SHËNIM: Nëse do nisin gjobat edhe brenda lagjeve….

anazapta

Ka një yshtje nga ana e autoriteteve të Policisë Rrugore për të shtuar gjobat . Por jo pak qytetarë po qahen se hanë gjoba pa u ndaluar fare, pa u vënë në dijeni; ose pse kanë parkuar brenda lagjeve me një rrotë në bordurë, ndërkohë që është e pamundur një parkim krejtësisht etik brenda lagjeve si për shkak të kaosit urban, e si për shkak se parkimi nuk paguhet.

Paralel me ashpërsimin e masave ndëshkuese, duhet të investohet dhe në drejtim të shërbimeve për të ruajtur ekuilibrat e duhur. Nëse policia ka vendosur të hyjë dhe nëpër lagje, atëherë më e pakta duhet të jetë pajisja e çdo rruge e rrugice me tabela orientuese parkimi ose jo parkimi. Nga ana tjetër, ka çudira të tilla të pashpjegueshme, si ajo që ndodh tek kryqëzimi i 21-shit, një ndër kryqëzimet më të ngarkuara të Tiranës.

Edhe pse me semafor, aty ka gjithnjë ndonjë polic rrugor që dublon sinjalistikën. E megjithatë, shkeljet janë fare hapur, e nuk ndëshkohen. Dy janë ato: futja në korsinë e gabuar dhe të bërit stop mbi fashën e rrugës ku duhet të kalojnë këmbësorët. Polici e sheh, por nuk bëzan; vijon t’i bijë bilbilit, si gjithnjë me një vrimë. Ndalon vetëm kur takon ndonjë mik tek furgonat e Fierit e Vlorës, me të cilin këmben të puthura afërsie ose dhe ndonjë cigare. Ndërkohë kaosi dhe pandëshkushmëria vazhdon me rregull mizor.

E.H.

Share This Article
8 Comments
  • Ligji e parathote se gjobat qe vendosen aforfe pa dijenine e zoteruesit te mjetit jane anti logjire. Gjithkush po t’i hedhe nje sy faqes zyrtare do te alarmohet nga arbitrariteti i ketyre diteve. Une personalisht sot pashe qe kisha dy gjoba per te paguar!!!!! me vleren e 4 mije lekeve. Kjo eshte padrejtesi dhe shkelje e hapur e ligjit nga autoritetet perkatese. Nese ky shtet qe mori voten tone nuk ka para dhe keto kerkon t’i marre nga ne ne kete menyre arbitrare ky shtet ka marre fund. Ai duhet tua marre ato frangajt dhe imameve e berisheve me co qe na kane vjedhur prandaj edhe mori voten tone jo per te na rivjedhur sic bente saliu cdo moment. I sugjeroj te gjitheve qe do te lexojne kete koment t’i hedhin nje sy faqes zyrtare epr te pare nese kane marre marre ndonje gje “pa ditur gje”.

  • Ndertimi i shtetit, duhet te kete edhe mirkuptimin e shtetasve, qe duan, qe krimi dhe shkeljet te ndeshkohet.
    Ndoshta shume shqiptare kane qene te kenaqur, vetem me pagesat nen dore, qe i jepnin policeve, per ti shpetuar nje gjobe te ligjshme, por harrojne, se ishte pikerisht ky mentalitet, qe e coi shtetin ne nje katrahure si financiare edhe kriminale.
    Ndertimi i shtetit, fillon ne ate, qe cdo shtetas, te ngrihet dhe te mposhte ate mentalitet shtetshkaterrues.
    Natyrisht qe kur duam te rindertojme shtetin e shkaterruar, do te kete shume sanksione ligjore, por kjo vjen se vete shqiptaret, lane nje qeveri, qe shkaterroi cdo akses financiar dhe ligjor, duke lene krimin, te dirigjoje jetet e shqiptareve.
    Dalin gerdalla te Saliut, duke denoncuar ngritjen e cmimit te duhanit dhe harrojne qe shume familje, skane buke te hane dhe skane mundesi te marrin kujdesin shendetesor.
    Shikoni cbehet, kane marre kredi te buta si te pastrehe, veglat berishiane, qe kane blere nga tre kater shtepi.
    Shqiptare, ne qofte se doni shtet te forte qe te luftoje krimin, jepini perkrahje qeverise te beje punen e vet, ashtu sic kemi vite qe e kerkojme.

  • Eshte e domosdoshme qe policia duhet te nderhyje brenda blloqeve te banimit per te hequr makinat pa dokumena ose me targa fallco qe nuk i paguajne asnje lek shtetit por vetem bllokojne parkimet.Njerezit prishin rruget duke ngulur hekura sips qefit dhe asnje nuk ndeshkohet.Policia bashkiake duhet te beje detyren kush prish duhet te paguaj.

  • Kesaj i thone qe policia i ve gjobe qytetarit qe pasi ka frike te kaloje ne nje ure te prishur, e kalon lumin ne kembe.
    Gjoba me e rende se pari ju duhet vene atyre pushtetareve qendrore e lokale, qe i masakruan qytetet tona duke i ngushtuar ruget e rugicat me qellim fitimi korruptiv e nuk paten parasysh planifikimin urabanistik te ardhshem.
    Ku do te kalojne gjithe ato mjete motoristike e si mund te disiplinohet trafiku kur edhe ata pak semafore here punojne e here nuk punojne ?
    Te leme menjane 5 dekadat e kohes se diktatures ku ishte e ndaluar qe te kishe makina private e nuk kishte se perse te mendohej per zgjerimin e rugeve.
    Por cfare e be ne “metropolin” e vetem te Shqiperise, Tiranen, ne keto dy dekada ?
    Mburet Rama se ne 11 vite te qeverisjes se Tiranes, “pastroi” Lanen e nuk na thote se cfare pergjegjesie ndjen qe e shkateroi gjithe qytetin duke ndertuar ne menyre kaotike pa plan te pergjithshem urbanistik ?
    Ka disa dekada qe ne metropolet evropiane, nuk mund te ndertosh nje pallat banimi, pa ndertuar nje garazh parkimi te nendheshem dhe pa krijuar siperfaqe te lira te gjelbera midis pallateve. Ne Tirane ne nje rugice me 3-4 metra gjeresi, gjen ne te dy anet, pa lene vend as per trotuar, pallate shumekateshe perballe njeri tjetrit, qe jo vetem nuk kane garazhe e siperfaqe te lira, por ja zene njeri tjetrit edhe driten e diellit.
    Ne gjithe metropolet evropiane jane lene ruge me hapesira per perdorimin e tramvajeve, pa llogaritur metrote, duke e pergjysmuar levizjen e makinave private neper qytet.
    Rama ben humor kur thote qe njerezve ju duhet te levizin ne kembe apo bicikleta se ju ben mire per shendetin.
    Por haron se eshte vete ai qe nuk ka lene hapsire qe te levizin lirshem edhe kembesoret ne trotuare te munguara, edhe te ciklisteve ne vija anesore te ndara.
    Po le menjane metropolet e medha te Evropes perendimore.
    Sjell ne kujtese nje qytet te vogel cek ku me ka qelluar te qendroj per disa dite, ku trafiku i kembesoreve, ciklisteve, makinave private e mjeteve te transportit urban, semaforet, me nje saktesi te perkryer i kishte gjetur menyrat e zgjidhjes.
    Rralle shihje polic ne ruge e nuk me rastisi te shoh te ndaluar prej tyre ndonje qytetar qe te shkelte regullat e qarkullimit.

  • Polici ne boten perendimore gjobit makinat ne baze te targes qe trgon pronarin pa pasur nevoje per prezncen e tij , persa u perket zbatimit te ligjit ne brendesi te lagjes eshte detyre e policise pa dallim per vend-ndodhjen , kur nuk kini vend per parkim prane baneses mos blini vetura te bllokoni rruget per zjarrefikset e ambulancat se mbi ju rendon , une per veturen pas pallatit ne parking te hapur( shesh ) paguaj bashkise 19 euro ne muaj , zoterinj paguani si evropiane taksat e detyrimet qe tu krijohen kushtet qe kerkoni se keshtu vepron Europa qe deshironi ,

  • Shqiperise i duhet nje shtet alla Papadhopulli .ne Greqi, nje shtet shume i repte ligjor.Gjobat jane OK,por te pamjaftueshme.Duhet zhdukur mentaliteti berishian,paguan nen dore policin ose shefin dhe mbyllet.Kjo situate e deritanishme e shtetit tropojen duhet te marre fund!

  • Eshte e domosdoshme te nderhyhet ne blloqe banimi.aty parkohen pa kriter. Vine nga zonat dhe parkojne gjithe diten, shkojne ne kazino a lotosport gjithe diten.bllokojne edhe hyjet e pallateve.banoret rezidente nuk kane ku te lene automjetin e tyre.shikoni nje rruge p.sh.ate h lezha ne lezhe, se si nje biznes privat ka vene hekura,elektrik biles dhe nje rruge te tere e ka privatizuar. Sa te tille shembuj ka.deri kur do te bejne ligjin te :fortet:Boll me!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *