SHËNIM: Mjafton Luisi…

anazapta

Një ditë pas organizimit të Konferencës së ambasadorëve, deputeti Aldo Bumçi, ka denoncuar, sipas tij dhe partisë që përfaqwson, depolitizimin e skajshëm të shërbimit diplomatik gjatë 10 muajve të qeverisë Rama. Si argument për këtë qëndrim,  ka dhënë përjashtimin së fundi të tre ambasadorëve, si dhe faktin se më shumë se gjysma e emrave të propozuar për ambasadorë, janë jashtë shërbimit të karrierës.

Por çdo të thotë politizim të shërbimit diplomatik? Dy janë treguesit bazë për të vënë këtë xanxë: puna konkrete e çdo ambasadori, nëse në sjelljen dhe në aktet diplomatike ka elementë të dukshëm të preferencave politike, si dhe treguesi nepotik. Që të emëruarit e rinj, veç ndonjë aftësie të spitakur ta kenë mirë dhe me pushtetin e ri, kjo nuk përbën ndonjë çudi për kushtet shqiptare. Problemi qëndron sesa partiakë do jenë ata në punën si diplomatë dhe sesa “Luis-ër” do prodhojë diplomacia e re dhe e ndryshuar shqiptare.

Siç mund të kuptohet lehtë, fjala është për Luis Ejllin, dhëndërrushin e ish-kryeparlamentares Topalli, që pati fatin të jetë për ca vjet zyrtar jo dosido në ambasadën shqiptare në Paris. Prej vitesh, qarkulloi në media lista me emrat e sa e sa zyrtarëve nëpër ambasada, me lidhje “gjaku” e “sperme” me pushtetin e Tiranës. Jo të gjithë nga ata kanë gëzuar postet, ishin aty për arsyet e lartpërmendura.

Një pjesë vërtet mund ta kenë merituar, pavarwsisht koinçidencave prej “gjaku” e “sperme” më aksh qeveritar apo qeveritare të lartë, por ja që, duke qenë në një Shqipëri të vogël, aq të vogël sa t`i duken nganjëherë ashiqare të gjithë poret me punë të mbrapshta të njerucve të saj, disa emra e disa emërime ishin komplet të pagëlltitshme. Luisi – ndjesë për përfoljen e emrit, pasi nuk mund të ngarkohet ai me faj për fatin ku u gjend – ishte një prej tyre, sa për të gjithë bashkë!

E. H.    

Share This Article
11 Comments
  • kjo bushter del dhe flet ne emer te shqiptareve kjo bushter flet per parlamentarizem kjo bushter qe ka vjell mut nga goja e saj per 8 vjet kjo bushter qe i ben sehir vrasjeve ne mes te bulevardit dhe i ben jehone kryekriminelit kjo bushter eshte e gjitha kok e kembe bushter femer i bir bushtre eshte kjo bushter

  • Ha ha ha me pelqen kjo shprehja “lidhje sperme”. Ju pergezoj per kete risi qe sollet ne fjalorin gazetaresk qe se shpejti (nuk kam asnje dyshim) do ta lakojne ne PARLAMENT

  • Po Aldua s’e ka fjalen per veprimet e kryera kur ne pushtett ishte Aldua. Ai e ka fjalen per sot qe nuk eshte ne pushtet,se ato qe ka bere Aldua me shoke populli i di ,e di se cili ishte dhenderrushi i Jozefines dhe perse fajti ne France,populli e di se ne ministrine e ALDOS ishin strehuar grate e ministrave dhe deputeteve,Jozefina kishte gjysmen e fisit neper ambasada e konsullata. I di dhe Aldua ,po i kane thene qe dil e fol dhe ALDUA del e flet.Cfare flet? Edhe kete e di populli, Brrockulla si gjithmon.

    • “Jozefina kishte gjysmen e fisit neper ambasada e konsullata”

      Sokol, qe te mos ngelemi me llafe pazari a ke ndonje te dhene konkrete pervec Luisit dhe te vellait te Jozefines, apo ia fute keshtu kot se te frymezoi E.H-ja.

      • O info analitike!

        C’kerkon me shume fakte ti kur vetem Jozefina kishte dy njerez te saj ne ambasada? Tre Berisha, dy Lulka, kater Ceka, tre Pollo, ja u be trupa diplomatike e gjithe nje lidhje gjaku e sperme. Mos duhej te ishin te gjithe te Xhozit qe ti te bendeshe? Trap fare qenke!

        • bato,

          A e kupton dallimin midis “Jozefina ka gjysem fisi neper ambasada ” dhe vellait + Luisin? Se cfare lidhje kane ato te tjeret qe ke permendur me fisin e Jozefines kete e di vetem ti.
          Te lutem nese deshiron te argumentosh seriozisht beje por mos ia fut kot se koti edhe ti si Sokoli.
          Qe ta bej me te qarte, jam kunder asaj qe ka bere Jozefina por qe ketu te futesh ne te njejtin thes edhe te aferm te tjere qe nuk kane asnje faj mua me duket budallallek.

    • Aldua vete eshte dhenderrushi i zhul lalit. Kjo eshte merita e tij dhe furce e lkustwr e kire oer kepucet e kriminelit sali berisha …kjo eshte merita tjeter e tij…ikni nor ditezinj si nuk keni turp e te turperoheni o hajdutet e vrases…ju nuk keni te drejten morale te flisni mbyllni gojen dhe heshtni or injorante

  • Interesante kjo lidhja ” e spermes” qe ka kapluar edhe qeverine e Rilindjes dhe zyrtaret e larte te emeruar. Sic duket eshte nje semundje dykraheshe.
    Sidoqofte nga Luiz Ejlli tek keshilltari Fate Velaj von Kanina nuk me duket kushedi se cfare diference ne terma prestigji dhe meritokracie.

    • Info!
      Duhet te jesh i trashe ose injorant te besh lidhje te tilla Luis(dhenderri) me Fate Velaj qe nuk ka asnje lloj lidhje gjaku ose fisnore me Meten apo Ramen apo Bushatin. Duket je ndonje nga ata qe te eshte cenuar interesi pas 23 qershorit.

      • bato,

        Atehere perse komenton gjera qe nuk i pergjigjen “inteligjences” tende?
        Je i sigurte qe e ke kuptuar ate qe kam shkruar?
        Nuk mund te imagjinoj se si i kupton batutat e Rames!
        Nga e nxore kete konkluzionin e interesave te cenuara???
        Nuk kam te bej me politiken me Shqiperi e nuk jetoj ne Shqiperi por ti vazhdo me fantazite e tua se me dukesh nga ata qe i di te gjitha.

  • Aldua me shoke e shoqe te reflektoje per humbjen qe pesuan. Te jesh ne pushtet (ku manipulon voten) dhe te humbesh aq thelle…!!! Kjo tregon se e keqja ishte trashur aq shume, po aq shume, ngaqe Aldua me te gjithe shoket dhe shoqet e partise ka bere zullume te llahtarshme.
    Po nuk reflektuan, te nxjerrin shkaqet e humbjes (qe populli i di po ata nuk mund ti pranojne) dhe te kerkojne falje, askush nuk ka per ti degjuar ne perçatjet e tyre verore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *