As Vaçja e as Skënder Sallaku, nuk ishin aktiv në artbërje. Megjithatë, për ta ka dhimbje, që ta themi hapur, përzihet me një ndjenjë nostalgjie, që jo pak herë ngatërrohet dhe me atë nostalgjinë e urryer e krejt të paarsyeshme për ish-sistemin, ku ata shkëlqyen dhe skalitën personalitetin e tyre. Kjo vlen vetëm atë brez që e ka të ndarë jetën në dy epoka. Kur ikin emra të tillë, gjë që do vijojë me të gjithë brezin e tyre, të vjen të thuash se po jetojmë një kohë më tepër nekrologjike se artistike. Dhe kjo është vetëm njëra anë. Ana tjetër është se në ikjen e tyre, është dhe ikja e një copëze identitare e çdokujt që jetoi dhe shijoi artin që ata bën. Sakaq, e tashmja që nuk po rezulton ajo e fantazuara në ndërrimin e sistemeve, boshllëku sidomos në jetën artistike, i ka mbajtur të pacënuar në vlerë personazhet e asaj kohe, duke u shtuar akoma dhe më tepër “shenjtërinë”, nga një bjerrje e tmershme vlerash. Dhe nuk është se vetëm shqiptare është kjo dhimbje; është dhe globale. Kjo kohë e sotmja, nuk mund të prodhojë assesi Beatlles, Animals, The Doors apo Çelentano. Çdo kohë ka patur ikjet e veta, nekrologjitë e veta, por asnjë kohë nuk ka patur kaq fare pak art, ku komercializmi prodhon parreshtur “sinanër”, dhe anglishfolës mbi të gjitha! / E. H.
Shume interesante..brezi i CILJETES po habitet!!!
Brezi qe po iken, iken me dinjitet,ndersa brezi i Ciljetes do te ike me breke neper kembe!!!
Shoqeria socialiste kishte hapur te gjitha rruget qe individet te shpalosnin prirjet e tyre,ndersa tashme gjithçka eshte kthyer ne mall tregu…shikoni sa humor te shplare e kenge te shpifura (ne se mund te quhen kenge) mbushin mejhanen Skiperi!!
Zogu i TUNES eshte arti i skipetareve…sa do te qesh Skenderi nga pertej…..dhe sa barcaleta do te tregoi “andej” per zogun e Tunes e per Salihin
Dje shqipëria kishte 20 këngëtarë dhe nja 100 humoristë për 2 miliòn banorë, sot ka 3.5 milion këngëtarë dhe pak humorista për 3 milion banorë!?? Kapitalizmi tropojan ka prodhuar këngëtarë më tepër se popullsia. Këtu jemi para gjermanisë dhe para çudisë!
Kemi patur parlamentin me nje kryeklloun si Saliu, i dashur Pellumb.
Kemi pare dhe degjuar humor te zi, qe ne shume shtete sociale, do te ishte shfaqur me PIN te fshehte.
Per kete plejada e te rinjve te sotem, nuk e imagjinojne dot nje humor, pa banalitetin berishian.
Te medhenjte e humorit ishin jo te pasur ne para, por te pasur ne dinjitet dhe mirnjohje, pasuri qe palacot e parlamentit 23 vjecar, skane shanc qe ta fitojne.
Respekt per te gjithe ata qe dine te respektojne kulturen tone. Se Skender Sallaku ishte pjese e kultures dhe duke respektuar ate dhe te gjithe artistet e plejades sone, respektojme vehten.
Kush jeni ju,cfare ke bere,ku e gjen te drejten te percaktosh nostalgjite e njerezve.Nuk je ne gjendje te gjykosh nje histori te mbushur me pune e djerse,me arsim e kulture e shkence.Ne qofte se ju i prishet e shkateruat ato qe ndertoi populli ne 50 vjet ,te rekomandoj te shohesh arkivat e Kino Studios e RTVSH.Mos perfito qe keni shtypin ne dore e ke te drejte te deformosh historine e te shperndash Ere te keqe.Respekt per popullin, punen e djersen e tij te udhehequr ng PPSH e ENVER HOXHA.Kjo eshte historia.
Ne numrin e humoristeve te sotem shto edhe 140 (deputete) dhe rreth 5000 palaco (keshilltaret lokale)
Sot me trishtim në zemër shkova e u përkula me nderime para trupit të ” Artistit të Popullit “, Skënder Sollaku! Ngushëllova edhe familjen e sidomos bashkëshorten e bashkëpunëtoren e ngushtë e me shumë vlera artistike, znj. e ndeuar e të shquar Vitore.
Kontributi mbi 50 vjeçar i humoristit të madh Skënder Sollaku është i shquar dhe i panumert. Ai u ushqye e u frymëzua nga humori e satira popullore dhe e ngriti atë në art, duke ia kthyer përsëri popullit nëpërmjet krijimtarisë e interpretimit të tij virtuoz e të larmishëm artistik. Ndieshmëria e tij ndaj problemeve të sistemit të kaluar dhe atij të sotëm qenë të mëdha, duke i ekspozuar në mënyrë kritike me humor e satirë, të cilat i kanë dhuruar popullit gëzim e hare dhe optimizëm. Përmbajtja e humorit të tij udhëhiqej nga interesat mbarëkombëtare. Prandaj ishte i mirëpritur nga të gjitha shtresat e popullsisë dhe citohej me buzëqeshje. Krijimtaria e interpretimi i të ndjerit Skënder Sollaku përbëjnë një trashëgimi të shquar e me vlera të mëdha të një shkolle apo Akademie arti që, me siguri, do të studjohet dhe do të jete e mbetet një pikë reference per humoristët e ardhëshëm, per të mësuar nga metoda e punës krijuese e interpretuese të tij, duke e përpunuar e çuar më tej, duke e emertuar krijimtarinë e kontributin e pakrahasueshëm deri tani si epoka humoristike e Skënder Sollakut. U prehte në paqe!
Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës