Lustracioni, po riaktivizohet si një kauzë që duhet zgjidhur patjetër, për të ndarë grurin nga egjri; që do të thotë: për ta ditur përfundimisht se cilët ishin ata birbo që i shërbyen ish-sistemit komunist në shumë mënyra, e që nga kjo paudhësi e tyre, i kanë të limituara mundësitë e protagonizmit politik e profesional në institucionet demokratike. E ka aplikuar Berisha një tip Lustracioni brenda PD-së aty nga `95, ku ua hapi dosjet ca selamistëve për t`i qëruar nga partia.
E sigurisht, aspak për arsye të kulluara demokratike. Por problemi që ngrihet është: nëse Lustracioni është thjesht një kauzë morale, që fjala vjen, do ua lehtësojë disi vuajtjet atyre qindra e mijra shqiptarëve që u ndëshkuan keq prej atij regjimit, apo do ketë efekte të drejtpërdrejta në ringritjen e shtetit, në ringritjen ekonomike, në anti-korrupsion, në shëndoshjen e sistemit të drejtësisë, në përmisin e rendit social etj, etj.?! Sepse dhe ky proçes, është i kushtëzuar deri diku nga koha kur kryhet. Jo më kot, simotrat tona të ish-bllokut lindor, i paraprin tranzicionit me këtë proçes; ndërsa ne po tentojmë të bëjmë të kundërtën.
Tjetër çështje është se çfarë ka mbetur për t`u zbuluar, edhe pse realisht nuk është hapur ndonjë dosje?! Mjafton të ndalemi tek një figurë, për të kuptuar se Lustracioni, edhe po ndodhi, nuk se do rregullojë gjë, në çrregullsinë e përgjithshme ku jemi zhytur: Eshtë Sali Berisha. Nuk është nevoja t`i hapësh ndonjë dosje. Ka qenë më së i qartë: një çerek shekulli komunist; jo thjesht anëtar por sekretar partie; jo thjesht komunist naiv për pak vjet, dy, tre, ja dhe pesë, por 25 vjet, duke patur te gjithë kohën të reflektojë mbi zgjedhjen e tij.
Më pas u bë demokrat, por kurrë nuk bëri një apologji publike se përse e mbajti për dhjetra vjet teserën e kuqe në xhep. Më pas, të gjithë e pranuam si lider demokrat, madje dhe një pjesë e ish të përndjekurve, që vijojnë ta duan me një veneracion të papërmbajtshëm e absurd. Të rrallë ishin ata që nuk pranuan asesi që një ish-komunist 25-vjeçar të mund të ishte shenjtor demokracie. Dhe rezultati dihet në gjithë këto vite.
Lustracioni do ishte i vlefshëm vetëm atëherë, kur Berishës t`i thuhej: Je i mirëpritur të kontribuosh për demokraci, nëse vërtet je penduar. Dhe format janë nga më të shumtat, qoftë dhe duke qenë një mjek i mirë dhe i ndershëm. Por të qënit një ish-seketar partie e komunist, në jo pak, por në 25 vjet, nuk ta japin të drejtën të jesh udhëheqës në Demokraci. Ky po, do ishte Lustracion!

Analize perfekte, ja perse Shqipera eshte ne piken 0, asgje e mire nuk eshte bere sepse komunistet udhehoqen vendin per 23 vjet. E tmerrshme dhe ka goj e flet ky vicidolas qe ka ardh nga shpellat dhe ben moral ende.
Une do te te quaj nje mik gjismak o Ermir.Kete gjysmen na i thua mire… perse te hapen
dosjet e sekretareve te partise,kur ato i dine te gjithe… Qe te ishe sekretar partije duheshe
te ishe nje anti shqiptar ne radhe te pare.Duheshe te harije ne kete detyre,qe me pas te
kryeje te gjytha detyrat e shtipjes shqiptare…. krietar i deges se puneve te brendeshme,
operativ,oficer ne burgje.organizator i spihuneve ne dhomat e fshehta ,kundra armiqeve te
partise,duheshe te ishe imoral te denancoje te gjithe fisin tend e te gjithe miqte e tu kur
shikoje dicka te dyshimte dhe te tjera e te tjera te pa mbaruara ,qe duheshe te kishe ne
karakterin e peshtire te njeriut te kishe kete privilegj ne partine komuniste,domethene
njeriu me i ndyre shqiptar qe u vu ne prove per 50 vjet kundra vellezerve te tij shqiptar
eshte sekretari i partise komuniste,por por por por e keqija e madhe e popullit tone ore
miku tim gjismak eshte se ne si popull nuk kemi haritur akoma te zgjedhim vete si popull te
parin tone per te na udhehequr.Kete te pare na i zgjedhin te tjeret dhe ne i shkojme nga pas
Keta qe zgjedhin kete sekretar per ta bene krieminister e mbeshtesin me te gjitha format e
tyre,keta jane armiqte e vertet te popullit tone,vetem ky lloi shqiptari ju a kryen detyren e tyre.Dosjet jane vetem te vdesim me pushke ne dore per te pastruar kete nduresi,O i lire
o i vdekur ,por i pastruar.
Problemi i spiunve te sigurimit te shtetit ne demokraci eshte nje problem madhor pasi jane njerz te marre peng qe nuk mund te integrohen e sherbejne per shoqerine n nje shtet demokratik . Te tille njerz nuk kane shkuar ne partite “opozitare” si pasoje e pendimit te tyre te brendeshem gje qe do ishte mjaft me vlere per shoqerine shqiptare por kane shkuar si misionare per te kontrolluar procesin demokratik deri aty ku ju interesonte kriminelve komunist.
Partia socialiste e ka mjaft te rehatshme per ti pastruar bashkepuntoret e sigurimit te shtetit nese ekziston vullneti por do ishte paradoks nese flitet per te pastruar informatoret e graduar sigurimsit . Per te miren e shoqerise shqiptare e demokracise duhen pastruar bashke ashtu sic ne te vertete kane qene edhe ne diktature, Megjithse nuk besoj se ekziston vullneti politik i te dy kraheve pasi nuk duken shenja te liderve vizionar pasi gjer tani jemi tek sundimtaret .Hope so
Me mire vone se kurre…
Krye spiunin e keni miljarderin e Shqiperise, mos duhet te dalin 100 Hysen sheshore, qe shqiptareve ti mbushet mendja se kush ishte dhe eshte Sali Berisha?
Gjithe PD-ja e sotme, kane qene ish spiune te sigurimit, kjo vertetohet, se nuk ka mundesi, qe edhe atehere kur ndonjeri ne kaffe e shan Saliun, por kur del ne podium, fillon dhe e mbron, qe do te thote se Saliu ka mbledhur te gjitha dosjet nga sigurimi dhe ja ka perplasur ne fytyre ketyre pisave.
PD-ja duhet te shkrihet si parti, te hapen dosje dhe do te shikoni qe 98% e deputeteve te PD-se me Saliun ne krye, duhet te lene mandatin dhe te futen ne burg, per te nxjerre krom, qe te paguhen ish te perndjekurit.
Jeni tue e ngaterrue kot Salihin me PPSH..
Salihi ne Partine e Punes ishte kontrabanduar.
Asnje veti komunisti nuk gjendet ne personin e Salihit.
Madje demi me i madh qe i behet komunizmit ne Shqiperi eshte identifikimii komunistin me Salihin.Ri lexoni me kujdes vetite qe duhet te kishte komunisti dhe pastaj referohuni Saliut.
Komunistet ishin ata qe i sollen lirine Shqiperise,qe e radhiten popullin shqiptare ne anen e fituesve,qe e nxorren nga analfabetizmi,injoranca,malarja…..kanuni vllaverases etj etj
e qe e bene Shqiperine nje komb dinjitoz ne bote
..thuaj sot “shqiptar” neper bote…!!!!