Pothuaj është harruar një ndër figurat politike me anektodike: Lufter Xhuveli. U bënë kohë që emri i tij nuk lakohet më; e as portreti i tij prej një burri të shtruar nuk shfaqet më në ekrane. Nuk do më kujtohej, sikur mos lexoja këto rreshta duke shfletuar librin studimor ‘Autoritarizëm në Tranzicion’ me autorsi të prof. Përparim Kabos, ku ky i fundit, duke kaluar në sitën kritike moralin shoqëror shqiptar, shprehur dhe në spektrin politik, nis e ilustron me shembuj konkret atë që tashmë të gjithë e kemi të qartë dhe jo vetëm në rastin e partisë së Xhuvelit e atij vetë:
Ka dhe qëndrime të tilla, ku Partia Agrare shfaqet së fundi dhe “Agrare – Ambientaliste”, vetëm e vetëm se kryetari i saj, dje ishte ministër bujqësie, sot është ministër ambienti. Paçka që partitë agrare kanë strukturë, programe dhe objektiva politike, shumë larg me ato ambientaliste apo partitë ekologjike, siç quhen. Partitë Agrare janë karakteristikë për vendet ku prodhimi agrar dhe njerëzit që merren me të përbëjnë një realitet social me rëndësi. Ndaj, mbrojtja e tokës dhe prodhimi vendas janë detyra parësore. Në Shqipëri ka një problem të mprehtë të tokës dhe pronësisë mbi të, bile dhe brenda Ligjit 7501, sepse zgjerimi natyror i familjes fshatare brenda trungut familjar, përmes martesave të fëmijëve, bën që toka të copëtohet. Familjet e reja e fillojnë jetën me ndërtime shtëpish brenda parcelës së tokës, dhe kjo në vijim vjen e zvogëlohet. Partia Agrare as që flet për këtë fenomen social ekonomik, që zvogëlon objektivisht fondin e tokës bujqësore. Ndërsa Partitë Ekologjike janë nga më intelektualet në të gjithë botën. Ato merren me ruajtjen e ambjentit nga mbetjet toksike, me sigurimin e fondeve për zbatimin e teknologjive shumë të sofistikuara për përpunimin e mbetjeve urbane, të ngurta dhe bilogjike, si dhe riciklimin e tyre në formë energjie të pastër. Ato merren me ruajtjen e atmosferës, florës dhe faunës, me moszhdukjen e kafshëve të rralla. Ruajtjen nga zhurmat dhe ndotjet nga më të ndryshmet. Partia jonë Ambientaliste – Agrare nuk mbron dot as pyjet, as ujrat, as florën, as faunën, por përpiqet të riformulojë emërtimin për të mbajtur atë copë pushteti personal të drejtuesit të saj, që sjell jo pak përfitime personale.
Dhe meqë në këtë trajtesë kritike, autori ka cekur dhe kauzat ambientale e mjedisore në politike, a nuk përbën një paradoks fakti se dhe një forcë politike si Partia Republikane, e vetëshpallur si mbrojtëse e kauzës së kthimit pa kusht të pronës tek pronari, vitet e fundit u shndërrua në një parti mjedisore, për shkak të faktit se kreu i saj Fatmir Mediu, mbajti postin e Ministrit të Mjedisit?! Mjedisore pa kauzë, sigurisht. Por po vijuam kështu, pisk është puna, pasi mbërrijmë tek “mëma” e paradoksve në politikën shqiptare: Partinë Demokratike, që veç demokratike nuk ka qenë ndonjëherë historinë e saj! Megjithatë, këto rreshta ja vlen të përfundojnë me njeriun për të cilin nisën e u shkruan: Xhuvelin. Ndihet se ka mall për të, në raport me “xhuvelizmin” që ka ofruar Kaç Islami! Përballë këtij të fundit, profesori i Agraro-Ambientalistes i përngjan një njeriu me tipare tejet ekologjike! / E.H.
Per mendimin tim te dy,Kaci dhe Xhuveli kane te perbashket se jane te dy … pleh…
Dhe ketu na del problemi tjeter: Plehu eshte i mire per Agraren por ama i keq per Mjedisin…
Mall per “Xhuvelizem ” kane te dy krahet e politikes dhe shembulli me tipik eshte Meta dhe LSI. Ku ka me ” Xhuvel ” se Meta qe shkon andej-ketej pa zor fare dhe namin e merr Lufter Xhuveli.
keta dy plehra i bene mire te majtes shqiptare, sidomos Kaci i zi ,njeriu me i pacipe e me funderina mbi dhe . Mallkuar qofshin ,tradhtaret e ndyre.
me kacin mos u kruani shume,se ai jua can kafkat.
Keni ende pleh, kadelizmin e Gjovalin Kadelit te Manatise, mos i a merni haken.ik ate!
Xhuveli dhe Kaci nuk lane vend pa bredhur e kredhur dhe me ne fund u rehatuan ne prehrin e PD-se.Edhe ketu e ane e mbane shqiperise i vogel apo i madh keta te dy i vlereson dhe i emerton si plehra (por te pa dobishem).Keta plehra te padobishem ku e kan vendin? Ata e kan gjetur vendin te sigurte te PD-ja ku largohen vlerat dhe grumbullohen plehrat.
Xhuvel kemi shume ne politiken shqiptare.Kemi dhe partine e piktorit qe me taksat e te majtes po mban xhuvelizmin dhe te djathten
Pika ne shqiptareve qe kemi midis nesh te tille politikane qe jane funderira te shoqerise dhe qe pa pike turpi na dalin neper TV per te na shitur brockulla.Kastriot Islami e mban veten si shkencetar por nuk eshte gje tjeter vec vrimza e fundit e kavallit .
Po cfar keni me kacin ate vitet e konsumuan dhe koha e nxori pozicion jashte loje.