Edhe pse lanë shije të keqe, u panë si një ngjarje kalimtare një tufë të rinjsh me veshje të zeza dhe me një flamur të zinj, që dhjetorin e vitit 2015 u shfaqën për herë të parë në protestën e PD-së. Quhen “Korpusi Rinor Azem Hajdari”, dhe kanë dy detyra, “Sigurimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve të partisë” dhe mbrojtjen e votës në zgjedhje. U bë publik edhe himni i tyre, pikërisht më 2 prill 2016 në Shkodër, madje kryetari Basha e hodhi në rrjetet sociale.
Së pari, shkurtimisht duhet thënë se ky “korpus” është në kontradiktë me historinë e emrit që mban. Hajdari, i anatemuari i madh i Berishës në të gjallë, u bë hero vetëm pasi ky i fundit e shpuri në pritën vrastare personalisht.
Dhe të këndosh himnin në përkujtim të 2 prillit shkodran të 4 viktimave, të organizuar dhe vënë në jetë nga vetë Hajdari dhe kolegë të tij, është e turpshme. Por është e tillë për ata që i dinë dhe njohin ngjarjet, jo për një grup të rinjsh të instrumentalizuar që nesër presin të zënë ndonjë post në administratë.
Së dyti dhe më kryesorja, kjo dukuri vërtet është komentuar dhe vazhdon të shihet si qesharake. Por një grup i organizuar djemsh, me uniformë, flamur (të shpifur) dhe himn “luftarak” të huazuar nga filmi i Skënderbeut, është mirë të shihet si një bërthamë shqetësuese e një fenomeni tjetër. Që ka ndodhur dhe rindodhur hidhur në historinë e partive politike evropiane.
Në zgjedhjet problematike shqiptare, është fakt se çdo parti që ka mundësi, përpiqet të organizojë njerëz për të mbrojtur votën. Por zgjedhjet mbarojnë dhe sekush shkon në punë të vet. Ndërsa kjo strukturë e çuditshme dhe permanente “çunash me zemër” nuk premton asgjë të mirë, sado që sot mund të bëjmë gallatë me ta, dhe sado që gjithçka mund të mbetet këtu, në nivelin e butaforisë.
Për të mos shkuar deri tek fashiot dhe trupat SA, së fund edhe Agimi i Artë në Greqi pat organizuar formacione të tilla. Thënë shkurt, fenomeni duhet të fillojë të na shqetësojë. Pavarësisht se në Shqipëri, çdo kopjim i sforcuar i dukurive të veçanta botërore kthehet në parodi, kusuret që pësojnë njerëzit dhe populli i thjeshtë nga mbyllja e syve nuk janë aspak për të qeshur.
DITA

S.A. FASHIO,KAMICIE NERE,SS.KRONSHTAD,TIGRAT E ARKANIT,GARDA E KUQE,ISIS,AGIMI ARTE.
Kush i ka toleruar keto formacione terrori e ka paguar shtrenjte.
Keto formacione quhen grupe paramilitare terroriste .
Aq me shume qe mbajne flamunj te zijn si ISIS si dhe vshje te zeza si grupet terroriste . Ne protestat e bera tek Ministria e Brendshme ato vulosen mendesine e tyre shkaterrise terroriste.
Ko do te thote krijimi i strukturave paralele anti shtet.
Policia , prokuroria , shiku , duhet te arrestoje organizatoret e ketyre strukturave kriminale , kushdo qofte ai ..
Lexova me vemendje jo vetem shkrimin, por edhe komentet.
Me te vertet ,ç’jane keta kemish zinj dhe ç’fare perfaqesojne keta djem me keto veshje e flamur.?
A njihet nga shteti ky organizim qe ka bere PD-ja?A jane te rregjistruar dhe te njohur nga organet kopetente?
Nese ,ndonjeri nga ata ,me uniforme te tille i drejtohet nje qytetari a mund ti kerkohet ndonje dokument per detyren qe kryen dhe eshte i njohur nga shteti?
Lexoni komentet e mesiperme o zoterinj pushtetar.Komentuesit kaqne dhene mendime shume te sakta.
DITA:Veri emer krimit!
Ne konceptin fizik e filozofik thuhet se ‘nuk ka vakum’ atje ku ska shtet ka antishtet ku ska ligj ka krim!
Kjo polici partiake si dikur e policise se partise naziste i ben karshillek popullit ngelur pa shtet.Keta kamikaze te ISIS mund te flijohen ne emer te ish ‘liderit’ te tyre krriminel GERINGUT HAJDARI!
Ajo qe eshte me teper per tu shqetesuar qe pjese e ketij ‘korpusi’ kane qene dikur ne fillimet e viteve ’90 edhe ‘ATA’ qe po na ‘qUrravisin’!Ky do jete fundi i tragjedise!Vazhdoni e meruni me goBBelsianet Stefane Fevzinj e NISHANE se si e kemi zene te semes kemi per te ngrene!
dhe si frikacaket kriminele to ISIS-it fshehin fytyren dhe rrine me kurriz se edhe ata vete e dine qe jane falanga dhe nuk duan tu njihet fytyra.
Kemishezijte e Saliut: vrasesit te Azemit
Jane zgjedhjet vitin tjeter………. ” i duhet pd- se grupe te tilla” . Prezenca e tyre ne jeten politike- shoqerore,esbte ai puna e zhurmes se krimbit mbi tavan qe ne fillim injorohet por qe me vone te bie tavani kokes.
Ky lloja korpusi “Azem Hajdari” a eshte regjistruar ne ministrine e drejtsise? Si ka mundesi te lejohet nga shteti krjimin e nje organizate te till me uniforme dhe flamur te zi? Ky eshte simbol i Nazizmit,dhe perbene nje rrezik real per vendin ton.Pd-ke po kthehet ne nje parti e rrezikshme terroriste.Financimi nuk i mungon pd-ke te bleje mercenar shqipetare dhe te huaj,per ti hedhur kundra shqipetaeve.Ajo ka 25 vjete qe vjedh dhe vetem vjedh,parate e saj nuk mbarohen,se per kete dite sote ajo ka punuar shume,per te bere gjullurdira ne shqiperi.Kjo tregon se pd-ke eshte formuar si pati per shkaterrimin e shqiperise.
Me hapur s’ka dale f a s h i z m i, as kur lindi.
Drejtues te Gazetes “DITA”. Na keni bere “fansar”…
Ju faleminderit,me sa po shkruani kohet e fundit “shqiptarisht”.
Nonje dhe mund te ma kundershtoje kete thenien time,po e perkthej vete:”ashiqare” cfare ndodh per fatet e atdheut,kundervene atdheut, jo atdhetare.
Dhe nje here faleminderit po dua te perseris ato qe mbyllni shkrimin ne paragrafin e fundit…riexoeni…
A do te lihen ata te behen si “ATA” mos me keq po them njerin.. ISIS-n
Shtate komentet, duhen “analizuar” ky imi “i teti”mos mbete “I teti ne Branx”.
Jam me per: duhet marre seriozisht kjo dukuri vertet Fashiste. Mos qofshim Von.
Bushi u befte “BUSH”(president i kesaj nisme kunder kesaj oranizate fashiste.(Mos qofte e thene..(nevoja).
Dhimbia e Madhe Atdhetare.
Ka nje mos perputhje tek ne midis konceptit demokratik dhe shtetit demokratik. Kemi lene te lire te bejme cte duam dhe nga ana tjeter shteti ska force te veproje e te parandaloje te tilla formacjone anti ligjore.
TE SHIKOHET KY PROBLEM ME KETA KEMISHZINJ.kUSH I ORGANIZON?