SHËNIM: Pas një debati televiziv mbi sfidat e ekonomisë

anazapta

Arben Malaj nuk është nga ata, prej të cilëve priten gjenialite në politikë; por dallohet për faktin se tek ai, nervi politik asnjëherë nuk e ka kaluar masën deri në atë pikë sa t`ja njollosë staturën  e një eksperti në çështjet e financave,ndryshe nga një sivëlla i tij i djathtë, Florion Mima, që tej ekspertit, çuditërisht bën nganjëherë dhe “Ben Ristanin” në një version të pagëlltitshëm.

Si, qysh e tek, pak rëndësi ka, por Malaj e Islami, dy figura të njohura të PS-së, nuk janë më sot në skakierën udhëheqëse të kësaj partie. Por që të dy bëjnë një diferencë të thellë në mënyrën se si kanë zgjedhur ta ruajnë dinjitetin dhe vlerën në hapësirat mendimit politik e tij publik në përgjithësi.

Edhe pse mund të këtë arsye për t`ju kthyer vënçe Ramës, Malaj po i qëndron besnik statusit të tij politik si i majtë; dhe qëndrimet e tij nuk po i kushtëzon me telashet e tij brendapartiake. U duk qartë kjo në një debat në Top Show, ku u diskutua mbi sfidat e ekonomisë në 2014.

Nga ana tjetër është Kastriot Islami, që ende nuk dihet se për çfarë konkretisht u hatërmbet më Ramën, duke vijuar me një sjellje politike të atillë që, edhe pse i interesonte PD-së, për vetë llojin e luftës politike, prapseprap ua pështiroste, siç ua pështiros dhe sot një pjese, prezenca e tij mes tyre. Ndërrimi i “seksit” politik me lehtësinë e një leshkoje, shoqëruar me një ngrefosje e mani madhështie, e ka kthyer tashmë në një figurë, të vlefshme vetëm për lajme të showbiz-i politik. E.H.

Share This Article
12 Comments
  • N.q.s per Islamin artikullshkruesi thote se ka nderruar “seksin politik” , atehere cfare shprehje do tie thoshte p.sh per Tom Doshin qe nderroi kah politik nga PS te PDK e pastaj prap te PS? Apo kur shkojne majtas, aferim e kur ikin djathtas,mallkim.

  • Islami, mendoj se perhere i tille ka qene, nje paloburre ambicioz dhe i paafte ne politike. E zuri rryma ne vitet ’90 majtas dhe ngeli andej. Iu prish interesi ne 2013 dhe u hodh djathtas.Plaga nuk eshte ai. Plaga eshte ligji kushtetues qe deputetin e zgjedhur me vota djathtas apo majtas,e lejon te kaloje nga te doje. Te ndryshohet ligji dhe deputeti qe ka marre votat e nje krahu partiak, ne se nuk i pelqen me partia, te lere mandatin dhe te shikoje jeten private e jo te perfaqsoje voten majtas- djathtas apo e kunderta!

  • O F.Witt !
    Të këshilloj të shkruash një artikull pë Tom Doshin dhe …besoj se ky Armir Hoxha nuk ka për të “kërkuar llogari”; pse nuk ke shkruar edhe për *Filanin* apo pse nuk ke shkruar për *fistekun*!!!!
    P.S. Këtë Armir Hoxhën nuk e njoh as për fytyrë as nuk di se me çfar merret.

  • Komentet behen per shkrimin e jo per te ‘kerkuar llogari” apo per te dhene keshilla. Se pari shkrimi eshte i Ermir Hoxhes e jo i Armir Hoxhes ( nderro numrin e syzeve or Xhem tironsi), se dyti te falenderoj per keshillen por nuk bej artikull per MALSORHANE.

  • Dita do mbetet gjate ne memorien e Shqiptareve.Per masturbimin fantastik , per masturbimin e lexuesve dhe komentuesve te saj besnik qe nuk harrojne kurre te shpalosin identitetin e tyre. Ata (lexuesit) dhe ajo (Dita) jane pa me te voglin dyshim rracist,komuniste medioker,te pandreqshem,te semure kronike,jane naiv te paqyteteruar.Te me falni per mungesen e modestise,por e kam te pa mundur qe kur shikoj qe te kete shfaqe te tilla te ketyre fenomeneve kaq te demshme te bej modestin

  • Pavaresisht mosperputhjes ne qendrimin e tij ,shpreh respekt ndaj Arben Malaj.
    Ndersa per Kastriot Islamin edhe pse jam bashkevendas [ corrushot] shpreh indinjaten me te thelle.
    Edhe vete Kastrioti e di qe nuk eshte pozicioni i duhur politike ai ne te cilin ndodhet sot. Ashtu sic edhe jane te ndergjegjshem drejtuesit e partise demokratike.

  • Nuk ka problem,qe Kaci Islami eshte me PD-ne!!!
    Atje i ben pune PS-se me shume se sa te rrinte me ate!!!
    Ai sherben per t’i futur SPICAT berishianeve,qe t’i nxjerrin syte njeri tjetrit!!!
    Mos kujtoni se GOMARI ESHTE VETEM NJE KAFSHE!!!
    GOMARI ESHTE ME TEPER KAFSHE PUNE!!!

  • Qendrimet e Malaj, po deshmojne se ai eshte nje aset i se majtes shqiptare ,

    e qe sot do te ishte nder rradhet e krenarise se qeverise shqiptare.

  • Kush flet gjeniali me iniciale dhe brockulla te felliqura mbushjeje gazete gazetare 2 leksha Malajt ti vini anash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *