SHËNIM: Lezeti i “gazit të ëmbël”

redaktor

Pavarësisht ankesave dhe protestave të njëpasnjëshme të banorëve, që u shndërruan në një rutinë aq të zakonshme sa nuk po përbënin më “lajm”, kompania kanadeze “Bankers Petroleum” ka vazhduar punën e saj “eksplozive” të nxjerrjes së naftës në zonën e Patos-Marinzës.

Tronditje, shkundje shtëpish, çarje muresh e shtrembërim themelesh, ca ditë protestë dhe jeta vazhdon si më parë. Bankersi, kompani serioze, industria e naftës ka dhe të papriturat e saj, por ajo kontribuon në buxhetin e shtetit, banorët e fshatrave atypari e ekzagjerojnë disi, do ta shohim me prioritet këtë problem… Dhe vjen dita e djeshme kur banesat dhe bahçet e banorëve të Marinzës shndërrohen në shatrivane gazi, uji e balte.

A mund të flasë tani kompania për “një zonë sizmike që ka dridhje të shpeshta dhe nuk është faji ynë”? Por që ka vazhduar punën pa leje mjedisore? Vërtet kontribuon ca në buxhet dhe punëson njerëz, por a mund të barazohet kjo deri aty sa të presim të hidhen fshatra në erë?

Metodat e shpimit dhe shfrytëzimit të rezervave të fundit të naftës që kanë mbetur në atë zonë, po fundosin jetën e vendasve. Vërtet interesat e “aborigjenëve” janë ku e ku më primitive se tabelat e grafiqet e kompanisë, po shteti ku hyn dhe ç’pozicion ka në këtë mes? Vërtet kaq i ëmbël është gazi që po del në Marinzë, sa t’i lezetojë një shteti të tërë?

Ministri Gjiknuri bëri thirrje dje që të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos e dramatizojmë ngjarjen, sepse industria e naftës i duhet vendit. Kjo është e vërtetë: Atëherë le të dramatizojmë diçka tjetër, kontrollin nga ana e shtetit dhe rregulloret e pazbatuara nga ana e institucioneve të tij, çka i bën të livadhisin kompanitë private, me sebep të qindarkave që paguajnë në buxhet. Apo mos edhe kjo është e tepruar…

Share This Article
10 Comments
  • Artikulli duhet te ishte me me shume analize dhe titullin duhet ta kishte “Ngordhja e aborigjeneve” , ose “Aborigjenet ngordhin” ! Mos perto Kociko ! Beje nje tjeter !

  • Deklarata si ato te Ministrit Gjiknuri, tregojne hendekun e madh midis realitetit ne terren dhe politikes fjalebukur dhe pa asnje kokerr, fruttregojne INJORANCEN E PAPERGJEGJSHMERISE se nje klase politike qe nuk ka kuptuar akoma, se situata te tilla si ajo e Patos-Marinzes, shkaterrimet e perditshme qe ndodhin atje, terrori psikologjik qe iu nenshtrohen banoret, ne jeten e tyre te perditshme,,,,nuk jane asgje tjeter vecse nje katastrofe kombetare e permasave gjigande.
    Ne nje situate te tille, te flasesh per “mosegzagjerim”, eshte jo vetem cinizem i thekur por edhe shkaterruese per dinjitetin e rolit qe duhet te kete nje minister. Z.Gjiknuri, ne rolin e tij si minister energjitike, nuk paguhet me taksat e shqiptareve, per te bere avokatin e sipermajrrjeve kanadeze, qe shkaterrojne Shqiperine per nje fitim material me te madh. Keto sipermarrje,, ndihen te lire, te vazhdojne punen shkaterruese ne terrenin e Marinzes,,,,pikerisht sepse ky vend nuk ka as me te voglen pergatitje teknike te institucioneve shteterore, per te kontrolluar dhe siguruar qe mjedisi dhe qytetaret shqiptare, te mos kthehen ne viktima te krimineleve, qe ne emer te sipermarrjes private, shkaterrojne jeten e nje zone te tere.
    Me Z.Gjiknuri dhe “menyren e tij te vecante” te mosegzagjerimit te situates ne terren, mund te hapesh nje kioske per te shitur qofte dhe mund te dalesh i suksesshem dikur. Persa i perket situates ne Marinze, kjo “filozofi sipermarrese”, humb vleren e saj.
    Ngritja e nje grupi pune ekspertesh nga qeveria, ku analiza e shkaqeve te shperthimeve dhe lekundjeve sizmike ne rajon dhe menyrat e teknologjise se perdorur nga ana e sipermarrjes kanadeze, te perbenin thelbin e punes se ketij grupi. Dokumentimi i demeve dhe demshperblimi i menjehershem i banoreve, bashkengjitur me masat e duhura disiplinore per sipermarrjen, do te ishin garancia se KATASTROFA te tilla, nuk do mund te perseriten me.!!

  • Kete shperthim e Kane bâ te terheq nje boom turistesh neper fushat e patos marinzes te perles shqiptare

  • Zoti Kociku shkrimi juaj i bie anes dhe jo ballit. Shkruani qarte dhe prere, pergjegjes per mbrojtjen e jetes dhe te prones ne kete vend eshte shteti shqiptar, pra ne rastin konkret zoti Gjiknuri si minister i linjes. Turp per zotin Gjiknuri dhe kryeministrin Rama qe shesin dy here shqiptaret, nje here tek Zeni dhe Argita si ortak te Bankersit, dhe tjetren here Zeni dhe Argita qe vazhdojne te mbajne edhe gjate “Rilindjes tone” monopolet e tyre jo vetem ne fushen e naftes. Rama nuk beri dot reforme ne drejtesi qe ti hapte rrugen e burgut Sali Berishes dhe femijeve te tij se sic thot “i ka len Zotin”. Po te pakten hiquni parate, ndryshe sna mbetet tjeter vec te mendojme se hani ne nje canak!

  • Ehuuuu, punet e fshatareve do rregullohen. Gazi, thuaj. Gazi eshte ai qe e vervit boten sot. Lajmi i mire eshte qe ka gaz dhe rezervat mund te jene me miliona ton ne vit.

  • THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

    • Ata “bijte dhe bijat e Fierit”, aq te ndershem dhe te kulluar sic brockullit Zotrote, nuk i ka lindur nena akoma, more luftetar per pavaresine apo autonomine e zones nafte dhe gazmbajtese.
      Eshte sistemi politik qe sundon, moszbatimi i ligjit dhe korrupsioni, faktoret kryesore qe na cojne ne situata te tilla.
      Terminologjia boshe, me bije e bija te zones, qe na qenkerkan margaritare, eshte muhabet karrocieresh, pas gotes se katert te rakise.

  • Me e pakta qe duhej bere ne kete rast, duhej te ishte ndjekja penale e ministrit perkates. Por ju lumte qe tallen, derisa popullsine e kesaj zone dhe te Fierit ne pergjithesi, i ka zene gazi i embel dhe jane gati te heqin edhe pantallonat, perpara ketyre rrufjaneve..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *