U rrit në atë mëhallën me shtëpitë e ulta të rrugës Bardhyl, në afërsi të asaj shtëpisë time, ngritur me qerpiçë… Por nuk u pamë kurrë si mëhallelinj. As si çunake dhe as si adoleshentë… Fati na e kishte ruajtur që të piqeshim më vonë, në një teatër që nuk ish i Tiranës dhe as nuk desh t’ia dinte për rrugën Bardhyl. U takuam në skenën e teatrit të Fierit, teatër i porsaformuar, ku na duhej të luanim bashkë në një dramë të Laços: unë 36 dhe Tosi 28 vjeçar.
Ishim të rinj e na duhej të luanim role pleqsh. Bënim thinjat duke u ngjyer me pudër. Unë, Tosi, Muhamet Sheri, Mina Koxhaku, Dhimitër Jano. Nuset tona të reja, Natasha, Hajria, Xhuli, luanin plakat duke u ngjyer me pudër dhe ato. Bënim një numër të madh shfaqjesh, që na i ndiqnin dhe na i pëlqenin artdashësit fierakë… Kuintalë me pudër na viheshin në dispozicion… Drama me temën e luftrave për liri, me temën e rilindjes kombëtare. Pleq të urtë të ngallosur me pudër për thinjat. Flitej e përflitej sikur prapa ndërtesës së teatrit mund të ngrihej një punishte pudre, për repertorin dhe thinja tona. Pastaj autoritetet hoqën dorë dhe në vend të saj,ngritën aty Degën e Punëve të Brendëshme! Një lloj tjetër punishteje ajo! Edhe ajo prodhonte thinja, por me metodat e saj. Thinja që nuk shkundeshin kurrë më!.. Dhe ne i luteshim Zotit të mos i provonim ato lloj thinjash!
Më pas unë u vura të bëj regjisorin…
Dhe, o Zot, sa fat paskam patur në jetë! Kisha një aktor që duhet të na e kishin zili të gjithë teatrot e botës! Jo vetëm për portretin! Jo vetëm për shtatin! Jo vetëm për atë zë të plotë dhe të ngrohtë! Jo për temperamentin e tij mahnitës! Por për atë punëtor të palodhur, me energji të pashterrura, që shënjtëronte provat dhe shfaqjet me përkushtimin, me puritanizmin e tij, me atë qënie njerëzore të avulluar në frymëzim, në farkëtim të çdo figure, të çdo karakteri, të vogël dhe të madh. Avni Rustemi, tek “Dy Krismat…”, Arseni, tek “Balada për një grua”, Beu, te “Lumi i Vdekur” Ziveri, tek “E bukur shtëpi e vjetër”, Enveri, tek “Në ballë të kohërave” dhe sa e sa role plotësues, episodikë të ndërmarrë me përkushtimin e tij të paharruar.
Ai, artisti i pakrahasueshëm dot, Fatos Sela, jetonte jo vetëm me fatin e personazhit të tij. Ai nuk shqetësohej vetëm me skenat e tij, por edhe me ritmin e tërë shfaqjes me përsosjen e dekorit, me gjetjen e shoqërimit muzikor, me vendosjen e ndriçimit, me projektorët dhe pistoletat, me shtrimin e planshetit. Pas një prove të lodhëshme, aktorët u drejtoheshin shtëpive, Fatosi me pasionin e tij të përndezur ndiqte tërë përpjekjet e prapavijës dhe nuk bindej asnjëherë të shkonte të prehej. Ish e kotë t’i kujtonim se kish rolin kryesor, kish heroin!
Fatos Sela, gjeneronte zell për të gjithë! Në përgatitjen e spektaklit, Tosi ishte vetë spektakël!
Ikja e tij e parakohëshme, na ka goditur rëndë të gjithëve. Telefonata të panumërta shpenzuam këtë mbrëmje të hidhur. Na iku! Na iku! Na iku! Zërin e tij e kemi, portretin dhe galerinë e roleve i kemi. Ato do t’i ruajmë ato nuk i humbim. Por ne kemi humbur ato çka na premtonte mosha e tij ende e palëkundur ballë sfidave të reja, zelli i tij i pashuar, figurat e tij që me siguri do të ishin edhe më të arrira edhe më tërheqëse. Se ato krahasuar me të parat kishin aleate pjekurinë!
Na ike Fatos, papritur! Pabesisht!…

Ngushellime familjes, miqve dhe dashamiresve!
Ishte dhe mbeti nje aktor brilant. Ngushellime per kete humbje te madhe te artit, skenes dhe kultures shqiptare.
iku sic kane ikur dhe do te ikin te gjithe, as me pak dhe as me shume
Ngushellime familjes. I la familjes, nipave e mbesave nje emer te mire dhe qe kane te drejte te mburren per kete njeri te mire i cili punoi me nder, ushqeu familjen me buken e hallallit, ishte kudo i nderuar e i respektuar dhe u nda nga kjo jete duke u sjelle te gjitheve nje dhimbje te madhe. Me i forte FATOS SELA i vdekur se qindra rrugace qe kapardisen si gjela me djersen e popullit.
AI MBETET BRILLANT ME ROLIN E SHKELQYER TE AVNI RUSTEMIT !
U PREFTE NE PAQE DHE JU BEFSHIN FEMIJET TE AFTE SI I JATI!
Ngushellime Natashes e djemve, por ngushellime edhe kolegeve qe kaluan jeten e tyre artistike me kete artist qe na mbushte plot ndjenja te bukura me artin e tij brilant. Fieraket do ta kene gjithmone ne zemer artistin e tyre te dashur
Aktor shume i madh. Me ka pelqyer ne teater kur lozte ne Fier…Tek drama “Kush e vrau Kastijin” ka lozur nje rol vigan ate te tradhtarit Ruzhje, pa harruruar aspal shefin tek “godet me puter” qe eshte njder komedite me te mira te pas 1990s dhe roli i tij me madh ne teater sipas gjykimit tim. Sidoqofte Avni Riustemin e ka qare fare si rol. Gjynaf qe po ikin aktoret kaq te ri…Ne shqiptaret jemi kriminele te shendtit tone..ikim tek dokori kur eshte shume vone…Duhen bere kontrollle periodike tek mjeku per mos ta lene veten ne pike e fundit si edhe Land Trebicka…Respekt Fatos Selest!
Flm. Pellumb! me bere te kujtoj Fatosin e viteve 1972-1975, si regjizor ne Televizionin Shqiptar. Ne nje nga mbledhjet e sterzgjatura te kolektivit mbi diciplinen proletare ne pune, ne vitin 1975, Fatos Sela u ngrit per te mbrojtur punen e nje redaktoreje dhe e na magjepsi me pamjen e tij burrnore, zerin kumbues dhe xhestet e tij energjike. Ajo mbrojtje e shkelqyer rezultoi fatlume per redaktoren, por “fatale”, sipas standardit tone, per Fatosin. Drejtoria e Kuadrit germoi ne biografine e familjes se Fatosit dhe e i beri “nder” me degdisjen e tij ne Fier. Them se i beri nder, sepse ne Televizion, Fatosi do te kishte perfunduar nje nje regjisor medioker, kurse ne Fier pati fatin te punonte me mehalliotin Pellumb Kulla, nje skenarist dhe regjisor shume i talentuar, por me “njolla” edhe ai ne biografi. Fatos Sela shkelqeu me te gjithe potencialin e talentit te tij si ne Fier ashtu edhe ne Tirane, sepse ishte nje artist flori.
Une Fatos Selen e kam pare ne ekran ne te gjitha rolet qe ka interpretuar ne kinematografi dhe ne teater. Nuk kam pasur mundesi ta shoh shume here ne skene pasi pjesen me te madhe te roleve ai i ka interpretuar ne teatrin e Fierit, por per mua eshte ende i pa harruar interpretimi i tij ne dramen “Armiku i Popullit” te Hibsenit ne skenen e Teatrit Kombetar.
pELLUMB kULLA I MADH SHKRUAN PER NJE fATOS sELA TE MADH . MADHI ME TE MADHIN. iVOGLI sALI ME TE VOGLIN lULI. kESHTU ESHTE BOTA.