Malbardha, dashuri në kohë tritoli!

redaktor

“Shqipëria tjetër”  e Marin Memës –  që duhet thënë se është ndër produktet më cilësore gazetareske në mediat tona, një lloj shuplake profesionale për të gjithë ata zëra mediatikë që e kanë zvogëluar brengën e këtij vendi në masën e tavolinës ku gjerbin kafen kinse intelektuale, shoqëruar me thashethemin politik të ditës –  na serviri së fundi ngjarjen e rrallë të fshatin Malbardhë në Kurbin, ku banorët në shumicë me prejardhje myslimane kanë ndërtuar me kontributet e tyre një kishë për ata pak bashkëfshatarë të tyre me përkatësi katolike. E pas kësaj, këta të fundit kanë vendosur  të ndërtojnë një xhami si shpërblim e mirënjohje për kishën.  Nuk është një ngjarje që vjen nga një kohë e dikurshme; është krejt aktuale. Sigurisht që ngjan si e pabesueshme një akt i tillë dashurie e ndërsjelltë, edhe me pigment fetar, në këtë kohë shyqerje të ndërsjelltë mes shqiptarësh për arsye nga më të ndryshmet, që nga ato sublimet për çështje nderi, e deri tek ato më të rëndomtat, për një vështrim të vëngërt në lokal. Malbardha duhet shpallur vend peligrinashi, jo së vërtet atje kanë ndodhur gjëra me përmasa qiellore, por ngase atje ekziston një ishull paqeje e mirëkuptimi, dimensione njerëzore krejt të harruara ndër shqiptarë. E të parët duhet të shkojnë skota e politikanëve, frymëzuesit dhe promovuesit e një ndasie dhe sherrnarje të paparë mes shqiptarësh, që edhe pse të kollarisur e xhelatinosur, janë një hiç para atyre njerëzve të thjeshtë, që ndoshta ushqehen me bukë misri e prej vitesh e mbajnë në trup të njëjtat rroba. Në fshatin e tyre nuk ka mbërritur mrekullia e kapitalizmit; në fshatin e tyre thjesht ka ca njerëz që mendojnë me zemër. Më tej akoma, nuk do ishte keq që  Malbardha të përfshihej dhe në destinacionet turistike, ku të huajve t`u prezantohej realiteti magjik i këtij fshati, që Markesi do ta quante “Dashuri në kohë tritoli!”

P.S. Realiteti Magjik, është rryma letrare në veprat e Gabriel Garcia Markesit./E.H

Share This Article
11 Comments
  • E kenaqur, por do isha me e kenaqur nese fshataret do kishin ndertuar nje qender te perbashket kulturore laike, dhe jo kishe dhe xhami.

    • Bravo shkodrane, “Feja e shqiptarit asht shqiptaria!” Tani, te dy palet, ata qe ndjekin ritet myslimane dhe ata qe ndjekin ritet katolike, duhet te ngrene nje shtepi kulture, ku te kulturohen e te argetohen se bashku.

      • Une e ndoqa kroniken e Marin Memes dhe perveç mesazhit pozitiv qe transmetoi ne kete kohe te trazuar, pjesa tjeter dukej pak e stisur.
        Them e stisur pasi shqiptaret ne mase jane ateiste apo agnostike, ku edhe ata persona myslimane qe kishin kontribuar per ngritjen e kishes me teper besonin tek bestytnite dhe “mrekullite” qe ndodhnin ne ate vend te shenjte, sesa tek Islami.
        Gjykoj edhe nje here se çelesi i suksesit te se ashtuquajtures bashkejetese fetare vjen me teper nga injorimi qe i bejne shqiptaret fese, sesa nga “dashuria” qe percjellin fete per njera-tjetren.

  • Nuk jan pakic katoliket ne Shqiperi,por kan qene shumica e popullesis,tjeter se turku i ktheu ne myslyman me ane te dhunes,shpatave,taksave deportimeve etj,gjithsesei nje akt tolerance nga popullesia qe e kupton se feja jone ne radhe te pare eshte SHQIPTARIA!

  • Dmth do shtohet injoranca edhe ma shume tash,aty duhet vende pune ,dije,ligje dhe shtet.Sa per kishen qe ndertuan ato qytetaret (gjoja myslimane),po thojme hajt,sa per xhamine e ketyre te tjereve,nuk duhet sepse i kargon vellezerit e nje gjaku nga njeri tjetri,dhe i afron me arabet.Pse a nuk kuptuan keto gjoja katoliket se edhe bashkvellezerit e tyre duan kishe…? Dhe ato i degdisin ne arab object..! O njerez ndertoni jete ,shtet me ligje dhe po deshet edhe kishe ,por xhami arabe JO.

  • Ore po ne nuk vime nga Lindja e Mesme . Ne jemi ato qe para 20 vitesh nuk dinim se ku ishte kisha dhe xhamia dhe ishte shume mire.Ne kemi akoma gjysmen e kombit te shtypur nga sllavet kurse Ju flisni per fe.Feja vjen pas kmbit e atdheut.Ksaj I thone shtepia digjet e plaka krihet.

    • Te lumte dora Ali, kemi lindur dhe U rritem pa Kisha e xhami dhe per 50 vjet nuk patem hakmarrje e gjakmarrje, nuk vrane vellai e kusheriri njeri-therein per gardhin e oborrit.

  • O Ermir voci, na shkruaj ndonje artikull per Uk-et e andejkufirit, apo s’ta ka qejfi!Sikur te ka rene produktiviteti, apo zotrote mbulon vetem çeshtjet e Shqiperise? Une nuk jam muslyman,Islami nuk eshte i persosur,por une jam.Nese une nuk bej ndonje gabim,pse nuk me fajesoni mua,por fene time!

  • Me pelqejne shume emisionet e Marin Memes, po me shume me pelqenin ato emisione qe tregonin realitetin ne Shqiper. Keto heret e fundit, ky Marini po mundohet te gjeje keto rastet pozitive ne Shqiperi. Cili eshte qellimi? Tani qe kemi kryeminister te ri, mbaruan hallet e Shqiperise?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *