TABUJA E NDRYSHIMIT

redaktor

A ka qeveria ritmin që duhet të kishte? A është kjo shpejtesia qe pritej në afirmimin e reformave?

Oktapodët financiarë a e kanë ende të kapur për fyti e për mjekre shtetin? Koncensionet mjeruese, dhuratë e zezë nga qeveria e kaluar, a po rrinë ende si shushunja mbi zvergun e shqiptarëve? Mafia politike a është ende e pranishme në jetën e përditshme?

Nevoja e një skanimi qeveritar, larg dëshirës për mos ndryshim dhe larg presionit brenda koalicionit. Si duhen bërë ndërrimet e duhura, pa rënë në lojën e opozitës për dështime e humbje.

 

 

Ka disa ditë që në vëmendjen e njerëzve është kthyer, apo më saktë, është rikthyer, dilema qeveritare nëse do të ketë ndryshime në stafin ekzekutiv të së majtës. Gjërat u bënë edhe më të nxehta kur, në harkun e pak kohëve, dy bashkëdrejtuesit e koalicionit, Meta nga njëra anë dhe Rama nga ana tjetër, u shfaqën në dy pamje të ndryshme: I pari duke dhënë sinjalin, ndonëse jo drejtpërdrejtë se është koha e ndryshimeve, për të pasur një lëvizje më të shpejtë e ndoshta një lëvizje ndryshe; dhe tjetri, Rama, duke dhënë mesazhin e qartë se nuk ka nevojë për ndryshime, pasi gjithçka, sipas tij, po ecën në rrugën e duhur.

Bashkëdrejtuesi i koalicionit, Meta, që edhe më herët, në kohëra të ndryshme dhe me partnerë të ndryshëm, ka qenë pjesë qeverisëse, që do të thotë se e ndjen më shpejt kohën e ndryshimit, e la shtegun e lirë për shefin e qeverisë, duke thënë se e gjitha është në dorën e tij, pasi, si ndodh kudo, është ai që vendos. Pragmatizmi në politikë nuk është e thënë të jetë kurdoherë i shfaqur tërësisht, megjithëse në këtë rast nuk mund të thuhej më tepër. Përcaktimi i zotit Rama se, nuk ka nevojë për ndryshime mund të jetë bindja e tij se punët po ecin mirë dhe se ekipi, kudo që ka qenë, i ka kryer punët ashtu si edhe ka ëndërruar shefi i qeverisë.

Megjithatë, edhe duke qenë pjesë vëzhguese, sado i ftohtë që të duket, nuk është tabu që të kemi para vetes dy dilema, të cilat, duan apo nuk duan qeveritarët, nuk janë vetëm të një njeriu të vetëm, por shumë më gjerë se kaq.

Dilema e parë: Vërtet punët e qeverisë në këto dy vite, e diçka më tepër, po ecin kaq mirë, sa që nuk ka nevojë për asnjë lloj ndryshimi dhe se, qoftë edhe përtej pritshmërisë së shefit të qeverisë, gjërat po ecin si duhet dhe se treni i Rilindjes do të arrijë në kohën e duhur në stacionin e zgjedhjeve të vitit 2017?

Dilema e dytë: Ndërrimi i qeveritarëve, qoftë edhe në mesin e programit të qeverisë, është një domosdoshmëri dhe e kundërta është tabu, apo, duke bërë ndërrimet e duhura, pa rënë në lojën e opozitës për dështime e humbje, mund të bëhen gjërat më efektive, më konkrete dhe reformat të marrin një shpejtësi tjetër?

Shënimi i parë për dilemën e parë.

Është hera e parë që një qeveri, e përcaktuar nga një plebishit popullor mbi një milionësh, do të jetë krejtësisht e re, jo vetëm si moshë, por edhe si administratorë. Asnjëri nga ministrat aktualë nuk ka pasur më parë përvojë drejtuese ekzekutive dhe kjo, ashtu si kishte të mirën e saj, kishte edhe riskun e naivitetit politik, lehtësimit të gjërave edhe kur ata ishin serioze, krijimin e një mendësie se punët e shtetit janë krejt të thjeshta dhe se mund t zgjidhen edhe me një angazhim periferik.

Shënimi i dytë për dilemën e parë:

Ministrat e rinj, të qeverisë së re rilindase, kanë hyrë në këtë punë duke pasur një besim të pazakontë të njerëzve, ndoshta më i dalluari në 25 vitet e pluralizmit. Mbi shpinën e tyre, me dallime të veçanta, nuk rëndonte asgjë nga e shkuara, jo thjesht politike, por sidomos administrative, aferave financiare, pjesë e një oligarkie ekonomike etj. Pra, në shumicën e tyre, ata ishin “të virgjër” politikisht dhe financiarisht, por kjo si duket, nuk është gjithnjë e mjaftueshme.

Në rrugën dy vjeçare, disa prej tyre nuk kanë lënë emrin që është pritur dhe nuk kanë sjellë ndryshimin që njerëzit e duan. Shpejtësia që pritej në afirmimin e reformave jo rrallë ka mbetur në formën më dëshirore dhe kjo, duam apo nuk duam, ka lidhje edhe me punën e qeveritarëve të tashëm. Ndoshta shefi i qeverisë, duke qenë më pranë dhe vëzhgues e matës i punëve ministrore, i di më mirë se të tjerët arritjet e shefave të dikastereve, por, për fat të keq, jo gjithçka përputhet me dëshirën dhe shpalljet e tij. Ndoshta jam i gabuar, por duke qenë vetë Ai, krejtësisht i thithur nga puna dhe dëshira shtetformuese në një stad të ri, ka mendimin se edhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë, e ndoshta nuk ia vë rëndësinë, duke menduar se meqë ai vetë është aty, atëherë gjithçka tjetër është jo edhe aq e domosdoshme.

Nëse puna e deritashme ka qenë aq e vyer, sa që nuk ka nevojë për ndryshim, pyetja që vjen pas saj është krejt e natyrshme: Pse gjendja nuk është përmirësuar në atë nivel që pritej, dhe, megjithë dëshirën, ajo nuk ka ritmin që duhet të kishte? Ende oktapodët financiarë e kanë kapur për fyti e për mjekre shtetin, ende mafia politike është e pranishme në jetën e përditshme, koncensionet mjeruese, dhuratë e zezë nga qeveria e kaluar, ende rrinë si shushunja mbi zverkun e shtetit.

Cover DITA
Cover DITA

Së fundi, çfarë qameti mund të bëhet nëse ndryshon ndonjëri nga qeveritarët tanë dhe të mos kemi një krizë politike, kur, për më tepër ka prej tyre, të cilëve njerëzit nuk ua dinë as emrin?

Shënimi i tretë për dilemën e parë:

A nuk ka ardhur koha që të ketë vërtet një skanim qeveritar, konkret, larg dëshirës për mos ndryshim dhe njëkohësisht larg presionit brenda koalicionit, pasi këto nuk janë gjëra të cilat mund të zgjidhen inatshëm, ashtu si nuk është i vyer qëndrimi gur mbi një fjalë të thënë.

Është e dobishme që normalisht të kemi një përcaktim të saktë: Duhen bërë ndryshime dhe pse duhen bërë, apo nuk duhen bërë dhe çfarë është kaq e dobishme që të rrihet në statuskuonë politike?

Dilema e dytë: A bëhet ndonjë qamet i pazakontë nëse ndërrohet ndonjëri nga ministrat që ende nuk e ka marrë veten nga shok-u administrativ kur ka marrë vesh se do të jetë ministër?

Nuk ka pse të jetë. Posti i ministrit, ashtu si jepet, ashtu edhe merret. Ministri nuk është i përjetshëm dhe nuk ka pse të jetë. Ne, në Shqipëri, kemi vërtet funksionarë të lartë qeveritarë që e meritojnë të jenë aty, të cilët po e sjellin emrin e tyre dobishëm dhe të vlefshëm. Edhe më parë, si kemi shkruar, figura ministrore kanë bërë përdallimin mes kolegëve, ashtu si është edhe përdallimi mes së shquarës, të dobishmes dhe të mbeturës në vend.

Ndërrimi qeveritar, në poste të ndryshme, nuk duhet marrë si qëndrim kryeneç ndaj opozitës. Jam i bindur se çdo ndryshim do të trajtohet prej saj si një dështim qeveritar, si afirmim i fjalës së saj se këto qeveritarë nuk dinë të drejtojnë dhe të bëhen pjesë e lëvizjes pozitive të shtetit.

Qeveria nuk ka pse të marrë mbi vete edhe qëndrimin meskin opozitar dhe të jetë e bindur se, në të dyja rastet, si në ndryshimet si në mos ndryshimet, opozita do të çirret politikisht, do të sjellë një mijë e një “denoncime”, do të dërgojë fjalë në të gjitha vendet evropiane mendimin e saj, shpesh herë dështak se, kjo qeveri, ose dështoi se bëri zëvendësimet, ose është aq mafioze sa vazhdon të mos bëjë ndryshime.

Punët e qeverisë i takojnë asaj fillimisht, por nuk janë tabu e të tjerëve. Nëse shefi i qeverisë e shikon këtë vetëm si territorin e tij, në të cilin nuk mund të futen dhe nuk kanë të drejtë të futen të tjerë, kjo nuk është në të mbarën e vetë qeverisë që ai drejton.

Ka kohë që punët e qeverisë kanë dalë jashtë godinave qeveritare, dhe, nëse kërkohen të futen dhe një herë brenda godinave, kjo do të thotë se pak është mësuar.

Share This Article
19 Comments
  • Eshte e vertet qe disa ministra nuk po punojne mir..por nuk e kuptoj pse opozita po ben nje luft te perditeshme per te hequr ministrin Tahiri..mos vall ai u ka prer fijet e lidhjes me drogen qe ata kan pasur.

    • Nese flitet per te nderruar thjesht vendet me njeri tjetrin ministrat atehere eshte nje hipokrezi qe i ben pun t me keq.nese flitet per ti marr ca ministri me shume ilir me shoke,ashtu si duket se beson edhe bedriu,atehere eshte vetem nje zyrtarizim i berjes se edit ushtar i ilirit dhe vetem per reforma dhe qeverisje mos te flitet me pastaj.nese riformatim quhet qe te fusesh idrizin dhe qifen ne qeveri akoma me shume atehere te … dhe edi vete bashke me ata dhe ilirin

  • E popullit..
    (Zotnia dhe ysmeqari)

    “… I dhe uje gomarit?,Po zotri
    C’far uji i dhe?, te ngrohte zotri.
    Qysh?,M’a paske djegur gomarin!,dhe e rreh paq!
    Jo zotri,i dhash uje te ftohet…
    Qysh?, M’a paske plevitosur gomarin,dhe, e zgerlaq s’rrahuri..

    Kjo eshte dhe opzita e partis saliut!… Se parti demokratike s’ka,qysh nga viti 92…

  • O ISLAM,NDRYSHIMI PAS 25 VJETESH BEHET NGA ‘KOKA’,JO NGA BYTHA!
    Shqipetaret kane 25 vjet ‘terr informacioni’ ti na flet per ‘ndryshime’ sikur ne kete vend te kish demokraci,pluralizem ,parti,pushtete ,shtet drejtesi e qeverri!!!!!
    Po nuk shkoi ne ‘giotine’ krriminelet e informacionit ‘FEVZI’ nuk mund te behet SHQIPERI!
    SI NUK ‘SKUQESH’ SI GAZETAR I VJETER QE BIJE NE NIVELIN ME MEDIOKER TE NJE DIZINFORMACIONI KUR ‘QEVERRISJEN’ E NJE VENDI E SHIKON NE EMERAT E ’12 XHUXH MAXHUXHAVE’ TE VETE EMERUAR MINISTRA-NE NJE VEND PA SHTET,PA PUSHTETE,PA ADMINISTRATE POR ME ‘KESHILLTARE’ E ‘AMBASADORE’ TE SHKATERRIMIT 25 VJET?
    A je ne gjendje tu pergjigjesh shqipetareve pse quhet PS,lsi,PD banda qe skane asnje ndryshim nga njera tjetra veç alternativave te hajduterise!?
    PSE NUK U THUA BASHKEATDHETAREVE TE TU QE PO PERDHUNOHEN 25 VJET NGA ‘FULET’,’FYLET’ E PAFILLET E EUROPES E BASHKE ME TA MANTENUTAT SHQIPETARE QE RJEPIN SHQIPETARET ME MINISTRI ‘INTEGRIMI NE VARREZA’ NGA MEKSI TEK MREGU,NGA ERMELINDA TEK MAJLINDA NGA GJOSHA TEK LOPET LARAMANE TOPALLE TE NJE STALLE TE QUAJTUR PARLAMENT!?

  • NDONJE VEND PUNE, REFORMEN NE DREJTESI, A KA NJERI QE MERRET ME KETO GJERA???!!!!!!

    HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHA

  • O Bedri Islami po pse i bie kaq gjate!!! Shko direkt e ne zemer te problemeve. Merri nje per nje ministrite se cfare kane premtuar para zgjedhjeve e se cfare kane arritur. Me kryeministrin mos u lodh se ai eshte i dehur nga sukseset e nuk ka nge te degjoje kritika nga askush.

    • Info – analitike . C’fare kerkon te te thote bdriu ? Ate qe edhe ti nuk di ta shprehesh qarte ? Kemi 25 vjete qe jemi te detyruar te zgjedhim o djallin ” — –saliun ” o qelbesiren ” rilindjen ” ? Ti qe je nje komentues i ‘ mire ‘ dhe qe kupton , na shpjego pse ndodh kjo ? Sepsee me qellim na jepen keto alternativa . Une jam per tjeter alternativ . Ti je me lugatin o me qelbesirat ?

      • Une jam per Shqiperine dhe ata qe ia duan te miren dhe e kam shkruan shume here ne komentet e mia. Cfare ka kaq te paqarte ne ate qe kam shkruar qe zotrote e ke kaq te veshtire ta kuptosh?

  • O LAME, ME KETO DOSJET, SI E KE PUNEN???!!!!!

    HAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAH

    APO NDOSHTA, NUK TE DEKONSPIROJNE SE I NEVOJITESH NDONJERIT.

    HAAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAH

  • Perderisa Kryeministri Edi Rama nuk eshte dakort te behen ndryshime ne Qeveri, atehere kuoptohet qe Rama eshte i kenaqur me punen e ministrave. Une kam pershtypjen se Rama nuk deshiron te beje ndryshime ne Qeveri se Ministrat nuk bejne as edhe nje hap ne punen e tyre pa marre pelqimin e tij. Domethene, nuk ka si te ndryshoje minisrat perderisa ata zbatojne ato qe kerkon Rama! Pra, si per arritjet ashtu dhe per mos arritjet, Rama eshte pergjegjesi i pare dhe i vetem ! Mirpo ne gjithe kete histori, nuk e di nese e din Rama qe ka ndonje minister i cili merret me tendera ne ministrine e tij, kur ka nje agjensi prokurimi pergjegjese per procedurat e tenderimit . Kjo Qeveri ka nje problem te madh: Akoma nuk po arrine qe frymen e saj, ritmet e saj dhe vizionin e saj ta percjelle ne terren, domethene tek strukturat e saj ne baze!!!!!! Ne baze pritet gjithçka nga lart ndersa segmentet qeverisese, perjashto policine e rendit, nuk kane pike veteveprimi ! Kjo eshte e patolerueshme!

  • Z.Bedri,eshte analist i perkryer,por insitimi per te ndryshuar ministra nuk me duket se eshte puna e gazetarit,analistit e gjithkujt.Rama e di mire se kush nga ministrat eshte me i miri e me pak-puneberi.Ne e shohim çdo dite qe PD po sulmon Ministrin e Brendshem,i cili eshte me i miri,pasi policia e shteti po kthehet ne normalitet Europian,ndonse jane larguar mbi 1200 vet,si te thuash-dora e Mulit.Athere duhet hequr ky se kerkon PD?.Mundet te levizi ndonje,por mesaduket nuk po ujdiset RROKADA midis 2 te medhejve.Ka & dy arsye me te drejte:1-Rama pret te behet reforma ne drejtesi,ku LSI po heziton se nuk do tia prish Sales,ku shihet pika e rrezikut per te dy.2-PS eshte ne prag-zgjedhje ne parti,ku Rama nuk do qe te krijoi FRAKTURA te bezdishme,pasi edhe ne te tijet po ndien BUBULLIMA.Eshte Blushi i pari qe kerkon karrigen e Rames,i cili me reformat e thella,te mira,po merr kosto dhe soi i Blushit kerkon ti shfrytezoi,pa neglizhuar LSI e cila shikon nga ferngjia me dylbi..!

  • nga epopeja e duarve te {pa(pastra )ne epopene e rilindjes qe mbeti pa lindur
    zgerdhiuni se bota nuk dot jet e juaja
    do jete e njerezve qe ndertojne boten e se ardhmes, rinise qe u plak
    hani derra e pini derra
    sa gezoj ai regjim komunist
    aq llogari do jepni o tepangopur
    babizi tha ai qe e filloji i pari

  • Nuk e di cfare i kerkoni nje ministri kur Presidenti nuk eshte ne gjendje te plotesoje vendet vakante ne hallkat e drejtesise qe varen prej tij, gje qe nuk kerkon as ligje te reja as reforme por dinjitet ne sherbim te popullit.Sa per bunkeret dua ti them Presidentit ushtarak se ku do te fshihet(mbrohet) ne rast reziku te nje ushtarak?…Do ta mbrojne te pseudo te perndjekurit(militantet e partise antikombetare demokratike)? …….Dilni na zyrat e punoni o te papegjegjeshem!

  • Nuk e di cfare i kerkoni nje ministri kur Presidenti nuk eshte ne gjendje te plotesoje vendet vakante ne hallkat e drejtesise qe varen prej tij, gje qe nuk kerkon as ligje te reja as reforme por dinjitet ne sherbim te popullit.Sa per bunkeret dua ti them Presidentit ushtarak se ku do te fshihet(mbrohet) ne rast reziku te njerreziku ushtarak?…Do ta mbrojne te pseudo te perndjekurit(militantet e partise antikombetare demokratike)? …….Dilni na zyrat e punoni o te papegjegjeshem!

  • Ministrat jane pasqyra e Kryeministrit , si te jete KM , do te jene dhe ministrat , prandaj ka vetem nje zgjidhje : Te zevendesohet Kryeministri yne turist .

  • Rama per inerci po rri tani peshtyn poshte i bie ne preher peshtyn lart i bie ne surrat e rri ne vend numero e shpik menyra alla dikatatori per te trembur njerezit qe mos shohin kryministrin e deshtuar po hallin e vet. Shkurt ka mare rolin e dordolecit qe vihet ne parcele te trembe zogjte. Tashme qe i kan mbaruar justifikimet tere pordhe skam shkop magjik, vaj medet, te ne nuk ikin ne drejtim te paditur e i pazoti ti dale ne balle problemeve po jeton ditet e tij me te keqia me trehiq e mos e keput. Opozita qe shum here e akuzon se ka boll material nje gje te sakte paska thene qe ne programin e rilindjes kane qene 200 flete boshe qe i tundte Rama ne sheshet zgjedhore e qe shume shume u be nje hartim pa kuptim.
    Armiku i shqiptareve eshte injoranca e tyre po kur paske kryeministrin injorant spaska me keq.

  • Duhen ndryshime se thone gazetaret e mediat alla Sali, duhen ndryshime se nuk ecin punet, duhen ndryshime se ka korrupsion qeveritar apo dicka tjeter?
    Une mendoj se opozita dhe media kerkojne ndryshime ne ato dikastere ku punet po shkojne mire e shume mire, psh. Ministria e Brendeshme. Jane djegur qindra mijra rrenje kanabis sativa, kane fluturuar ne zjarr miliarda euro te mafies shqiptare e me gjere. Prandaj duhet ndryshimi. Per kete, jo kurre. Duhen ndryshuar financat qe po rikthejne ne buxhetin e shtetit miliarda leke te vjedhura nga kompanite e ish qeverise, duhen vendosur e zbatuar rregulla te qarta fiskale, duhen denuar penalisht e cdemtuar arken e shtetit hajdutet e financave publike, duke filluar nga guvernatori i Bankes e me poshte ne zinxhirin e vjedhjeve teper ordinere, per nga menyra se si jane kryer e jane lejuar, duke mos perjjashtuar ish ministrin e financave e titullare te tjere, bashkeautore te vjedhjeve, e duke kaluar me tej ne sistemin energjitik, ku eshte ligjeruar hapur vjedhja e energjise nga zonat veriore te vendit, te ashruquajtura bastione te PD, ne kurriz te pjeses tjeter te popullsise se vendit, nje absurditet me vehte, dhe kane guximin qe perseri, ne emer te varferise duan ta perligjin, duke nxjerre vehten e tyre me ne pah si bashkepunetore ne vjedhjet masive te pasurise publike. Ka edhe te tjera, por keto jane pikat nevralgjike qe mediat, gazetat e gazetarucet i kerkojne qeverise, te mbeshtetur fuqimisht nga boset e tyre, tashme ne opozite.
    Jo, jo, per keto dhe shume probleme te tjera, jo vetem ndryshime nuk duhen, por titullaret e ketyre dikastereve te vazhdojne rrugen e nisur dhe t’i bitisin si duhet keto punr, gjithmone ne favor te publikut.Pune te mbare dhe pa kthim prapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *