Tej debatit edhe politik mbi fatin e furgonave, në kushtet shqiptare, furgoni nuk është thjesht një mjet transporti me katër rrota, një timon, një shofer dhe ca pasagjerë; furgoni është një variant prej agregati hekuri e llamarine në ecje e Shqipërisë së drobitur, të lodhur e çoroditur. Nëse kërkon ta njohësh realisht e në një përmasë shumë të prekshme e të ndjeshme këtë vend, mjaft të hipësh në një furgon e të bësh një udhëtim.
Nëse qëllon të jesh njeri me ndjesi qibare, patjetër do kalosh në një gjendje depressive. Por po kujtoj se pas në vitet e para pas 2000-shit, në një të përditshme shqiptare, u themelua një rubrikë eseistike me qasje sociale e titulluar “Furgon 2000”, ku shkruanin disa nga “penat” më të mira të gazetarisë së kohës, përfshirë dhe një deputete të sotme të së djathtës, me një stil vërtet brilant.
Dhe ashtu siç e tha dhe Rama, në furgon-republikën shqiptare, e fundit gjë që ka vlerë, është njeriu, pasagjeri pra, që zakonisht trajtohet me çmimin e një thesi me patate. Për drejtuesit e furgonave, njeriu që hip aty është veçse një masë mish e kockash, që duhet ta paguajë për të shkuar në iks vend, ku ta dojë, ndërkohë që vendin duhet ta gjejë vetë, e po nuk e gjeti, mund të marrë një tip ulëse plastike në formë uturaku.
Më pas, ai është i dënuar, po më së shumti dhe i privilegjuar, që nga kasetofoni që çirret parreshtur, të “kamzhikohet” në vesh më fraza dashurie të pamundur të markës “Sinan”, ose ose, të përfshihet në debate mbi politikën, Berishën ose Rilindjen, ku kompetentin e dijes më të lartë politike, e bën vetë shoferi. E gjitha kjo, mbushet me sa e sa detaje, tipike të ngeshmërisë proverbiale shqiptare për t`u marrë me çdo gjë që nuk i takon dhe me çdo gjë që e transferon në qiej kotësie, mjaft që të mos jetë “punë e jo llafe”, e gjitha në një duhmë mbytëse duhani, alkoli, erë këmbësh e ndytësish makine.
KUJT JA THUA KETO OR ZOTERI, SA HERE DUHET TE GODISNI DIKE, E EMERTONI SHQIPERINE SI REPUBLIKE E TIJ.
sipas teje i bie qe te dalin ne rruge te gjithe ata qe mbajne familjen me buke nga ajo pune. kjo ishte rilindja dmth te shkaterojme dicka per te ngrit nje monopol.
“NE, NJE REPUBLIKE VARFERIE” Vetem i varferi e din se ç’eshte vrferia. Ne Parlament eshte nje gjysem i varfer: pastuesja
KY KAOS I PLOTE NE TRASPORTIN PUBLIK ,FURGON.AUTOBUZ DHE TAKSI NE SHQIPERINE RUMPALLE DUHET TI NESHTROHET LIGJIT DHE SIGURIA E QYTETARIT NUK NEGOCOHET,POLICIA E SHTETIT TE JETE E ASHPER NE ZBATIMIN E LIGJIT TE LARGOHEMI NGA SHQIPERIA RUMPALLE DHE TE AFROHEMI ME VENDET FQINJE..
” Republike furgonash” Ishte debati i fundit a jua dhe mendja vete : ) Titulli mund te jete editorial apo i gazetares…ate se di, por eshte i gjetur dhe majft Pikant.
1) Aida Nako (posti1) i bie te jete Zonje (jo zoteri) mendoj une. Flasim pa paragjykuar asnje prind, qe mund ta quaje te birin – Aida,
2) @ ne Pergjithesi…” Ne etiken e te shkruarit online, germat kapitale konsiderohen si e bertitur” do ishte mire te shkruajme ”me qete” : )
Dhe kur eshte pa te keq, SHKRONJAT E MEDHA E LODHIN SYRIN DHE NUK JANE TE QARTA PER IDE/REPLIKA E LEXIM NORMAL.
faleminderit
kush me trgon mua perse hekurudhat e shqiperise nuk mirmbahen dhe ato qe i la xhaxhi i shkatrruan dhe jane jashte funksjonit per se behet kjo masaker transporti . kur ne gjith boten transporti hekurullore eshte prioritet numer nje nuk ka aqe ndotje sa bejne fugonat ne as nje vende te botes nuk sheh transport me fugene vetem taki dhe jo me shum brenda rrethit ose neper destinacjone te rrezervuara sic jane ajroportet , per eshte toleruar tek ne , vetem per arsyen e furrnizimin me karburante sa pika karburanit ka shqiperia 1088 pra per kete arrsye i kan lejuar fugonet me shumic dhe ka me shum furgonash se njerez . ajo nafte qe nxiret nga nen toka shqiptare e gjitha eshte ne pronsi te ketyre kriminelave qe i kemi ne parlamnt dhe jashte saj ,me manovra se i ka nje firm kanadeze apo amerikane kete nafte e hellin ne treg te pa perpunuar dhe ja shesin shqiptareve sa biritemen , prandaj atje jane aqe shum mjete motorrike qe me tymrat qe leshojne ne ajer ndotin gjith vendin dhe jane perhap semundjet me nje shpejsi te frigshme . me pasurit e nen tokes dhe mbi tokes keta paguajn ato podestat dhe ambasadoret, qe ndollin krimet me mosturjoe ne gjith rajonin dhe europe dhe nuk denohet neri..
Jo te gjithe fugonat do bllokoje Rama. Do le ata te funeraleve dhe fugonin e Sales, qe ka vetem nje destinacion: ferrin.
Ngrini agjensite e shitjes se biletave ne vartesi te Drejtorise se Policise Rrugore, e cila e ka per detyre t’i kontrolloje si ato ashtu edhe licensen e shoferit. Ketu mbaron filmi.