SHËNIM: Na duhet statusi apo Shqipëria?

anazapta

Pika më e fortë e Ramës si politikan, ka qenë ligjërimi i tij, atipik për ambjentin politik shqiptar, që në 23 vjet, është ngërthyer në paradigmën “çdo gjë përveç thelbit; çdo gjë veç të duhurës”. Nuk e kam fjalën për ligjërimin e pasur nga pikëpamja e forcës dhe zjarrmisë gjuhësore, por në atë që ka prekur thelbin e gjërave, pa na e ntrashur kokën me teza që një shumicë jo të vogël shqiptarësh as që ua ndjen fare përballë një realiteti mizerabël të përditshmërisë, siç është konkretisht e ashtëquajtur sfida e integrimit. ”Statusi”, ka qenë kryefjala e tij gjatë një fjalimi në Oksford; e po kështu dhe Basha në Tiranë, ka përcjellë plot trishtim frikën e tij, që e identifikon dhe si frikë të të gjithë shqiptarëve(!) (gjithnjë e identifikon veten, parehatinë e tij e  betejën opozitare, si të të gjithë shqiptarëve, ndonëse “sondazhi” ende i freskët i 23 qershorit e ka lënë vetëm me grusht shqiposh), se në qershor nuk do e marrim statusin, sipas tij, për shkak të qeverisë.  Nuk është befasuese ajo që thotë Basha, por ajo që ka potencuar Rama në fjalimin e tij, ndonëse deri diku i mirëkuptuar për shkak të llojit të audiencës. Kjo politikë e këta politikanë, në qeverisje e në mazhorancë, duhet ta kenë të qartë se Shqipëria nuk është vetëm statusi. Statusi ndoshta nuk mund të merret për shumë arsye, ku më kryresoret janë ato që kanë të bëjnë me konjuktura të imta, tej nesh dhe tej të kuptuarit populist e furgonist të çcështje europiane e rajonale, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria mos bëhet. D.m.th, të nis të bëhet vend normal, me njerëz që punojnë, respektojnë ligjin, mbajnë pastër ambjentin dhe nuk janë nxijnë jetën njëri-tjetrit, çdo ditë, çdo çast e për çdo gjë. Një shuplakë për këtë lloj politike që, Shqipërinë reale e ka konvertuar me Shqipëri virtuale, duke iu imponuar njerëzve të shohin ëndrra me sy hapur me statuse e integrime europiane, (sidoqoftë pa i zhvlerësuar si proçese),  sidomos në këtë kohë, që dhe Europës vetë po i vjen festja vërdallë prej belave të shumta me vatra krizash politike e financiare, do ishte sllogani: Të bëhet Shqipëria, pa në djall statusi!    E.H.                              

 

Share This Article
21 Comments
  • Kryeministri i Shqiperise tha diçka madheshtore qe duhet duartrokitur, kur deklaroi pak muaj me pare se duhet ta ndertojme Europen ne Shqiperi. Program pune per ata qe kane dinjitet.. Sepse nuk mund te hysh ne Europe si lypes me breke neper kembe, siç kane trumpetuar deri me sot Berisha e kompani.:”Do te hyjme ne Europe de more de”. Dhe vrit, plaçkit, mbush xhepat, varfero vendin, shit pasurite kombetare, prano plehrat e botes dhe bjerri tupanave: “Do te hyjme ne Europe”. Ne Europe duhet te hyjme si vend dinjitoz, me shtet, me ligje, me edukate, me mireqenie. Ndryshe Europa do te na perdore siç perdoret ne çdo “familje te bashkuar” – WC-ja.

  • “Të bëhet Shqipëria, pa në djall statusi!”!!!!!!

    A thua se flitet per dy gjera te ndryshme????

    E thjesht,
    Shqiperia arrin standartet per qytetaret e saj,
    Nderton nje shtet te se drejtes, me nje sistem drejtesie te pakorruptuar per qytertaret e saj;
    Nderton sistem arsimor e shendetsor te pakorrruptuar, per qytetaret e saj;

    Nderton nje sistem rrugor te sigurt e me standarte, per qytetaret e saj;
    Nderton nje ekonomi qe prodhon dhe jo ekonomi konsumi, per qytateret e saj;

    Dhe ja tek e kemi statusin, BE nuk kerkon asgje me teper.

    Standartet dhe kriteret e kerkuara nuk jane dicka qe do ti plotesojme per hir te BE, e ti dorezojme, dhe Ata do ti mbyllin diku ne nje kasafort te pluhrosur.

  • PUNA BAZA E JETES MOTORRI I ZHVILLIMIT E PERPARIMIT.

    Puna padyshim eshte gjeja me e rendesishme e jetes se njeriut jo vetem ne planin material por ne nje plan shume me te gjere personal e shoqeror qe ndikon ne personalitetin e njeriut e raportet e tije me shoqerine.
    Te tera qeverite e botes demokratike ne fushatat e tyre elektorale ka vite qe percaktojne punesimin si prioritet te politikave te tyre te zhvillimit ku te tera politikat e tjera kthehen ne funksion te primares se sa vende te reja pune do hapin si percaktuese te rritjes ekonomike respektivisht te mirqenjes se popullit qe qeverisin.
    Qeverite perendimore adaptojne dhe aplikojne politika te tilla qe favorizojne rritjen e nivelit te punesimit ku padyshim krijimi i kushteve per veprimtarite prodhuese vendase e thithja e investimeve te huaja eshte nje nder prioritet e rendesishme qe ndikojne ne politikat e punesimit.
    Ne nje bote gjithnje e me globale ku teknologjia e komunikimit dhe levizja e kapitaleve ka arritur zhvillim te papare nese e krahasojme me 20 apo 30 vitet e kaluara ka nxjerre ne pah nevojen per qeveri sa me profesionale e fleksible ne raport me me te perparuaren ne raport me te rene.
    Pra politika luan nje rol te rendesishem e percaktues ne zhvillimin e thithjen e kapitaleve kapitaleve vendas dhe te huaj duke ndikuar ne nivelin e punsimit te nje shoqerire respektivisht ne gjendjen shpirterore e material te popullit.
    Fatekeqesisht duhet thene e pranuar se shoqeria shqiptare ka mbetur akoma ne ne kohen e komunizmit si ne shume fusha te tjera persa i perket rolit dhe vendit qe ka politika ne zhvillimin ekonomik te vendit . E them kete pasi ne kohen e komunizmit hapur eshte deklaruar se politika eshte primare dhe cdo gje eshte ne sherbim te politikes , ideologjia e marksizem leninizmi ishin te rendesishme.
    Shoqerite e lira qe ne baze te sistemit kane lirite dhe te drejtat themelore te njeriut politiken e kane ndertuar ne funksion te shoqerise , pra ne funksion te mirqenjes e permirsimin e jetes se popullit qe realizohet nga puna active e shoqerise.
    Perpara pothuaj 9 vjetesh ish-kryeministri Berisha thirri nje specialist te informalitetit nga Ekuadori per te realizuar reformat integruese ne fushen e bujqesise e legalizimeve per te beret e mundur integrimin europian. Se si do e realizonte Berisha integrimin e Shqiperise ne Europe me specialist nga Ekuadori vetem Berisha mund ta dinted he ata qe nuk leshuan nje ze ne ate kohe. Ne ate kohe kam shkruajtur se reforma te tilla mund ta cojne Shqiperine ne Kube por kurrsesi ne Europe.
    Miro para ca ditesh vete Berisha deklaron se kemi gabuar me ligjin 7501 pasi bie ndesh me te drejten e prones. Gje qe gje se qe askush nuk beri ze nga analistet e famshem shqiptar qe kane uzurpuar me kohe te drejten e fjales e shkrimit ne Shqiperi natyrisht me ndihmen e pushtetit e ne sherbim te pushtetit por jot e popullit.
    Mirpo nga ky GABIM i vogel i Berishes demi financiar ne fushen e te drejtes se prones ndaj qytetareve shqiptar eshte mbi dy 2 Miljard Euro te sanksionuara nga Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburb e miljarda te tjera dem per ekonomine shqiptare pergjate 23 viteve duke e mbajtur peng zhvillimin e punsimin e shqiptarve .
    Klasififikimi i Shqiperise me sistemin e drejtesise nder me e korruptuarit ne continent e Shqiperine vete ne majat e klasifikimit europian se bashku me ligjet qe ndryshojne cdo dite pa asnje logjike ekonomike bejne qe investimet e huaja dhe vendase te jene me te ultat ne rajonin e pazhvilluar te ballkanit me nje papunsi 21% thone socialistet tani pasi vetem para 4 muajth deklaronin nje papunesia ishte mbi 60% edhe kjo aspak serioze per nje pushtet qe premton se do sjelle ndryshimin.
    Megjithate ketu ne Amerike asnje President Amerikan ne shekullin e kaluar nuk ka arritur te rizgjidhet me nje papunsi mbi 7%.
    Nese i shtojme kesaj gjendje sigurine e jetes, prones e personalitetit te qytetarit shqiptar qe shteti shqiptar ju garanton qytetareve te tije ku vrasjet e aksidentet performojne balance lufte e qeveria vazhdon te nxjerri ligje ne kundershtim me Kushtetuten e te drejten e prones nuk mendoj se Shqiperia mund te jete atraktive per investime ne nje te ardhme te mesme pra papunsia do qendroje ne keto nivele e braktisja e vendit massive.
    E thashe qe ne fllim se shoqeria shqiptare fatkeqesisht nuk eshte shkeputur akoma nga mentaliteti komunist persa i perket vlersimi qe i bejne politikes duke vazhduar akoma te votojne me baza idologjike dhe nuk kerkojne te votojne programe e politika reale qe ndihmojne kapitalin e investimet respektivish punesimin , percaktuesin e shendetit mendor e fizik te qytetareve shqiptare.
    Fatekeqesisht shkqiptaret akoma nuk kane vendosur raporte partneriteti e respekti te ndersjedhte me politiken por vazhdohet me filozofine e turmes se urrave rrofte x e poshte y pa shkuar shume thelle se perse kerkohet kjo kur shoqerite prendimore kane kohe qe e kane hequr nga perdorimi kultin e individit pasi qarte eshte percaktues I shoqerive primitive e diktatoriale.
    Politika shqiptare pergjate 23 viteve te fundit ne vazhdim te trashigimise komuniste ku partia zoteronte e kontrollonte cdo gje edhe keta te sotmit kane monopolizuar cdo gje qe nga mediat, tregun, pronat e qytetareve shqiptare e deri tek grupet parlamentare ku deputetet i zgjedh Kryetari i parties. Popullit i afrohet qe 23 vjet o te zgjedhe mutin o kaken alternative tjeter nuk ka e me grisjen qe I bene kushtetutes per nje nate aktoret politike as nuk ka gjasa te ndolle ndryshe megjithse kushtetuta formalisht se paku ka qene aprovuar me referendum.
    E thashe Kryetarit te partis per etike pasi partite politike pas ndryshimeve kushtetuese te 2008 jane kthyer ne parimin Leninist kur themi Lenini nenkuptojme partine, pra funksionimi i strukturave te partis del krejt i panevojshem kur Kryetari i parties vjen ne pushtet . A nuk e shkriu Berisha Partine Demokratike per kater vjetet e fundit te sundimit te tije dhe a nuk po shkon ne te njejten rruge edhe Kryeministri Rama .
    Pra nje politike me mentalitet e praktika tersisht te shkuar kohe nuk mund te jene competitive ne fushen e thithjes se investimeve te huaja e punsimit ne nje bote globale e qe leviz me shpejtesi.
    Rendom keto kohet e fundit degjohet shprehja se per te pasur rezultate gjeveria duhen 10 vjet pasi kater pese muaj nuk jane asgje tamam si demokratet para tete vitesh kur deklaronin se po ecim ngadale ne rrugen e duhur.
    Se pari duhet thene se mazoranca socialiste ka 8 vjet ne opozite dhe 8 muaj qe ka marre verdiktin e popullit kur dihet se Presidenti Amerikan mban fjalim te perjavshem se cfare ka realizuar per 7 dite. Po permend Ameriken se shqiptaret e kane perzemer Ameriken dhe jo vetem kaq pasi shpesh shqiptaret me gjith deshiren qe kane thote se ne nuk jemi e nuk mund te behemi Amerike.
    Dua ti them cdo shqiptari se sot ne New York ka pak zyra shteti e biznesi qe nuk punojne shqiptaret dhe po ashtu nuk kemi asnje diference ne pune me qytetaret amerikan qe kane lindur ne kete vend te bekuar. Pra ajo qe na ben diferencen me Amerikanet nuk eshte populli por jane politika e politikanet e mbrapshte qe fatekeqesisht shpesh here na i kane prure ne zverkun tone.
    Ne fund dua te shtoj se per ato cfare Zoti i ka dhene per njesi te siperfaqes ne token e shqiptareve nen toke e mbi toke ne hapsirat ballkanike kombi shqiptar eshte nder me te pasurit e botes e te jete aq te varfer shqiptaret qe jetojne bi ate toke te bekuar nga Zoti eshte jo vetem fatekeqesi por dhemb dyfish.
    Nese shqiptaret realisht duan qe te perparojne me pune djerse e dituri sic kane perparuar gjithe popujt e zhvilluar te botes duhet te dime te zbresim nga zverku ne kohe reale politikanet e qeveritaret parasite qe nuk i japin asgje shoqerise shqiptare qe fatekeqesisht jane nderruar me stafete ne kurriz te popullit shqiptar dhe nuk duhet te presin ne pafundesi “Enverin” e radhes.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  • shume dakort me zotin gazetar kur thote te behet shqiperia pa ne djall statusi sepse na e kane bere kete status si dicka te detyruar??????????

  • E.Rama artikulon ekzaktesisht ato qe une i kam bindje per dy dekada .
    Faleminderit ,Kryeministri im.
    Do zoti merr fund njehere e mire propaganda e pordhume, e integrimit me breke neper kembe.
    Punesimi,funksionimi i shtetit te se drejtes,funksionimi real i nje sistemi shendetesor qe i sheron njerzit,funksionimi real i nje sistemi arsimor qe i ndricon njerzit,funksionimi i plote ne te gjithe territorin i sigurise se jetes dhe prones,,,,ja vetem keto mjaftojne per te matur standartin europian te jeteses se shqiptareve,dmth integrimin automatik te Shqiperise,me te drejta te barabarta me shtetet e tjera anetare.

  • NE SI SHQIPETARE NA SHERBEN SHQIPERIA E SHOQERIA QE NE ARRIJME TE NDERTOJME.

    SHQIPERIA APO STATUSI NUK ESHTE NJE DILEME ME VEND PASI TE DYJA KETO SHKOJNE NGA E NJEJTA RRUGE.

    AI QE HAP PARRULLA TE TILLA I BEN VETEM PER TE HEDHUR BOMBA TYMESE, KESHTU ESHTE PROBLEMI.

    SHQIPERIA ESHTE PUNA JONE, ATY DUHET TE KONTRIBUOJME DHE REZULTATI VARET VETEM NGA NE.

    STATUSI NUK VARET VETEM NGA NE.

    NQS BE-JA E LE STATUSIN E SHQIPERISE NE DOREN E BREIVIK-UT E TE SHOKEVE TE TIJ KRIMINELA, KY ESHTE PROBLEM I EUROPES DHE ASPAK PROBLEMI YNE.

    PER BREIVIK-UN, NJE MUSLIMAN I MIRE ESHTE NJE MUSLIMAN I VDEKUR,
    ME KETE PROBLEM DUHET TE MERRET VETE EUROPA, NE NUK KEMI SHUME CFARE TE BEJME PER KETE PROBLEM.

    KESHTU ESHTE PUNA.

  • Kam pak fjal per sh E.Hoxha qe ka shkruar ket artikull.Ate fjalen politikan qe ke then per Ramen e keni gabim.Ai vete ka dekleruar se nuk jam politikan ju pse i shpifeni.Rama shoku Enver as nuk po punon per statusin as per Shqiperin deri tani.Prandaj te tilla shpifje mos i beni tjeter here.

  • 4 vjet i duhen kryeministrit Edi Rama dhe qeverise se tij, per ti treguar shqiptareve, se si ndertohet Shqiperia ne planin afat gjate, ku ne keto 4vjet, do te hidhen bazat e nje ekonomie te shendoshe.
    PD-ja, po mundohet te perligjur paligjshmerine, duke i hedhur bezine zjarrit qe te paligjshmit e furgonave, kerkojne qe paligjshmeria te vazhdoje, te vazhdojne edhe aksidentet tragjike, ku perseri pederastat Ristani, Paloqja e Noka me kryetaret ne krye, te fillojne te gerthasin, se qeveria po vret.
    Mbas 23 vjetesh gati te gjithe e njohim perendimin, ja njohim ligjet dhe se funksionon ligji ne perendim, ne dhjehemi ne breke nga frika, por ne Shqiperi pederastet e PD-se, kerkojne te funksionoje paligjshmeria.
    Per kete une i bej thirrje atyre mbi 1 miljon shqiptareve, qe shporrem qeverine e pederasteve, ti dalim ne krah ligjit qe qeveria Rama, kerkon te rivendose.
    Mbeshtetja jone nda qeverise qe vete e kemi zgjedhur, do ti jape kryeministrit Rama dhe ministrave te qeverise, ate mbeshtetje qe ajo te vendose sundimin e ligjit, si nje kerkese qe sot e kerkon populli, se e provuam paligjshmerine dhe fakti qe varrezat jane mbushur me mosha te reja, tregon, se MJAFT ME.

  • ANALIZE : Duhen faqe te tjera per te shpjegu se kush eshte pas kukulles Stefan Fyle … Por e marre ne menyre institucionale Ky dhe znj. Ashton jane pergjegjesit kryesore per proceset e antarsimit ne BE.
    Per ngjarjet ne Ukraine askush nuk nga BE nuk beri nje autokritike se paku sa per te lare gojen, megjithese gjithcka nisi pas fteses qe BE i beri qeverise se Ukraines per te firmosur dokumentat e procedurave.
    Shikoni lojen e ketyre dy drjetuesve te BE te znj. Ashton dhe z. Fyle.
    1. – Ukraina e drejtuar nga Jankovic nuk plotsonte as kushtet minimale per Status dhe antarsim, megjithate ne menyre krejt te papjekur Fyle i dergon ftesen Ukraines. Natyrisht Jankovic refuzon dhe ketu shperthen revolta. BE arrin te destabilizoje Ukrainen.
    2. – Shqiperia i plotsoi edhe te gjitha 12 kushtet e vena nga vete BE dhe nje muaj pas Ukraines na refuzohet Statusi. Kete BE e ben pikrisht sepse kerkon qe te shperthejne re voltat kunder Qeverise se re te zgjedhur me konsensus mbi 81 %. Perseri nga BE askush nuk beri autokritike. ( me perjashtim te ndonje interviste te dhene ne kanale televizive te ndonje eurosharlatani qe nuk e sheh askush )
    3. – Pa asnje diskutim qe Statusin nuk do na e japin perseri pasi keto Fyle e Ashton po
    kerkojne destabilizim. Dhe ate qe nuk e arriten ne Dhjetorin e kaluar kane per te Rritur ta
    bejne ne qershor. Sala gati eshte me bandat e tija.
    Qe ne qershor te mos ndodhe destabilizim i Shqiperise ka dy gjera per te bere :
    1. – Venja para drejtesise Berishen.
    2. – Fillimi i pregatitjes se opinionit Shqiptare se Statusi me Greket nuk merret ne Qershor !!!

  • Në pikën ku kemi arritur ne,me korrupsion ekstrem,me vënien skandaloze te ligjit në zbatim dhe me shumë e shumë pocaqira politike nëpër këmbë,zor se do të arrijmë vetë ta bëjmë europënt këtu. Në drejtim, gjatë këtyre 23 vjetëve kanë qënë njerëzit më negativë të shoqërise dhe ju thoni se mund ta arrijmë vetë europën!? Kush na garanton se nuk do të jenë përsëri kjo kaste plehrash politike në drejtimin tonë? Kush na garanton se këta me pasuritë marramendese që kanë vënë nuk do ta blejnë pushtetin përsëri? Dhe ju thoni që mund ta bëjmë europën këtu! Me cilët njerëz,me cilët politikane!? Do gjeni te tjerë,me te emancipuar,me atdhetarë,më me moral !!? Ku do t’i gjeni? Këtu? Nuk i gjeni dot sepse bandat e hajduteve politikë qe kemi nuk do t’i lënë té ngrenë kokë ,pale ta marrin pushtetin!!? Duhen rrugë te tjera që ne të mund ta bëjmë europën këtu por jo me këta që kemi pasur. Eshte e pamundur europa me këta!? Tani për tani unë nuk mund ta jap një mendim sesi mund ta bëjme vete europën këtu por, di me siguri se me këte mentalitet qe kemi dhe me këtë palo politikë të 23 vjeteve kjo eshte e pamundur,është utopi!? Ne me europën mbi kokë dhe e kini parë vetë si kemi qënë? Si stan qensh!? I jepni dot përgjigje pyetjes sesi mund te vêmë ne krye njerezit me patriote e më te mencur te kombit për ta ndertuar europën ketu? Nuk i jepni. Mua më duket madje e pamundur sepse do ti mbyse gjirizi ynë mental e politik qysh nê fillim! Atehere rrini urtë se nuk e bejmë dot vetem kéte punë??? Jemi popull qe kenaqemi me buke “me qepe e gjize” ne dhe nuk kemi ate mentalitet qe kanë popujt e qytetëruar te cilët reagojne menjehere dhe fuqishem kur ju cenohen te drejtat? Me vjen keq ta them por ne shqiptarëve nuk na bën dot kollaj në nje mendje. Ne i biem njeri gozhdes e tjetri patkoit. Ne nuk kemi mbi te gjitha aftesine e “veprimit në grup”? Këtu reagimi qytetar eshte i vaket etj.etj!!? Dhe ju thoni mund ta bejme europen vetê!? Endrra me sy hapur!!!

    • Zoti Zaimi, keni te drejte ne zhgenjimin tuaj, qe seshte vetem i juaji, por i shumices se shqiptareve, ku fus edhe une vehten time.
      Kam patur nje histori me mizerjen e Tiranes te vitit 98, 99, 2000, me nje cift te huajsh, eshte histori e gjate dhe skam durim ta pershkruaj.
      Edhe Tirana e atyre viteve, ishte nje mizerje, ne plot kuptimin e fjales, por ndryshimi, filloi me disa kuti boje, ku opozita e sotme dhe skeptiket, filluan te talleshin me ngjyrat e piktorit, por shqiptaret filluan ta shikojne ndryshimin, kur gazetat europiane, jepnin pamje fotografike, per nje Tirane qe po mposhte ngjyren gri dhe po tregohej se dicka europiane, po rilindte dhe mbas disa vjetesh, une i pari, deshiroja qe te vija ne tirane, jo vetem, por te sillja edhe shoke te huaj.
      Nje komentues i mencur, ketu ne Dita, na risolli ne vendje dy dite me pare, klithmat e opozites se atehershme te Saliut, se kryebashkiaku Rama, po linte dhjetra karrociere pa pune, se nuk lejonte te kalonin ne Tirane, kuajt me karroca te shkaterruara, dele e lope qe kullosnin ne lulishtet ne qender te Tiranes. Por ato klithma berishiane, u zhduken nga ndryshimi qe pesoi Tirana.
      Eshte e njejta situate, ku karrocat e paligjshme u zevendesuan me furgona te paligjshem edhe sot opozita e Saliut, po cirret se i lane shoferet pa pune, kur ne anen tjeter cirren gjithashtu se qeveria po shkakton aksidente.
      Tirana filloi ndryshimin me nje kove boje, Shqiperia po e fillon ndryshimin, me restaurimin e nje zyre pune dhe asistence sociale, me kritere europiane.
      Do kali nje vit, ngritja e ekonomise po fillon, do vi viti i dyte, do shofim te tjera ndryshime dhe perseri opozita e Saliut do cirret, eshte force zakoni, se ndalon as ti, as une e as Rama, por ne vitin e trete dhe te katert, opozita perderi do cirret, por atehere edhe me skeptiket, do qeshin me cjerrjet berishiane.
      Eshte koha ti japim mbeshtetjen maksimale, qeverise qe vete e kemi punesuar.
      Te pershendes.

  • Po hidhen cdo dite njerezit ne ere dhe injorantet militante i thurin lavdi qeverise per inat te Saliut.Duhet ndalur krimi o primitive qe kenaqeni me bojrat e rames.Sguxojne njerezit te dalin diku per te blere dicka se i pret dinamiti.Plehra!Behuni realiste e mos llapni te njejtat gjera cdo dite!Prandaj nuk perparon shqiperia se te gjithe kane te njejtin mentalitet idjotesh dhe jane te shitur!

    • O dhjeramani i Saliut, e di qe jeni bere si bisha, por keni mbetur si te dhjere, se kujtuat se Saliu do fitoje, por nuk ndodhi.
      Shume shpejt do vi koha qe ju dhjeramanet e Saliut, do filloni te lepiheni, sic u lepite ne komunizem, por perseri skeni per tja dale, se tashme ju njohim mire.
      Lora ma bej hallall, qe shprehjen tende, (dhjeramane), por ta vodha shprehjen, per ti treguar ketij dhjeramani berishian, se kush eshte.

  • @ z. E.H.

    Per sa kohe qe ju lexoj, ky eshte konzluzioni me brilant qe keni bere. Provokon mendime dhe analizon dicka shume te drejte: status per hir te statusit nuk ka.

    1) nuk eshte koncept izoterik, a i dhuruar si medalje “per sjellje te mire”
    2) te mos perdoret si Cekic a kolone e 5-te nda nje pale politike tek tjetra, ndaj publikur apo partnereve te huaj.

    Ju lumte! Gjithmone i lexueshem, por kete rradhe keni folur si “Njeriu Normal” e jo si gazetar:

    ——–

    D.m.th, të nis të bëhet vend normal, me njerëz që punojnë, respektojnë ligjin, mbajnë pastër ambjentin dhe nuk janë nxijnë jetën njëri-tjetrit, çdo ditë, çdo çast e për çdo gjë. Një shuplakë për këtë lloj politike që, Shqipërinë reale e ka konvertuar me Shqipëri virtuale, duke iu imponuar njerëzve të shohin ëndrra me sy hapur me statuse e integrime europiane, (sidoqoftë pa i zhvlerësuar si proçese), sidomos në këtë kohë, që dhe Europës vetë po i vjen festja vërdallë prej belave të shumta me vatra krizash politike e financiare, do ishte sllogani: Të bëhet Shqipëria, pa në djall statusi! [artikulli]

  • E kuptoj dhe e mbështes Ramën ka nivel që shumë pak shqiptarë e kuptojnë <<<<statusin Rama e do se ka ca interesa Shqipëtia, paçka që në se meritojmë, por statusi nuk do tëthotë antarë i BE. Imagjinoni sikur të mos marr statusin në qershor, Luli dhe Berisha me rrugaçët e tij do dal në shesh. Orandaj duhet ta marr statusin Shqipëria sepse është grusht për Berishën që nuk i ka diashur ndonjëherë shqiptarët dhe Shqipërinë

  • Si qeveria e maparshme edhe kjo flasin per status e prralla tjera si e si me ja marre mendjen ktij milet e me i kry punet e tyne rahat

  • Duke qene se jetoj prej 23 vitesh jashte ndoshta na ka ngelur ora qe atehere, dhe si te tille ka mundesi qe te gaboj ne gjykim…
    Ne Shqiperi jo cdo gje eshte bere gabim, pro ta fillojme nga fillimi.
    Ne kishim nje shtet diktatorial, por prape kishim nje shtet.
    Pas 23 vitesh duhet ndertuar shteti perseri !
    Per mua kur pashe Saimir Tahirin ne tarracen e kryeministrise u trishtova.
    Lulzim Basha bertiste futja kot te dali plot ne nje Proteste pa aresye ne bulevard, Kurse ministri si macoku maje plehut.
    Und per vehte ndjej keqardhje per vendin Tim, por mendoj SE me kete klase politike qe ka sot Shqiperia duhen edhe 23 vjet te tjera per t’u bere,.
    Edi Rama ka vizione por njerezit jane molepsur kaq keq nga klika Ramiz Alia-Sali Berisha saqe p
    etem brezi i ri Mund ta beje te mundur kthesen e vertete.

  • Edhe une mendoj qe e rendesishme eshte atmosfera e brendshme,te jemi te pergjegjshem ndaj vendit,por statusi i kandidatit ka rendesine e vet,eshte ceshtje imazhi.Ti japim qeverisjes mbeshtetjen dhe sakrificat tona,te mos ia falim shperdorimet.

  • Te shkaterrohet mafia shqiptare me ”godfather,,-in e Vicidolit dhe zagaret e tij te strukur
    ne banden e te ashtuquajtures PD ! Vetem po te shkaterrojme kete mafia atehere e kemi
    te sigurte hyrjen ne Evrope ! Nuk e di cfare ka Edi , cfare e pengon, cfare mendon ,pse
    ngurron qe te heqe qafe me 85 votat e parlamentit si te korruptuarit e drejtesise, ashtu
    edhe ulokun qe ka zene kolltukun e presidentit pa asnje mbeshtetje ne popull , i vene ne
    ate kolltuk vetem me imponimin e nje njeriu, bajraktarit te Vicidolit !
    MAFIA SHQIPTARE , 3B DUHET SA ME PARE PARA DREJTESISE …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *