SHËNIM: Më kot indinjohen: Nuk ekziston asnjë karikaturë e Profetit!

redaktor

Ridalja në treg e “Charlie Hebdo’ sërish me një aperturë provokuese, tregon një rithellim të hendekut mes dy domeneve: Atij që e quan të shenjtë lirinë e shprehjes, pa pranuar asnjë limit etik vetëçensurimi, ose më saktë vetëfrenimi, dhe të tjetrit përballë që e kërkon këtë gjë, pikërisht në emër të së shenjtës.

A ka një zgjidhje?! Për të parët, ndoshta as nuk ka përse të shtrohet ajo që, në këtë mes, ka diçka për të zgjidhur; kështu që mbeten të dytët, që janë 1 miliard e kusur njerëz në botë, besimtarë myslimanë.Nuk përbën ndonjë koklavitje të madhe kjo punë: Askush më shumë se ata, nuk e ka të qartë se karikaturat që nxjerr francezja e atentatuar një javë më parë, por dhe të tjera pas saj, nuk kanë të bëjnë asfare me Profetin Muhamed.

Atë nuk e ka parë askush përveç bashkëkohësve, e as që është transmetuar ndonjë imazh i tij tek brezat pasardhës, veç disa të dhënave si fjala vjen, flokët e ndara në mes, ndërkohë që majat e lapsit as që i afrohen me këtë detaj, qoftë dhe si karikaturë.

Pra, nuk është çështja se ekziston një imazh i tij, e që po i deformohet turpshëm. Në këtë pikë, më shumë se me liri fjale, kemi të bëjmë me liri për të fantazuar, ose sajuar, derisa asgjë nuk ka bazë reale.

Për ithtarët e besimit, maksimumi i maksimumit, duhet t`i shqetësojë ose mrrolë thjesht rrekja për të prodhuar një imazh të Profetit, edhe sikur të mos ishte fjala për karikaturë, por derisa kjo është e pamundur – ngase origjinali nuk ekziston dhe nuk ka gjasë të gjendet diku – ahere nuk kanë pse e prishin fort terezinë.

 

Share This Article
3 Comments
  • Po, vertete!
    Shkrim shume i lezetshem! Sugjeroj t’i fusesh nje te perkthyer ne frengjisht e t’ua dorezosh revistaave franceze, sepse logjika eshte me te vertete e forte, qendron, e na ben edhe me shume per te qeshur kur shikojme anadollekun dhe “connerine” e ekstremisteve.

  • Aktori i njohur i komedisë, Dieudonne M’bala M’bala, është arrestuar nga policia franceze për mbështetje të terroristëve.

    Dieudonné u arrestua, pasi shkruajti në Facebook: “Unë ndjehem Charlie Coulibaly”.

    Aktori do të përballet me akuzën e anti-semitizmit dhe mbrojtjes së terrorizmit.

    Po ne kete rast pse nuk zbatohet LIRIA E FJALES. Dicka nuk shkon ktu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *