Shënim / Loja e një komunisti arrivist me ditëlindjet

Alqi Kociko

 

Vetëdeklarimet personale në kuadër të dekriminalizimit, kanë ekspozuar disa elemente të jetës dhe gjeneraliteteve të deputetëve dhe zyrtarëve, me të cilat palët politike po luajnë mediatikisht, pasi për vetë zyrtarët nuk do ndryshojë asgjë.

Deputeti Berisha nuk mungoi në këtë lojë, duke deklaruar pak më parë se ndjen neveri për “ata që ndërrojnë emrat si transvestitë”. Po për ata që janë të paqartë në ditëlindjet e tyre?

Berisha në formular ka deklaruar ditëlindjen 15 tetor 1944. Por në regjistrin elektronik të gjendjes civile figuron me datëlindjen 1 korrik 1944.

Ndërkaq, edhe në teserën e famshme të PPSH-së, ai ka datëlindjen 15 tetor. Është i kuptueshëm fakti që asokohe fëmijët që lindnin në zonat e thella malore, ndodhte të regjistroheshin muaj më vonë, për shkak të vështirësive të transportit drejt qendrave urbane.

Por ky gabim në rastin e Berishës nuk është me ditë, por me 3 muaj e gjysmë. Pse Berisha nuk e ka korrigjuar ditëlindjen në gjendjen civile, nëse është i bindur për 15 tetorin?

Njerëz që e kanë njohur nga afër komunistin arrivist, thonë se datat në teserën e tij të anëtarësimit në PPSH nuk janë rastësi. Ai është anëtarësuar pikërisht në 8 nëntor 1968, ditën e themelimit të Partisë Komuniste. Dhe për datë lindjeje ka vendosur ditën më të afërt me ditëlindjen e Enver Hoxhës, 16 tetorin, si shprehje të “besnikërisë së tij të patundur ndaj partisë dhe shokut Enver”. Ta bënte datën 16, ishte guxim i tepruar.

Mirëpo pas viteve 90, edhe ditëlindjet e Berishës nisën të përkujtoheshin në shtypin e djathtë bashkë me urimet për “liderin historik” më 15 tetor.

Duket se pasi kjo punë u bë rrugë, Berisha nuk mund ta ndërronte më prapë datëlindjen. Aq më tepër që pranë me Enverin, më 18 tetor e kishte ditëlindjen dhe shoku Ramiz.

Duke deklaruar përfundimisht 15 tetorin, duket se Berisha e ka mbledhur mendjen që të paktën historia ta kujtojë si politikani që ka ditëlindjen afër Enver Hoxhës. Por kuptohet që historia ka ligjet e veta dhe do ta kujtojë për shumë më keq se kaq.  / DITA

Share This Article
10 Comments
  • falemiderit gazeta dita

    faleminderit moderatore

    me ne fund u ulet me kembe ne toke qe i thoni berishes deputeti dhe jo ish k/ministri

    le te jte ky nje hap modest ne thenies e te vertetes deli sa ti veme pranga ketij gazepi

  • Po shyqyr, o DITA,
    shyqyr qe pranuat se Sale Sekretari eshte Juaji!
    Dmth, s’eshte i te Djathteve, i nacionalisteve.
    Eshte nw grupin communist te te Lindurve shpieterisht ne Tetor, edhe pse fiziologikisht ne muaj behari…
    Por eshte djalli vete…
    Ua ben qefin edhe te djathteve, sidomos kur i thote Taotaoland Balles dhe Cunave o Nipave te Bllokut : Ate qe u kam bere une Eterve Tuaj, s’ua ka ba kush!
    Ne keto caste, duket i Djathte sekretari!

  • Saliu e nderroj datelindjen mbasi u kthye nga Franca ne vitin 1979.Ne Paris mori kontakt me nje n.kolonel te UDB , serb shqipfoles,qe ne vjeshte te vitit 1943 ishte partizan i cetes partzane te malsise Gjakoves dhe u plagos .Mbasi Komanda e cetes pagoj Zeqir Berishen xhajen e Sales e fshehen dhe e lane te stanet e Berishve ne bjeshke dhe kur u be me mire e ulen te kasollja e kashtes ne Vicidoll,si ne stan dhe ne kasolle i nderronte plaget e conte ushqim nusja 22 vjecare e Rames,Sheqerja.Nje nate Vellaj Sales i kap gafil ne kasolle dhe donte ta vriste te nesermen por ajo e lajmeroj partizanin serb i cili gjysem i sheruar u largua.
    Mbas clirimit ky oficer i UDB-se vinte e takonte Saliun 12-13 vjecar kur kulloste dhite.Ky e urdheroj te marohej me Sllobodanken(Lirine) dhe me vone te ndryshonte datelindjen per te humbur gjurmet e atesine.Kete e dine thuajse tere fshataret e Tropojes vjeter e Vicidolit qe jane mbi 60 vjec.E tregonte shpesh Azem Hajdari kur e sulmonte sala nepermjet Gazidedes.

  • E keni gabim.Katunari Berisha ne 1968 ka qene metalist i grupit rrok Frroku.Nuk ja shifni karajfilin e konviktit ke baluket?

  • Madje edhe emerin e babait RAM eka shkruar ndryshe nga rregullat e shqipes.Nuk ka asnje pike jeteshkrimi qe nuk ka danka te zeza.Eshte kriminel,baskpentor i UDB,Ka shitur hapesira shqiptare,Ka furnizuar serbine e Miloshit me derivate, Ka bashkpunuar me ekstremet kriminel sllav,si Milodhrviq,Bullatoviq,Srkan e Fazliq.Ka vrare shqiptare atdhetar,si biznismenin Hoxha,ka vra qe nga Azemi e deri te Oldashi,Ka vra e shkaterrura Gerdecin, ka vra me 21 Janar 4 qytetare.Ka familje te kiriminalizuar,Argita me kete nenbishtin e tij Bashen i kane sherbyer UNMIK-ut per hartimin e dosjeve te komandanteve te UCK. Ishte kunder UCK dhe Presidentit Rugova e shume te tjera qe nuk ka hapesire ketu te shkruhen.

  • Komunistet shqiptare jane te cuditshem. Ata e urrejne Berishen. Llogjika e thot qe ata duhet ta duan ate sepse ai ishte (dhe eshte) nje komunist i thekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *