Matteo Renzi nuk priti që të bëhej kryeministër me votat e italianëve; nuk priti pra të merrte një mandat popullor, dhe me ndihmën e këtij mandati e duke pasur një grup parlamentar të tijin të bënte një numër reformash shumë të nevojshme për Italinë e sotme. Ai parapëlqeu një rrugë tjetër. Me të fituar garën për kreun e partisë së tij (PD), vuri nën presion kryeministrin e së njëjtës parti, Enrico Letta-n, që ish në krye të një qeverisë të bërë tok me një fraksion të qendrës ë djathtë, që deri ca javë më parë ishte pjesë e partisë së Berlusconi-t. E vuri nën presion Letta-n duke i thënë: Ke mbështetjen time pa afat, nëse do të bësh reforma. Por ndërkohë, të gjithë e dinin që edhe Letta nuk i kish duart të lira e nuk i kish këllqet të forta për të bërë reformat që kërkohen, edhe Renzin nuk do ta mbante vendi duke bërë sehir. Dhe në fund, i kapi në befasi të gjithë. Dhe letta-n, të cilit i tha: Koha mbaroi.
Pse e bëri këtë Renzi? Kjo pyetje po merr përgjigje të ndryshme. Ka që thonë se Renzi e ka tahmanë e madhe dhe durimin e paktë, se ai nuk mund të rrinte gjatë pa marrë në dorë timonin. Ka të tjerë që thonë se ai ka bërë gjënë e duhur, se i ka marrë vetë përgjegjësitë, se reformat që ka në mendje, si reformat kushtetuese, ndryshimi i ligjit elektoral, reformat në fushën fiskale e në atë të krijimit të vendeve të punës, etj, duan një njeri me mandat e autoritet politik më të madh (Renzi i ka këto të fundit qoftë për shkak të fitores së zgjedhjeve brenda partisë së vet, qoftë për shkak të besimit që ka provokuar me entusiazmin dhe me stilin e ri të të bërit politikë), dhe se kjo është kurajo e madhe prej udhëheqësi të lindur. Ka të tjerë akoma, që i bëjnë një interpretim dramatik situatës politike në Itali, e cila ka rënë në dorë të njerëzve si Berlusconi (i korruptuar), Grillo (i papërgjegjshëm) e Renzi (një leader i improvizuar rrethanash), që të tre jashtë parlamentit. Ndërsa në Europë janë edhe më të pasigurtë lidhur me këtë novitet italian, që është fanepsur në këtë moment krize. Dhe të gjithëve nuk u mbetet tjetër, veçse të shpresojnë tek ky 39 vjeçar që – kjo gjë duket – është ndryshe nga të tjerët.
Kam vite qe nuk lexoj gje te hajrit nga Mustafai dhe per pak sa nuk shkrova:-Bravo Habilaj!
KUR SHARLATANET BRUMOJNE POLITIKE
“Shpikje” ? “Novitet italian” ? “Europa….. e fanepsur ne kete moment krize” ?
Ne se do ndodhte qe Orwell-i te lexonte kete esse te brum-prodhuesit nga Çorovoda, do kafshonte buzen e posteme deri ne gjakosje, siç ben shpesh imituesi i tij, ne shenje te reagimit te tij nga gabimet e shtyp-shkrimoreve. Po per fatmiresine e tij, nuk do lexoje asnjehere keto afermime kampionesh te injorances zhul-jakore te kemishave “perdore e hudhe”.
Ne historine republikane te Italise, qeveri te ketij tipi numurohen me dhjetra, sepse jane formuar nen tutelen e Kushtetutes se Republikes Italiane te De Gasperit me shoke. Nuk ka asgje te re, vetem ne kete legislature jane plot tre qeverite e krijuara jashte votimit popullor, brenda parlamentit italian.
Matteo Renzi, e kam thene edhe here te tjera, eshte nje toskan me prejardhje borgjeze, me tendenca teresisht fashiste, qe aq mire mundohet ti fshehe pas slloganeve balbetuese te tij ne çdo takim, ne çdo show televisive, ne çdo mjet modern te komunikimit masiv (internet, twitter, face book), ne shtypin e shkruar. Jane plot gjashte te pushkatuar o te denuar si bashkepunetore te fashizmit, xhaxhallare e kushurinj te Renzit, ne Firencen e pas luftes.
Nuk po flas per te kaluaren e prezantimeve te tij televisive, si tek Mike Bongiorno etj. Por kujtoj te parin prezantim te tij si politica dashurues tek Michele Santoro, i veshur me nje xhup ne ngjyre te kaltert, thuthuq deri ne ekzaltim, qe rrefente idete e tij per politiken neo liberiste, te mbeshtetur edhe nga komunistet fiorentine, ne mungese te nje alternative tjeter.
Renzi, u markua nga padroni i “L’Espresso-s” dhe “La Repubblica-s”, Carlo de Benedetti si: “piccolo Berlusconi” – nje Berluskon i vogel.
Kjo nuk e pengoi Renzin te vizitonte vete Berlusconin ne vilen e tij ne Arcore.
U fol shume per mbeshtetjen ekonomike te fushatave te tij nga grupe financiatoresh me fonde nga Ishujt “Off-shore”, posedues te “Hedge Found”- finaciatore “d’assalto”.
Te ashtuquajturit “Hedge found” jane ata qe bejne “bello e cattivo tempo” – kohe te mira e te keqia – qe krijojne artificialisht tere krizat finanziare boterore, duke fituar shuma marramendese. Nje nga keta finanziatore eshte edhe Geoge Soros (si je me shendet i dashur Veliaj?).
Renzi u votua nga rreth 60% e votuesve te majte, pra rreth 1,7 milion vota, te cilat perbejne rreth 3% te popullsise italiane.
Me keto vota, “me “Shpikjen” muçnaniste çorovodiane, Renzi do imponoje vullnetin e tij pjese tjeter te popullsise italiane, gjithnje duke u konsideruar si i zgjedhur nen rispektimin e Kushtetutes Italiane.
Mos u ushqe me luleshtrydhe te mbledhura nga krahina te tjera qe ndodhen jashte Çorovodes tende te martirizuar, sepse permbajne ne perberjen e tyre katalizatore sharlatanizues.
Me fal Besjana..nuk e njihje mire Muçin.
Ka lindur ne Shijak,jo ne Çorovode.
I jati po, ka lindur me sa di une ne STRORË,SKRAPAR
Ne njerin nga emisionet e tij Jamais Vu ai e deklaron vete: … jam nga Çorovoda…
Mund ta gjesh ne faqen online te OraNews.
@ BANDITIN DHE TE TJERET
Nje sqarim te vogel: keta ketu poshte quheshin “repubblichini” dhe kane qene se bashku me dhjetra mijera fashiste te tjere terrori jo vetem i popullit italian por edhe popujve te tjere ku Musolini i dergoi te “luftonin per interesat e atdheut”.
Ne faqen zyrtare te ketyre fashisteve – e bllokuar disa here nga Prokuroria e Pergjitheshme e Italise, eshte lista e ketyre “RENZI-oteve” ne mes te 49.045 fashisteve te tjere.
1 – RENZI RENZO:
Bente pjese ne Milizia GNR CP.MO-633° – i vrare 09/03/1945 – varri ndodhet ne Nonantola MO
2 – RENZI PIETRO:
Bente pjese ne Ard. B.N. 25° FO Btg.Assalto Forlì – i vrare 14/03/1945 – varri ndodhet ne Fr.Senio Tossignano,Vena Gesso BO
3 – RENZI LUIGI:
Bente pjese me graden e Caporal RAP 4° Btg.Arditi Fanti dist.Cigliano – i vrare 05/05/1945 – varri ndodhet ne Mongrando VC (seviz.),Cim.Graglia
4 – RENZI GOFFREDO:
Bente pjese me graden e SERGENTE AU 8°Rgt.Bersagl. 1°Btg. – vdekur ne burg 03/05/1945 – varri ndodhet ne Tolmino GO (+80,gabbia prigionieri)
5 – RENZI FEBBO:
Bente pjese ne Leg. CC.NN. 72°Btg. (corpo carabinieri) – i vrare 11/12/1943 – ne Danilograd, Montenegro.
6 – RENZI DOMENICO:
Bente pjese ne 1°AV. ANR Gr.AT Terracciano-Aerop.Mitau – i vrare nga bombardimet e aviacionit rus ne 29/07/1944 ne Mitau- Lettonia.
7 – RENZI ALBINO:
Bente pjese me graden e ARTIGLIERE ANR Flak 131°Rgt. – i vrare ne 24/06/1944 – varri ndodhet ne Sasso Marconi BO (m.aer.),C.Altare
me fal besiana ..nuk e njihje mire matteo renzin, flasim mbasi te formohet qeveria e re.po te ishte fashist sic thua ti toscana d.m.th firenze nuk e votonte sindaco, ku dihet qe 70 perqind firenze eshte e majte.
E nderuar zonja Gushi, ketu te kaplojne 3 ndjenja: 1) G. Dita, pse na thoni me germa te kuqe “postimi prêt aprovim nga moderatori”? 2) T’ju drejtohem direkt ne rrezik te “kovave me uje” 3) C’me duhet mua. Zgjedh te dyten. Perjashto par.1 e te fundit, mesova disa gjera (faleminderit) Ne “krahinen” ku jetoj Italine e kam harruar, realisht per Shq. duhet te kete vlere. Si pozicion gjeografik, diplomaci, ekonomi, shkollim; e per 00-000 “cuna e goca” qe jetojne aty me femijet e tyre! Kjo e fundit ka sh. rendesi. Renzi duket energjik (toni bler circa ’97) te pakten nje fryme e re. Me kete info me ke ndryshuar mendjen, ne piken qe dyshoj ne te. S’ta them te bej qefin por te dime efektin qe Ju (e te gjithe) kemi tek njeri-tjetri, per nje problem te caktuar.
Ne forume serioze “te rinjte” qe bejne tranzicionin leter-digital, cuditen. Me padurim thone: ” wow. Wow. WOW. C’paskam humbur deri tani, ju flisni me mire se gazetari. Ky postim ja kalon Shkrimit. Tjetri “paturpesisht” deklaron: lexoj kete gazete vec per postimet shume me interesante se Artikulli. Shpesh te bejne te qeshesh : ) : ) Per nje fakt te thjeshte: si grup jemi me te zgjuar se “cdo Mustafa” dhe ne qofte me eruditi i gazetareve. Ne 00 apo 000 eksperienca e “brain power” ne menyre komplementare; pa thirrje, ulje e te shara; Nobelist te jesh e s’ja del me Ne!! Shume gazetare me emer falenderojne Lexuesin. (media serioze sot konkurron me platforma te tjera lajmesh, provojne cdo gje te na mbajne aty.) Gazetari eshte ne disadvantazh se kolonen e fjalen i ka te kufizuara, ne shkruajme sa te duam; nga 1 fjale ne nje faqe, kapemi me temen, nje paragraf a nje fakt! Ketu ka vend per nje kritike ndaj Dita-s e z. Nano, artikulli s’mund te kete 3 paragrafe (?!) do bere i gjate te dale me serioz. Po ashtu dhe ju keni te drejte (minus anen derogatore!) ky nuk eshte artikulli me i arrire i tij, e ka 00 forma per ta thene kete. E nderuar Zonje, te lexova ne nje teme “per Ujin” sinqerisht me ke impresionuar te pakten ne 3-4 postime te sakta, me shkence, shembuj e normalitet. Pa bere te skuqeni ju, rralle kam pare te tilla ne kete “forum”.
Besiana, (po behem brutal tani 🙂 ) Qe jeni intelligjente duket qarte, dhe keni njohuri e kujtese te mire. Pra mund te beheni burim informacioni e percues argumenti me vlere. Me pak pjekuri, mendim e strukture, nderoni veten dhe ne. Sot sillemi si ”hebrenjte ne Shkretetire’’ per pak qualitet ne Shqip. Ne “boten e qyteteruar” Shteti eshte reaktiv ndaj medias, edhe kompanite private kane sektor PR-i se Opinioni Publik nuk te fal. Fuqia e medias na sherben ne raport me llogari-kerkimin e friken qe sjell tek Politikanet e Pushteti. Fshihu pas perdes sa te duash, me beso … dhemb me teper “kur nje i zgjuar sillet si thug, se kur nje Thug tregon veten!” Do benit shume gabim ta merrni kete post si patronizues, kerkush nuk ti shton/heq vlerat e tua, por ke kaluar masen “me sharje” ndaj Gazetarit e te drejtohem thjeshte per “argument te kulturuar e paqe”. Te gjitha keto mundesi (veti) jane tek Ju.
Ndodhemi para nje zgjidhje te thjeshte: 1) te leme vulgun t’ na marre zvarre nga “grup-injoranca” (pasioni/ mospermbajtja/ uber-politizimi) 2) Te kapim Nivelin per Zverku e ta ngreme lart. Ju i keni mundesite per te dyja. Asnje gazetar ne kete lloj replikash qe bejme nuk ka incentiven (sic) me te vogel; te matet e verifikoje fakte, a te harxhoje kohe ne shkrime, i.e. te ngrene qualitetin.
Miqesisht,
e pike e zeze! Cna pellciti ky Muç italjoni! Ketu na mbyti mizerja, ky vret mendjen per Renzin e Benzin! A ka valle njeri qe ja lexon keto postime facebook-u!? Apo DITA ja ben copy-paste nga profili i Muçit dhe i hedh ndo1 lemoshe qe te mbaje emrin e tij mbi kete gazete te mire shqiptare! Muci ka marre fund kur u shpor Saliu, sic morren fund anti-komunistet bashke me rrenien e komunisteve.
Znj. Besiana,miqësisht? Ju respektoj për burimet që përdorni,për stilin dhe né pergjithësi përmbajtjen e komenteve por, nuk e miratoj agresivitetin tuaj me doza denigrimi krahinor? “Luleshtrydhet” kudo në shqipëri pak a shume të njëjtën shije kanë? Madje ajo krahina e muçit i ka pak më “bio” nga te tjerat! Nuk është e ndotur,e intoksikuar etj! Edhe P. A. B më duket se dialogonte me kulturë me idetë e komentit tuaj? Nderime besiana,o shpirt i trazuar,nga bota mediokre e revoltuar!
Zonja (zonjusha) Besiana , ju kam ndjekur dhe here te tjera ne komentet tuaja mjaft te goditura te cilat i kam lexuar me kenaqesi , ashtu si dhe shkrimin tuaj te mesiperm , por me beri pershtypje kesaj here vrazhdesia , toni juaj i ashper e i rrepte deri ne ofendim , si per Mustafa Nanon , ashtu edhe per Matteo Renzin . Po e filloj me Nanon , i cili komenton e jep mendimin e tij si analist shqiptar , larg Italise , gjendjen dhe politiken e se ciles e njef vetem nepermjet massmadias italiane dhe internetit . Nano gabon ne ate qe Qeverine qe po krijohet nga Renzi e quan shpikje ose novitet te nje Italie ne krize , ndersa siç e permendni edhe ju , kjo Qeveri , si dhe dhjetra te tjera te mepareshme , jane brenda Kushtetutes Italiane dhe plotesisht te ligjeshme , ashtu si Qeveria Monti , Qeveria Leta , per te mos shkuar me larg tek Qeveria D’Alema , Qeveria Dini etj . Italia nuk eshte as Shqiperi , as ndonje vend evropiano lindor , por nje vend me demokraci te konsoliduar . Pra , ketu Nano sigurisht qe gabon , por sa per te tjerat qe shkruan , nuk me duket ndonje lajthitje kaq e madhe e tij , sa te meritoje tere ate shfryrje dufi nga ana juaj . Te njejten gje , do te thesha edhe per Matteo Renzin . Personalisht , e kam votuar dy here , nje here ne zgjedhjet lokale si sindaco dhe nje here ne primaret e fundit . Renzi , mund te lere edhe diçka per te deshiruar , por ne pergjithesi , me ambicien e tij (shpresojme te jete “seder”) , me entusiazmin e nje te riu , me deshiren per te sakrifikuar (Renzi eshte 39 vjeç dhe nje mos sukses e djeg per fare karieren e tij) , mendoj se eshte nje shans e nje prove per Italine . Shtoj ketu , qe ne Firenze ka qeverisur shume mire .
Eshte e vertete qe Renzi eshte nje i majte atipik , qe kundershtaret e kane akuzuar per demokristian , por asnjehere per fashist , ju jeni e para qe po degjoj . Personat e afert te tij qe ju permendni , kane qene fashista , po ky eshte nje argument fare rakitik , qe edhe Renzi te jete fashist . Po pse biografine familiare po i beni ju ? Ku jemi , ne Shqiperine komuniste ? Neqoftese Renzi do te kishte pikpamje fashiste , lehtesisht mund te ishte antar i Aleances Nacionale , parti e krijuar nga fashisti Almirante (i zoti dhe i famshem) dhe qe Fini me vone e transformoi ne nje parti te djathte te vertete , ku militonte Alessandra Mussolini dhe plot ish fashiste te tjere . Ka dhe te tjera grupime fashiste Italia (cassa Pound) etj , ose maksimumi mund te ishte i djathte . Ju permendni Carlo Debenedettin si perkrahes te Renzit , eshte nje kompliment , Carlo Debenedetti eshte i majte dhe antiberlusconian (per arsye edhe konkurence) , po keshtu edhe grupi Espresso . Ju permendni Renzin si pjesemarres ne quiz-et e Mike Bongiorno , por nuk thua qe Renzi fitoi me zotesi çmimin e madh kombetar , para shume vjetesh . Edhe ky eshte nje kompliment per te . Me kujtohet para do kohesh dy “te derguar” te emisionit Hijenat (italia uno) , qe per te diskredituar deputetet e senatoret , i ndalnin ne rruge dhe i benin sejcilit nga kater pyetje jo shume te veshtira qe nje politikan i shkolluar duhet t’i dije . Asnje , po e theksoj ASNJE , nder dhjetra onorevole , nuk ju pergjigj me teper se nje pyetje . Renzi , qe rastesisht u ndodh aty afer (nuk eshte deputet) , u ndalua miqesisht nga “hijenat” , ju bene pyetjet dhe pa u menduar asnje çast , u pergjigj korektesisht te katra pyetjeve dhe , si pordhac qe eshte , tha : Po pse me pyetje te tilla per studentet e shkolles media inferiore kerkoni te me kapni juve ?
Eshte e vertete qe Renzi u votua me 1.7 milion vota , po ato ishin zgjedhje primare , ku mundesia per votim nuk ishte per te gjithe popullin , vetem per militantet . Sidoqofte , fitoi me mbi 60% te votave . Mbetet per t’u provuar ne zgjedhjet e ardheshme politike , ku edhe vete Renzi nuk eshte i sigurte per fitore dhe kjo eshte nje nga arsyet e manovres se tanishme te tij . Renzi dhe te tijet , e kane menduar mire ; qe te mbaroje legjislatura , duhen edhe 4 vjet , pra pothua nje legjislature e plote , koha eshte e pershtateshme sepse Italia , sapo u shkeput nga reçesioni (0,1% rritje ekonomike) dhe gjasat jane qe punet te shkojne jo keq (shif reagimet e merkatos dhe spreed ne minimum) , ne te ardhmen , reformat e Montit , sidomos reforma kriminale e pensioneve , do te japin efektet e tyre ; Renzi , nuk mund te duronte edhe kater vjet e te priste zgjedhjet e ardheshme ku nuk i dihej si perfundonin , kur ligjerisht e me perkrahje pothua unanime te kryesise se partise , ai sot behet Presidente del Consiglio . Natyrisht , une personalisht , qe jam askushi , por edhe shume te tjere , ndjejne keqarrdhje per ish Kryeministrin Leta , nje politikan i urte e i qete , nje burre shteti i vertete e i devotshem , por ja qe punet keshtu shkuan dhe s’kemi ç’te bejme tjeter veçse t’i urojme Renzit suksese , sepse shume njerez kene besim tek ai , gjithashtu t’i urojme Besianes me teper qetesi e me pak pasion , qe ashtu si deri me sot , edhe ne te ardhmen t’i lexojme me deshire komentet e saja comunque terheqese . Nderime nga Firenze .
@ASNJANESIN
Desha te te pergjigjesha ne gjuhen e Dantes por ndryshova mendje meqenese duhet te kuptohemi edhe nga bashke kombasit tane.
Nese e ke lexuar me vemendje ate qe kam shkruar, une kam thene qe Renzi i fshem me djallezi tendenzat e tija politike. Ne kete konkluzion kam arritur jo tani, por qe kur ai ne moshen 24 vjeçare, kur nuk ishte askushi, u prezantua ne programin e Santoros, duke parashtruar idete qe kishte.
Pa u zgjatur shume mbi Firencen dhe fiorentinet, bilanci i Komunes se Firences eshte ne defiçit me mbi 300 milion euro, edhe pse e ka taksuar qytetin dhe qytetaret me me shume “bujari”. Mjafton te te kujtoj qe ne Firence nuk mund te parkosh makinene pa paguar ne çdo skute te saj, ne se viziton Firencen duhet te paguash takse (i vetmi qytet ne Itali) e kerkuar nga Renzi dhe e akorduar ne ate viziten ne Arcore nga Berluskoni etj etj.
Te flesh ne hotelet e Firences, duhet te vesh nje maske oksigjeni per kuterbimin qe kane.
Firenze ka policine me agresive te te gjithe Italise, mjafton te pyesesh studentet shqiptare qe studjojne aty, dhe nuk ka filluar me shqiptaret, aty hengri shpullat e para edhe Massimo D’Alema kur guxoi te demonstronte kur ishte student.
Patjeter qe Firenze nuk eshte qyteti i krijuar nga Renzi, ka traditen dhe culture e saj shume shekullore, arsye edhe per te cilen figura boterore kane studjuar aty, permend emrin e aktorit Robert Redford etj.
Edhe une kam votur me 2 euro, por jo per Renzin, kam votuar per Giuseppe Civatin, figura me e paster, me e sinqerte e me progresiste qe ka sot Italia.
Desha te te kujtoj debiti parazgjedhor mes Renzit, Civatit dhe cuperlos: fitoi Renzi natyrisht por ne zebra dhe ndjesite e publikut fituesi i vertete ishte Civati, te cilin e sabotojne nga te kater anet.
Pa u zgjatur per Firenzen, mund te te them qe fiorentinet jane njerezit me te ngrohte qe ka Italia, te afrueshem, gjentile, te kulturuar, filantropiste. A mund te ishte edhe Renzi i tille… me siguri ti do me pergjigjesh po.
Buona note, e salutami il Palazzo Vecchio, l’unica meraviglia che mi e piaciuto da Firenze (a parte il Ponte Vecchi).