SHËNIM: Ne, të besës vetëm në besëthyerje!

anazapta

“Besa e shqiptarit si purtekë e arit!”; “Shqiptari kur jep fjalën, therr dhe djalin!” – ishin këto ndër ato thënie, pjesë e vokabularit të nacional-komunizmit që na injektohej atë botë, në funksion të mitit të virtytshmërisë që nuk hasej tjetërkund. Ishin sigurisht mitet e Rilindjes, që komunizmi i morri të gatshme për t`i konservuar për interes të vet, siç mjeshtërisht veproi. Një lloj mjeshtërie që sot e gjithë ditën jep efektet e veta tek mbajtja gjallë e ndoca miteve që po i preke bëhet gjëma. Por a na kanë ndihmuar ai set virtytesh të mitizuara, ku përfshihet dhe ‘besa’ për të ndërtuar një shtet e një shoqëri normale?! A kemi mundur t`u marrim dobitë?! A kemi mundur të përfitojmë prej tyre?!  “Kur lidh besë burri i Shqipnis, i ka shti frikën gjithë Rumelisë!” – shprehej Vaso Pasha tek ‘O moj Shqypni’, për të treguar se ç`forcë ç`liron ajo. Por parë hollë-hollë, realiteti ynë 20 – vjeçar nuk ka mundur tën provojë vërtetësinë e këtyre miteve. Që ne e kemi ‘besën’ virtyt kombëtar, kjo duhet të ishte provuar në raport me ligjin. Ligji në thelb, është një marrëveshje që një bashkësi njerëzish lidh mes vetes, si pjesë e kontratës për të bashkëjetuar me rregulla të përcaktuara, që garantojnë lirinë, pronën, të drejtat e dinjitetin e çdokujt në atë bashkësi.  Kjo marrëveshje çon më pas në ndërtimin e shtetit të cilit i atribuohet dhe diktati i ligjit mbi atë që prish ‘besën e dhënë’. Dy dekada tranzicion na vunë në provë për këtë lloj ‘bese’, nëse kish qenë reale, e vërtetë,  me rrënjë të forta; siç është thënë, një institucion nderi e karakteri i shqiptarit, apo se ka qenë një sajesë folklorike e ca situatave të caktuara, që më pas udhëheqës të këtij vendi e kanë shfrytëzuar si aset nacionalist për t`u bërë “mendjen pordhë” miletit në funksion të mbajtjes së pushtetit?! Fakti se ne, nuk e respektojmë ligjin – pra, marrëveshjen që bëjmë me shtetin e njëri-tjetrin – tregon se ky “institucion” është i rremë.  Aq më tepër kur raporti mes politikës dhe popullit për aq sa jemi shtet, ka qenë aq i çalë në mbajtjen e fjalës, premtimeve, besës pra, sa si pa u ndjerë është ngritur miti tjetër, i kundërti: ai i mashtrimit, besëthyerjes pra. Kjo dhe nga fakti se në 20 vjet, kemi qenë vetëm përballë njëri-tjetrin, pa të huajin, që zakonisht të ysht në kërkim virtytshmërish kombëtare.  Çdo virtyt që posedon një popull duhet të konvergojë patjetër tek aftësia për të bërë shtet.  Dhe shteti bëhet duke zbatuar ligjin; që do të thotë duke mbajtur besën e dhënë. E deri më tani, nga ajo ç`kemi bërë e si jemi sjellë, rezulton të jemi shumë besëthyes! Dhe duket se veç  për një gjë jemi treguar të besës: për ta thyer rregullisht atë!           / E.H. 

 

 

Share This Article
9 Comments
  • Besa e shqiptarit si purtekë e arit!”; “Shqiptari kur jep fjalën, therr dhe djalin!” – ishin këto ndër ato thënie, pjesë e vokabularit të nacional-komunizmit që na injektohej atë botë, në funksion të mitit të virtytshmërisë që nuk hasej tjetërkund. Ishin sigurisht mitet e Rilindjes, që komunizmi i morri të gatshme për t`i konservuar për interes të vet, siç mjeshtërisht veproi

  • Lexova me vemendje kete shkrim shume te rendesishem, pore nuk e di perse autori I ketij shkrimi ka bere nje perzierje idesh dhe faktesh te cilet ne kohen dhe hapsiren e vet sikur ase besa dh ease thyerja e saj nuk e gjen vetevet,
    Le ti marrim me radhe.
    1.Besa e shqiptarit si purtekë e arit!”; “Shqiptari kur jep fjalën, therr dhe djalin!” – ishin këto ndër ato thënie, pjesë e vokabularit të nacional-komunizmit që na injektohej atë botë, në funksion të mitit të virtytshmërisë që nuk hasej tjetërkund. Ishin sigurisht mitet e Rilindjes, që komunizmi i morri të gatshme për t`i konservuar për interes të vet, siç mjeshtërisht veproi
    Besa si mite vertet e vune ne veprim Rilinasit pore kjo katgori shoqerore nuk lindi ne kohen e Rilindjes, pore ne forma institucionale e vuri Skenderbeu qe me Belidhjen e Lezhes. Duke luftuar populli shqiptare 25 vjet kunder perandorise me te madhe te Kohes ky institucion I beses u be fenomental ku shqiptari si vende quhesh vendi I Beses. Pra Beslidhje e Leshes I dhe Shqiparise kete kategori shoqerore qe edhe sote e te gjitha kohrave ajo nuk do te humbe vitalitetin e vete. Komunizmi e mori kete kategori shoqerore dhe e perdori si instrumente shoqeroore ne dobi te shoqerise shqiptare. Pore qe te jemi te vetedijeshem edhe shteti I asaj Kohe ishte shtet I Beses pavarsishte si ishte Komuniste. Kjo bese u ngrite larte ashtu sit e gjith vlerat dhe vyrtytet e mira te popullit ku krahas ligjeve te shtetit edhe elementi Bese kishte vendin e vete.
    Pra Komunizmi beri mire qe e rriti me teje pore ai asnjeher nuk lejoi shkeljen e ligjeve edhe ne qofte se ishte shkelur ligji ne emer te beses.
    Pore me ardhjen e Demokracise dhe e daljen ne krye te shtetit nje njeri I pa base dhe fe beri qe gjdo gje cdo virtyte te humbase karakterin e vet pasi Berisha si I pa bes ju kundervua si element I komunizmit dhe jo si vyrtyt I shqipotarve. Me vjen keqe ku edhe autori I shkrimit ka ren Brenda duke e cilesuar kete si shfrytzim te komunizmit per intersat te tyre.
    C`far te keqe u paska sjellur besa e shqiptarit kety gjate sundimit Komuniste .Asgje te keqe perkundrazi.
    Ku duket lidhja e beses me shtetit. Ajo u duke ne kohen e Skenderbeut,Ku ne radhe te pare Skenderbeu si organizator si prince ka mbajtur fjalen ne raporet me vartesite e vete.
    Po ashtu edhe ne kohen e sistemit Komuniste kjy virtyt u mbajte larte dhe shteti shqiptar cfar I shoshte popullit ai e bente realitet. Mjafton te shofim planet pesvjecare te cilet edhe ato ishin njefare lidhje bese me popullin pavarsishte se ndiqeshin me ligje.
    Sote nuk ndodhe nje gje e tille Sali Berisha ka thyer kushtetuten e shqiparise te pakte 100 here. Pra kure kreu I shteti shkel kushtetuten athere ka humbe serioziteti e vet edhe besa e shqiptari e cila cilesohet me shume besthyrje.
    Ne nje shtet te till ku drejtohet nga nje njeri I pa bese si Sali Berisha kurre mos kerko besen ase tek njerzit e thjeshte.!

  • Jashtezakonisht e sakte! Kjo fjale(besa) ka dale aty ku nuk ka pasur bese,prandaj nxorren dhe kanunin. Dh fatekeqesisht (pa)besa eshte shperndare ne te gjithe Shqiperine.Eshte e thjeshte, ceshtje mentaliteti, sepse te pabesia e ndjejme veten me mire.

    • Kot nuk ka dale dhe emeri i krahines La-Beri (la- bene). Leberit ne krah te Otomaneve Islamik luftonin Krishterizmin, Fene e Skenderbeut dhe te gjysherve te tyre.

      • Gjer me sot nuk di ndonje rast qe ndonjeri te kete dale balle perballe me ate qe i thyen besen,por vetem naten ne pusi ose duke vjedhur,asnje shqiptar nuk ka bere kurre duel,kurre.Vetem naten ne pabesi te kane therur,diten kane kenduar per trimerine
        jemi trima,dalim nga vrima..thote Konica.

  • Ee popujt i kendojne asja qe skane. Jemi te vetmit qe i kendojme beses se se kemi ate.
    Dhe bota na njeh per te tille. Kur hidhej dorashka ne bote per ofendime ne zinim pusi me pushke.

  • Autori ska nevoje te perzjeje besen, me komunizmin, as me kohen e para ko unizmit.
    Besa e shqiptarit u thye, kur ne pushtet erdhi Sali Berisha, qe ashti si gjyshi i tij i perzene per prerje ne bese nga fshati Berishe i Pukes, preu ne bese te gjithe shqiptaret.
    Vetem vrasesit dhe hajdutet afer tij, jane sot ata qe duan me cdo kusht sjelljen e tij ne pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *