Kapja e një ngarkese qindra kilogramshe me kanabis mbi samarin e një mushke, dalë nga Lazarati, është konsideruar çuditërisht një lajm rutinë, që në fakt duhet të përbënte kryelajm. Por ndoshta vetë qenia e mushkës në të, ia ka ulur vlerën dhe seriozitetin, për ta klasifikuar në fund si një mesele të rëndomtë me mushka e…gomerë. Sepse, duhet jetë dhe mesele me gomerë kjo, që e bën mushkën e ngarkuar më kanabis kaq të pafajshme, aq sa të konsiderohet një lajm kaq rudimentar. Sigurisht, nuk mund të pretendohet se e gjithë lënda narkotike në Lazarat, është zbuluar e bllokuar. Siç tek filmi Përballimi, patjetër dhe aty ka Xhezo e Nazif që e kanë fshehur bimën e be(mall)kuar e nuk duan t`jua dorëzojnë komunistëve; e që po ashtu, prej tyre do ketë këmbëngulës si mushka për të nxjerrë jashtë katundit e për ta çuar gjetkë për shitje. Por ama që sërish, mushkat të kapen e të zotët e tyre t`ja mbathin, patjetër që kemi të bëjmë ose me gomerë për gjynah pse me kuaj të regjur. Sakaq, ky rast i fundit tregon për sprovën e madhe të shtetit përballë përbetimit të dhënë se do ketë një vullnet dhe këmbëngulësi prej mushke për të hequr përfundimisht Lazaratin nga harta e drogës. Por me ç`po duket, ka ende kokëmushkër në atë fshat që shtetin e konsiderojnë….gomar! Derisa i janë përvjedhur me mushkë, kështu duhet të jetë./ E.H.

Keta leri te kalojne eshte porosi qe e ka bere Flamur Ndoka….
E ke gjetur, sakt:
Mushkat baballaret i kane ne fshat e ndonjera edhe ne Parlament
===========================================
Keto jane “kanabis”
te fshehura neper shkembinj dhe mal kohe me pare ……
===========================================
MUSHKA ENGJELLore e RAMIZIT NGA MYZEQEJA
Mushka (lat. – mùlus) ka nje tradite mijera vjeçare te rritjes ne Ilirine prehistorike. Si kafshe e zbutur per nevojat e njerezore, eshte shterpe per shkak te permbajtes ne DNA-ne e saj te kromozomeve tek (63 kromozomi). Dallohen dy tipologji te mushkave:
– ato te lindura nga rraporti mes gomarit (Equus asinus -31 kromozomi) dhe peles (Equus caballus – 32 kromozomi) te perhapura ne zonat malore siç eshte Lazarati dhe,
– ato te lindura nga rraporti mes kalit dhe gomarices, te shumegjendura ne zonat fushoro-moçalore te Myzeqese.
Arsyet e perhapjes se ketyre kafsheve shtepiake, jane te shumta siç eshte konstrukti i forte, perdorimi ne çdo terren e ambjent, rezistenca ndaj semundjeve.
Ne origjinen e krijimit te tyre, per t’ju pershtatur nevojave te njeriut per te patur nje kafshe te forte si gomari-gomarica dhe te shpejte si kali-pela, u be dale ngadale edhe seleksionimi i tyre natyror, per te arritur ne ato qe ndeshemi shume shpesh ne çdo skaj te vendit – mushkat dy tipore.
Mushka eshte perdorur shume edhe nga ushtrite europiane gjate luftrave boterore per transportimin e armeve dhe artilerise ne zona te veshtira malore.
Karakteristikat komportamentale te mushkave, konsiderohen nga veterineret (ato qe kane arritur te diplomohen) me inteligjente se kuajt.
Sipas statistikave te Institutit Veterinar te Kamzes, perhapja dhe shtimi i mushkave ne vite ka patur renje e ngritje ne numur teper problematike. Konsiderohet si vit rrekord i shtimit te tyre, viti 1969, sidomos ne zonat fushore te Myzeqese.
Pikerisht ne vitin 1969, lindi e vetmja mushke “albine” (e bardhe) ne Myzeqe. U shkruan shume artikuj aso kohe, u bene shume studime shkencore, per te gjetur motivin e nje dukurie te tille shume te rralle.
Pronari, nje lale myzeqeje qe quhej Ramiz (ironia e fatit deshi qe ne momentin e pjelljes te ishte prezent edhe Ramiz Alia) dhe per te hyjnizuar kete ngjarje i dha emrin Engjell !
Duke qene se jetegjatesia e tyre i kalon te 40 vitet, nuk eshte e thene qe te mos e takojme ndonjehere edhe ne lulishten pas Kryeministrise duke kullotur barin e fresket akoma te pa korrur.
Po perse per skipetaret thone:
-Koke Mushke ??
-Ka lidhje me DNA?
MALOKUT TE DEBUAR DIKU NE EUROPE
Ke bere nje gabim fatal (dhe ortografik) ne pyetje-pergjigjen qe ke dhene.
Nje nder kodet me te vjetra te se drejtes, ne bote, eshte ai qe njihet si: “Kanuni i Leke Dugagjinit”. Jo i gjthi eshte i shkruar ne leter, mungojne pjeset me “agresive” te tij.
Nje nder keto eshte edhe i ashtuquajturi “barresimi i mushkes”.
Behet fjale per nje denim me te cilin ndeshkoheshin zakonisht maloket e djeshem dhe “euro maloket” e sotem, kur futnin hundet ne hesapet e te tjereve qe nuk ishin te tyret.
Lidhej maloku i perkulur mbi nje cung, i zhveshur natyrisht i teri, dhe pasi i lyenin prapanicen me spermen e gomarices, leshonin te lire mushken me te forte ne drejtim te tij.
Vazhdimin e quaj te tepert te ta pershkruaj…..
Ketu e ka zanafillen shpehja “koke-mushke” dhe nuk i drejtohej shqiptareve por malokeve si ti te europianizuar pa u ndeshkuar me kodin lekdugagjonor te “barresimit te mushkes”.