SHËNIM: Me ‘shkuma-party’, ç`kohë po jetojmë? 

anazapta

Me një risi në lëmën e harbimit kolektiv erdhi kjo verë: ‘shkuma – party’ quhet. Një lukuni qeflinjsh, të rinj e të reja – nga ata që para një çerekshekulli kullonin djersë e jargë nga puna në aksion, e që tani, me gjuhën e popullit thuhet se janë rehat nga trutë – mblidhen në një vend, ashtu gjysmëgollomesh me rroba banjoje dhe u lëshohet shkumë me shumicë, jo për t`u larë, por për t`u këndellur në një kënaqsi pa emër me nuanca erotike, shoqëruar nga klithma e spazma dehjeje, të tipit: jeta osht qejf plako!  Duket sikur është një fazë evolutive e dusheve kolektive të konvikteve dikur.

Shenjat e para të trokitjes së moshës së pubertetit, ishte tërheqja për të parë me kacavjerje në dritare banjosh, vajza konviktesh duke u larë të dielave pasdite. Më shumë se për kënaqsi individuale, dëshirat erotike shvendoseshin tek egoja mashkullore për t`i rrëfyer shoqërisë se ç`kishe arritur të fiksoje nën dritën e zbehtë të banjove plot avuj, ç`kurme, ç`,linja, ç`fytyra. Dhe gjithsesi, ndodhte që nga rrëfimi të prodhohej pak letërsi urbane.

Si dikush që femrën që dashuronte e shihte si Penelopë, e vehten si Odise; ndërsa konkurentët në ndenja, nga harkëtarë i kishte konvertuar në shoferë, që garën për ta fituar zemrën e Penelopës, nuk duhej ta zhvillonin në gjuatje me hark, por në përpjekje për ta ndezur një ZIS rus me manivel. Sot, vështirë se has të tilla perla në eglendisje moshe me fantazi erosi plot art e finesë. Sot, ka vetëm shkumë e ulërima; dhe ç`është më e rënda, çdo ditë e më shumë, seksit po i mungon dashuria!   ‘Shkuma party’ nuk ta jep këtë shans.   / E.H.

Share This Article
11 Comments
    • jo or jo,,,ky qe shkruan keto eshte nje rrote avioni,,,,qe vjen era pras ose gjize,,dmth palle e kuqe komplet,ku pasi nuk i doli me sukses operacioni ne prostate,vjen dhe kerkon qe rinia te shkumoset ne aksione

      LLoj lloj budallalleqesh po degjojme tani

  • NGA NA EDHE ERMIR ÇAPKENLLIU

    Mua si atyre dhjetemije banoreve te Qytetit Studenti na ka munguar kacavarrja ne dritaret e dusheve, tre godinat e seksit te dobet ishin te paisura me dushe brenda dhomave. Kjo ndodhte ne Tirone. E nuk mungonte defrimi e gallata, pa çmeduri, pa dehje masive, koha e çengijeve ishte mbyllur tek Ura e Tabakeve, brenda gjashte mureve ku Jorida erdhi ne kete bote mes ujrave te humbura te…..

    Aso kohe, koha e qepes (perdorimi i qepes per te ngrene fasule ne mungese te lugeve), shkume-party, jastek-party, pizhama-party e tere party-t e shpikura sot, nuk i vinte njeriu ne mendje te argetohej e te argetonte te tjeret. Ishim me tokesore, me praktike, me esnafe do thoshte ndonje nga “çunat qurravece te tirones”.

    Te lindurit ne dy anet e Lanes, e ndonje mace lidhes per bishti nga sokaktemarret, ishin per ne maloket defrimi i preferuar. Neteve te Ksamilit gjate terracimit vullnetar te Himares se Nerenxit, apo pas prashitjes se pafundme te rrjeshtave te fasuleve e misrit ne Myzeqene e mushkave engjellore te Ramizit te Agaçeve, apo tek rrepkat e Peleshit ne rrugen qe te çon ne Korçe, ne mbremje fillonte ajo qe ne e quanim: DYSHEK-party, apo kur ishim me te etur per tu defryer: SHURRE-party.
    Dyshek-party i dedikohej eksluzivisht mace lidhesve nga bishti, ishin te vetmit qe flinin edhe duke prashitur. Sapo i zinte gjumi i vinim mbi koke nje, dy, tre e deri ne dhjete dysheke deri sa tu zihej fryma, e te zgjoheshin te tmerruar mes gajasjeve tona deri ne dhimbje veshkesh.

    Shurre-party, si me e preferuara i dedikohej “çunave shurrane te tirones”. Pas gjumit te pare te bubusheve Dajt-veshtrues, nga qyka e nje ibriku leshohej nje currile e imte uji qe perplasej ne nje tas mu afer vesheve te “burbove pe’ tirone”.
    Nje minut, dy, tre e shumta dhe shurra i mbulonte deri afer gojes, ashtu si leshkot e kalifatit te ri te sot’tem qe me shume gjasa do ta kene provuar, shurre-party-n e malokeve qe sot urrejne aq shume.

  • NGA NA ERDHE ERMIR ÇAPKENLLIU

    • Bravo MALOKI tutkun!Dukesh qe je rritur ne shpelle bashke me dhite ndaj te mundon zilia ndaj qytetareve te Tiranes njelloj sic ben MALOKI tjeter Sali Birisha.Mallkuar qofte rraca juaj e qelbur!

  • Uaaaaaa cfare fantazieeeee ??? E kur degjova njanin qi ankohej se Shqiperia ka marre fund qe kur mikrofoni iu jepet vetem deficienteve ! Sa gabim e kishte !

  • I duhet DEGJERIMI MORAL I RINISE,qe kapitalizmi te duket i embel.Mjere prinderit e vajzave qe u duhet te OBORTOJNE QE 13 VJECE.JA KY ESHTE NJERIU I RI KAPITALIST.Pse vetem QENTE do bejne QEJF!

  • ===================================================================

    …. NESER DO LAHEN ME “SHURREN E TYRE” ….

    NJERZIMI TOKESOR NE DEGJENERIM ….. dhe

    ZOTI merr hak perdite me urigane, permbytje, termete, zjarre ….

    dhe mendon te zbrese “Kometen shkemb gjigant” t’a thermoje token deri ne pluhur me njerezimin e degjeneruar.

    ===================================================================

  • Bravo MALOKI tutkun!Dukesh qe je rritur ne shpelle bashke me dhite ndaj te mundon zilia ndaj qytetareve te Tiranes njelloj sic ben MALOKI tjeter Sali Birisha.Mallkuar qofte rraca juaj e qelbur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *