Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës vitin e shkuar pasi u zbulua se i vëllai i tij, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar disa dhjetëra miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive. Presioni publik bëri të vetën, lidhja Imami-Frangaj tentoi të bëhej më e kamufluar. Si? U krijua kompania “Zoom Events” në janar të vitit 2013, e cila zyrtarisht është në pronësi të zotit Eptan Lohja.
Nga raportimet e thesarit të shtetit rezulton se kjo kompani vetëm brenda 2 javësh, ka arritur të marrë rreth 400 mijë dollarë nga dy kontrata të ndryshme ekskluzive me Ministrinë e Mbrojtjes, falë dy urdhrave të firmosur nga vetë ministri Imami. Më datën 6 Qershor në thesarin e shtetit u disbursua një shumë prej afro 19.4 milionë lekësh për këtë kompani. Ndërsa pak ditë më pas sërish thesari i shtetit ka bërë dismbursimin e një shume prej 20 milionë lekësh sërish për të njëjtën kompani të kontraktuar nga ministri Imami për “realizim spotesh” publicitare.
Pronari në letra i kompanisë, Eptan Lohja rezulton një vartës i Frangaj. Në bazë të të dhënave të Qendrës së Regjistrimit të Biznesit, rezulton anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të TV Klan, e të njëjtin funksion mban edhe në televizionin ABC.
Pas Ministrisë së Spiro Kserës, ku disa zyrtarë janë nën hetim, mes të tjerash dhe për reklamat e dhëna për TV Klan, kjo është ministria e dytë që po përballet me një hetim penal për këtë shkak, por e para ku denoncohet vetë ministri. Të njëjtat firma spekulative mbi letra për reklama të tilla ka hedhur edhe Majlinda Bregu, Ferdinand Xhaferi, Genc Pollo, etj. Nëse ky kriter mbahet në këmbë nga denoncuesit, të gjithë këta ministra do të përballen me një hetim penal.

Nese keto qe shkruhen dokumentohen e vertetohen…
Te vjen keq,
per taksapaguesin shqiptar, per menyren se si i shprishen leket e gjakut te tij…
dhe ndjen neveri per kete rrotull djalli, qe pasuron njerez te pa cipe, te panginjur dhe pa shpirt, e jo vetem te pa tru…
Nese keto perfolje, apo pjese te akuzes jane te verteta, dikush duhet te provoje se djersa e ketij populli prej kohesh te armiqesuar me qeverite, sidosi do duhet respektuar.
Por do jete edhe nje kujtese e fresket per ca makute qe sapo jane ngjtur ne karrike…
Do duhet te ndjehet ngushte edhe shtypi e media e Tiranes, qe, ndersa do ishte avokati i publikut, merr pjese ne zhvatjen e tij…
Kjo pjelle e papergjegjshme e anti-qytetit, qe nuk e shkon ndermend se kush e di, ndonje dite vjen dikush ne shtet dhe zbatohet ligji e vihet ne vend drejtesia…
Dihen disa milioniere te Medias dhe te Shtypit, dhe te gjithe kane ngjizur ne mitren e krimit te politikes ne pushtet dhe ne opozite.
Nuk kane asnje rendesi emrat.
I do holluar qafa Sandrit dhe buthelepiresit Fefziu, receta e holimit te qafes eshte burgu 313.
Nuk jane keto fenomene te reja. Kush vihet ne karrige mendjen e ka te siguroje vjedhje me cdo forme. Kjo eshte natyre hajduteve. E detyrueshme eshte te goditen e jo te behet shou si deri tani.
Te djelen tek “Panorama” lexova fabulen e La Fontenit shqiptar,profesorit qejfli Edmond Tupja.Me sa kuptova thelbin e fabules,ai si doreliperies dhe mbeshtetes shpirteror i ish qeverise Berisha, perpiqej te na mashtronte akoma e te fliste per minjte,disa te korruptuar te ish sistemit korruptiv Berisha dhe per arinj,udheheqjen e sotme te rilindjes,qeverise se mazhorances te kryesuar nga zoti Edi Rama.Mundohesh t’i tregonte per se mbrapshti “arat babait” zoti Tupja me alegorite e tij bajate ,pa kripe dhe kokeperposhte!Populli i njeh mire kush eshte ariu i madh e kush jane minjte qe i jane sjellur rrotull ne gjirizin e tij te korrupsionit e krimit.Faji eshte i qeverise se sotme te mazhorances.Po merret ala me minjte dhe e len akoma arushen e madhe dhe kerthijte e saj te manjur te familjes te livadhisin e te na mburret e kercenoje me “luften” e rrugaceve dhe te mashtroje akoma publikun me thirrjen e vjeter te hajdutit: “kapeni hajdutin”.Ai mundohet te trembe miletin me fantazmen(foton) e diktatorit te vjeter,ne nje kohe kur lugati,ai vete,na sillet rrotull plot fodullek e na kercenon akoma edhe sot kur populli e votoi ne tatepjeten e fundin e tij te pashmangshem!
Nje foto me gjakpires…