SHËNIM: Në panairin e librit, shqiptarët kërkojnë vërtet librin apo…?!

redaktor

Dikush kish vënë në duke faktin se masiviteti në panairin e librit nuk përkon aspak në të dhëna me nivelin e shitjeve në kohë të zakonshme. Dhe kjo është mëse e vërtetë.

Po të nisesh nga ajo çfarë ndodh në panair, ku mileti vërshon drejt stendave për ditë me rradhë sa zgjat ai, të duket se libri është “biznesi” më i sukseshëm në Shqipëri; por ku sheh libraritë në ditë të zakonshme, ku rrallë ndodh të qëllojnë tre veta njëherësh aty, të vjen të thuash se ç`i shtyn ca njerëz që të merren me librin.

Arsyet e kësaj mospërputhjeje, më tepër se me librin dhe leximin, janë sociale. Ajo çfarë ndodh në panair, dhe sipas opinionistit që e kish theksuar këtë, ka të bëjë me prirjen e njerëzve për t`u vetëidentifikuar si shtresë, nga nevoja për t`u ndjerë elitë.

Një xhiro nga panairi, të nxjerr ca pak çaste nga anonimiteti, nga vetmia, nga një boshllëk që të gërryen; si dhe një prirje për t`iu arratisur të rëndomtës që të rrethon. Se ndryshe, ato libra që ndodhen aty, të rreshtuara për ditë me radhë në stenda duke u përpirë me sy nga njerëzia që kalon atypari, janë çdo ditë e çdo orë dhe në libraritë e Tiranës apo të qyteteve të tjera.

Do ishte mirë që panairi i librit të kishte lidhje direkt me librin, kërkesën dhe urinë për të; sepse jo vetëm sot ku trendi teknologjik e konsumist ia ka përtharë njeriut ato ndjenjat e holla, atë shijen e kultivuar për jetën, por përgjatë gjithë ekzistencës, libri e leximi, kanë qenë dhe mbeten një ndër kënaqësitë e padiskutueshme, një lloj prehjeje, shplodhjeje, e mbi të gjitha edukim pa sforco.

Por më shumë se librin, tek panairi i tij, shqiptarët kërkojnë vetveten e humbur!

Share This Article
6 Comments
  • ————————————————————————————————————–

    Pse

    shqiptaret kane harruar emrin “Pune” ?

    Pse

    askush nuk don te punoje apo kerkoje pune …. por vetem te rrine ne kafene, klube nate, kazino, te armatosur, me femra sot 85% buce ?

    Pse

    gjithe Tiransit, civilizimi dhe intelektualet e mirefillte u larguan te gjithe ne pseudo-Demokracine e komunistit-kriminel te Ramiz Alise ?

    Kush

    do t’a mesoje dhe edukoje kete shtrese injorante nga
    provincat dhe malesia qe zbrriten duke shkaterruar, vjedhur dhe zabtuar gjithcka te lire apo prone e te tjereve ?

    Kush

    eshte pergjegjesi i sh’perfytyrimit te Shqiperise ? ….. dhe pse nuk denohet ?

    ——————————————————————————————————————-

  • Ky djalë ia fut sa herë kot. Unë isha 5 ditë atje dhe pashë njerëz që BLININ LIBRA, jo që bënin xhiro, se nuk kishte edhe vend ku të ecje, pale.

  • Arsyet janë disa: prurjet e reja, çmimet me ulje 20-30 %, fakti që i ke të ekspozuara të gjitha garrum dhe mjedisi festiv natyrisht. Pse duhet t’i shohim gjithnjë me mosbesim njerëzit tanë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *