Janë disa disiplina sportive që përkojnë dhe me zanate në jetë. Fjala vjen, qitja përkon me atë të ushtarakut; radioamatorizimi me atë të radistit e specialistit të Mors-it në ushtri; automobilizmi me atë të shoferit; ecja sportive me atë të postierit; shahu gjithashtu përmbledh aspektet e nevojshme të inteligjencës së një individi në “lojën” e jetës; për të ardhur tek peshëngritja që korrespondon tëpke me atë të hamallit, pra punëtorit të ngarkim-shkarkimit.
Tek ne, ky është ndër sportet më pararojë në çdo kohë, ku herë pas herë na dhuron ngazëllime kolektive teksa na vijnë habere për triumfe ndërkombëtare, siç mbrëmë kur një dyshe kuqezi, u shpall, njëri kampion e tjetri nënkampion Europe. Kishim kohë që edhe nga peshëngritja nuk merrnim lajme të mira, aq sa kriza e gjithanshme na dukej se kishte pushtuar dhe muskujt e ‘peshave të rënda’. Dhe është rasti për të thënë se krizë në këtë rast përbën fakti se, përveç kësaj disipline, të gjitha të tjerat pothuajse nuk përcjellin asnjë lajm fitoreje. Prej vitesh nuk marrim lajme nga atletika.
Një emër kampioneje nga ky sport, akuzohet tashmë për afera financiare. Muaj më parë, nga qitja, një prej disiplinave ku dikur bënim emër në botë, erdhi lajmi për rrahjen mes tyre të dy trajnerëve. Lojrat me dorë thjesht ekzistojnë, me ndeshje që ndiqen nga një numër i pakët njerëzish. Futbolli kombëtar është bastarduar krejtësisht, ndërsa për kombëtaren, i gjithë debati ka kaluar në atë se cili prej kosovarëve yje duhet bërë lanet përse nuk luan për fanellën shqiptare. Kështu që na kanë mbetur vetëm djemtë e vajzat e muskujve, që e arrijnë ta mbajnë flamurin kuqezi mos bëhet njësh me tokën kur vjen fjala për afirmime ndërkombatare në sport. Kjo është “pesha” më e rëndësishme që mbajnë, për të cilën duhen brohoritur!
P.S. Rreth 10-vjet më parë, kur peshëngritësja Fetie Kasa po përjetonte kulmet e saj me rekorde e medalje ndërkombëtare, emri i saj u përdor dhe për efekt marketingu në një biznes gastronimik. Në afërsi të Rr. së Elbasanit, diku lexohej: “Fast-Food Fetie Kasa”. Mos e dhëntë Zoti të haset kjo ndonjë ditë: “Gjellëtore Erkand Qerimaj”! / E.H.

Per here te pare nuk jam dakord me ju, z.Ermir. Mbase nuk e kam kuptuar mire qellimin e vertete te ketij shkrimi, por, me duket se po e rendoni pa te drejte sportin e ” muskujve”, sic e perifrazoni ju. Vetem per faktin real se, tani per tani, eshte i vetmi rast qe flamuri yne kombetar ka nderin te valvitet krenar para te gjithe flamureve te tjere te Europes, duhej t’,ju bente te mendoheshit mire para se te shkruanit me nje fare percmimi per sportin e peshengritjes. Kemi nje mundesi te tregojme se nuk jemi ai populli i mbrapshte, sic duan te na tregojne me gisht ata qe s’na duan te miren, atehere le te mos e rendojme veten me “mbrapshtina” te tjera qe vetem na bejne dem.
z. E.H. se fundmi duket ne periudhe melankolike dhe kontemplative (sic) 🙂 Peshe-ngritja apo “ngarkim-shkarkimi” (lexo-druvaret) mund te jepet si sport koti, une s’mendoj se eshte i tille. Shume sporte individuale kushtezohen nga talenti i sportistit dhe “vendi i origjines” (Kuba me rezultate te mira Olimpike ne Boks/ Azebaxhan-Iran ne Mundje, Xhamajka/Kenia ne atletike). Peshe-ngritja Shqiptare ka nje fare tradite qe me Mirjam Hakanin, Aleksander Kondon etj…z. Qerimaj dhe te tjeret nuk dolen nga hici. Ne nivel te kenaqshem kemi pasur Qites, Shahiste, Volejbolliste tej.
Lojerat ne ansambel duan kohe dhe investime, e aty shpesh jemi paraqitur dobet. Po ashtu sportet fine (patinazh, gara me kuaj) jane inekzistente e s’mund te kemi pretendime per to pa pasur asnje lloj tradite. Sportet duan PARA, kjo sjell infrastrukturen dhe shperblimet; pishina per notaret, fusha per te tjeret, palestra per shtangistet e boksjeret. Duke kuptuar se “fitimet ne kete investim” s’jane te menjehershme e as te matshme, sic jemi mesuar me “cdo mall” tjeter. Dhe duhen bere ne afat te gjate, jo gjithmone fitojne vendet e Medha (SHBA-te, Rusia, Kina, Britania) ka dhe vende qe marrin Medalje e Cmime me teper se u takon per popullate (si Australia me 20M+ banore) Dhe ne fund ka nje pyetje, Ku ti Gjejme Parate per Sportin? “Qe Baba Paret”:
http://gazetadita.al/lotaria-kombetare-historia-e-nje-mega-skandali/
—
Gazeta DITA, ka bere nje dosjer per Aferat Korruptive dhe Faljet e Licences se Lotarise Kombetare; rregulloni kete padrejtesi dhe filloni investimet ne Sport. Perpara Patriotizmit Fals dhe emocioneve te perkoshme, keto “cuna e goca” kane nevoje te Ushqehen. Bravo z. Qerimaj dhe Kampionit Tjeter; se kemi ne lluksin as ti Gjykojme as ti nenvleftesojme sakrificat e tyre; ne fakt…ne kete periudhe e duke bere gjithshka vete, arritjet e tyre behen akoma me te Vlefshme.
p/s/ Me pelqen menyra se si ky gazetar “provokon mendime” e s’me vjen aspak keq kur kap kende qe shume i mendojne por si shprehin; apo kur flet pak me ton te trishtuar.
Dihet se kush popuj jane mire ne peshengritje, bullgaret turqit azerbaixhanet shqipetaret, gjithe me “” inteligjentet “”” e botes !!!