Titulli i mësipërm është një frazë e shkëputur nga një shkrim i Fatos Baxhakut, ku trajton paradoksin e klasifikimit si ‘lajm të madh’ e ‘lajm të vogël’ në mediat tona, ku më së shumti çfarë është e madhe trajtohen si e vogël dhe anasjelltas. Dhe si shembull merr lajmin mbi abuzimet e tmerrshme financiare në Ministrinë e Punës, që është zvogëluar tashmë në një lajm të vockël e rutinë. Dhe pse ndodh kjo? Sepse konkludon Baxhaku, ne jemi popull që vjedhim veten. Sigurisht, qasje të tilla kaq provokative e ngacmuese për ndërgjegjet tona të çoroditura, nuk i has në panelet e debateve politike, ku zakonisht flitet e nganjëherë dhe bërtitet për çdo gjë, përveç thelbit. Dhe ky është një thelb i frikshëm. Ne jemi sot këtu, sepse hajdutëria jonë shumëformëshe, herë e rëndomtë dhe herë e sofistikuar ka fituar status normal, ngase ne vjedhim veten. Ne nuk jemi në atë lloj situate ku ka hajdutë në një anë e të ndershëm në anën tjetër, e këto janë dy kampe në luftë me njëra – tjetrën. Nëse do ishte kështu, nuk do ishte dhe aq tragjike, pasi kjo luftë ka ekzistuar në çdo kohë e çdo vend; tragjike është se edhe padashjen tonë, ne jemi përfshirë në vjedhje. Dikush ka vjedhur prona, por ka vjedhur dhe ai që ka marrë një diplomë false, ndonëse nuk pranon të quhet hajdut, paçka se me atë diplomë “vjedh” më pas ndonjë vend pune; vidhet sot e gjithë ditën energjia, pa dallim mes shtresash e rangjesh shoqërore, por vidhet dhe duke iu shmangur detyrimeve ndaj shtetit në taksa. Pra, në qerthullojmë në një proces vjedhjeve, ku njëherësh jemi dhe hajdutë por dhe viktima, e theksoj, edhe pa dashjen tonë, ose të asaj kategorie më saktë që nuk ka pranuar e nuk pranon ta ndyjë veten me futjen e duarve në pasurinë e tjetrit. Sipas asaj që aludon Baxhaku në shkrimin e tij, nëse do ishte ndryshe, lajmi mbi zgrapjen e fondeve dhe abuzimin me to në Ministrinë e Punës, por dhe ato mbi vjedhjen dhe hajdutllëkun si fenomen, duhet të ishin shumë të mëdha dhe shokuese madje. Para se të diskutojmë mbi atë nëse jemi apo jo europianë; nëse duhet apo jo në jepet statusi; nëse duhet apo jo t`i bashkohemi BE-së, ne duhet ta nisim me veten një reformë, pa dyshim, të padëgjuar më parë: t`i largohemi vjedhjes! Pasi nuk është se vjedhim dikë e përfitojmë diçka. Në fund, shumatorja e vjedhjes, na tregon se veten kemi vjedhur, gjithsesi!
Natyrisht :
Neve jena hajna
Ne te gjithe kena vjedhe
Dhe kerkojme drejtesi
Kur te gjithe jena pjerdheeee!
Si??? MENDONI TA LEME BARAZIM?!!
ore me gruan e kujt ka vajtur ky kleves bitrua qe e kane kaq inat te gjithe…na doli papriptur nga nje njeri normall(pak pizeveng) ne nje kryerrufjan dhe kryepersonazh i kronikes se zeze…ceshtwe morekeshtu se ka horra e cuba me te medhenj ne R.Sh. qe kane bere njemije here me shume te zeza qe te meritojne vemndjen e medias te pakten sa per kete…kujt i djeg kaq shume kjo puna e ketij sybardhit mo…
Kasem ,sigurisht do i kete ardhur radha dhe gruas tende …ose do jete qe ka vajtur me shume gra dhe shoqeria i ka ngushelluar gruan e tij .
Te jap nja dy informacione qe mos ta kesh mendjen vetem te …grate.
Ministria e ktij horrit e ka pasur buxhetin 59 milione ,me shume se ajo e infrastruktures ,ka qene me lart se te gjitha te tjerat …se shendetesia ,mbrojtja ,kultura …ok deri ktu .
E pra ,ky horri dhe biri zagari ,ne nje kohe kur kalamajte nxjerrin buken duke kerkuar lemoshe ,ku fotoksina ben kerdine ,ku studentet ekselence prostituohen per te mundur te blejne librat e shkolles ,ky horri brenda ne ministri kishte ngritur banjen me hidromasazh dhe sigurisht me dhome gjumi .
Ky qeni ne krah te tij ,eshte nje nga pazarxhinjte e ‘Agimit te Ngrate” ,per mos te hyr ne aferat e blerjes se votes dhe festave qe organizonte …ku kusht ishte mos te kishin kaluar 17 vjec .
K.Bitro ,S.Ksera dhe deri diku me abuzime fondesh F.Kodra {sot perfaqesuese ne OKB } DUHEN FUTUR BRENDA DHE DUHET HEDHUR CELSI POSHTE !
Nuk e di ,se per cfare eshte perzier dhe M.Mehmeti ,por dikur me ka thene tekstualisht :Nje dite ky zagar do jap llogari per ndyresirlleqet qe ben ..uroj qe te jete sa me e afert …fliste per kte dr e kabinetit K.Bitro .
Kjo qe shkruajta eshte asgje ,ne krahasim me ate qe kane ber …..
se askush nuk e perndjek se ka qene dhe me gruan tende .
…Në fund, shumatorja e vjedhjes, na tregon se veten kemi vjedhur, gjithsesi!
Sa e dhimbshme eshte kjo e vertete, po kur do te zgjohemi??
Ne kemi nje klase politike hajdute e te korruptuar ne kuptimin me te gjere te fjales qe kane ndertuar nje sistem ku vjedhin vete dhe nuk denohen dhe lejojne disa te tjere rrotull qe te vjedhin ( shembulli i diplomave fallco qe ju permendni perfitojne vetem njerezit e paafte rrotull politikaneve , te cilet ne kete menyre perligjin e zene pune te mira, ndersa te tjeret qe jane shumica ku ka edhe mjaft te afte jane viktima te ketij sistemi piramidal ).
Nuk ka popull te mire e popull te keq, por ka popull te qeverisur mire e popull te qeverisur keq.
Ky shkrim do ti shkonte pershtat klases politike dhe je mbare popullit.
Nje fjale e urte thote, peshku qelbet nga koka dhe jo nga bishti.
Ka ardhur koha, para se me hyre ne fazen e trazirave sociale si rezultat i kesaj vjedhje masive te pasurise kombetare, qe politika te mbledhi mendjen dhe ti thote stop vjedhjeve e abuzimeve te bera nga ata vete dhe njerezit rreth tyre.
Jo me pandeshkueshmeri.
Sa me kenaqesi po tregonte elektriçisti ;
Punonjesja e elektrikut u shkarkua nga puna per vjedhje dhe keshtu denoncoi te gjithe emrat me lidhje te paligjshme.Gruaja e drejtorit i merr ne telefon keta hajdute per tu thene ju kane denoncuar.Elektriçisti tregon se si shkoi naten vone per 1000 leke te reja dhe kreu lidhjet serish .Une u inatosa kur e degjova ,por kur doja tja tregoja dikujt me” emer”,ky na kishte vet emrin ne liste pa shkuar fare ne pune.Problemi eshte se didhet dhe i njomi me te thatin(bari).
Ca te themi per keto gjykata dhe prokurorine qe akoma lene jashte kusaret Spiro grekun dhe Ilir Ibrahimin,qe vidhte cdo program per te varferit dhe pasuronin veten me spiron.Por dhe Bitron qe i siguronte femrat damazit grek e mik i salihut …
E vertete !!!
Bravo z.Ermir konstatimi me i sakte per shoqerine Shqiptare sot me ne krye klasen politike.te lumte.
Te lumte Ermir djali! Ne kete vend nuk ka ndarje ndermjet hajduteve dhe te “ndershmeve ” qe vetem heshtim. Jemi te gjithe hajdute po cave iu vjen rasti te vjedhin cave nuk ju vjen rasti dhe duken si te ndershem. Jemi popull beterr .