DITA botoi një fakt interesant mbi kthesën e një vendi si Norvegjia, që falë një irakeni të ndodhur në vendin nordik, ishte futur në udhën e një zhvillimi të jashtëzakonshëm, që e rendit dhe sot e kësaj dite si ndër vendet me tregues fantastikë të financave dhe ekonomisë kombëtare, e pacënuar aspak nga kriza në Eurozonë. Falë mendjes kreative të irakenit Faruk al Kasim, Norvegjia nisi epokën e shfrytëzimin të burimeve të saj naftëmbajtëse, me një skemë menaxheriale me shumë produktivitet për vendin, që e shndërroi në të begatë për disa dhjetëvjeçarë, përfshirë dhe një moral shoqëror, ku ligji është vërtet ligji, e ku mungesa e korrupsionit është emblematike. Në shkrim thuhej se suedezët fqinj tregonin barcoleta me ndershmërinë e norvegjezëve!
Eshtë ndër ato histori që në median tonë klasifikohen thjesht si kuriozitet me drejtim kah shoubiz-i si rëndësi. Por që në kushtet tona, për vetë nivelin e mizerjes ku kemi mbërritur, kjo histori do ia vlente të trazonte gjithë elitën e mendimit publik e atij politik, për t`u përfshirë në një debat se çdo të bëhet me këtë vend, si do të dalë nga ky mjerim e degradim total; se ku është elita shkencore, specialistët, njerëzit e ideve; ku janë gjithë ata doktorë-profesora e ajo inteligjencë e shkolluar në Perëndim, e gjithë kjo skotë potencialesh njerëzore pra që mund ta nxjerrin prej llumi këtë vend. Shikoni panelet e debateve televizive, që janë pushtuar prej gjithsej 10 fytyrash, që diskutojnë çdo gjë përveç thelbit, duke e futur gjithë Shqipërinë, dramën shumëplanëshe të këtij vendi, në kafenetë e thashethemnajës politike të Tiranës. Eshtë e turpshme dhe skandaloze që, njerëz pa asnjë kontribut konkret për këtë vend, pa asnjë gjë të hajrit që të mban firmën e tyre; përkundrazi, teoricienë të pështirë e me një ngrefosje të padurueshme, shndërrohen në figura publike kotmëkot, duke tërhequr për hundësh miletin me fjalë pa fund që bijnë erë tifozllëku politik, ndërkohë që me qindra njerëz të dijes, të shkencës, ideve, përkushtimit dhe atdhedashurisë së qashtër, lihen në anonimitet, të persekutuar nga injoranca, qoftë ajo dhe gazetareske. Ja, edhe poltika e seksi u trajtua në Opinion, se vërtet ndjenim një boshllëk të madh nga mos qartësimi i këtij raporti, po se çdo të bëhet më naftën shqiptare, se a mundet ajo të jetë një prej burimeve kryesore të ekonomisë sonë nëse mirëmenaxhohet, kjo jo, as që mund të mendohet. Shqipëria nuk nevojë për llogjet e analistëve, ca kokave të mendimit, të cilët duhet ta kuptojnë që janë bërë të urryer ndër njerëz, e të kenë modestinë të vetëfrenohen nga daljet pa karrar e për çdo çështje. Shqipëria ka nevojë për njerëz si irakeni norvegjez, që Shqipëria jo se nuk i ka, porse nuk u jep shansin ta tregojnë sa vlejnë. Ua ka zënë vendin Tan Hoxha më shokë. / E.H.
NORVEGJIA ESHTE NJE SHEMBULL KUPTIMPLOTE I ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE VENIA RESURSEVE TE VENDIT TE NAFTES DHE BURIMEVE UJORE DHE KA ELIMINUAR KORUPSIONIN NE MAKSIMUM ,KUR SHQIPERIA I KA KETO RESURSE POR POLITIKA 22 VJECARE KA QENE SHKATERUESE DHE PLOT UREJTJE DHE KANE DREJTUAR TE PAAFTET DHE DALLKAUKET KJO STIL DREJTIMI ESHTE E TRASHIGUAR KUR DIKTATORI HOXHA NE BYRONE POLITIKE MERTE SHARZHINJ,MEKANIKE,MJELSA,KAROCJERE EDHE SOT NE DEMOKRACI MEREN MILITANTE PARTIE PER VOTA,KU LSI ESHTE SHNDRUAR NE NDERMARJE EKONOMIKE DHE PUNESIMIT PER MILITANTET E SAJ PO KESHTU DHE DY PARTITE E MEDHA ..
Keto analiste qe orientohen nga mesazhet e politikaneve qelbesira,duhen djegur ne turen e druve,Edi Rama ti zgjidhe keto probleme,nese nuk mundet ,te leshoje kariken per donje qe mund ta beje,te mos humbi kohe me budallalleqet e armikut te shqiptareve Sali Berisha.
Fitojne Kanadezet 450 miljon $ USA,dhe thone qe dalim me humbje,sigurisht kur gjejne budallenj qe nuk i kapin per b… dhe ti hudhin ne det,perzejini more cfare prisni,te krijohet nje parti e djathte ,e majte ,le te jete cfare te doje ,por ti zgjidhe kleto probleme ! Ftojeni ate iranianin Faruk al Kasim qe qenka njeri se pari ,pastaj gjeni,ne gjeni kemi plot, por nuk kemi njerez,kemi hajduta !
Jemi akoma ne kohe, megjithe zhgenjimin e madh, qe na la tranzivioni, Berisha-Nano.
Irakianin e kemi ketu, por ai eshte shqiptar, qe ndoshta pret asistencen sociale te muajit.
Hapni syte dhe shikoni nje shtepi te rrenuar, ku nuk del me tym ne oxhak, ku eshte erresire, se sdo te kete paguar faturen e energjise elektrike, rri ne erresire dhe nuk mundohet, te shkele ligjin, ti lidhe vete dy tela, megjithese fqinji i tij, qe gjithashtu ska paguar faturat e energjise, por tek ai ndricon drita elektrike, se ai e ka kuptuar, se ehkelja e ligjit, sperben krim, se vjen deputeti dhe te thote, me jep voten, dhe ti paguan faturat partija.
Por shtepija pa energji elektrike dhe pa zjarr ne oxhak, nuk kerkon ti paguaje partija faturat e pashlyera, kryefamiljari, pret te vine ata qe e njohin dhe mbas faljes, qe e lane ne mjerim, megjithese kish punuar ndoshta 30 vjet, ti thone, hajde na ndihmo, duam te ndertojme shtet.
Ai specialisti qe ne e kerkojme ne Irak a SHBA, eshte aty i papune, vetem para se ti kerkoni te punoje serisht punen, qe te tjeret ja prishen, mos harroni, duhet ti kerkoni 1000 here falje, se ai eshte i indinjuar jo me Shqiperine, por me qeverite dhe ka te drejte edhe te kundershtoje.
Specialistet dhe strateget e industrise, si minerare edhe te naftes, bashke me perpunimin e tyre, i kemi akoma midis nesh, ne duhet vetem ti themi, Hajdeni na ndihmoni, s3 ne kujtuam se skemi nevoje per ju, na u duket si mbetje teknollogjike, por e kishim gabim, hajdeni na ndihmoni te rindertojme edhe njehere, ate qe vete e prishem, se jo ju, por ne u mashtruam, kur erdhi “specialisti” italian, francez e anglez, hiqini keto mbeturina, se do tju a sjellim ne te reja dhe je qe besuam, qe nuk morem mundimin te pakten tju pyesim juve, i besuam dhe i shkaterruam te gjitha.
Tani ne kerkojme corapet e Korces, por si gjejme, kerkojme fanellaten, ska me se prishem kombinatin qe prodhonte kilometra fanellate dhe shume produkte te tjera dhe une nje kemishe fanellate, qe sdenjoja ta vishja para 90-tes, sot e blej 12 euro, se me mban ngrohte.
Sdua te permend te gjitha, se Aliu nga Selenice, ne nje koment ne nje tjeter shkrim, i ka rradhitur bukur te gjitha, cfare ne shkaterruam me duart tona dhe nuk morem guximin as d3njuam te pyesim, specialistet, qe sot i kerkojme edhe nga bota.