Në kushte të tjera, fjala e deputetit të PD-së Astrit Patozi dje në Kuvend, një tip alarmi për median e lirë dhe rrezikimin e saj nga asfiksia qeveritare, do kishte qenë një lajm për t’u përshëndetur dhe një gjest për t’u mbështetur. Po cilat do ishin këto kushte?
Fjala vjen, do ishte një fjalë për t’u përshëndetur nëse qeveria do sulmonte një nga të paktat ose shumë të paktat gazeta opozitare të saj, në gjithfarë mënyrash; duke u kërcënuar e rrahur gazetarët, bojkotuar reklamat e administratës, penguar me sulme të shpeshta tatimorësh, policish elektrike e higjienike etj, e deri në burgosje.
Do ishte një fjalë për t’u përshëndetur nëse autori, nuk do ta kishte gjithë përvojën dhe cv-në e tij në gazetari, një rrugëtim i pandërprerë në shërbim të pushtetit dhe/ose partisë, nga ATSH-ja e Berishës, në Albania-n (e Berishës) e pastaj në RD-në e Berishës, prej nga kërceu me sukses jo të vogël drejt politikës.
Do të ishte një fjalë për t’u përshëndetur, përtej të gjithave sa thamë më sipër, nëse vërtet do të ishim në një situatë teknologjike të fillimviteve 90-të, ku disa tituj në letër, ku dikush mbyllej e dikush hapej, ishin gjithë e gjithë mozaiku mediatik shqiptar, e ku risia më e madhe e elektronikës ishin flakja e makinave të shkrimit dhe mbërritja e kompjuterëve të parë.
Por ja që nuk jemi më në atë pikë. Së pari, nuk është e vërtetë se bizneset apo lidhja “Zhanashvili” me Shqipërinë është bojkotuar nga mediat; lajme mbi këtë personazh këto ditë ka pasur e nëse përbën interes, do të ketë dhe në të ardhmen. E dyta, një apo disa gazeta, edhe portalet e tyre online, nuk janë “mediat shqiptare” në total; sot një lajm i vërtetë apo një material që përbën interes, del në njëmijë mënyra dhe formate, dhe për këtë rroftë interneti. Dhe e treta, megjithëse qëndron shprehja e njohur se nuk duhet të merremi me “lajmëtarin, por me lajmin”, në këtë rast duhet të ndalemi pak edhe tek lajmëtari.
Siç thotë Zenepe Luka, lajme si ato të Patozit e Fahriut në vitin 1998 frymëzuan tritolin tek dera e shtëpisë së saj. Një shërbim i tejzellshëm partiak tek RD-ja nga 1997-ta e në vazhdim, solli dhe karrierën dhe statusin e Patozit sot, megjithëse tani disi “i ngrirë”. Dhe në nevojë për riciklim, Patozi zgjedh foltoren e parlamentit së pari për t’i bërë një hyzmet të vogël Berishës (duke kërkuar me zor dhe më kot tek bashkëshortja e Erion Veliajt, Argitën e re të pushtetit) dhe së dyti për një publicitet portalesh online.
E meqë jemi këtu, tek portalet dhe teknologjia e re, halli i mungesës së mediave kritike ndaj qeverisë nuk qëndron. DITA, një gazetë e majtë, është një shembull për këtë jo pak herë. Nëse një kabinet qeveritar apo një mazhorancë nuk qeveris mirë, edhe “me facebook” e detyron të largohet.
Por halli i Astrit Patozit është i kuptueshëm, dhe të mbetesh në politikën e partisë është kauzë serioze kur nuk di të bësh gjë tjetër. E në këtë pikë, mund ta përdorë foltoren e Kuvendit për t’i bërë publicitet kujtdo që është i interesuar. Parlamenti ka ende audiencë të lartë.

hipokrit i neveritshem
Pa më thoni ju c’farë të flisja tjetër ? Vrava mendjen e shyqyr më vajti mendja të gazetat,pasi për gënjeshtra të tjera nuk ka lën Saliu pa kurdisur. Mos u shqátësoni se nuk e kam patur seriozisht. Më sa janë të vërteta ato qe foli trimi ynë Paloka,apo kuksiani Ndoka e pasuar nga heroikja Vokshi ,aq e vërtet është edhe fjala ime e thën për medjat e lira. Ishte porosi dhe duhej zbatuar.
JU faleminderit për mirëkuptimin.
Astrit Patozi d.v
Kameleon
Hipokrit i neveritshem por edhe njeri i rrezikshem. Me shkrimet e tij terrorizuese, ky vagabond dhe ai vagabondi tjeter Fahri Balliu, i kane sjelle deme te pallogariteshme Shqiperise, Kosoves dhe ne pergjithesi hapesires mbareshqiptare.
Shkrimet e ketyre plehrave
– i kane sherbyer pengimit te proceseve demokratike ne shqiperi, nepermjet sulmeve te paprincipta ndaj mediave te pavarura e kritike ndaj partise tyre, ndaj te majtes shqiptare, ndaj intelektualeve me peshe dhe integritet qe nuk kane pranuar te perzihen ne pislleqet qe u diktonte pushteti i tyre, deri sa i kane detyruar te mbeten edhe pa buke,
– me shkrimet e tyre, nepermjet shpifjeve, trillimeve, sajimit te gjerave te paqena (sic eshte rasti i nxitjes se shkrimeve kunder kollosit te letrave shqipe Ismail Kadare- deri edhe ne dergimin e raporteve ne bashkepunim me emisaret diplomatike per te penguar dhenien e cmimit Nobel ketij gjigandi te mendimit intelektual shqiptar), u kane bere deme te pallogariteshme shume njerezve te ndershem, u kane shkatrruar jeten disa familjeve dhe i kane sjelle deme te pallogariteshme gazetarise shqiptare.
– keta te pafytyre kane perfituar shuma marramendese jo vetem nepermjet reklamave por edhe nepermjet shantazheve qe u kane bere disa intelektualeve te ndershem e tepambrojtur, apo firmave te ndryshme pronaret e te cilave ishin ne krahun tjeter politik.
– Patozi mos te rrije duke lehur lart e poshte kunder Berishes e Bashes. Sali Berisha e beri doreheqien i pari dhe mbajti mbi vehte tere pergjegjesite si kryetar i PD-se, ndersa ti skuthi Patoz ke pergjegjesi afersisht sa Berisha se ke qene kryetar i grupit parlamentar dhe nuk ke bere asnje autokritike, por ke 1 vit e gjysem qe bashke me Fahri Balliun lehni lart e poshte, tek lidhjet qe keni tek e majta, kunder lidershipit te PD- se, merrni neper goje femijet e Berishes dhe tregoni barcaleta ndaj tyre. Kjo eshte e pandershme dhe e turpeshme. Kur ti ben kete me pare duhet te deklarosh doreheqien si burrat.