Do ishte e palejueshme e aspak dinjitoze që opozitës t`i bëhej opozitë me qëllim atrofizimin e saj, mpakjen, deri dhe shuarjen si një opozitë reale për ta patur thjesht si një dekor të një demokracia formale. Quhet “Putinizëm” ndryshe kjo, që Berisha e ka patur kredo politike sa herë ka qenë në pushtet, por që nuk mundi t`ja arrinte. Opozita është vetë sistemi; ra opozita, bie krejt sistemi. Dhe deri diku, ajo është dhe një gjysëm qeverisjeje, ose në disa raste një aleate e kamufluar e qeverisjes, pasi ja, është e domosdoshme roli i saj në disa reforma qenësore që shkojnë tej betejave politike rudimentare, atyre që zakonisht ngjajnë të vockla e tejet dritëshkurta. Vizionarja në politikë, është ajo që edhe në qofsh në qeverisje, edhe në qofsh në opozitë, bën hapa prej të cilave vetë mund të përfitosh të nesërmen e ndryshimit të roleve, pa llogaritur përfitimet që ka vendi.
Por realisht, opozita e sotme, nuk po mund të na ofrojë asnjë paketë morale e vizionare në aksionin e saj. Rasti “Liçaj”, e ka diskretituar plotësisht, pasi në pak orë, u qartësua lehtësisht se ishte ndër ndër akuzat më skandaloze për nga shkalla e mashtrimit. Dhe në vend që të tërhiqen, vijojnë avazin duke tentuar të luajnë psikologjikisht me njerëzit, për ta bërë një çast të besueshme atë që bën muuuuu që është e gënjeshtërt. Shkojmë tek reforma territoriale. Njëherë thanë se nuk do njihnin asnjë komision nëse nuk do kishin të drejtën e vetos dhe bashkëdrejtimin. U plotësua si kërkesë, por tekat vijuan me të tjera pretendime. Po luajnë ndërkohë dhe kartën idiote të përfitimeve elektorale, ku në bazë të përllogaritjeve, me ndarjen e re territoriale, u shtohet shansi për rezultate më të mira elektorale. Së fundi, akuzojnë me gjuhë apokaliptike pas refuzimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore, krejt qartazi të shpjegueshëm nga ana ligjore se përse nuk mund të ngrihen.
Dhe çfarë është më kryesore në gjithë akuzat e bëra, nuk i shoqërojnë kurrë me modelin e tyre. Në asnjë rast nuk ofrojnë për ilustrim si çfarë standartesh kanë ofruar ata për të njëjtat çështje. Fjala vjen, u bë e zakonshme në periudhën e qeverisjes së tyre, që të mos lejojnë ngritjen e asnjë komisioni hetimor që kërkonte opozita. Po fare. Të paktën të thonë: Po, gabim e patëm. Por mos bini dhe ju në të njëjtat gabime! Dhe kur nuk e ke një moral të tillë vetë, vështirë më pas t`ia kërkosh tjetrit. Eshtë një ligjësi që nuk funksionon. /E.H
Une do te oja qe gazea jaj apo nonje kolegu juaj ti thote Halimit qe te kerkoje njehere apo me mire te dorezoj raportin e komisionit hetimor per 21 janarin dhe pastaj te kerkojne ngritjen e nje tjetri. Kam idene se nukmi perballojne dot me shume se nje komision. Nese nuk kane asnje gje te perfunduar ateherete kerkojne faljete dorezojne dhe leket me gjithe kamata qe kane marre si anetarete atij komisioni e me pas te cirret per komisione te tjera
Po ç’palo opozitë është kjo që në vend të ndihmojë, shkatërron çdo gjë të mirë të qeverisë së re.Le të dalë ndonjë forcë tjetër politike si FRD apo LSi e ta bëjnë opozitën e vërtetë.Vetëm këto makutët, gangsteret e PD aktuale nuk durohen më.Demokracia ka nevojë për një rrugë zgjidhje, për një opsion të ri me një opozitë ndryshe dhe konstruktive.
Si mund te beje opozite Partia Demokratike, kur ate e drejtojne po ata njerez qe e çuan ne humbje me ne krye z. Berisha.
Z.Berisha, me qendrimin e tij ne krye te PD-se tashme eshte bere i pabesueshem per zgjedhesit e tij, pasi platforma e tij politike (platforma e PD-se) eshte e vjeteruar, e pabesueshme dhe e pa pranueshme edhe nga nderkombetaret, pa çka qe ata nuk ndihen, por bejne vetem sehir.
Populli, votuesit e PD-se jane merzitur me daljet butaforike te disa oratoreve ne TV si Halimi, Ristani, apo daljet ne çdo nate te atyre qe perçojne gjoja vijen e Partise Demokratike siç jane “analistet” Hoxha, Cili, Xheji, Dume apo ndonje tjeter, te cilet jane bere te urryer per shikuesit shqiptare, qofte edhe ata te PD-se.
Deklaratat se do te dalim ne protesta, populli i urren, Populli shqiptar eshte mjaft i lodhur do liderë të besueshem.
PD DUHET TE BEJE OPOZITE EVROPIANE, NESE DESHIRON TE KETE SUKSES DHE TE RIKTHEHET NE PUSHTET.
Pirth se clirohesh. LSI vertete ka moral per opozite e pushtet njekohesisht.
MAXHORANCA MAFIOZE E DJESHME NUK MUND TE BEJE OPOZITEN PARIMORE TE SOTME.
Sa shpejte shqyptaret harruan:
Piramidat e 97-s
Remzi Hoxhen
Kosta Trebicken
Rrugen Durres-Kukes
Gerdecin
21 janarin
por edhe shume zullume te tjera qe nen masken e Demokracise kane implementuar ne vendin tone sistemin mafioz me te shemtuar ekonomik te grabtjes se prones private dhe pervehtesimit te fondeve publike nga nje familje qe ka kapur pushtetin me qellime te pastra perfitimi. Sa qesharake eshte kur shiqojme Ristanin, policin e Saliut ne KQZ qe del dhe ben moral ne media dhe TV sidomos kur flet per blerje dhe vjedhje votash.Kete qe po ndodh ne vendin tone mund ta pranonim ne nje fare mase si nje rast PUTINIZIMI ne sistemin tone komunist te drejtimit te shtetit, ku cdo gje komandohet nga dora e hekurt e BOSIT, fenomen me te cilin po mundohen te perballet opozita dhe populli ukrainas sot. Por keto vende kane pasuri dhe rezerva te medha natyrore dhe nje prodhim kombetar ne krahasim me vendin tone qe nuk prodhon pothuaj ASGJE dhe eshte i varur totalisht nga emigrantet dhe ato pak gjera qe i ka falur natyra dhe Zotimenje popull tejet te prapambetur ne zhvillimin shoqeror dhe ne keto kushte gjen teren deformimi psikollogjik i popullates me ane te demagogjise populiste,gje e cila nuk lejon krijimin e formacioneve te reja politike si nje OPOZITE e vertete e klases politike aktuale. Per te avancuar le te hidhemi tek opozita e djeshme dhe maxhoranca e sotme. Erdhi ne pushtet me buje dhe premtime te medha dhe eshte zgerlaqur qe ne100 e para pa kurfare rezultati ekonomik pozitiv. Dhe nuk ka si te jete ndryshe. Per nje moment le t’ja falim “genjeshtren e pinokut elektoral” Edi Rames qe nuk degjoi nastradinin ne kohe dhe t’i dilte ballehapur shqyptareve per t’u spjeguar se i ne shkretetiren qe la Saliu me Boden, miletin gjuhe jashte nuk i pret Parajsa Imagjinare albaneze, por nje SEPATE e rende fiskale ne menyre qe te evitohet falimenti total i shtetin si ne vitet 90, ashtu si edhe ne vitet 97. Gradualisht me vone mund te parashikohej edhe nje kthim ekonomik ne nivele normaliteti, sepse Shqypnia jone eshte nje vend i vogel me nje popull pa pretendime. Ne vend te kesaj Edi Rama i meshoi propagandes me taksa debile progresive dhe bamiresi te tjera alla enveriste, me premtime per hapje 300 mije vende pune, nderkohe qe sic po del pushteti ka vjedhur si magjyp hindie shtetin me TVSH e grabitur dhe mbledhja e taksave ne Shqypni shenon nivelin me te ulet ne rajon dhe Evrope. Justifikimi se te “MIRAT”do te vijne ne fund te mandatit, ngjasojne me fjalet “Pas meje le te behet QAMETI!” Cili investitor i huaj do te hedhe LEKAT e tij ne nje vend ku vidhet TVSH e shtetit dhe Kontrolli i Larte i Shtetit ben sehir banden me pushtet qe vjedh cdo gje qe i del perpara? Kete duhet te korrigjoje Edi Rama urgjentisht dhe te leje festimet me buje dhe harre per 29 nentoret e ZINJ dhe LANC-et kriminale te Enver Hoxhes, sepse frikeson biznesin per kthimin e Kohes se Qepes te Enver Hoxhes dhe kjo nuk premton ASGJE te mire per Vatanin.
SHQYPTARET NUK E MERITOJNE KETE KLASE POLITIKE 25VJET PAS RENIES SEMURIT TE BERLINIT.
Mendoj se opozita nuk duhet te beje politike kot me kot por te flase me gjuhen e eksperteve .
Pra per cdo problem qe shtron qeveria (Tranzitore) eksperte te ekonomise qe jane akoma ne role kryesore te ekonomise se vendit te politikes se jashteme , rendit drejtesise ,etj ,etj,bisedojne me kryetarin e tyre(Spikerin) dhe dalin ne publik a ne konferenca shtypi aq me keq para te huajve dhe ngrejne probleme.
Por c’ndodh te gjithe behen eksperte , ne vend te mendimeve te pjekure BROCKULLISIN .Sala thote te ngihemi ne protesta, ish i drejtesise na huazon Janukovicin kryetari thote u ndes drita e kuqe Mima e Bode thone po genjen qeveria ,zedheneset merren me mustaqet e Celos dhe hajde merre vesh kush eshte i pari ne OPOZITE.
Me vjen shume qudi si nuk u vjen turp ARBEN RISTANIT,ED HALIMIT dhe FLAMUR NOKES kur dalin ne ekran dhe fillojne te shesin demokraci e ligje. Ata kurre nuk njohen ligj e drejtesi ne kete shtet, por vodhen votat hapur ushqyen krimin e korrupsionin e tani LEHIN per drejtesi e shtet ligjor.DALIN HAPUR DHE BEJNE THIRRJE PER LUFTE CIVILE. Kjo qeveri nuk duhet tjua fale.