SHENIM: Mbahu Çiljetë, mbahu motër!

redaktor

Pas lajmit se Komisioni Europian i rekomandon BE-së dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, thënë nga Komisioneri Fyle,  po aq i bujshëm mund të konsiderohet dhe ai i dhënë nga kryeministri Rama se në rast dhënieje statusi, Çiljeta nuk do këndojë para turmave të eksituara politikisht dhe erotikisht bashkë. Jo se tashmë ajo është një nënë e ka obligime mëmësore për të rritur zogthin e saj të shtrenjtë, as se majta nuk e rendit ndër “çingijet” e saj të preferuara për t`i përdorur si karem për peshkim turmash, porse preferon që marrjen e statusit ta  kalojë pa bërë dasëm. Dhe në një kuptim, ky është një lajm shumë më i vyer se ai i marrjes së statusit nëse ndodh. Çiljeta, krejt e pafajshme në atë që është e bën, ishte në të vërtetë përçudnimi më i rëndë që qeverisja e djeshme i bënte popullit të vet; sepse ishte çmimi real që u vinte njerëzve. Me peshkimin nëpërmjet Çilit (Çiljetës gjithmonë, e jo Henri Çilit), ajo qeverisje thjesht i merrte njerëzit për trupeshk. Me Çilin, ajo u thosh: Ju kaq vleni! Ju shiteni e bliheni për ca tule! Por pa e kuptuar se në këtë mënyrë dhe vetes i kishte vënë një çmim të tillë të ulët. Maksimumi i maksimumeve që mund të bënte ajo qeveri, ishte t`u ofronte njerëzve një shans virtual për t`u përhumbur në fantazi erotike. Çiljeta, ishte vetëdenoncimi i madh i asaj qeverie. Por pavarsisht, emri i saj zuri një vend jo të vogël në një ndër momentet më historike të Shqipërisë në raportet e saj me Europën.  Falë PD-së, gjithmonë. Vetëm prej saj mund të burojnë sadisfaksione të tilla. Mbaju Çiljetë, mbaju motër!

E.H

Share This Article
11 Comments
  • Per te qare dhe per te qeshur. Cili (Henri) dhe Ciljetat e PeDe-se te Berishajve kishin cmimet e tyre. I pari donte me shum para se ishte mender intelektual. Kjo e dyta pak me shum se ci jepnin per nje dasem. Kur te shkojn Berishajt ne burg ose te vdesin nga plumbat e atyre qe u kan vrare njerzit e familjes do te ket hyr Shqipria tamam ne BE.

  • Nuk e di kush eshte ky gazetari EH , por me mire se kaq nuk kishte si ta pershkruaje realitetin ordiner,qe na vinte turp dhe gjynah per ata njerez te thjesht , qe gezonin si ne kohen e Enverit, me endrra boshe. Kur flitet qe Saliu udhehoqi me stilin komunist , mos kujtoni qe komunizmi ishte vetem ai qe kaluam me Enverin, por ideologjia dhe brymosjen ideologjike te tyre e provuam pikerisht me keto veprime e koncerte ofenduese, qe i treguan popullit se kaq vlen , pra ha nje kothere buk si dikur dhe kaq eshte demokracia , po tashme eshte vone , shqiptaret 22 vjet i kujtojne mjaft negativisht, dhe nuk e meritonte nje jete te tille pas 1992………

  • Bir Selman i nenes ke te qaj me pare
    Cilin a Ciljeten, apo komandane
    S’lan tribun pa hipur, s’lan njeri pa share
    Mekatet e tyre duan shum per tu lare.

  • Ne Pd nuk gjen njeri te ndershem ne mare ,po numerohen shume-shume me gishtat e te dy duarve ,rrjedhimisht edhe militantet e saj jane nga me te degjeneruarit ne cdo kendveshtrim . Nuk eshte e nevojshme t’i permendesh se njihen nga te gjithe.

  • Po te shohim emerimet qe jane ber neper poste te rendesishme shteterore, me gra, te dashura, niper, mbesa, te lind pyetja: “a kemi te bjeme me rilindje apo “ciljetizim” te shtetit?”.
    Mbahu E.H. merre me shtruar se ju mbeti mendja tek Ciljeta dhe Grida ndersa pozita po ben namin me emerime skandaloze.

  • Çiljeta per kengen,shoqen rrall e ka,por ne bel e posht,burrave u ngja.Dy gishtat e dores,kur i çonte lart,Te dy me padronin,ngjanin si ai..veshgjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *