Mall për zborin jo, por për ushtarin po!

redaktor

Dikush shprehej një ditë se mungesa e prezencës së ushtarit në jetën tonë publike, ishte ndër ato aspekte të papranueshme të post-komunizmit. Sipas tij, nuk është çështje nostalgjie a malli për një kohë të perënduar; është thjesht një keqardhje për një kohë, kur për figurën e ushtarakut nuk ka asnjë tërheqje, ndërkohë që bota, sidomos ajo e zhvilluar, sheh tek ushtaraku përmasën vitale të kombit, pavarsisht sistemit ku jeton.

Komunizmi investoi shumë për të ashtëquajturin ‘shpirt luftarak’, sypushkësi të popullit, me “lëndë të parë” folklorin, këngën e propagandën partiake, ashtu siç investoi dhe materialisht, duke ofruar “Ginesin” e bunkerëve, por e bërë kjo nën një diktat si shpirt i sistemit, erdhi një ditë që gjithçka rezultoi fallso. Se ja, ti shihje në atë kohë ushtarë që bënin rreshtore, por në një tjetër rrethanë, ata që dukeshin aq të disiplinuar e të edukuar ushtarakisht, shkonin prapa mensës duke lypur nga kuzhinieri një tas grosh plus, ose që rendnin si të marrë me klithma gëzimi pas një derri, për ta ekzekutuar me hunj, që më pas t’a bën gati për satërin e thikën e guzhinës.

Ose po ata ushtarë që shiheshin rrugëve duke ecur me hap rreshtor me armë në krah, si një lloj afirmacioni i qëllimtë publik për të treguar pushtet, forcë e atdhetari, në orët e vona të natës kalonin telat me gjemba të repartit duke u endur lagjeve me një tjetër armë, në gjueti seksi, që i shndërronte sakaq nga ushtarë në lapërdharë. Sakaq, edhe në atë kohë, ushtari nuk shihej si një individ me status potent dhe heroik, një model sakrifice, por si një mjeran që qelbet era pece dhe që shyhen sytë duke kërkuar bishta cigaresh të hedhura në tokë.

Nuk është kusht që patjetër të shohim ushtarë rrugëve; por është kusht që patjetër çdo i ri të bëjë pak ushtri në funksion të edukimit atdhetar e moral, si  dhe që ushtarakut si profesion, t’i rritet vlera dhe prestigji shoqëor. Më shumë se fuqia ekonomike dhe moderniteti i jetës, disa kombe i ka bërë të famshme fakti se ‘ushtarakun’ e kanë lartuar në pozitën e krenarisë kombëtare.

 

Share This Article
16 Comments
  • ti E.H ja ke fut kot vallahi se nuk ka qene kshu si thu tina ushtari i asaj kohe… se çudi knej e shan e knej te paska mor malli. po hajt mo mos u merzit se si ajo ushtri nuk ke per te pa mo me sy, ndaj maj men ato ça t’kujtohen ose shif noi vidjo me film apo parakalim ene çmallu ka içik….

    • Eshte e njejta llogjike dhe gjuhe NEVERITESE kunder ushtarakeve te USHTRISE POPULLORE,sic veprohet nga pjellat e atyre qe BASHKEPUNUAN ME PUSHTUESIT edhe kunder USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE,qe CLIRUAN Shqiperine!!!
      Kujt i sherbeni ju zoti Eugen Vasili me kete PERBUZJE ndaj nesh,ish ushtarakeve te asaj kohe,qe i kemi sherbyer ATDHEUT duke sakrifikuar gjithcka nga jeta jone???
      Ne se gjen ca vogelsira te asaj kohe,C’MUND TE NA THUASH per ZHDUKJEN E USHTRISE te kesaj kohe,qe eshte kthyer ne KOMUNALE per pastrim PLEHRASH???
      Me cfare e ben krahasimin ti,o zoteri,kur vjell vrer se ashtu i lypset politikes se sotme per te justifikuar rrogen e gazetarit???
      Ti ke fyer nje popull te tere USHTAR,mijra oficere,qe sherbenin maje malesh,ndersa ti merr ndonje cingerrime dhe e ben STATUS???
      Ne se do te dish vlerat e asaj ushtrie pyet prinderit apo gjysherit e tu,qe te te spjegojne te verteten e shprehjes popullore se “PO NUK KE BERE USHTRINE,NUK TE JAPIM NUSE”!!!
      Ve re se ne gazeten DITA botohen shkrime ofenduese ne disa raste edhe per LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE nga ca gazetare,qe nuk kane respekt e njohuri per HISTORINE E POPULLIT TONE!!!

  • ooo pirdh o leme pirdh ! A je informu gjo se cfare perspektive ka ushtria shqiptare ? Cila eshte rruga qe i kane caktuar te ndjeki ? Maksimumi 7000 ushtare rrogetare do te kete Shqiperia ! Ti na propozon qe “cdo i ri” te beje ushtri ?

    Nuk kishe me cfare e mbushje kohen ? Apo te kujtuan gje “ushtaret”(banditet e Sali Berishovicit) e Lazaratit ! Nuk duan greku dhe serbi dhe padronet e tyre qe Shqiperia te kete ushtri , apo brezin e ri te “ushtruar” ! Dheee tamam tamam ky duhet te ishte thelbi i artikullit dhe jo ato shpifje dhe gjera pa vlere qe ke nxjerre nga goja !

  • Do kete ngrene nje kazan me grosh ne darke I ziu dhe ka pare endera te keqija.Po kam respect se eshte punetor dhe qe me sabah I ka hedhur enderat ne leter.
    Te lutem Adrian pagujini me mire gazetaret qe te shkruajne pak e sakt si dhe begun periodikisht kontroll per shendetin mendor.
    Sinqerisht jam I shqetesuar per kete autor qe na tregon perralla nga e kaluara dhe kerkon alienet ne ushtri po te armatosur me armet e Enverit

  • Ekonomia eshte percaktuese ne shume aspekte te shoqerise,ajo ka ndikimin apsolut dhe ne ushtri.Shteti shqiptare ka harxhuar shume para,kontribut direkt dhe indirekte per te krijuar forca te armatosura qe ishin te krahesushme me ushtrite me te pergatitura.ushtare ne kuptimin e vertete te fjales,nuk ishin vetem ushtaret e sherbimit te detyrushem,qe zonja mundohet ti pershkruaj si te disiplinuar vetem formalisht,por qe konstaton dhe nje disipline te dobet ne brendesi.pjeserisht eshte e vertete,por jo teresisht.E verteta eshte se ushtria shqiptare perbehej nga studentet e universiteteve,nxenesit e shkollave te mesme,kuadrot me arsim te larte dhe ushtare me arsim te mesem.Pra jo vetem rojet e gazermave por ushtria e vertete.Nje fakte duhet te dihet,vetem skenderbegas dhe studente te shkolles se larte ushtarake ne nje vite ishin me shume se numri i oficerave qe ka ushtria.Ishte koncepte tjeter, ne nje kohe tjeter.Lufta e ftohte kerkonte nje ushtri te madhe dhe te mirearmatosur dhe mire trajnuar dhe ne e kishim.Respekte per ata qe sherbyen.Sot jetojme ne nje kohe tjeter,kerkohet nje ushtri tjeter ,e vogel ne numur ,e mire armatosur dhe e mire stervitur.Dhe kjo po arrihet.Sot kerkohet qe ushtaraket te paguhen me mire dhe te kene motivim me te larte,po keshtu dhe per gjithe te punesuarit ,ne sektorin shteterore dhe privat.kush e ka zgjidhur problemin ekonomik fillon dhe mendon dhe per stervitje,aktivitete sportive ,po dhe per pak ushtara.Model eshte zvicra ,ku te rinjte sterviten me arme,tamam si ne ne kohen e diktatures.po ata nuk i urdheron njeri ,u jane krijuar te gjitha kushtet.
    Le te punojme per te ngritur ekonomin dhe do te kemi shqiptare te mire,te rinje te motivuar dhe qe do teshirojne te punojne ne shqiperi dhe ushtare te mire.
    Nje teme e mire per diskutim,flm

    • Jo me jo ! Se para per vjedhur Sala e Saloviçet , Fatosis dhe gjithe lidhjet e tyre jashte , paska Shqiperia ! Per tu bere keta hajduter pjese e biznesit te madh nderkombetar , paska Shqiperia pare , por per te mbajtur ushtri , nuk paska ! E di ti se sa kane vjdhur keta zoterinj qe kane qendruar kaq vjet ne pushtet ? E di ti se ata jane mbajtur ne pushtet me perkrahje nderkombetare ?

      E di ti se po te kishin shkuar ne burg per vjedhje , sejmenet e tyre dhe jo vete ustallaret sa para do te kishte Shqiperia , per blere dhe stervitur qe nga aviatoret dhe avionet me moderne bashkekohore e deri tek breket e ushtareve ?

      Cfare mendon ti se keto kane ndodhur rastesisht ? Apo ishte “trim” Saloviçi apo Fatosi qe shkretuan Shqiperine ! Jo mor zotni JO ! Pa provo t’i marresh nji 1000 leksh te ri , ti , ndonje personi , ta shikosh si do te veresulet ! Dhe pa kerkoja po te jesh ne pune shteti edhe 100.000 leke , kur ke perkrahjen e “shefit” dhe shiko si do te t’i japi ! Keshtu edhe puna e Salovicit dhe Fatosit ! Kishin urdher ta shkretonin Shqiperine dhe kur vrisnin t’u thuhej edhe “burre shteti” , burra leshi !

  • Nuk ka perkufizim standart se cfare eshte shteti; po te marrim Max Weber kemi kete pershkrim: “Shtet – nje organizim i detyrueshem, me qeverisje qendrore qe mban monopolin e perdorimit ligjor te forces brenda nje territori te caktuar.” Sic dhe e dime se Ushtria eshte forma me e larte, me kompakte dhe me e disiplinuar e nje shteti i cila (a) ka detyrim te mbroje territorin me cdo kusht, dhe/ ose te sakrifikohet ne kete detyre (b) kjo arrihet me autorizimin e forces vdekjeprurese nen emrin e shoqerise. Sot nuk kemi ushtri, vis a vis, s’ka as shtet.

    ***

    Ne formen me ekstreme shtetin e shohim per here te pare ne Prusi, ne kohen kur filloi Ushtria e Rregullt bazuar ne merite; jo si me pare me feudale/ aristokrate qe automatikisht merrnin post drejtues a e blinin ate me favore, ne linje familjare, me para ose me grumbullim trupash nen kontrollin e tyre. Krijohet nje Kaste Profesioniste Ushtarake, e cila quhej “standing army” Ushtri e Rregullt, qe pas nje beteja nuk kthehej me ne shtepi por paguhej dhe tranjohej rregullisht. Shtetet e tjera quheshin “vende me ushtri ndersa Prusia nje Ushtri qe ka Shtet”

    Ka nje fenomen te Ushtrise se Kaluar Shqiptare, qe duhet te beje krenare shume vete; dicka e pa shpjeguar plotesisht e po ashtu e pa studiuar. Me gjithe incidentet, korrupsionin shtetetor tek M.e.M e gjeste jo te mira nga ushtarake te vecante, qofte dhe krime… kjo dukuri ne Shqiperi ngeli teper e kufizuar. Konteksti Shqiptar eshte shume i rralle ne historine boterore. Nga vullneti popullor, te qenit pale fituese ne nje lufte boterore, ndihmat e aleateve, konturet gjeo-politike, objektivi per te mbrojtur shtetin/territorin sa me pare te jete e mundur; gjindemi ne nje vend qe ne 1945 kishte ~90% analfabete dhe 10-14 vjet me vone, ka te gjitha llojet e armatimeve. Flote detare e nendetese, flote ajrore e sherbim kunder-ajror, arme kimike e reparte te xhenios, divizione per kufirin e deri tek raketa; artileri dhe arme te blinduara, kapacitet mbeshtetes ne cdo pike te republikes me breza luftarake te percaktuara bazuar ne nje doktrine te qarte. Nese do filloje ta krijosh kete ne forme “video-game” si Model te Kompjuterizuar te luan mendja nga t’ja nisesh. Po ne praktike?

    Kemi permendur mese nje here Provokacionet e Gushtit 1949, per cdo Shqiptar me njohuri minimale te Historise, eshte e qarte se vetem kjo Lufte Nder-Kufitare e ka shlyer ate ushtri ne raport me Historine tone. Pse? Qe nga 1914, ne 35 vjet…deri ne 1949, Territori Shqiptar ka pasur trupa te huaja nga: Austro-Hungaria, Italia, Franca, Hollandeze, Britanike, Serbe, Gjermane, dhe Greke. Ku ne nuk patem mundesine te percaktojme fatet tona. Masakrat Greke jane rrenqethese, Nese do kishin kaluar Kufirin ne 1949, Greket do benin te njejten gje…por ngelen ne Kufi. Per here te pare ne Histori 500 vjecare, Shqiperia sprapsi nje argesion, me Ushtri te rregullt, nen Uniforme Shteterore e Zinxhir Komandues; ne te njejten kohe duke kerkuar ndihme nga Aletatet e denoncuar pa rreshtuar nepermjet kanaleve diplomatike ne OKB sulmin Grek. Te marra ne kompleksitetin e tyre, ky eshte Shteti. Absorbon nje goditje agresive me forcat e tij aktive, reagon me disipline, e kunder-vepron duke mbrojtur territorin e tij.

    ***

    Ndersa fenomeni i mesiperm ka te beje me kriminalitetin. Ne shume vende ish-komuniste, ushtaraket jane perfshire ne kontrabanda, vrasje e probleme te medha sociale. Nuk eshte e lehte te pergatisesh per dekada, nje “grup vrasesish me pagese” te cilet s’dijne te bejne pune tjeter; e me pas… ti hedhesh ne rruge, ti lesh pa para/ buke duke pritur prej tyre te rrijne te qete. Ne Histori, “shperndarja e nje Ushtrie” gjithmone ka qene problem madhor; pasi shteti/ komandantet e tyre/ mbreti e kushtdo; e kane ditur rrezikshmerine qe paraqesin. U jepen pensione e perfitime; nga fushatat pushtuese apo nga buxheti i shtetit; toka/ pensione te mira etj. Kjo vazhdon dhe sot; “nje veteran lufte ne SHBA” ka perfitime qe nuk del nje nate ti permendesh. Qe nga shkollimi, punesimi, dyet e hapura ne organet e ligjit [polic/ sherif/ fbi etj] Ketu nuk eshte vetem frika, por dhe Vleren qe Shoqeria ja di ish ushtarakut.

    Ne Hungari – ne lidhje me shume ish ushtarake – nje nga mafiozet me te medhenj Sergei Mogilevich gati uzurpoi te gjithe Ministrine e Mbrotjes duke shitur/ blere gjithshka, u desh shume kohe [e pas presioneve nderkombetare] ta hiqnin prej aty. Njesoj ne Ukraine, ku gjithshka ishte per shitje [pradaj nderhyri perendimi me traktatin e budapestit per t’ju hequr armet berthamore- Ukraina ka Ushtrine e II-te ne Europe per nga madhesia] dhe… ne Bullgari, Rumani etj. Ne Jugosllavi, Ushtria Kriminale furnizonte mafien ballkanike e bashkepunonte me trafikantet neper bote. Ne Rusi, te gjitha grupet e Sigurise Private, sidomos ne fillim te viteve 90-te, e nga forcat Speciale [spetnatz] deri tek ushtarake te aviacionit, u perfshine ne kriminalitet, shumica per “buken e gojes” e duke u zhytur thelle e me thelle ne te.

    Ne Shqiperi, kjo s’ndodhi. Eshte dicka e cuditshme! Nuk mund te jete thjeshte pergatitja ushtarake e patriotizmi i ushtarakeve tane ; [megjithese kete kredit e kane] ndoshta… ka vend te thuhet se “vogelsia e vendit tone” mund te kete qene faktor vendimtar; kete ish-ushtarake e kane quajtur “shume poshte nivelit te tyre” te hyjne ne sherbime te tilla [kriminale] ose mundesia nuk eshte paraqitur ne ate mase sa ne vendet e tjera. Mund te mos jete asnjera nga keto; dhe shpjegimet variojne…por kemi pasur neper rruge njerez te cilet njihnin mire armatimet dhe teknikat vrasese; me mijera te tille….te cilet nuk i kane perdorur keto njohuri ne dem te shoqerise.

    Duke ditur diferencen ndermjet nje ushtari Profesionist e nje Gangsteri te Rruges, do kisha frike shume me teper te parin; i cili “vret pa passion” e di ta beje mire punen qe i jepet. Nje shembull te tille vjen nga Meksika, ~30 ish-antare te Forcave Speciale Ushtarake, kaluan ne mbrojtje te nje Bosi te Kartelit te Droges [paga sh. e larte/ para per cdo lloj armatimi] lufta e droges ne kete moment kalon ne nje nivel tjeter. Te quajtur Los Zetas – Z- ishte symbol ii tyre ne radio-komunikim ne Ushtrine Meksikane- shpejt kaluan ne nje kartel me vete. Sot ushtron nje dhune ekstreme per te mbrojtur territorin’ megjithese themelueist e pare gati jane vrare te gjithe, Los Zetas ngelet shembull i potencialit destruktiv te nje grupi te mire-tranjuar te ushtarakeve. Kjo diference u pa dhe ne luften e Kosoves; ne pamjet televizive ne fillim kishte “nje Bande Rebele” kur shkuan ushtaraket profesioniste Shqiptare [disa Kroate, Britanike/ Amerikane etj] qe ne marshim [pas 1-2-3 muajsh] kuptohej se organizimi i reparteve e pergatitja kishte ndryshuar. Vete Adem Jashari eshte tranjuar ne Shqiperi nga ushtaraket tane.

    Zoteria flet per “ushtarin Shqiptar te telendisur” qe “kerkonte seks naten” si i gjore. Mendoj se eshte gabim. Ushtari eshte ushtar, por dhe njeri. Ne na ishte krijuar ideja [propaganda] e ushtarit statik, por askush nuk mundet te jete i tille 24h ne vit, 365 dite te vitit. Nje nder ushtrite me te disiplinuar ne bote eshte ajo Britanike; ti shohesh ushtaret e saj naten e neper klube; do turperonin nje bande bashibozukesh. Shume te tille pasi kthehen nga ture lufte neper bote, kalojne ne depression…apo bejne dhe krime; pasi nuk funksiojne dot normalisht ne Shoqeri. Thame qe ushtria eshte forma me e larte e Organizimit Shteteror, por kjo nuk eshte fjale goje…ka nje kosto shume te madhe – ajo ekonomike eshte nje – ne te gjitha aspektet, e duhen gjenerata te tera te krijojne krenari ne vazhdimesi. Ushtri te formuar cdo here, sa here nderron regjimi apo politika, sipas oreksit te dikujt apo rrethanave, eshte a pamundur te kesh. Nderto e mirembaj, ndryshe nuk funksionon.

    Se fundmi, eshte dhe nje fare miti “per Ushtrine e madhe” qe te mbron; kjo pervec superfuqive nuk ka baza reale; vlen me teper per shtete qe ushtrojne hegjemoni ne mbrojtje te sovranitetit te tyre dhe te tjereve [SHBA, Rusi, Kine, Britani, France etj] Funksioni imediat i ushtrise eshte Mbrotja por ai dytesor qe e ndjek eshte “te qenit berthame inspiruese” dhe ketu vijme tek “populli ushtar” me te cilen sot TALLEMI, Ne qe 100 vjet me pare “qanim nen masakra, te pazote per mbrojtje e organizim” Nje ushtri e rregullt oganizon popullin rreth saj. Dhe keshtu ushtria shtohet e krijon baze te gjere popullore.

    Na duket se sot na mbron NATO e ne kete “shoqeri humane e me fjale te zgjuara/ ligje” s’do kemi me lufte. Shume gabim. historia njerezimit eshte me shume Lufte se Paqe, dhe per sa kohe te “konflikte per burime/ territore” njerezimi gjithmone do kete Lufte. Ushtria, zbori, lufta, ushtari…s’jane “malle e nostalgji” e nje fjale goje per ti vene ne loje; a ti ederrosh me deshire te mire; ato jane FORMA ME E LARTE E Organizmit Shoqeror. Me nje fjale Pa Ushtri = Pa Shtet.

    Tani le te merremi me cfare i tha njeri Gruas te dikujt tjeter; sepse kjo eshte vitale per jeten e Shqiptarin prej 25 vjetesh.

    • PAB ke bere nje trajtim te mire dhe me argumenta.Eshte per tu botuar si shkrim ne medja dhe jo vetem koment. Respekt

      • pershendetje tiranas, e kam shkruar shpejt e me teper per nje fenomen qe ka kaluar pa u vene re, dicka qe ndoshta me vone do marre studime sociale/ historike. Ne parim – ushtrine e kam pike te dobet 🙂

        Shperndarja e nje ushtrie te organizuar e te mire-armatosur, solli qe 00-000 ushtarake profesioniste u hodhen ne rruge; u deshen 2 gjenerata pergatitje e pak kohe shkaterrim. S’po kerkojme fajtoret, themi faktet sic jane; keta ushtarake u lane pa perkrahje, u trajtuan me percmim e bile pati nje element hakmarres ndaj tyre. Ne nje vend si Shq., qe asnjehere s’ka pasur mundesite te vendose fatet e veta, eshte fatale te thuash qe ushtria ishte e nje grupimi politik. Ajo gjithmone ngelet Institucion Shteteror, paveresisht kush e themeloi; thjeshte – Pasuri Kombetare.

        Flasim per Shqiperine si fuqi rajonale ushtarake, jo lufte me shba apo b. sovjetik; per mundesite qe patem, ka qene e mjaftueshme. Duke supozuar se kane qene 30-50.000 ushtarake profesioniste, shtuar dhe familjet e tyre, per popullate ndikimi del mjaft i larte ~10% … e megjitheate, s’pati renie ne kriminalitet te ketij grupimi njerezish. Ne shume vende ku pervoja ka qene e ngjashme [ish-komunizmi] apo e ndryshme, de-mobilizimet ne vendet perendimore; pikerisht ky grupim njerezish ka sjelle trazira individuale, familjare e ne fund shoqerore. Qofte pas nje lufte e qofte ne shperberje ne jeten civile. Ne Shqiperi kemi nje perjashtim ndaj rregullit; deri ne piken kur thuhet “ka qene oficer, nuk ka mundesi ta kete bere kete”

        Te kuptohemi, s’po falenderojme askend “pse nuk rate ne kriminalitet” po flasim per fakte, per te cilat pervoja historike gati ne cdo rast, ka qene e kundert me ne. Nje Ushtri e shkaterruar kalon ne grabitje, vjedhje, vrasje e krim te organizuar; ngelet terren i rrezikshem dhe pjellor; nga ku krimi i organizuar rekruton pjestare me njohuri te vlefshme per qellime keqberese.

        Duke luftuar per “ekzistence” ne nje treg ku u gjendem te pa-pergatitur, humbem shume aftesi te kultivuara me kujdes. Me pati bere pershtypje intervista e nje oficeri te armes Kimike ne kete gazete; muaj pas ngjarjes me armet e Sirise. Teper thjeshte, e me nje precizion shkencor ky “pensionist” shpjegonte ate qe ne mundoheshim ta gjenim ne gazetat e botes e analistet Shqiptare. Ja ku e patem Specialistin e LHL-ve; ne zhurmen mediatike … askush su kujtua te pyese ate!!! pse? Kemi humbur njohuri ne topografi, ne navigim – marina, ne aviacion, ne balistike, ne zbulim-shpetim ne rast fatkeqesish natyrore, ne vete-mbrojtje e shume te tjera si keto; qe sot jane lehtesisht te transferueshme e te kerkuara ne treg e institucione; nga krimi/armet deri tek disiplina e korrektese ne jeten e perditshme. Kujtojme ne 3.000.000 banore u desh vetem nje kartograf ushtarak, te “na tregoje kufinjte” [ushtria eshte simbol i seriozitetit dhe integritetit] A eshte pak kjo? Per 25 milje territor – vetem ne Europe – ka tensione nder-etike, qe nga rusia/ ukraina/ hungaria/ballkani e deri ne Spanje! Ku jane vrare 000-000 me pare, e akoma ka probleme te hapura sot. Kaq rendesi ka Ushtria/ nje ushtarak.

        ***

        Te gjitha me siper, veshtire te ri-organizohen apo importohen ne momentin qe i ke humbur. Ushtari betohet per “atdheun, flamurin e komanden” por ne fund ai Lufton per “shokun ne krah” prandaj duhet vazhdimesia e Tradita e Regjimentit, qe cila shkon thelle ne histori e kalon nepermjet disa gjenerata ushtarakesh. Kjo eshte krenaria e thelbi i ekzistences te nje ushtrie. Thame nje ushtri e shkaterruar ndikon shoqerine; sic dhe nje ushtrie e mire-organizuar i jep asaj siguri dhe sherben si nje nga bazat e ngjizjes se saj. Njesia me e vogel e organizimit eshte 4 persona; kjo vjen nga praktika [biologjia evolucionare] e nga psikologjia e nder-veprimit shoqeror [kur behen 5 humb vemendja, krijohen grupe 3+2] ; nder ta kemi 1 fermer, 1 punetor, 1 zejtar; te cilet bejne gjithshka nga prodhimi/ ndertimi/ veglat/ tregtia; por asgje nuk funksionon pa Ushtarin = i katerti. Mbrojtja finale, gjithmone garantohet me Force.

        ***

        Sido te jete kjo pune – ne vetem po debatojme disa ide – ushtrine e kemi keq-manaxhuar, kete do e thote historia e mevonshme. Historia s’te gjykon por me realizem te ben te shohesh pasojat e pafalshme me vone. Atehere, do jete teper vone. Te pakten te pranjojme se jemi pa Ushtri. NATO-s i duhen 3-4 konflikte madhore, qe te na harroje; indi-pakistan; shba-kine; dy korete, zona ruse, te gjitha me ushtri te medha konvecionale e potencial nuklear… askush si ka mundesite te ndaloje 3-4 divizione te motorrizuara greke/ malazeze, serbe, maqedonase, te mbuluar nga aviacioni, te arrijne ne Tirane brenda 3-4-5 ditesh.

        Ju kujtohet “parulla komuniste” qe thonte: ” sa me shume djerse ne stevitje, me pak gjak ne lufte” (?) Pra njesoj e kane sot te gjitha ushtrite te botes; a ka thene Zhukovi e Gjeneal Paton; e thone Marinsat Amerikane dhe forcat Japoneze; se Ushtria nuk ka Politike, e ajo ngelet thesari i kombit; vlera e te ciles matet me teper atehere kur te duhet por se ke.

        Ne paqe, pa Ushtri s’te japin respekt; ne lufte pa te je… zbuluar. Ne Europe jemi i vetmi komb qe gjate 500 vjeteve kemi qene gjithmone te zbuluar. Arritem dicka ne 50 vjet, dhe e shkaterruam ne 5 vite. Po erdhi koha per nje sulm Shqiperia bie ne 5 ore. Ne te ardhmen e afert nuk shoh asnje mundesi sesi ne te ri-krijojme nje ushtri e cila te kete nje fare potenciali per vendin tone. flm.

  • Akoma me budalliqet e ushtrise ? Na hengren fondet kaq vjet kot. Nato ose Rusi per 5 min. na pushtonin po te donin. Mba njerez kot me buke e me rroga.

  • Pa ushtri baraz pa shtet”,e bukur kjo dhe kështu eshtë në të vërtetë!? P. A. B? Kini bërë një koment shumë interesant! Eugeni nuk i ka shembujt të gjetur në atë dhe në këtë kohë por sidoqoftë ka hapur një debat qe ja vlen. Une nuk kam shume kohe por sidoqofte po them nja dy gjera. Më kanë tërhequr vemendjen sidomos Monteskje-ja dhe Hantingtoni. Te dy keta autore brilantë ,i pari artikulon tezen se “ushtria dhe elementi i saj janë produkt i shkalles se civilizimit te kombit te vet”,i dyti artikulon tezen “…ekonomia e tregut nuk shkon pas frymes se kombit. Nuk ka patriotizem në tregeti. Fryma luftarake përdhoset prej djallezise se parase tregetare…”etj. Nen driten e ketyre tezave mund te shohesh gjithçka? Ne ate sistem ushtria eshte me serioze,né kete sistem nuk ka fare ideal moral por ideal pragmatist. Ketu qendrojne edhe te mirat edhe te keqijat e te dy sistemeve. E verteta eshte se une si njeri i karieres ne te dy sistemet,ne ate sistem isha gati te sakrifikohesha,ne te dytin jo dhe aq ,madje me keq akoma,nuk isha gati te sakrifikoja? Ka arsyet e veta cdo qendrim por une po e mbyll duke thene nje gje “arma me e forte e te gjitha ushtrive te kaluara e te tashme konsiderohet arma morale”. Pa kete arme,pa kultivimin e saj ne shkallen siperore asnjehere nuk kemi per te pasur ushtri e shtet te fortë? A kultivohet tani kjo “armë”? Nuk e di? Nuk po shoh p.sh gjekundi psikologun ne strukturat ushtarake!? Ky eshte nje element i domosdoshem ne kultivimin e qendreses psikologjike apo te njerit nga elementet kryesore te “armes morale”!? Për shume arsye? Por ne ushtrine e sotme mendoj se nuk ka asnje ore program per kultivimin e atij qe quhet “ideali moral”!? Me cfare ideali do te shkoje ushtria jone ne nje eventualitet qe mund te jete kercenues? Dhe kryesorja,-cilet njerez meren posacerisht me kete gje ? Nuk di te kete njerez te ketij destinacioni!? Perfundimisht nje ushtri qe nuk ka e nuk merret me “idealin moral” eshte e destinuar te humbë!? As fryma e tanishme kombetare nuk e stimulon pasjen e nje ushtrie te forte!? Kjo duket sidomos në “ekuilibrin e fuqise ushtarake te shqiperise i cili eshte inferior edhe ne ballafaqimin me minishtetet e rajonit”!? Termi “ekuiliber fuqie” (jo force) eshte shume i gjere ne permbajtje dhe une nuk kam kohe ta spjegoj? Mund te perfundoj me kete pohim,- “nuk jemi ne rregull. Shqiperia eshte e dobet ushtarakisht dhe moralisht”??? Dikush duhet dhe do te pergjigjet nje dite!? Nderime “P. A. B” por dhe “Lleshi” kishte koment me taban! Nderime dhe autorit qe pavaresisht nga kufizimet qe jane produkt i mungeses se njohurive ushtarake ka hapur me sukses nje debat qe ja vlen!

  • “Pa ushtri baraz pa shtet”,-e bukur kjo dhe kështu eshtë në të vërtetë!? P. A. B? Kini bërë një koment shumë interesant! Eugeni nuk i ka shembujt të gjetur në atë dhe në këtë kohë por sidoqoftë ka hapur një debat qe ja vlen. Une nuk kam shume kohe por sidoqofte po them nja dy gjera. Më kanë tërhequr vemendjen sidomos Monteskje-ja dhe Hantingtoni. Te dy keta autore brilantë ,i pari artikulon tezen se “ushtria dhe elementi i saj janë produkt i shkalles se civilizimit te kombit te vet”,i dyti artikulon tezen “…ekonomia e tregut nuk shkon pas frymes se kombit. Nuk ka patriotizem në tregeti. Fryma luftarake përdhoset prej djallezise se parase tregetare…”etj. Nen driten e ketyre tezave mund te shohesh gjithçka? Ne ate sistem ushtria eshte me serioze,né kete sistem nuk ka fare ideal moral por ideal pragmatist. Ketu qendrojne edhe te mirat edhe te keqijat e te dy sistemeve. E verteta eshte se une si njeri i karieres ne te dy sistemet,ne ate sistem isha gati te sakrifikohesha,ne te dytin jo dhe aq ,madje me keq akoma,nuk isha gati te sakrifikoja? Ka arsyet e veta cdo qendrim por une po e mbyll duke thene nje gje “arma me e forte e te gjitha ushtrive te kaluara e te tashme konsiderohet arma morale”. Pa kete arme,pa kultivimin e saj ne shkallen siperore asnjehere nuk kemi per te pasur ushtri e shtet te fortë? A kultivohet tani kjo “armë”? Nuk e di? Nuk po shoh p.sh gjekundi psikologun ne strukturat ushtarake!? Ky eshte nje element i domosdoshem ne kultivimin e qendreses psikologjike apo te njerit nga elementet kryesore te “armes morale”!? Për shume arsye? Por ne ushtrine e sotme mendoj se nuk ka asnje ore program per kultivimin e atij qe quhet “ideali moral”!? Me cfare ideali do te shkoje ushtria jone ne nje eventualitet qe mund te jete kercenues? Dhe kryesorja,-cilet njerez meren posacerisht me kete gje ? Nuk di te kete njerez te ketij destinacioni!? Perfundimisht nje ushtri qe nuk ka e nuk merret me “idealin moral” eshte e destinuar te humbë!? As fryma e tanishme kombetare nuk e stimulon pasjen e nje ushtrie te forte!? Kjo duket sidomos në “ekuilibrin e fuqise ushtarake te shqiperise i cili eshte inferior edhe ne ballafaqimin me minishtetet e rajonit”!? Termi “ekuiliber fuqie” (jo force) eshte shume i gjere ne permbajtje dhe une nuk kam kohe ta spjegoj? Mund te perfundoj me kete pohim,- “nuk jemi ne rregull. Shqiperia eshte e dobet ushtarakisht dhe moralisht”??? Dikush duhet dhe do te pergjigjet nje dite!? Nderime “P. A. B” por dhe “Lleshi” kishte koment me taban! Nderime dhe autorit qe pavaresisht nga kufizimet qe jane produkt i mungeses se njohurive ushtarake ka hapur me sukses nje debat qe ja vlen!

  • @@@ Për P. A. B dhe në vëmëndje të Llesh-it” ? “Pa ushtri baraz pa shtet”,-e bukur kjo dhe kështu eshtë në të vërtetë!? P. A. B? Kini bërë një koment shumë interesant! Eugeni nuk i ka shembujt të gjetur në atë dhe në këtë kohë por sidoqoftë ka hapur një debat qe ja vlen. Une nuk kam shume kohe por sidoqofte po them nja dy gjera. Më kanë tërhequr vemendjen sidomos Monteskje-ja dhe Hantingtoni. Te dy keta autore brilantë ,i pari artikulon tezen se “ushtria dhe elementi i saj janë produkt i shkalles se civilizimit te kombit te vet”,i dyti artikulon tezen “…ekonomia e tregut nuk shkon pas frymes se kombit. Nuk ka patriotizem në tregeti. Fryma luftarake përdhoset prej djallezise se parase tregetare…”etj. Nen driten e ketyre tezave mund te shohesh gjithçka? Ne ate sistem ushtria eshte me serioze,né kete sistem nuk ka fare ideal moral por ideal pragmatist. Ketu qendrojne edhe te mirat edhe te keqijat e te dy sistemeve. E verteta eshte se une si njeri i karieres ne te dy sistemet,ne ate sistem isha gati te sakrifikohesha,ne te dytin jo dhe aq ,madje me keq akoma,nuk isha gati te sakrifikoja? Ka arsyet e veta cdo qendrim por une po e mbyll duke thene nje gje “arma me e forte e te gjitha ushtrive te kaluara e te tashme konsiderohet arma morale”. Pa kete arme,pa kultivimin e saj ne shkallen siperore asnjehere nuk kemi per te pasur ushtri e shtet te fortë? A kultivohet tani kjo “armë”? Nuk e di? Nuk po shoh p.sh gjekundi psikologun ne strukturat ushtarake!? Ky eshte nje element i domosdoshem ne kultivimin e qendreses psikologjike apo te njerit nga elementet kryesore te “armes morale”!? Për shume arsye? Por ne ushtrine e sotme mendoj se nuk ka asnje ore program per kultivimin e atij qe quhet “ideali moral”!? Me cfare ideali do te shkoje ushtria jone ne nje eventualitet qe mund te jete kercenues? Dhe kryesorja,-cilet njerez meren posacerisht me kete gje ? Nuk di te kete njerez te ketij destinacioni!? Perfundimisht nje ushtri qe nuk ka e nuk merret me “idealin moral” eshte e destinuar te humbë!? As fryma e tanishme kombetare nuk e stimulon pasjen e nje ushtrie te forte!? Kjo duket sidomos në “ekuilibrin e fuqise ushtarake te shqiperise i cili eshte inferior edhe ne ballafaqimin me minishtetet e rajonit”!? Termi “ekuiliber fuqie” (jo force) eshte shume i gjere ne permbajtje dhe une nuk kam kohe ta spjegoj? Mund te perfundoj me kete pohim,- “nuk jemi ne rregull. Shqiperia eshte e dobet ushtarakisht dhe moralisht”??? Dikush duhet dhe do te pergjigjet nje dite!? Nderime “P. A. B” por dhe “Lleshi” kishte koment me taban! Nderime dhe autorit qe pavaresisht nga kufizimet qe jane produkt i mungeses se njohurive ushtarake ka hapur me sukses nje debat qe ja vlen!

  • Pershendetje Kolonel Zaimi, eksperienca juaj perqendrohet ne pika sh. te vlefshme; shkepus – Motivacionin. Quaje spiritualist, komisar a propagandist personin/organizmin qe e ben ate nuk ka rendesi; ushtari do nje motiv per lufte si ne sulm e ne mbrojtje. Ky motiv mund te jete placke [pasuri] territore te reja per vendin e tij ose per te ruajtur familjen e kombin. Ne disa raste eshte shume e lehte te motivosh nje ushtri, ne disa eshte teper e veshtire … sado profesioniste dhe e mire-armatosur te jete trupa.

    Historia e kombeve, te pakten 3-400 vitet e fundit eshte e lidhur me ushtrine qe kane. Me betejat e humbura e te fituara, ketu bazohet krenaria kombetare e perkatesia individuale- tek lufta/sakrifica. Ja nje shembull per lufte/respekt. Konsiderojme 7Prill 1939. Shtet kishte por jo ushtri, e na pushtoi Italia. Ajo Itali qe Vlora vetem e hodhi ne det. Qe ngeli ne Greqi e me ca perpjekje do ngelej dhe tek Ne. Ishin 22-25.000 Ushtare, duke ditur raportin mbrojtes-sulmues e ne varesi te armatimit/ tranjimit, fortifikimeve e terrenit, nje force agresive duhet te jete 4-6 here me e madhe. Me 4-6.000 ushtare te rregullt, Shqiperia do bente histori ne fillim te L2B. Ne fakt, kapitulloi turpshem. Jo per mungese te motivimit por te organizmit e armeve. Sigurisht qe pas disa jave-muajsh, ne numra e teknike apo duke ardhur Gjermani, ne do pushtoheshim por humbem nje shanc te madh historik.

    Sot debati yne perqendrohet tek humbjet, cfare mund te ishte e cfare mund te behet; realisht jemi ne nivele te pallogaritshme force. Duhet kuptuar qe Paraja deteminon cdo gje; por ka nje faktor kohor qe Ushtrise i jep perjashtime e pranohet qe ajo eshte “deficitare” per 10 a 80 vjet nuk sjell perfitime; ne afat te gjate duhet vetem nje here te ripaguaje kostot. Ne afat te shkurter krijon besim ne popullate e mbeshtet diplomacine shteterore. Perseris, kemi humbur nje shanc historik per te ri-strukturuar Korpusin e nje Elite Ushtarake, do vije dita kur te gjindemi ne mes te rrugeve. Jam dakort me tezen e autorit per “funksionin atdhetar e moral” te ushtrise.

  • Mos ndoshta duhet te pergatitet nje draft ligjor, ku te ndahet vendimarrja politike nga ajo ushtarake?
    Mendoj se kjo sherben si pikenisje per argumentat e P.A.B.
    Sot ka vlera ne ushtri, dhe gjithashtu elita. Jane ushtarake te trajnuar pikerisht nga kasta e zbuluesve te vjeter, me ate moral dhe fryme per atdheun, dhe te vazhduar me trajnimet e diteve te sotme. Por jane pak, dhe problem eshte ndarja qe duhet te ekzistoje, midis ushtarakeve dhe pjeses politike apo civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *