Edhe pse nga shumëkush është parë si zgjidhje afër të përsosurës, laicizmi kurrë nuk ka mundur të jetë paqtues mes shtetit pretendimeve të religjiozes. Kjo e dyta, e përfaqsuar në shoqëri nga institucioni zyrtar dhe jo zyrtar i besimit, ka parë tek formula e laicitetit, një kamuflim dhelpërak të antireligjiozes së pastër, duke u kacafytur herëpasherë, sidomos në lëmën e ndjeshme të të drejtave njerëzore, proklamuar me të madhe pikërisht nga kredot e sistemeve laike.
Por së fundi, vjen një preçedent shqiptar që ja vlen të merret në konsideratë si një formë e përkujdesjes së laikes për religjiozen, bazuar pikërisht tek detyrimet e së parës si domen shtetëror ndaj shtetasve të vet, edhe kur ata i përkasin pastërtisht, thelbësisht dhe praktikisht një besimi të caktuar. Në faqen web të Ministrisë së Shëndetësisë, has këto ditë një hapësirë kushtuar këshillave për agjëruesit e Muajit të Ramazanit. Këshillat janë të llojit dietik në funksion të shëndetit, pa asnjë lloj interpretimi religjioz.
E pa paragjykuar, paketa e këshillave përfaqson një shërbim të caktuar që shteti u bën shtetasve të vet, si detyrim e respekt ndaj tyre, pa e cënuar aspak pozicionin e vet laik, por përkundrazi në sintoni me kredon e saj si shërbëtor i shtetasve pavarsisht bindjeve të tyre fetare e jofetare, në barazlargësi me çdo të tillë që përfaqsohet nga segmente të ndryshme shoqërore. Pra, në debatin e madh e të acartë global që vijon prej dhjetra vitesh mbi atë se çfarë përfaqson në të vërtetë laikja dhe se si duhet të sillet ajo përballë religjiozes, ia beh sakaq dhe Ilir Beqja nga Shqipëria, i cili ofron një model paqtues, si për të përligjur statusin e një rilindasi… edhe në këtë pikë.
A.N.

I paskan mbetur këshillat për ramazanmbajtësit ministrisë se shëndetsisë? Megjithe justifikimet dhe sperdredhjet gazetareske nuk e shoh me vend qe shteti laik i shpallur me kushtetute te jape keshilla per besimtarët!? Kushtetuta nuk eshte leckë per te fshire menderen por eshte ligj dhe ligji nuk njeh pirueta religjioze? Mbas keshillave te tilla shoh nje tendencë protektoriale. Por mbi te gjitha ligji themelor i shtetit ndan qartë shtetin nga feja. Keta kerkojnë ta trendafilojnë kete kufi ligjor dhe te na japin nje kufi shendetsor në emer te demagogjisë !? Jo serioze?
@@@ I paskan mbetur këshillat për ramazanmbajtësit ministrisë se shëndetsisë? Megjithe justifikimet dhe sperdredhjet gazetareske nuk e shoh me vend qe shteti laik i shpallur me kushtetute te jape keshilla per besimtarët!? Kushtetuta nuk eshte leckë per te fshire menderen por eshte ligj dhe ligji nuk njeh pirueta religjioze? Mbas keshillave te tilla shoh nje tendencë protektoriale. Por mbi te gjitha ligji themelor i shtetit ndan qartë shtetin nga feja. Keta kerkojnë ta trendafilojnë kete kufi ligjor dhe te na japin nje kufi shendetsor në emer te demagogjisë !? Jo serioze?
Sa Papune qe je more Zaim, por qe e shkroi ministria e shendetesie mire beri qe e shkroi me qellim qe nejrzit te mbrohen dhe te mos semuren dhe te shtrohen ne spital dhe te marrin dnihme mjekesore falas nga parate e popullit, e kupton o Zaim sa larg shikon qeveria! Pastaj, sa per kulture Zaim do te thote ” Lider”, pra shoku Zaim duhet te jesh me vizionar e lere laicizmin se siç nuk ja di kuptimin mbiemrit tend ashtu nuk mer ere edhe nga laicizmi. me respekt Shabani!
Nuk kam nevojë për mentë tuaj shaban pseudonimsi dhe meso të shkruash!?
Bravo Ilir se kjo metode e ramazanit tani dy vitet e fundit ka dale,dhe te falenderojme per informacionin qe po na jep o hajdut, njerz horra si puna juaj cvlersojne fene e politiken.
Shabani si shabani, aq mënd ka dermani tjetër artikulli,tjetër grin mjerani ?!? A e ha çorbën o shaban? Duhet ta hash përderisa na ke nxjere dhe këtu një tas ?