SHËNIM: Nderi i Inisit

anazapta

Pothuaj ish harruar ajo histori e 2006-ës ku një popull i tërë, falë një risie teknologjike të quajtur bluetouth, u marros duke parë në ekranin e vockël të celularit kurmin e një femre, që përpos gjesteve me natyre erotike, çoç shijonte dhe ngapak “pluhur llokumi” . E megjithatë, tej faktit se u cënua nderi e dinjiteti i një njeriu (vajza në fjalë sot është dhe nënë, e si çdo krijesë gëzon të drejtën për t`u ndjerë me nder e dinjitet, ashtu siç ajo e kupton),  një pjesë e shoqërisë i vuri një njollë nderit të vet, duke u katandisur si ata shqiptarët e fundit të viteve 90-të që lëngëzonin poshtë e lartë duke parë ‘electrit blue’, apo me keq akoma, si ata ushtarë të frustruar seksualisht, që teksa shihnin dikur vetëm lajmet e TVSH-së, shpërthenin në korr duke thithur buzërrumbullakosur, edhe pse përballë në ekran kishin një zonjë grua, me goxha personalitet e aspak provokative. Siç merret me mend, fjala është për Inis Gjonin.

Ishte ndër ato histori që vetëm ligjësia e kohës si shërues plagësh me  “çudinë që vetëm tre ditë zgjat”, mund ta ngushëllonte. Tashmë, kjo histori rikthehet në fokus, pasi çështja e asaj video-je që implikonte oficerë policie, do rishqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Sigurisht që sot pakkujt mund t`i interesojë ajo histori, pasi ngjan sikur të gjithë të dhënit pas atyre pamjeve janë në një gjendjeje postorgazmike shpërfillëse kundrejt asaj që më parë ishte çmendurisht tunduese. Ajo që vlen të vecohet në gjithë këtë histori, ishte themelimi pas saj i një sërë suplementesh me “syrin në vrimë çelësi”, ku kurmet femërore të sa e sa çupkave – vip, u lëshohen njerëzve porsi copa mishi me helm për t`jua hequr petllën, apo ndryshe për t`jua asfiksuar trurin e hequr cipën, siç Tomka me shokë ja hodhi atij qenit të zi të gjermanëve për ta lënë të ngordhur në vend.     

 

Share This Article
21 Comments
    • Tash shqiptarve nuk ju interson ma Inis,..ato duan te shofin videon e Lulushe Bashes med hollandezin,i cili e kishte filmu ate disa here ne orgji ne banesen e tij,..si she videon e Zholefines kur ja thith Pashukut…
      Inis ka dal jasht mode…

  • ca donte te thoshte autori me kete shkrim …. apo e ka marre malli te shohi edhe njehere “pulen” e Inisit

    • Autori ka dashur te thote se ato qe ka shkruar per Inis Gjonin nuk vlejne per Dasaren se ai eshte njeri i dhembshur sidomos kur behet fjale per nenat e femijet, por me kusht qe te mos jene te PD-se si Duma, Vorpsi etj.

  • I mbaroi ceshtejet perveluese ,me interes te gjere publik ,Gjykata e Larte dhe i paska mbetur ceshtja e Inis Gjonit !!!!!!!!
    Nderkaq ,ceshtja e Inis Gjonit eshte teresisht private dhe dhe duhet lene si e tille;dmth pa i dhene hapesire ne media.

  • Vec talentit gazetaresk,i nderuar E.H.keni te dhena per shkrime pornografike,gjynah qe s`e keni shoqeruar pjesen me pamjet you tube.

  • Ky E.H shkruan per cdo gje. Nga nderzimi artificial deri tek lufta ne Vietnam. Tipi i ri i gjithologut alla Lubonja……

  • KETO JANE SHENJAT E DEGJENERIMIT SHOQERORE TONE, IMORALI NGRIHET NE PIEDESTAL DHE TE NDERSHMIN AS QE I BIE RRADHA TJA DEGJOJME ZERIN.

    SHOQERIA JONE KA NEVOJE PER NJE KOD MORAL DHE NJE FORCE SHOQERORE QE TA MBROJE ATE ME FORCE, KJO ESHTE EDHE BAZA E PRAPAMBETJES SONE EKONOMIKE, E CILA VJEN GJITHMONE NE SHOQERI TE DEGJENERUARA.

  • I ke rene shume larg,si ne epigramat japoneze.Mos thuaj me 20 fjale ate qe mund ta thuash me 10.Le qe keshtu duan kohet,tashme grate e ndershme quhen debile kurse kryekurvat duan tu thuash Zonje.O EH,aty nga ’90 kjo ishte vertet llokum,kurse tani ben mire t’ia harrosh emrin.

  • Z gazetar nga sa shikoj shkruan me deshire kur vjen fjala te ushkuri i Inisit qe e njeh mire gjithe Tirana,jam kurioz kur do na shkruash per bagazhin e mercedesit te tosit dhe Moniken e politikanit me te madh shqiptar,jo per gje po jam kurioz Tosi ja ka fut kot apo eshte e vertete.

  • I dashur gazeta , shkrimi yt eshte nonsens ose ka sens per njeres si ti nonsens .C’jane keto budallalleqe qe shkruan ?

    • D.m.th., ti more zotni E.H po thua që Inis baxhellës i takon të marrë nga taksapaguesit shqiptarë 200 mijë euro dëmshpërblim vetëm pse ne taksapaguesit kemi parë zonjën duke thithur drogë nga maja e lapsit. Zoti na ruajt, dikush e hedh këtë gjëmë në youtube dhe ne mbajmë kusuret. Absurditet in extremis.

      • Shkembi,qejfi paguhet hahAAaahAaa,po sikur te gjithe shikuesve ti kishte shlyer borxhin ne natyre do kishte nxjerr dyfishin.Une s’paguaj se nuk e kam pare videon dhe as dua ta shoh.

  • E tmerrshme kur merren seriozisht kotesite e kotesive dhe behen objekt gazetarie.Menyra e parashtruar nuk qaset ne asnjerin nga stilet e komunikimit: as gazetaresk-publicistik, as letrar-artistik, as admimnistrativ-juridik, as shkencor -filozofik, por kontribuon ne krijimin e nje stili te ri gojor-eklektik-mistik.qe do te thote ta lexosh, te mos e kuptosh duke lundruar ne dimensionin e fantazuar “post-orgazmik”te shkrimit ne formen e perzierjes se miresise me delikt. Hajde merre vesh or mik se ç’ka ndodhur e ç’ndodh kur merremi gazetarisht me nje gjest erotik te “modelit” artistk.

  • Une meqe e kam pare videon dhe e kam akoma ne celular ja mbeshtes me force (kerkesen) kesaj baxhelles.

  • I nderuar gazetar E.H. nuk e di ne jeni prind apo jo por do ju sygjeroja te mendoni pak me shume per femijen e saj …Me kete shkrim qe keni bere nuk e ndihmoni Inisin por sillni ne vemendjen e publikut nje gabim qe ajo ka bere ne moshen e adoleshences qe per mendimin tim eshte pergjegjesi e gjith shoqeris sone ..Nga sa di une ajo ka qene dhe kengetare e sukseshme , apo jo…??

    • Po e nis nga fundi: Inisi kengetare e suksesshme? Sa u shkriva me kete, o shok duhet te rremosh edhe njehere ne kujtese…. dhe e dyta, Inisi nuk ka qene adoleshente atehere, ka qene mbi te 20-at dhe e pergjegjshme per veprimet e veta. mesa di une, nuk ishte diplomuar ende ne regjisure se kushedi ca perle do kishte dale ajo video 🙂

  • Jane ngaterruar keq disa pune ne Shqiperi,ketu nuk e kam fjalen per politike dhe ekonomi, per te cilat flitet per dite,por e kam fjalen per ate qe quhet jete private e njeriut e qe behet publike ne media.Mendoj se per sa kohe ke zgjedhur te mbetesh anonim, jeta jote private mbetet e shenjte,ndersa per sa kohe ke vendosur te behesh person, apo personazh publik ne nje fare menyre ke pranuar qe ta ndash privatcine tende me te tjeret.Ketu fillon dhe konflikti.Mendoje mire jeten tende private ne cdo moment ,ne se ke ndermend te faktorizohesh ne shoqeri, pra te behesh person publik,privatesia jote te ndjek pas, me te keqia e me te mira.Une mendoj se njerez me nje jete private me moral te dyshimte,dhe ketu kam prasysh gjithcka perfshi dhe korrupsionin, nuk kane moral te drejtojne jetet e te tjereve,apo te merren si model per te tjeret.Po cfare quhet e moralshme,e bukur ,e ndershme sot ne Shqiperi?A ka me se maten te tilla vlera?A jane keto vertet vlera?Kush I vendos dhe i cmon si te tilla?Po roli medias ne kete rast cili eshte?Kjo eshte ajo qe thash ne fillim “jane ngaterruar keq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *