohë që kur vjen puna për të respektuar ligjin dhe shtetin në disa drejtime të caktuara, kjo diferencë është e hatashme mes dy shoqërive, ku ne, shqiptarët e Shqipërisë, jo të mirëarsimuar, por ngjajmë primitivë karshi bashkëtardhetarëve tanë të Kosovës.

Argument tjetër për këtë, është dhe zbatimi me rigorozitet perëndimor i ligjit për moskonsumin e duhanit në lokale e ambjentet publike. Ka një të mirë në këtë mes kur sheh se ka shqiptarë të udhëhequr prej shqiptarësh që kanë ndjeshmërinë e duhur ndaj ligjin dhe vullnetin e duhur për ta zbatuar atë; por ka dhe një të keqe, që është paaftësia jonë dhe vullneti ynë i mangët për të mos e ndjekur këtë shembull të mirë të tyre.

anazapta March 31, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • miri. says:
    March 31, 2014 at 11:21 am

    o sa mire me ken shqyptare,………..bac u kry

    Reply
  • lejleku says:
    March 31, 2014 at 11:47 am

    Sepse ketu brenda teritorit Shqiptar ata qe dalin ne krye investojne jo per te krijuar SHTET MODERRN por per te shtuar sa te jete e mundur SUNDIMIN personal.Mjafton qe te arrije te marrre vota dhe nuk do tja dije per asgje ne kete bote me parimin “pas meje ne kete bote guri mbi gur mos mbete”
    A nuk e shihni INUK haet e grihet me ndertuesit anes rrugeve nje ish president shteti ,ish kryeminister disa here ben thirrje patetike per te rrezuar qeverine se po <> a nuk eshte per te vene kujen ,kush na ka drejtuar deri me sot dhe qe meqamet nuk don tju hiqet qafe Shqiptqreve brenda Shqiperise se ata pertej kufirit ja pane hajrin gjate luftes.
    Nderrim Brezash me petjeter!….!
    EDI dergoi te marrin eksperience edhe ne fund te botes caktoju afat kush nuk ben detyren te shkoje punetor mirmbajtje si e ka bota .Le te cirrren karrikethyer e hajdute, vagabonde e sharlatane ke nje popull qe te mbron e pret shume; NXITO!

    Reply
  • Vladimir says:
    March 31, 2014 at 7:32 pm

    Ben pershtypje shkrimi zoti Hoxha, ne teresi pertej shkollimit, me duket se shqiptaret e Kosoves jane me europiane se ne.
    Faktoret e kesaj sjelljeje mendoj se jane se pari komunizmi shqiptar qe vrau ne nje fare menyre punen duke uniformizuar rrogat, por parasegjithash tranzicioni nen drejtimin e treshes Alia- Nano-Berisha ka qene tragjik, krejtesisht lesho te leshojme duke bere qe ne krye te botes shqiptare te dali llumi.
    Ne keto 20 vite ne shkaterruam gjithçka, nuk ngeli asnje fabrike, dyqan, furre buke, bibloteke, muze, shtypshkronje, stacione pompimi per vaditje, kanale kulluese e vaditese. qendra shendetsore. Kush di ndonje qe ka mbetur te na e tregoje si shembull. Horrat, llumi te fortet, dembelhanet i shkaterruan, i çvleresuan e i pervetsuan per dy leke.
    Tek njerzit eshte krijuar bindja qe suksesi qendron tek shkathtesia dhe forca per te zaptuar pronen publike, te rrugeve, te plazheve, te lulishteve. Paloshtetaret ne qe vend te perplaseshin dhe ta ndalonin kete rrenim, bene “te zgjuarin” e rrembyen copen e vet sejcili.
    Sot duhet nisur çdo gje nga e para. Qe nga njerezit. Duhen riformatuar. Topi eshte ne doren e zotit Rama. Ti japim kurajo sa te mundemi e ti lutemi zotit te jete me te.

    Reply
  • Mark uk says:
    April 1, 2014 at 8:39 am

    Te Kosova nuk ka sunduar komunizmi si tek ne.Komunizmi ndyshoj qe ne vitin 1954,kurse tek ne ala i kemi ne pushtet,vetem emrin kan ndrruar.

    Reply
  • mergimtari fv says:
    April 1, 2014 at 3:32 pm

    Te nderuar komentues kini harruar me kryesoren , prona ne Shqiperine Londineze eshte ne durt e grabitesve vandale nga Tropoja deri ne Sarande e jo te pronarit te vertete legjitim , ne Kosove nuk ka 7501 qe te ligjeroje hajdutet te bejne çfare ju do bytha se kane mburoje politiken si avangarde te grabitjes e anarshise .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?