Tashmë është një fakt i ditur: E gjithë struktura e lartë vorioepirote greke, së bashku me figura të njohura të shërbimit sekret dhe të ushtrisë, kanë zbritur në “fushën” e betejës elektorale shqiptare, duke u përqëndruar, më shumë se zakonisht, në disa zona, ku ende kanë lidhur kalin e megaidhesë. Në krejt pak ditë ata janë shfaqur në Himarë, ku ende mendojnë se është strofulla e tyre, por, edhe në Konispol, ku herët e tjera nuk kanë qenë kaq aktivë, sa janë tani në pragun e 21 qershorit.
Në të vërtetë gjithçka ka qenë e ditur se do të ndodhte. Ndoshta jo në këto përmasa sa tani dhe jo kaq ashpër, sepse në fund të fundit janë zgjedhje vendore, por të gjitha të dhënat e mëparshme dhe historitë e shkuara kanë dëshmuar se “futja e hundëve” do të përsëritet.
Por ndryshe nga sa më parë, ku janë përzier më shumë njerëz të politikës, deputetë dhe njerëz të mediave greke, emigrantë të larguar prej viteve dhe të akomoduar si grekë, tani janë futur në lojë detashmente të strukturave që lidhen më shumë me policinë dhe mbrojtjen, duke u bërë një rrjedhë e rrezikshme në jetën politike të një vendi fqinj.
Ka pasur një indicie pararendëse se çfarë do të mund të ndodhte. Largimi i shefit të PBDNJ nga posti i nënkryetarit të parlamentit dhe shfaqja e tij në pozicione afër qendrës ekstreme greke, ishin sinjali se politika nacionaliste ekstreme e shtetit fqinj nuk do të rrinte duarkryq. Largimi i shefit të PBDNJ ishte njëkohësisht edhe alibia se qelizat pushtetore të pakicës greke në Shqipëri do të mund të vepronin më ashpër se zakonisht.
Kjo është një lojë e përsëritur dendur nga politika greke në Shqipëri. Gjithëherë në kohë krizash politike të përfaqësuesve të saj në Shqipëri apo bjerrjeje të identitetit, egërsimi i një krahu të politikës greke është shfaqur dukshëm, që nga majat e politikëbërjes, si është parlamenti apo qeveria, e deri tek emisarët e saj shqiptarë. Sa herë kjo politikë larguese nuk ka mundur të blejë me forcën financiare ndryshimin e rrjedhës politike, aq herë është futur hapur egërsia e saj. Deklarimet e bëra ditët e fundit në parlamentin grek, qëndrimi jo koherent i qeverisë greke, mospërfillja ndaj ftesës së politikës shqiptare për të gjetur një të vërtetë të përbashkët, janë vazhdim i një loje të vjetër mbi një shfaqje të re politike ditore.
Dhe tani, kur gjërat po rëndohen në mendimin e tyre politik, derdhja në tavllën e politikës e një grupi të ndjeshëm të shërbimit sekret grek apo të figurave të rëndësishme të mbrojtjes greke, ngrenë edhe një shqetësim, i cili nuk lidhet me atë që ndodh matanë kufirit, por me atë që ndodh mes nesh. Më saktë, me atë që ndodh me shërbimin tonë kombëtar, i cili, për fat të keq, vazhdon të drejtohet nga një figurë e porositur politike, që nuk arriti kurrë të dalë mbi ata që e sollën nga shumë larg.
Visho Ajazi është njeriu që drejton këtë shërbim. Është, si të thuash, një zgjatim i vijës së shërbimit të Gazidedes. Jo vetëm se kishin të njëjtin mentor politik e administrativ, Sali Berishën, por edhe sepse e mbi të gjitha, këtë shërbim e kanë ndërtuar mbi bazën e një konfiguracioni militant, me prejardhje të ndjeshme nga viti famëkeq 1997.
Siguria kombëtare është detyra numër një e këtij shërbimi. Përtej saj nuk ka asgjë tjetër, nuk ka asnjë mision më të rëndësishëm se sa kjo dhe fakti se egërsitë nacionale janë rizgjuar herë-herë dhunshëm, nuk e bën këtë shërbim dorëjashtë misionit të tij. Përkundrazi, e bën atë të jetë edhe më i pranishëm, më diskret, por edhe më konkret njëkohësisht.
Ndërkohë në vend, krejt ndryshe nga sa më parë, gjërat po lëvizin mbrapsht. Pasi organika e këtij shërbimi gjeti vende bosh për të rithirrur disa nga elementët e vitit 1997, pasi shumë gjëra të rëndësishme të arritura në drejtimin e Bahri Shaqirit, pa dyshim njëri ndër më të cilësuarit në këtë fushë edhe nga institucionet analoge, u shqelmuan, pasi u bë metodë shfaqja e shërbimit si pjesë vasale e shefit të dikurshëm të qeverisë dhe më tepër se gjithçka vëmendja u përqëndrua tek pjesa e politikës shqiptare që kërkonte të vinte dhe erdhi në pushtet; të tjerat, për fat të keq, u lanë pas dore, në një harresë të skajshme.
Ende nuk dihet se me cilën rrjedhë mori lulëzim kaq të menjëhershëm lëvizja radikale islamike në Shqipëri, si bulëzuan celulat e këtij radikalizmi, kush ishin burimet financiare që i shërbyen dhe njerëzit që e ngritën këtë rrjet. Sepse të mendosh se gjithçka erdhi vetvetiu, është një naivitet i pafalshëm. Ende askush nuk e di saktësisht se sa shqiptarë, djem e gra të reja, janë bërë pjesë e ISIS-it, apo edhe më tej, janë vrarë atje; nuk dihet ende rruga që përshkruhet dhe rrjeti që i përgatit këto lëvizje. Atëherë, kur janë ngritur këto probleme, jo rrallë është menduar se e gjitha kjo ka qenë e vështirë për t’u rrokur menjëherë në të gjitha gjerësinë e saj, megjithëse nuk ka qenë kështu… po tani?
Tani gjendja është krejt hapur, në dritë të diellit, rrugëve e shesheve të jugut të Shqipërisë, siguria kombëtare e së cilës ruhet pikërisht nga Shërbimi i Visho Ajazit. Ndërkohë ky shërbim fle dhe, si thoshte Migjeni, duhet një top katërdhjetëedysh për ta zgjuar. Jam i bindur se ky shënim nuk ka asnjë një të mijtën e forcës së zgjimit, sepse, shumë para tij, në këtë gazetë, DITA, janë shfaqur me figurë, e ndoshta edhe me zë e kanë të regjistruar, shfaqjen e këtij detashmenti ultras grek në vendin tonë. Në se do të kishte patur një zgjim të vrullshëm, kjo do të kishte qenë e menjëhershme, vrulltas, jo duke bërë reminishenca nga e kaluara e para tri dekadave, e as duke bërë gjestikulacione politike me arrestime të bujshme e lirime po aq të bujshme, por duke saktësuar gjërat dhe vendosur ato në vendin e tyre.
Visho Ajazi, që nuk e di ende në cilin krah fle, ka kohën e zgjimit. Ai duhet të kuptojë se shefi i qeverisë nuk është më Berisha, i cili po ashtu përmes deklaratave të tij haluçinante e dëmton sigurinë kombëtare, e po ashtu, Ajazi duhet të dijë se përtej politikës së ditës, edhe kur ajo zgjat tetë vite, është një përcaktim i saktë kombëtar, kundër të cilit apo ndesh të cilit, nuk mund të bëjë askush. As vetë Visho Ajazi.

Eshte urgjente marrja e masave nga te gjitha strukturat ligjore shteterore per t’u dhene pergjigje te merituar tentakulave qe zgjaten nga qendrat antishqiptare jashte kufirit dhe kerkojne te perbijne pjese te kombit tone. Ajazi ose te veproje, ose te largohet sa me pare. Ose tani, ose kurre.
Armiku i kombit tone Vishua fle ne nji krah me Jarin dhe Salen; bythe me bythe me ta. Duan ti bejne varrin shtetit dhe kombit shqiptar.
visho lika-ajazi eshte po aq kriminel+vrases sa cka qene eprori famkeq gazidede,ky felliqesire bashke me gazideden kan vrare+zhdukur njerez per tekat+psikozat e sekretarit te PPSH sali ram berisha me numer tesere 108690,keta fshataromaloke kane bere shume krime umane ketu do lahen te gjitha vetem ceshtje kohe…
shkrim i sakte .
por ajo qe duhet menjihere, eshte shkarkimi i menjihershem i bandes antishqiptare te Visho Bajatit !
Edi Rama ,neqoftese ka ndermende te beje shtete ,ne rradhe te pare duhet te beje kete pastrim prej funderrinave antishqiptare ,qe mbajne ne dore celsa te rendesise kombetare.
demi qe munde ti shkaktojne akoma vendit,do te jete i pallogaritshem !
SHQIPERIA SOS !
Per kete kemi dhene alarmin me kohe si komentues natyrisht. Faji ne kete rast nuk eshte i Vishos ai eshte mercenar i Berishes,fajin e ka mazhoranca e personalisht Edi Rama.
Ne nuk dime a ka ndonje arsye pse nuk largohet ky nga ai post.Kompetencen e ka kryeministri
,te mos prese por te beje detyren sa pa qene shume von,,,,,!
Z. Islami, a fle apo jo Vishua e di kryeministri dhe presidenti, ti mund ta dish vetem nqs fle ne nje ndertese me te.
Te jesh idiot nuk eshte problem. Por te jesh idiot dhe ta shpallesh, kjo eshte rast unik.
fiks fare
Kostandin te rendte gjema:
perse t`i mesoi ato fjale nena, t`u thafte gjuha t`u thafte
Rrugen per talebanizimin e ketij sherbimi pas vitit 2005 Berishes ja ka hapur ai person qe artikullshkruesi e glorofikon, Bari Shaqiri, i cili ne bashkepinim me te derguarin e Berishes Saimir Kodra, spastruan ate sherbim nga gjithe ata ish punonjes me perkatesi fetare ortodokse dhe duke zbatuar me perulesi porosite e Ujkut te Vicidolit!
Sa per pergjegjesite e Kryeministrit jam plotesisht dakord, sepse ai ka te gjitha atributet per drejtimin e ketij Sherbimi, por me te deleguarin e Bari Shaqirit prane stafit te K.Ministrit ne SHISH, Mevlud Matrakun, nje puro taleban, s’mund te pastrohet as Sherbimi dhe detyrimisht nuk mund te garantohet as edhe siguria kombetare. Keqardhje por krah shume reformave prioritare, urgjente eshte edhe pastrimi dhe rifutja ne shina e ketij sherbimi!
Kryeministri eshteshefidirekt iajazit. Keshtu itakon atij tavleresoje punen e tij. Nese vlereson se veprimtaria e shish bie ndesh me ligjin ose ai eshte i pa afte le te ushtroje kompetencat e veta. Ta shkarkoje, pavaresiht se cdo te beje nishani. Por te pakten keshtu ne populli i thjeshte do te kemi nje qendrim serioz. Megjithate une nuk jam kaq skeptik ndaj shish, sepse mesa kemi degjuar ai pothuajse eshte “pjese” e cia-s.
Po mor i dashur komentues “i ri”fain tja veshim Rames me nje te rene te lapsit te beje detyren po r mos harojme zinxhirin dhe hallkat qe lidhen si Saliu pa presidenti i kldse pa prek ,i drejtesise pa agjentura te huja sa nga larg dhe nga afer qe kan interesat e tyre.Po te tregoj vetem nje cudi te fresket;NJe llaf tha Rama e perseris llaf e pe reagimin nderkombetar ndersa greqi ka vite qe ve veton makedonise heshtet nje llaf tha Rama bashkim trojesh e pe reagimin nderkombetar ndersa greqia 5njeres ka ne shqiperi kerkon gjysmen e shqiperise pagoi qindra shqiptare pa kontribute i beri greke degjove reagim nderkombetar!Ne se ke vene re kush po na ben moral me i perfoluri Lul Basha i akuzuar per miliona ne rugen e kombit nuk u gjykua vrau 5njeres ne ruge nuk u gjykua vodhi votat e Rames nuk u gjykua degjove gje nga nderkombetaret!Bej detyren te kam rixha por e i ri e nuk do te ta ve re faleminderit
Visho Ajazi nuk reagon sepse komandohet nga Sali Berisha dhe i intereson te kete probleme Edi Rama ,nga ana tjeter Vangjel dule pseudo kryetar per te drejtat e njeriut eshte komplet i varur nga Greket ,por sado qe te mundohen keta plehera popullin shqiptar sdo e percajne le te i bejne teremena Grekut sa te duan por me Edi Ramen do i bjere shara ne gozhde me vjen keq per disa qe i shkojne mbrapa ketyre te mbaruarve ,Keq me vjen per qeverine qe sja tregon vendin sot shqiptaret nuk kane asnje frike perkundrasi mund te bejne komande ne gjithe ballkanin.
Duhet thene dy fjale si per Visho Ajazin ashtu dhe Bari Shaqirin.Visho Ajazi dihet qe eshte ne sherbim te Kanadase dhe Amerikes.Sigurisht duke qene nen urdherat e Berishes eshte dhe lojtar i bindur i Serbeve ,por me ta zbaton vijen e sjelljes qe i ofron Amerika.Sa per Bari Shaqirin sikur 300 vjet te rije ne krye te sherbimit informatin nuk ka asnje lloj kapaciteti,eshte nje deshtak me intelekt,dhe ben lojen e Italjanit
Duhet thene dy fjale si per Visho Ajazin ashtu dhe Bari Shaqirin.Visho Ajazi dihet qe eshte ne sherbim te Kanadase dhe Amerikes.Sigurisht duke qene nen urdherat e Berishes eshte dhe lojtar i bindur i Serbeve ,por me ta zbaton vijen e sjelljes qe i ofron Amerika.Sa per Bari Shaqirin sikur 300 vjet te rije ne krye te sherbimit informatin nuk ka asnje lloj kapaciteti,eshte nje deshtak me intelekt te cunguar,dhe ben lojen e Italjanit
Ujku ujku po cakalli po ben kerdine. Visho-Visho, por inspektorja e pergjithshme e emeruar nga Rama, cfare po ben. Per me teper, qe kjo ish studentja e italshtes dhe ish perkthyese dhe me teper se kaq e gazetareve italiane ne pranveren e vitit 1999 ka qene bashkepunetore e ngushte e stari podgoricanit Bahri Shaqiri, qe para se gruaja e vellait te Majlindes te nderronte jete nga nje semundje e pasherueshme. Z. Bedri mos na e glorifiko Vellain e Majlinda Ketes dhe mos na bej bodigardin mediatik te inspektoreshes se Rames. Snqerisht z. Bedri emerimet nga Kryeministri Rama te kaq teper minifundeve ne pika kyce te shtetit po na i sjell perqark zorret e barkut. Teper minifunde, teper Krista Pindera ne pozicione teper te rendesishme vecanerisht ne ato fiskale dhe te sigurise kombetare vec do krijojne telashe teper te rrezikshme per shtetin dhe kombin shqiptar. shteti nuk beht me geisha por me samuraj o z. Bedri!
Prit nje here or Bedri Islami, neqoftese punet qekan kaq keq sa edhe gazeta DITA i ka qite me figure dhe me ze greket qe hykan e dilkan ne Shqiperi, atehere fajin nuk e ka Visho. Visho me SHISHin eshte aty qe te zbuloje ato qe nuk duken, se sa per ato qe dalin ne gazeten DITA dhe i shef edhe lopa, shteti shqiptar duhet te kete organe te tjera per t’i bere zap, polici, ushtri, roje kufiri etj. etj. Visho eshte per te kapur ndonje spiun te mcefet, jo per te luftuar me bandat e vorio-epiroteve dhe deputetet e parlamentit grek. Hajde mendje, hajde, por kur vjen puna per te beshtyre or ju te DITES, nuk ju ben syri drite fare, ia fusni edhe kot, e te dale ku te dale.
Bedriu eshte gazetar fantastik…duket qe eshte nga ata te “betejave” qe thone “armatosemi dhe luftoni”…Ky gazetari shkruan edhe me shume gabime gati gati qesharake: “Gjithëherë në kohë krizash politike të përfaqësuesve të saj në Shqipëri apo bjerrjeje të identitetit”. Nuk e di juve lexues por mua me ka rene ne shume raste te them femija ka bjerre(ka rene), apo ka bjerre termeti etj etj…Lexojini artikujt e ketij gazetari se pervecse primitive kane edhe nje thes me qyfyre gabime…
@ elio
Sikur moderatori i kesaj gazete Dita,qe eshte me vlera shum te uleta,per lirine
e fjales.mos ti fshinte komentet e gjitha qe i drejtohen ketij Bedriu… Ky Bedriu
do te qe bene si argetusi i shkrimeve te kohes qe na kaloi.
Tartuf
Je mesuar te shkruash tek
Gazeta 55 e Fahri paçe Balliut Ti ?
Me duket ae je nga ata qe te pelqen Harapashi
me Zorre te palara ty o Hajvan Malsie
Me pelqen te jem ne mes te morrit te kuq,per ti provokuar
e pluhurosur me ilacin e bardhe . Ketu eshte fryrija me
e sakte e bythes me hajvanerine komuniste.
E mor Elio.Sa keq per ty qe nuk e njeh shqipen.Kjo qe po ben ti eshte njesoj sic thote ajo fjala e urte:”Eja baba te te tregoj arat”.
Kur ta kane zene bishtin me rrote nuk e luan dote bythen zoti Islami.Keshtu eshte edhe halli i Vishos qe nuk luan nga vendi.
Me shume reagojne shtetasit e thjeshte e atdhedashes shqiptar se sa institucionet intelegjente te shtetit qe e kane per detyre.
Ky merrej me kontrollin e oficerave dhe drejtueseve te policise se shteti dhe nuk merret me kontrollin e paraushtarakeve dhe formacioneve te tjera Greke qe veprojne ne jugun e Shqiperise sa here ka fushata elektorale e zgjedhje apo data qe ata i quajne perkujtimore.
Ku ishte ky Vishua kur vete qytetari qe hapte varre ne Kosine te Permetit denonconte hapur se po merren eshtrat e femijeve dhe pleqeve te fshatit per eshtra ushtaresh grek !?.
Me duket se ky lloj sherbimi nuk eshte ne duart e shtetit perderisa nuk jep informacione serioze te sakta MPJ qe ti shpalle persona non grata per ne teritorin e Rep.Shqiperise.
Greket bejne namin per nje gazetar shqiptare si Marin Mema qe donte te shkonte ne zonen e Camerise duke e quajtur person non grata, te rrezikshem per shtetin Grek dhe nuk e lejojne fare ne Greqi.
Ky institucion denigroi zbuluesit e mirfillte dhe specialistet e dikurshem pa bere plotesimet e nevojshe te cilet shikojne me syte e tyre “gafat qe bene ky sherbim dhe jane te detyruar te heshtin”
Kete sherbim Saliu dhe Gazidede e katandisen qe te merresh me njerezit qe lexonin gazeten Zeri dhe Koha jone dikur e ne presim ti pergjigjet Grekut “Ky” sherbim me te njejten monedh.
Qeveria Rama e di vete se cfare duhet te beje me Visho Ajazin dhe nuk besoj se e ka shume problem per ta hequr ate nqs ai nuk punon si duhet.
Eshte tragjike qe ky vend nuk ka pasur asnjehere sherbim inteligjent ne mbrojtje te interesave
kombetare,vende pa ndonje histori kane ditur te ndertojne struktura modeste dhe efikase.
Sherbimet tona jane peng i sigurimit te shtetit ose zgjatime te dyshimta.Ne 25 vite,’kohe e mjaftueshme edhe per te pergatit kozmonaute’ mund te ishte ngritur nje sherbim i ri ne forme e permbajtje..
Z.Bedri.E verteta eshte qe ..,si S.Berisha,edhe Gazidedja,edhe plehra Visho Ajazi,kane te njejtin shef ; UDB-ne serbe.Vishon e sollen nga Kanadaja,si dore te forte te UDB-se. Shkurt , SHISH-i yne nuk eshte gje tjeter,(qe pas vitit1992),vecse nje seksion i UDB-se.
Bedri islam ,hallall ja keshtu luftohen armiqte e padishahut ,shkruaj cdo dite kunder serbve dhe grekeve se ajo lloj bagetie ate ushqim kerkon.
ky Bedri islami bashke me te shqetesuarit ketu jane per psiqiatri.
jeni te gjithe me Deformime Bipolare.
Edi, qenke Zeni, duket. A i dergove kalin, qenin dhe tre macet ne destinacion?!
Mos u bej merak se pergjigjen e sakte ta jep ne facebook ne emer te Vizatimorit tone dhe Ilir e Monika Siha_metuk zedhenesi i tyre Bracia.Une dhe jari nuk dime gje se jemi minorance
miku jot i tradhetuar Saliu
https://www.youtube.com/watch?v=v1pqmMsnSTo
Si nuk the nje fjale,mor tu thafte goja,mor agai jone,per baben erdogan qe e ke ftuar ne arnautistan,per te bere xhihad,kunder kaureve shqiptare.
Visho Ajazi eshte si astronautet, fle ne ajer dhe rrotullohet si t’ja doje bytha.
Ai qe ja ka dhene kete mundesi shkofte ne ferr.