SHËNIM: Memoriali me titull: “Na poshtëroni, vetëm na ushqeni!”

redaktor

Në sheshin qendror të Kavajës, pak metra larg vendit ku ndodhej memoriali i dy gishtave në nderim të protestave antikomuniste në këtë qytet, ndodhet dhe një memorial me motiv të njëjtë por me kumt të kundërt politik.

E nëse do duhej të ndiqej kriteri estetik, siç në rastin e rrafshimit të atij dygishtorit, këtë fat duhet ta kishte dhe ky memorial.

Por le të qëndrojë, pasi aty, ka një detaj që e bën madhështor në paradoksin e vet, që pakkush mund ta ketë vënë re, meqë nuk besohet se ka patur të ngeshëm që të jenë përqëndruar në kompozimin artistik e mesazhues për ta parë me sy kritik; kjo, në kushtet e këtij sistemi ku jemi, e jo atij nga ky është marrë frymëzimi për veprën në fjalë.

Vëreni me kujdes: masa e njerëzve që protestojnë kundër fashizmit – populli pra, i madh e i vogël – udhëhiqen nga flamuri kombëtar, gjë që e shenjtëron deri diku motivin e protestës, i jep asaj një përmasë tejet ideale, një lloj “uji” që shkonte mirë e bukur në “mullirin” e regjimit, si bartëse e aspiratave të larta për liri e dinjitet kombëtar.

Por pak më tutje, në skajin tjetër të turmës, feks një parullë që e shkrumbon dhe e bën hi këtë arritje ideologjike: “duam bukë!”. Sipas kësaj logjike, gjithçka ndodh aty: flamuri, uniteti, heroizmi popullor, përballja trup më trup me fashistët, kanë vetëm një motiv: bukën!

Që do të thotë se, nëse na ushqeni, nuk ka hiç problem që na keni pushtuar! Por nuk është dhe aq paradoksale, ngase mbi një frymë të tillë u ndërtua raporti mes popullit dhe udhëheqësisë në atë sistem: “Na poshtëroni, vetëm na ushqeni!”. Dhe më ashiqare se kudo, kjo haset tek ky memorial në sheshin e Kavajës.

Nëse lexohet kështu- dhe në fakt kështu duhet të lexohet – aty le të mbetet, madje të pastrohet për t`u bërë më e qartë. Kavaja nuk ka shumë ç`tu ofrojë të huajve nëse shkelin në këtë qytet, por ky memorial do ishte një goxha suprizë për ta, nëse do u shpjegohej./E.H

Share This Article
7 Comments
  • I thash nje gruaje nga Kavaja,kryetari Bashkise se Kavajes Elvis(Ervin)Rroshi dhe Kryetari PS Gentian Daja jan persona me precedence penale,jan marre me droge dhe kan blere dipllomat.Po pastaj me tha,ata ndihmojn fukarejt.E pashe qe ishte e kote te diskutoja me tutje.Te pajtohesh me krimin eshte fundi i moralit te nje populli.Elvis apo Ervin Rroshi(sepse e ka nderruar emrim per tju shmangur drejtesise)eshte rasti me banal se si funksonon Demokracia shqiptare.E gjith Kavaja e din qe Kryeqytetari i tyre ka vetem 8 klase shkolle
    (pavaresisht se zoteron nje dipllome) e gjith Kavaja e din qe Kryeqytetari i tyre nuk ka punuar asnje dite me ndershmeri por ka miliona e gjith Kavaja e din qe Kryeqytetri i tyre eshte denuar ne Zvicerr por askush nuk flet,askush nuk denoncon sepse ata u japin lemosha fukarejve,edhe Xhamise i kan dhene ndihma.Harami u beka edhe hallall.
    https://www.youtube.com/watch?v=7uCPua0gDvQ#t=18

  • Hera e parë që lexoj diçka të mirë nga ky E. H. – më vjen keq që e them – por me këtë vëzhgim i heq kapelen (dhe ia fal një pjesë të mirë të atyre shkrimeve që nuk më kanë pëlqyer). Tamam sy gazetari, dhe shumë i hollë. Përgëzime.

  • E di ti more delenxhi se ai memorial i kushtohet demostrates se “zise se bukes” te viteve 1936-1937 ? Sa qenie interesante dhe erekellira qe gjallojne ne kete bote ! Sa qenie te erresires , mashtrimit dhe genjeshtres ?

  • Ha..ha..ha… o Llesho ….ha..ha..ha.. Kshu i lexojn statujat keta hoxhat e priftat , pranaj e kane qit Aleksandrin e Modh grek ! Ca ti bosh , i thone Shqipni ktu e ktyne jua kan lon te drejten me leahuzonin neper gazeta ! I modh fare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *