Kur u lejua pluralizmi politik në Shqipëri, pjesa më e kulturuar e popullsisë, me të drejtë, besonte se aty e mbrapa zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit do të ishin rezultat i mendimeve, ideve dhe rrugëzgjidhjeve të cilat do të konkurronin lirisht dhe publikisht për të mirën e popullit. Një konkurrim i tillë, jo vetëm do t’i jepte popullit mundësinë e zgjedhjes së lirë por, çfarë është më e rëndësishme, do të mundësonte zhvillimin më të shpejtë të vendit. Shpejt u vu re se konkurrimi i mendimeve u zëvendësua nga zhurmat pa mendim; ballafaqimi i ideve ia la vendin batareve rrugaçërore të sulmeve gojore, fyerjeve, shpifjeve dhe kërcënimeve; alternativat për zhvillimin e ardhshëm të vendit u morën peng nga etiketimet denigruese rreth të shkuarës së individëve dhe rrethit të tyre familjar, miqësor e shoqëror. Një sjellje e tillë “qytetare” dhe politike e ka sjellë vendin në një situatë të tillë ku partitë politike ngjajnë më shumë me banda që përleshen për zona influence sesa me grupime social-politike që përpiqen të marrin pushtetin për të vënë në jetë idetë e tyre për përparim shoqëror e kombëtar. Dhe, rezultatet janë qartazi të dhimbshme.
Shtrembëruesit e thelbit dhe qëllimit të luftës politike i gjen sot në të gjithë krahët politikë, por Ati themelues i banditizmit politik në Shqipëri është Sali Berisha. Duke ardhur nga një e kaluar pseudokomuniste ai u shfaq si antikomunisti më i egër dhe më i paskrupullt, pikërisht atëherë kur kjo gjë ishte më pak e nevojshme, pasi sistemi ishte tërhequr “me marifet” në arkivat historike sepse e kishte kuptuar se mbijetesa e tij, në kushtet dhe rrethanat e krijuara, ishte sa e pamundur aq edhe e panevojshme. Shfaqja e tij politike, duke qenë hipokrite do të ishte medoemos edhe e rreme dhe, rrjedhimisht, shterpë si mushka që nuk mund të lind pasardhës, ngaqë nuk është as kalë dhe as gomar. Kështu, hibrid do të rezultonte edhe personaliteti politik i Sali Berishës, si pjellë e marrëveshjes kapitalisto -pseudokomuniste.
Në këto kushte dhe nën kujdesin dhe shembullin e tij u krijua një “elitë” politike pa ide, pa din e iman. Kjo kategori politikanësh përbëhet nga individë me intelekt mesatar apo nën mesatar, me moral të kalbur, të paskrupuj, llafazanë të pandreqshëm, baltëhedhës të përhershëm, lehtësisht të korruptueshëm dhe manipulueshëm, të paaftë për punë të mira dhe ushtarë të dalluar në kacafytjet e padenja dhe dëmprurëse. Duke përdorur një etiketim të Fatos Nanos, kjo është kategoria politike e Paloqerisë.
Karakteristika dominuese e Paloqeve është gatishmëria dhe zelli i tyre i vazhdueshëm për të përbaltur kundërshtarin politik. Shpifja ua përtërin pareshtur gazmendin, duke i bërë të pandalshëm në ndotjen e mjedisit politik e shoqëror. Nëpërmjet fyerjeve, trillimeve, shpifjeve, etiketimeve dhe kërcënimeve ata synojnë ta zhvlerësojnë kundërshtarin politik në pamundësi për ta mundur me intelekt, pra me ide dhe veprimtari qeverisëse. Ata shfaqen tërësisht të papërgjegjshëm për ato që thonë dhe akuzat që bëjnë, megjithëse një fjalë e vjetër shqiptare thotë se “Fjala është më e rëndë se plumbi”. Për ta ka rëndësi që në popull të krijohet bindja, siç për fat të keq është krijuar, se “të gjithë njëlloj janë” dhe, në këtë klimë dihet mirë se përfiton ai që është vërtetë i padenjë dhe i paskrupullt.
Në këto raste dëmi më i madh i bëhet popullit sepse hutohet, demoralizohet dhe i hiqet mundësia të dallojë të mirin nga i ligu, të vlefshmin nga i dëmshmi, njeriun e vërtetë nga horri gjysmë i maskuar. Në rrethana të tilla, në një shoqëri të pjekur dhe të përgjegjshme, duhej të ishte detyrimi moral dhe ligjor i organeve të drejtësisë që të ndanin shapin nga sheqeri, d.m.th. t’i jepnin secilit hakun; të dënonin të korruptuarin, shpifësin, përbaltësin dhe të zhdëmtonin atë që e pëson, qoftë ai president a kryeministër apo roje banke a shitës domatesh.
Mirëpo, në një shoqëri moralisht të përdhosur dhe politikisht në degradim, Paloqet kanë menduar dhe punuar edhe për këto ditë. Për ta bërë veten të pandëshkueshëm kanë punuar sistematikisht dhe ia kanë dalë të krijojnë një sistem drejtësie po aq të pamoralshëm dhe të korruptuar saç janë edhe vetë. Sistemi i ngritur prej tyre jo vetëm ua ka bërë jetën të padurueshme shqiptarëve, por e ka ndarë realisht thellë shoqërinë shqiptare në dy grupime. Njëri grupim përbëhet nga shumica dërmuese e popullit, e cila ose nuk e gjen kurrë të drejtën e saj ose i duhet ta blejë atë, ndërsa një pakicë që zotëron pushtetet politike dhe ekonomike i përdor organet e drejtësisë për të fituar çfarë nuk i takon dhe për të siguruar paprekshmërinë për të gjitha veprat e tyre kriminale dhe antipopullore.
Gjendja ka degraduar në atë shkallë saqë “drejtësia” shqiptare tregohet konsekuente në dënimin e një qytetari të thjeshtë që mund të përvetësojë 250 euro, por shpall të pafajshëm ose e pushon ndjekjen penale për pushtetarë që kanë shpërdoruar 250 milion euro; ndjek penalisht dhe ndëshkon qytetarin e zakonshëm për një plagosje, por shpall të pafajshëm pasanikë apo pushtetarë që shkaktojnë me dhjetëra viktima; arreston dhe dënon individë që kapen me një armë pa leje, por as që e fillon çështjen penale për pushtetarë që kanë urdhëruar hapjen e depove ushtarake dhe shpërndarjen e armëve civilëve; procedon dhe dënon individë që me moskallëzimet apo kallëzimet e rreme dëmtojnë punën e organeve të drejtësisë, por nuk denjon të procedojë penalisht pushtetarë që e deklarojnë vetë se kanë urdhëruar pengimin e zbatimit të procedurave penale në raste krimesh të rënda; arreston dhe dënon qytetarë që mund të kenë prishur rendin publik, por nuk iu thotë “plaç” politikanëve që kanë nxitur, organizuar dhe udhëhequr sulmet e armatosura ndaj institucioneve kryesore të shtetit.
Marrëveshja e heshtur midis Paloqerisë dhe sistemit të korruptuar dhe antipopullor të drejtësisë është e tillë që prokurorët dhe gjyqtarët pa moral bëhen pasanikë duke e përdorur venddhënien e drejtësisë si sallë ankandesh komerciale, ndërsa paloqet sillen e bëjnë çfarë duan me pushtetin. Asnjëra palë nuk ndëshkohet sepse e mbrojnë njëra-tjetrën. Po ra njëra, bije edhe tjetra, por deri sa të ndodhi kjo populli do vazhdojë ta pësojë.
Dy rastet e fundit që po trajtohen në Gjykatën e Lartë, ku kryeministri aktual ka paditur për shpifje dhe fyerje dy përfaqësues eminentë të Paloqerisë, janë shumë domethënëse. Të paditurit, dy ndër figurat me më pak integritet moral të politikës shqiptare, kishin shpallur disa herë publikisht se kryeministri shqiptar ishte i lidhur me krimin. Megjithëse ata janë krimi vetë, në kuptimin që janë pjesë e një kupole politike që ka kryer me dhjetëra krime përgjatë shumë viteve, madje njëri prej tyre i dënuar dikur për shpërdorim detyre si gjyqtar, pritej që në sallat e gjyqit të sillnin provat që vërtetonin akuzat e bëra. Në këtë mënyrë shqiptarët, duke përfshirë edhe votuesit e qeverisë aktuale, do ta përçmonin drejtuesin e saj, kryeministrin. Deputetët e paditur jo vetëm nuk i paraqitën prova gjykatës, por nuk u paraqitën as vetë në sallat e gjyqit. Mesazhi ishte i qartë. Na kujtuan atë që na e kanë treguar shumë herë, se janë të paprekshëm, se qëndrojnë mbi gjykatat dhe mbi shtetin. Avokatët e tyre u spërdrodhën në proceset gjyqësore, herë duke thënë se do të sillnin provat që inkriminonin kryeministrin, herë duke pretenduar se deklarimet e klientëve të tyre nuk përbënin vepër penale dhe, së fundi, dolën me teorinë se Paloka dhe Ristani, në deklarimet e tyre publike, nuk kishin folur në emrin e vet por “në emër të partisë…”, nuk kishin shpifur “ndaj Edi Ramës, por ndaj kryeministrit”.
Sipas këtij arsyetimi na del se individi politik mund të kryejë çfarëdo lloj vepre penale dhe nuk duhet ndëshkuar sepse e ka bërë në emër të partisë dhe për interes të saj. Sipas këtyre avokatëve dhe ndonjë prokurori të korruptuar prej djajve të politikës, politikani mund të fyejë, shpifë, madje edhe të vrasë në emër të partisë dhe ai nuk ka përgjegjësi ligjore. Lojërat me interpretimet e përmbajtjes së dispozitave ligjore nuk janë një gjë e re dhe e panjohur. Vagabondët në organet e drejtësisë veprojnë sipas interesave të zotave të tyre dhe përfitimeve vetjake. Këta e kanë degraduar përmbajtjen dhe qëllimin e ligjit, e kanë shndërruar atë në kamxhik për një pjesë dhe në erashkë për disa të tjerë. Për ta nuk ka vlerë as parimi kushtetues “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Zotat e tyre korruptues janë përmbi ligje e përmbi Kushtetutë.
Një sjellje e tillë e organeve të drejtësisë ndaj ligjit, përveç cenimit të integritetit moral të individit që ka bërë padinë, cenon dhe dëmton drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë. Shtetasit shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri normale dhe një sistem politik shoqërisht të vlefshëm duan të dinë: nëse kryeministri i tyre është vërtetë i lidhur me krimin apo jo, nëse tiradat e pafundme të akuzave të ndërsjella politike dhe ordinere janë të vërteta apo të rreme që synojnë mjegullimin e vetëdijes popullore për t’iu krijuar mundësi ujqërve politikë të livadhisin si të duan, nëse të jesh i lidhur me krimin është e padenjë dhe kriminale apo është diçka e zakonshme dhe e pranueshme, nëse të shpifësh ndaj tjetrit është shoqërisht dhe ligjërisht e dënueshme, apo kur shpifja sjell përfitime me natyrë politike duhet të quhet e padëmshme?
Organet e drejtësisë do të duhej të frenonin histerinë 25 vjeçare të baltosjes së individëve dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit dhe personalitetit të kujtdo qoftë. Dhe kjo gjë bëhet nëpërmjet ndëshkimit të autorëve, qofshin ata djathtas apo majtas, të pasur apo të varfër dhe jo nëpërmjet keqinterpretimit të ligjit. Mund të vijë koha që populli shqiptar të mos mund ta durojë më një gjendje të tillë ku nuk dihet pikënisja dhe kufiri ndarës midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, të drejtës dhe të padrejtës, morales dhe imorales.
Një shoqëri që jeton në një batak si ky yni, ose vdes ose ringrihet. Që të ringrihet duhet të vriten moralisht dhe ligjërisht të gjithë batakçinjtë, gjë që nuk mund të arrihet pa përmbushur premtimin e madh: “Reformë në Drejtësi”. Ky premtim dy vjet më parë solli në pushtet dy partitë që qeverisin, por që deri tani nuk kanë bërë gjë konkretet. Kemi dëgjuar vetëm deklaratat e z.Nasip Naço në emër “të shumicës” dhe kundërdeklaratat e z. Bujar Nishani në emër “të vet”.
Ke nje gabim se ke rene ne pozitat e Nanos .Politikanet e berishes dhe Metes mendoj se jane banda e loqerise se ja ngulen sa munden popullit dhe shkerdhyen demokracine ndersa banda e Mjaftisteve te Rames jane paloqeria ne pushtet ose kompleksi folklorik Gam-Gam.Keta duke qene poloqeri i fusin popullit gishtin shoqeruar me ndonje batute.
Si do ikin nga politika kur ne i votojme dhe nuk ka alternative tjeter dhe ne si ne emisionet e motrave Kardashian here i japim te drejte Loqes dhe here paloqes?
Plaget jane sa krateri i Vezuvit ! Viktori mire ben qe i pershkruan , por tani i dine te gjithe !
I L A C I ?
Ndryshimi i Kushtetutes. Rikrijimi i Republikes. Maxhoranca, nese e ka vullnetin (dyshoj nese e ka, apo jo), media, shoqeria civile dhe faktori nderkombetar, duhet te investohen ne kete drejtim. Ndryshe le ta vuajme kete batak, se e kemi hak!
Te jetosh , duke i kthyer Kurrizin Publikut .
Kur e pyeten Miles Davis , se perse gati ne te gjitha Koncertet
ai Luante duke i kthyer Shpatullat Publikut .
E Miles Davis u pergjigj :
Ne skene , une gjej nje pike , Kendi ,
Ku degjoj qe notat dalin Mire
Ku degjimi eshte Perfekt
Dhe eshte Atje ku une i kthej gjithmone kurrizin Publikut
Kundra baterise ,
o ndernjet Tastierave ,
o nje Kitare
Tingujt jane atje ,
Duhet ta beje ……………
E kalova te gjithe jeten time me Kurriz nga publiku
ne te gjitha senset
Sepse edhe une kerkoja Noten perfekte ne ate pike , te Kendit
duke mos bere Kompromis me Dritat e Skenes per te Shkateruar
Noten time , Per kenaqesine e Publikut .
Ne muzike publiku munde te Tretet
por jo deri ne ate pike Kendi . Te PERFEKTES ,
Me gazetarine , munde te qelloje qe jo vetem publiku
por edhe pika , e Kendit perfektet te zhduket ,
E Atehere Nota nuk del me ,
Sepse nuk sherben me .
Kjo do ti ndodhe Gazetarise … Mbas pak ………………..
Une i degjoj kembanat,
por thjeshte me mungon besimi, se “tingujt e muzikes se Nacove dhe Metave”, jane ne gjendje, te bejne ndryshimin aq te kerkuar dhe te deshiruar, nga nje shumice derrmuese e ketij vendi.
Reformat ne drejtesi apo drejtimi i nje vendi kah civilizimi dhe mireqenia sociale, nuk kane ardhur kurre nga ajo pjese e shoqerise, qe eshte po aq e prekur nga PALOQERIA, sac eshte ajo pjesa tjeter rrangalle, me tifozerine fshatareske-urbane,,,, qe i shkon pas.
Nese Sali Berisha dhe llumi i tij, jane simboli i degjenerimit dhe rrenimit te vendit,,,,,,,, Ilir Meta eshte simboli i gropes se bollave, qe te veshur firmato, kerkojne te tundin flamurin e reformatoreve.
Ndaj, Z. Malaj, analiza e PALOQERISE, nuk do ishte komplet, nese do behej vetem me syrin e djathte.
Edi Rama, ka per momentin besimin e elektoratit shqiptar. 2 vitet e para te tij, ne zyren kryeministerore, kane drite-hijet e veta, me nje esence pozitive ne permbajtje. Edhe keto zgjedhje vendore, alternativa e tij qeverisese do ti vendose per vete.
Korriku dhe muajt qe do pasojne, do tregojne me fakte, se sa seriozisht e ka kryeministri yne, vendosjen e sistemit politik shqiptar, ne binaret e se drejtes.
PALOQERIA si sistem, ka marre ndeshkimin popullor. Ate ligjor,,,,,, eshte detyre e qeverise, ta vere ne jete. Per nje mision te tille, koalicioni qeverises, ka te nevojshee personalitete qe ngjallin besim ne radhet e shoqerise. Pronaret e vilave te Gjirit te Lalzit, nuk mund te jene pjese e ketij kontigjenti. Hija e dyshimit, i ndjek ata nga pas.
Nuk ka gje me te shtirur, se hajduti qe therret,,,,,, kapeni hajdutin.
Zoti Malaj ti shkruan sakte, drejte dhe ballazi. Per mua Reforma (E VERTETE AMA!) ne Drejtesi eshte CELESI qe do hape cdo Porte per shqiptaret dhe kete vend. Por kjo Reforme eshte shume e dyshimte qe te realizohet ashtu sic duhet, sa per karakterin e dobet te Kryeministrit aq edhe per shkak te Metes. Nje Reforme e vertete ne drejtesi do te conte heret a vone edhe Meten atje ku e ka vendin.
U dogj Shqiperia nga Sali Berisha,tani te veje mend.Nuk mund te qeverise vendin nje katundar,me mentalitet katundari tribu, fisi,hasmi,trimi,pushka,gardhi,kulla,tufa,lopa,te cilat nuk eshte veshtire te konvertohen ne parti,pasuri,rushvet,vila,makina,bodigarde,banka,ndertime,eleminime.Te vendoset ligji qe te pakten drejtuesit kryesore te shtetit te jene 4 breza qytetare.
Zoti Malaj nuk i kursen kritikat per te majte e te djathte. Nuk i trembet syri per te kritikuar Ramen dhe Meten. Kete ka bere ne shume nga shkrime e tij. Fjalet ne mbyllje te shkrimit u drejtohen tamama Rames dhe Metes dhe jo ministrit te drejtesise dhe presidentit qe dita dites na jep prova se eshte shume poshte nivelit te detyres qe i kane dhene te kryej.
PO SI KA MUNDESI QE NE SHQIPTARET NE KETO 25 VJET DEMOKRACI NUK U BASHKUAM NJE HERE TE GJITHE BASHKE SI TE MAJTE DHE TE DJATHTE DHE TE PROTESTOJME PER TE GJITHA PADREJTESITE QE JAN BER NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE,,, POR VETEM KUR FLITET PER PROTESTA PARTIAKE DALIM NE PROTESTA SI TIFOZET QE SHKOJNE NE STADIUM,, DHE BROHORASIN SALI BERISHA DHE EDI RAMA SI DIKUR PARTI-ENVER,, SEPSE SHQIPTARET ZGJEDHJET DHE QEVERITE FITUESE I KANE PARE GJITHMON SI MJET PERFITIMI APO FAVORE PERSONALE,, DIKUR THOSHIN QE FEJA PERCAN NJEREZIT,,, POLITIKA NE SHQIPERI SHQIPTARET I KA PERCARE NE ATE MENYRE TE PA NDREQSHME NE KETO 25VJET,,,KUR SHQIPARET TE ARRRIN TE BASHKOHEN NE PROTESTA PA DALLIME PARTIAKE PER TE KERKUAR TE DREJTAT ATEHERE MUND TE THEMI QE PO NDRYSHON DICKA NE MENTALITETIN SHQIPTAR. NDRYSHE DO SHKOJ SIC KA SHKUAR ME PO KETA POLITIKAN TE LODHUR,,,,QE NUK DIN TE JAPIN ME SHUME SE KAQ,,,
sa e lumtur ke qene moj jozi kohe te bukura per nje injorante qe histotia do ta gjykoje kete kellire femer ne krye te kuvendit