Pranvera me një lule nuk vjen, por ardhja ndihet ama. Me çfarë po ndodh rreth e rrotull, ku realiteti është ende i ngarkuar nga ngjarje të rënda dhe ku politika nuk pushon së gërvërruri me turlilloj çakërdisjesh, ka një dilemë nëse kjo përiudhë është diçka inercike e qeverisjes që iku? (ashtu siç është ajo dilema nëse i gjithë tranzicioni, është një fazë ekstreme e sjelljes komunistoide të elitës e masës bashkë, konsumuar në një hapësirë kinse demokratike). Era e re qeverisëse nuk ka nisur të ndihet akoma, për shkak të duhmës së rëndë lënë nga i larguari i 23 qershorit. Ka një prishje balancash, që Rama nuk po i merr në konsideratë. Thënë shkurt, tentativat për ç`rrënjosjen e së keqes, nuk po shoqërohen me aspektin psikologjik i cili pothuajse po injorohet tërësisht në betejat qeveritare. Si shembull më konkret, janë masat e forta policore, sidomos ato karshi rregullave të qarkullimit. Kemi policë që nuk të falin në shkelje, por nuk kemi njëherësh dhe syresh me sjellje të denja e komunikim plot edukatë. Personalisht, dje hasa në një polic qarkullim që qelbej alkol dhe që më lëshonte shtëllunga tymi duhani në fytyrë, teksa më kërkonte dokumentacionin përkatës.
Kalojmë në drejtime të tjera: qeveria vërtet po aktivizon ruspat për prishje ndërtimesh pa leje, por nga ana tjetër duhet të aktivizojë njerëz që pastrojnë, mbjellin, rregullojnë. Janë punë të cilat duhet të kenë impakte të drejtpërdrejta tek njerëzit. Dhe të tilla aspekte nuk është e thënë të jenë vetëm fasada. Ato duhet të jenë sinjale se diç po ndryshon në thelbin e gjërave. Dhe është e nevojshme që njerëzit ta ndjenë, ta prekin. Tufa me lule nuk është e mundur, por një lule shprese në dorë, ka shanse t`u jepet njerëzve.
Kam kohe qe e ndjek kete E.Hoxhen por me thene te drejten ne fillim u duk dicka e re por eshte bere sjellja e atij policit ne kete gazete me shtellunga.Je si puna e atij aeroplanit qe bie duke u ngritur prane aeroportiit nga niset.Nga Emir po behesh Qafir.
Kur nje kuazi analist si puna juaj eshte nen nivelin e lexuesve duhet qe zoti Thano ta coje ne maje te thanes kur flet si e ema zeqos
Respekte per A.Thanon..Kujdes nga vuvuzelat E.HO se te ikin lexuesit..