Memoria e shkurtër dhe gjeli majë plehut

redaktor

Pra, kaq ishte. U bë nja 1 javë zhurmë për “shkrimin e Blushit” dhe kaluam me lehtësinë më të madhe në xhinglën zhurmuese të rradhës. Ajo që tha Blushi e u tha për Blushin u zhduk, u harrua.

Më ndodh e njëjta gjë kur hap TV italiane, dhe shoh që debatohen e hetohen publikisht çështje mister të para 5 viteve a më shumë. Ne nuk flasim më as për Santon. Një ngjarje që duhet të vinte vazhdimisht në qendër të vëmendjes, jo vetëm për të informuar por dhe për të ushtruar presion mbi ata që hetojnë e mbi ata që e kanë vrarë. Qoftë dhe për t’iu shmangur profecisë – sarkazëm të Çajupit mbi çudinë më të madhe që tre ditë zgjat.

Thonë që kur budallait i tregojnë hënën, ai shikon gishtin.

Gishti i budallait

Gjithë debati mbi tezat e Blushit u reduktua në gjëagjëzën, “pse e bën Blushi këtë”. Dëgjova edhe tezën, që “Blushi kishte mundësi të punonte për të ndrequr gjërat, e pse nuk e bëri?”. Në një kohë, kur të tjerë që mendojnë që Rama vetë është i pafuqishëm për të ndryshuar gjërat, le më një deputet, Blushi. Por, nuk dua të bie në grackën e atyre që do donin akoma të merreshin me gishtin.

Kjo është mënyra më e mirë për të mos u marrë me problemin. Kjo është gjetja gjeniale, të merren me individin e jo me problemet që ngre. Kjo ndodhi për disa ditë pas shkrimit të Blushit. Të paaftë për të prodhuar debat real mbi problemin më të mprehtë të parademokracisë sonë, figurat e ekranit e të letrave u morën me gishtin. Ky perceptim iu përcoll me sukses dhe bazës së fanatikëve, të të painformuarve, të atyre që marrin flakë shpejt, të atyre që jetojnë jashtë e shkruajnë brenda, të atyre që do u duhej më shumë kohë për t’i bluar këto ide. Interesi i atyre që donin të thelloheshin ca më shumë u mbyt në detin e anonimëve të paguar që turbullojnë çdo hapësirë mediash sociale.

Por, zëre se tezat e Blushit nuk i hodhi Blushi. Le ta zëmë se i shkroi Artani. Atëherë le të flasim për tezat e Artanit. Tezat e Artanit, janë tezat më të rëndësishme politike deri më sot në Shqipërinë pas komuniste.

Tezat e Artanit

Konflikti kryesor social, ekonomik dhe politik në Shqipëri është paraja dhe shpërndarja e saj.

Ndaj tezat e Artanit përfshijnë pushtetin, shpërndarjen e parave dhe indirekt të çojnë të reflektosh mbi rrjepjen sistematike që i është bërë këtij vendi e këtyre njerëzve. Pra, ata që u morën me gishtin nuk paskëshin qenë dhe aq budallenj, por të djallëzuar që e shmangën debatin. Artani i drejtohej një familjeje politike, por, ato që thotë ai vlejnë për krejt klasën politike.

Politika sot është mënyra më e shpejtë për të siguruar para të shpejta e të pista, përmes shitjes së favoreve që rrjedhin prej postit. Për të të futur në listën për deputet në zgjedhjet e fundit nuk kishte rëndësi kush ishe, por sa para kishe. Të tëra paratë e investuara për fushatë po u kthehen investitorëve në forma përfitimesh të ndryshme. Njerëzit më të pasur të këtij vendi janë në Parlament, në Gjykata, në kupolat partiake, në pronësi të mediumeve dhe në Qeveri. Edhe nëse ca të pasur kanë përtuar të hyjnë në Parlament, “hallet” e tyre i zgjidhin fare mirë në darkë të tërë së bashku. Ata kanë në dorë vendimet ligjore deri dhe në zhdukje dosjesh e krimesh, vendimmarrjet e qeverisjes, caktimin e zinxhirit administrativ të vendit në të tëra nivelet, çdo lloj pasurie të këtij vendi ndërtuar e lënë nga të tjerët, praktikisht, një grusht njerëzish kanë në dorë jetët e 2 milionë e ca të tjerëve. Kur them i kanë në dorë, i kanë në dorë në kuptimin e parë të fjalës, nominalisht, pra, mund të luajnë me jetën e kujtdo që ka zgjedhur të jetojë në këtë vend. I tillë ishte dhe rasti i Santos.

A gënjen Artani?

Artani, mbase dhe gënjen. Ndoshta, ekzagjeron. Por, nuk do ta marrim vesh kurrë, sepse mediat janë të blera. E vetmja mënyrë është të pyesim veten, dhe t’i besojmë perceptimit tonë. Perceptimi im është që Artani ka të drejtë.

Në çdo bisedë të përditshme, me njerëz të zakonshëm, i vetmi informacion që marr është që çdo vendim që merret në të gjitha instancat e pushtetit është në favor të një grupi njerëzish me para, në shtrembërim të së drejtës ligjore, morale e njerëzore. Kjo balancë e prishur është e keqe për të dyja palët, por, nuk besoj që lakmia do t’i lërë ujqit e parasë të reflektojnë gjatë për nevojën e një realiteti të ri social. Instinkti i ujqve është që të shqyejnë të gjitha delet, pavarësisht se nuk do t’i hanë.

Pyetja e Artanit, por edhe e imja, është: Kush do mendojë për të varfrit?

Të ndodhur në anën tjetër të humnerës, atë më të keqen, të varfëruar, të edukuar beterr, të ushqyer keq mediatikisht, të privuar nga çdo lloj të vetëndjeri pozitiv, të shtyrë të mendojnë që janë të paaftë, që jeta e tyre vlen aq sa u kanë dhënë, të nëpërkëmbur e të përbuzur, të shmangur nga çdo lloj forme vetëorganizimi politik, ata nuk kanë rrugë tjetër veç të lypin drejtësi. Drejtësi ligjore, ekonomike, politike, njerëzore dhe ekzistenciale.

Por, nga kush?

Një gjyqtar i pasur, një parlamentar milioner, një pronar mediumi që pret t’i dalë tenderi, një ministër që i duhet një shtëpi e re në një zonë luksoze, një Kryetar Bashkie që mbështetet nga ndërtues që presin fitoren për të ndarë trojet e ndërtimit apo një kryetar komune me llogari bankare në Qipro, cili prej tyre do të marrë qoftë dhe një herë një vendim në favor të të varfërve?

Pyetja

Umberto Eko, te “Numero Zero” ankohet për një popull që e ka memorien tepër të shkurtër. Si çështja e Santos dhe tezat e Blushit, që u harruan për pak ditë.

Ne kemi parë 97-n, Gërdecin, 21 janarin, shkatërrimin përfundimtar të Tiranës si qendër urbane, shkatërrimin e çdo fryme sindikaliste, shkatërrimin e arsimit e të shëndetësisë, grabitjen e pronës publike dhe tjetërsimin e asaj private, e prapë do të shkojmë në zgjedhje duke i harruar të gjitha këto. Do të gënjejmë veten me argumente se pse duhet të votojmë atë e atë më mirë se këtë e këtë, dhe do të luajmë farsën e radhës së “sovranit” që vendos të mbajë mbi kokë përsëri uzurpatorët.

Pyetjes më sipër, nuk do t’i japë askush përgjigje. Janë tepër të zënë duke bërë para e duke shtrënguar fort pushtetin, si gjel të parasë. Tërë pushteti i tyre i ngjan kapardisjes së një gjeli majë plehut. Për këtë na ftojnë përsëri të votojmë, pa denjuar të kthejnë përgjigjen e pyetjes më sipër.

Por, nuk ka paqe sociale, nuk ka shtet të së drejtës e nuk ka të ardhme pa kaluar nga kjo pyetje, herët a vonë. Ka vetëm një gjel, majë plehut.

Share This Article
14 Comments
  • Pajtohem ploesisht me autorin,pasi vertet si popull kemi memorie te skurter.Nuk mund te harroj sesi Berisha fill mbas pak kohe qe ndodhen trazirat(qe mund t,i quash edhe lufte) shkoi ne vlore,doemos me masa te rrepta sigurie,ne Vlore qe ishte fillimi dhe mbarimi i antiberishizmit.Aq shume u habit nga prania e njerezve qe e prisnin,sa i ra te fiket.E prisnin pra sikur te mos ishte ai qe dergoi forca t,i vriste,ndoshta jo ata personalisht,por mund te vriteshin familjare te tyre.Pra ne vend qe Berishes t,i tregohej vendi,iu tregua se edhe mund ta falim,sepse njeriu GABON.Por Berisha nuk gaboi,ai organizoi dhe zbatoi plane kriminale,per te cilat per fat ende nuk eshte ndeshkuar.
    Nuk e di a do zgjohemi ndonjehere si popull?

  • perserii ai eshte i pasur se ata kane thene
    Nuk eshte me rendesi se cfare roli kam une.Me rendesi per mua eshte morali dhe kultura…

    Mbusheni biblioteken tuaj me libra.Edhe pse ata ju zene vend ose ju duken te kote…Ndonje dite do keni shume nevoje per to.

    Njeriu më i madh është ai i cili kur është në gradë të lartë, tregohet modest, kur ka forcë në dorë, falë.. dhe kur është i nevrikosur vepron me drejtësi !

    Askush nuk mund të të lëndojë më shumë se sa lëndon ti veten tënde, duke menduar për njerëz dhe gjëra që nuk vlejnë…
    Cdokush mund te behet mr.doktor akademik….ose boss i pasur.Por,askush nuk mund te arrije graden me te larte:,,Njeri”

    • Komenti juaj “Etleva” mjaft domethënës. Kam plot ndjesi jetësore nga konstatimi juaj për librin dhe për njeriun. Ndërsa Koloretua gjithnjë vëzhgues i mprehtë e vë gishtin mbi një plagë që na ka marë e po na mer më qafë! Skleroza e memories është mjaft tragjike për një popull! Çdo frazë e Koloretos përcjell një filozofi të caktuar dhe unë i jap dakordësinë time të plotë. Ishte balsam ky artikull siç shprehej më sipër komentuesi “Aty” ! Balsam vërtet! Vetëm për “hasanizmin dhe gjelat majë plehut” nuk besoj se ka efekt! Nderime Koloreto dhe Etleva!

  • Autori ka shume te drejte ne shkrimin e tij por ai harron nje fakt te rendesishem. Ne Shqiperi ekziston nje specie e rralle (homo militantus) qe perben rreth 80% te popullsise dhe qe te keqen e shef gjithmone tek kundershtari (armiku) politik. Pyet nje militant te djathte dhe do te thote qe e keqja jane djajte e kuqe Edi dhe Iliri dhe se e vetmja alternative eshte PD-ja. Pyet nga ana tjeter nje militant te majte dhe do thote qe djalli eshte Berisha dhe se e vetmja alternative eshte PS-ja. Kjo lloj specie kaq e perhapur ne vendin tone nuk e sheh gabimin kurre te “familja” e tij politike dhe prandaj pranon te rroje ne mjerim, mjafton qe ne pushtet te qendroje partia per te cilen voton.

  • Ia futni te gjithe kot. C’eshte kjo thwnie qw na zhurmon veshet perdite: “Popull qw ka memorjen e shkurter”! Edhe ju i hidhni hi syve popullit, se nuk e kapni demin pwr briresh.
    Po mire, more, e kujtoi populli, e cfare tw bwjw ai? Ai ka vetem, jo celwsat, por koqet e kashtws,
    Bini, ore, drejt problemit. Ky wshtw sistemi ‘demokratik”. Tw gjithe bwjnw sikur qahen e u vjen keq per Santon, per Xhindin, per 4 tw vrarwt e 21 janarit, pwr 26 viktimat e Gerdecit dhe cfare del nga kwto qarje?
    Tw gjithw, kemi ngrene kastravecin nw…
    Vrasesit bredhin te lire, jane lidere nw politikw, bwjnw gjithe ditwn gam-gam duke ia troshitur edhe ato pak tru qw i kanw mbetur “popullit me memorje te shkurtwr”.
    Jo, zotwrinj, nuk e ka fajin populli.
    Kwtu shteti dhe pushteti i popullit janw zhdukur nw drejtim tw paditur qw prej 25 vjetsh.
    Ja pse nuk marrin pergjigjen e duhur vraswsit, hajdutet me kollare e me mandat deputeti.
    Po tw ketw vwrtet shtet, ata do tw futeshin nw vrimw tw miut.
    Po ju tregoj vetwm njw rast.
    Ishte viti 1951. Kam qenw fwmijw e po shkoja nw shkollw, i zbathur, me nallane druri. Rruga kalonte pranw kazermave te ushtrise. Porta e madhe me hekura ishte krejt e tejdukshme.
    Ndalova para saj, se degjova hapa kepucwsh ushtarake qw pwrplaseshin ne sheshin me zhavor aty pas portes sw madhe. C’mw panw syte?!
    Me shpatulla pas murit, nje burrw i gjatw, me uniforme ushtarake tw zberthyer e pa grada.
    Para tij njw skuader pushkataresh. Pas njw komande, pushkatarwt qwlluan. Ai bie pwrtokw.
    U lemerisa. Isha fwmijw,
    Po pse, pse e vranw? pyesja gjithe ditwn. Orwt e mwsimit i kalova i shushatur. S’mw hiqej nga syte ajo pamje.
    Nw shtwpi degjova bisedwn. Ai oficeri qw u pushkatua, para disa ditwsh, fare pak ditwsh, kishte bere njw krim makabwr.
    Kishte gwnjyer njw vajzw tw vogwl 5-6 vjece me njw karamele, e kishte nxjerre jashte qytetit dhe e kishte… dwmtuar.
    U zbulua ky krim menjwherw, u hetua, u gjykua dhe brenda javes, vendimi me vdekje u ekzekutua..
    Doni mw pwr Belulin? Kishte shtet, zoteri.
    Pas kwtij ndeshkimi, le tw guxonte mw ndokush tw bwnte atw lloj krimi monstruoz.
    Se … kishte shtet, zotwri
    Tani tw vret kreu i “shtetit”, sepse je kokwpalare. Tw vret kryeministri, i cmendur, sepse ne xhep nuk ke nje kothere buke qw te thithwsh lwngjet e stomakut, por ke stilolaps-pistolete, sepse nw dorw nuk ke kallash apo njw M5, por njw cader Gjirokastre, qw Enveri i prodhonte me dy funksione, edhe si pistoleta,
    Hedh nw erw kryeministri monstwr njw fshat tw twrw si Gwrdeci, sepse aty punonin nw tw zezw edhe fwmijw dhe ai nuk donte qw ata ta merrnin vesh se djali i tij pwr t’u pasuruar, i conte fishekwt e shtetit tw dikurshwm nwpwr botw, pwr tw vrarw tw tjerw fwnijw..
    Dhe ky vrasws me pushtet, ky ishkryeministwr kriminel, qw i ka lyer duart me gjak, wshtw ende jashtw hekurave e na derdellit cdo tw enjte ne foltoren e halementit dhe ndyen rrjete sociale me statuse qe e kane kthyer edhe internetin ne hale.
    Hw, zotwrinj, populli me memorje ‘te shkurter’ e ka fajin qw ai ndot akoma mjedisin shqiptar me kwrmwn e tij qw qelb erw?!
    Jo, zotwrinj gazetare e komentues e politikane e anal-istw, mos i bini nw qafw popullit “pa memorje”, por gjeni rrwnjwt e kwsaj tw keqeje qw i ka zwnw frymwn pwr 25 vjet kwtij populli fukara qw poltikanwt e shetarwt e kwtij vendi e duan njw herw nw katwr vjet vetwm pwr numra, dhe pastaj ia bwjnw nwnwn, sic thoshte pa pikw turpi njw pseudogazetare qw e kthen fletushkwn ku punon nw pornostampa.
    Krimi luftohet me ndwshkim, zotwrinj. Po kush tw ndwshkon, mileti apo shteti.
    Po ku eshte shteti? Mw thoni, se s’po e shohim gjekundi prej 25 vjetwsh!!!

    • O zoti nostalgjik, ajo qe pershkruan ti ishte diktature. “DIKTATURE” ku ne te njejten menyre qe pershkrove jane pushkatuar, poete, klerike, inxhiniere, katundare e qytetare thjesht se ishin armiq klasash. O zoteri po keto politikane, kryeministra e parlamentare nuk na i solli njeri me poste nga jashte e as nuk na erdhen nga ndonje realitet tjeter kozmik. Une dhe ti i kemi sjelle, jane pjelle e jona. Babi i dikujt, djali i dikujt, motra, vellai e kusheriri e komshiu i dikujt prej nesh. Ky eshte morali yne. Kjo eshte shoqeria jone dhe kjo eshte pasqyra e fytyres sone te shtrembet. Te gerthasim e ulerasim sa te duash pas tastierave, keto jemi NE. Ti ke pritur dhe besoj do vazhdosh te presesh rezultate te tjera duke bere te njejtat gabime. Ke 25 vjet qe voton po te njejtat rrena dhe tani ke kurajon te merzitesh me keta politikane???

  • Nga venia para drejtesise per korrupsion ne Itali ne vitet 80 u shkrine dy partite kryesore ,nuk jane me, nuk ekzistojne,Partia Socialiste,dhe Partia Demokristiane .Menduam dhe patem shprese se dikush do te dilte te merte fatet e ketij populli ne dore por po mbytemi avash dhe pa e kuptuar nga mostra “pushtet-mafia”.Thua te jete memoria e ceket e popullit??JO!!
    Nuk qenka e lehte dhe demokracia ,mendoj se do te duhen shume vite qe idealistet te vijne dhe ta mbajne pushtetin por deri atehere na ka mare lumi te gjitheve…..

  • Koloreto sa te drejte ke! Cuno mblidh shoket e tu dhe formo nje parti te re. Duam alternative shoku.

  • CFAR PRET NGA KY POPULL KU 90 PERQIND ISHIN DHE JANE NGA KATUNDI. JETOJENI KTE JETE QE JU KA RA PER HISE, DHE ” FLASIM” MBAS 500 VJETESH.

    • Me per te qeshur eshte kur ketij populli ,me bisht i thone { sovrani popull }
      Do te qe e sakte ti thoshin { sovrani me bisht }
      Nje popull sovran kete lamasheri te mbetur si plehurine e diktatures do ta kishte
      pastruar me kohe te hersheme pa meshire ,si nje tumor te keq ne trupin e tij.

      Koloretua tim pershendetje dhe ki kujdes kur shkruan fjalen Sovrani ??

  • Ankohen qete , ankohet edhe qerrja, ankohen fukarenjte, te pa punet,te vobektet,pensionistet, te persekutuarit,ata me problem shendetesore rtj etj ankohet dhe deputeti I bllokut. Artikullshkruesi flet per harres per Santon.Ngarja Santo eshte nje pik uje ne mes te ngjarjeve makaber qe kan ndodhur ne vendin tone,dhe gazetari konstaton, pse ne te tjeret nuk I dime?.Gjej zgjidhjen e ketj problem gazetar///ke kocka te ngresh ne kembe ate pjese te popullit qe po vuan qe do drejtesi?Rasti Blushi Santos,Doshi,dekriminalizimi,vjedhja bankes,etj etj etjstisen nga ata qe duan tere Kohen tymnaj qe skandalet te ndjekin njeri tjetrin per mos tu zbardhur kurre.,Rol te dores se pare duhet te luaj pushteti I katert por edhe ky pushtet mbledh therrimet qe hedhin te pasurit.

  • Pak kohe me pare nje ish i persekutuar nga regjimi i merhumit me thote: keto 25 vjet ne shqiperi eshte administruar qenerisht dhe krimi me i madh eshte qe kemi filluar te themi “sa mire ishte ne kohe te merhumit”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *