SHËNIM: Mëngjesi i (pa)zakontë një viti më parë

anazapta

24 qershori i 2013, ishte më i zakonshmi në historinë politike shqiptare të pas `90, ndryshe nga ç`pritej. Në orët e natës, e gjithë Shqipëria pothuaj ishte pushtuar nga bindja se jo vetëm Berisha kishte rënë, porse nuk kishte asnjë shans që, i dalë nga dera, të hynte sërish nga dritarja. Vota plebishtitare, e kishte ç`ristanizuar tërësisht situatën. Rezultati ishte asoj që dukej se më kot ishte krijuar miti i rremë i një Berishe të pamposhtur. Ishte si ato rezultatet në futboll, ku vështirë të parashikosh një fitore të kësaj apo asaj skuadre, por ndodh që në fushë, një skuadër të përjetojë kataklizmonë e tjetra e triumfin absolut, me një lehtësi të papërballueshme. Si Gjermani – Argjentinë në Botërorin e katër viteve më parë, ose si Real – Bajern para pak muajsh. Janë rezultate që lumturojnë fituesit, por që u heqin një përjetim emocional më jetëdhënës, edhe pse i përzjerë me ankth. Ishte kjo që e bëri mëngjesin e 24 qershorit aq të (pa)pazakontë!     E.H.

Share This Article
3 Comments
  • Edhe sot dite e mire,qe marrja e Statusit na shton pergjegjesite,poe na rradhit ne vargun me njerzit e Europes e jo me kafshet…!

  • Per te miren e demokracise dhe largimin e doktor vdekjes, une kam kontribuar dhe do te kontribuoj deri sa te kem jete. Por kushdo qe do te behet si flama qe largova une do te kontribuoj qe ta lagoj, sepse e DUA ATDHEUN TIM. Shpresoj qe mengjese ( rizgjim shprese) si ai i nje viti me pare te mos te kete me.

  • Urime dhe me shume suksese ne punen tuaj qeveria e re per te miren e shqiptareve te shume vuajtur nga halldupet dhe dallkauket …
    Shqiptaret po marin fryme lirshem,u cliruan nga dallkauku Berisha me qeverine anadollake te tij. Keta bastarde qe quajne vellezer pushtuesit me mizore,qe kane pare trojet tona…

    Shqiperia ka shansin e dyte pas te madhit Fan Noli (nje shqiptar i vertete inteligjent,artist,i kulturuar,i civilizuar,praktik,pa mentalitet. Ai nuk i cilesonte turqit apo arabet si vellezer tane.

    Duket nje clirim perfundimtar nga ndikimi lindor.
    Ate qe nuk e beri Sali Berisha per 20 vjet e bete ju Edi Rama dhe qeveria juaj per 1 vit.
    Karakteristika e qeverisjes juaj eshte suksesi i padiskutueshem. Ju jeni shpresa e shqiptareve per nje jete me te mire,me te drejte,me demokratike,me europiane.
    Sterniper te vertete te Gjergj Kastriotit,Fan Nolit etj.Dukeni si Fan Nol-a te rinj,europiane te vertete…

    Po ndryshoni nje here e pergjithmone mentalitetin turko-islam. Po shpetoni Shqiperine nga pushtimi me xhamija te Turqise te Rexhepit.
    Sa do gezohen gjith shqiptaret i madh dhe i vogel kur me ne fund Berisha dhe bashkefajtoret e tij te pergjigjen para drejtesise per gjith krimet qe kane kryer …
    Mendoj se duhet bere nje referendum per qenien e Shqiperise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *