Shpallja e Kosovës e pavarur në shkurt të 2008-ës, shënoi dhe futjen në fjalorin urban të një sintagme patriotike: “Bac u kry!”, që lidhej vizualisht me portretin famoz të Adem Jasharit, por që dhe pa këtë lidhje fjalë-figurë, kishte një efekt të lartë emotiv, siç e ka dhe sot, e që do e ketë në çdo kohë, për vetë dramën afro 100-vjeçare që përjetoi Kosova prej serbit n`shpinë. Nuk dihet se cili ka qenë ajo mendje që ia ka shkrepur të formulojë kaq thjesht e kaq madhërishëm një pohim kaq lapidar, me efekt të dridhurash për çdo shpirt të vuajtur, posaçërisht nga serbët, e njëherësh patrotik, që tejkalon përmasat e një gjetjeje folklorike, duke u bërë një devizë e jetës politike, sociale e zhvilimore të jetës kosovare. Ndërsa tek ne, një ekuivalent i “Bacës” po bëhet një urim i ministrit të Rendit, Sajmir Tahiri, dedikuar forcave policore që në një aksion kundër një të shumëkarkuari, u detyruan t`ja numërojnë duke e ekzekutuar në vend. “Bravo çuna”, ishte një lloj ahtime, siç do shprehej Rama në këtë rast, që ministrit duket sikur i ka dalë prej xhani, gjykuar nga barra e rëndë që ka marrë për të rivënë në shina “trenin” krimin që dalë jashtë kontrolli. Por a mund të fitojë “Bravo çuna!”, statusin e lartë që gëzon “Baca”?! Jo. Edhe poetikisht është më e varfër. Për dallim nga Kosova, që ëndërr, gjakim e vizion ka patur heqjen prej qafe të serbit, pavarësinë më saktë, Shqipëria vuan mosbërjen dot, të shtetit, të një vendi normal, ku sundon ligji, rregulli, paqja sociale. “Shqipëria u bë, tani duhen bërë shqiptarët”, do ishte mirë të ridimensionet, për të arritur tek “shqiptarët po bëhen!”, që ngërthen më s`miri gjithë metamorfozën e qënies sonë të çartur. / E.H.
e mer cun…..ktu o bo lesh arapi, shef rrushi mollen e piqet dardha maj fikut. hajt turqeta.
SHQYPNIA NUK MUND TE BEHET NESE NUK DENOHET ENVERI ME SALIUN.
Shqypnia nuk mund te behet duke i kenduar si kukumjacke 29 nentorit te ZI dhe LANC-it kriminal te Enver Hoxhes, ne nje kohe qe vendi yne po aderon t’i bashkohet BE-se. Prandaj Edi Rama nese do te beje shtet duhet te ktheje koken nga e kaluara qe te denoje te tashmen komuniste qe po perjeton Shqypnia jone 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit si ASNJE vend ne Evrope.
29 Nenotirn dhe LANC-in nuk I ka bere Enver Hoxha, por pulli qe morri armet ne dore dhe cliroi vendin nga pushtuesit dhe bashkepuntoret. Nese nuk do te kishim 29 Nentor dhe LANC, Shqiperia nuk do te egzistonte po do ishste shqyer me keq se cu shqye me 1913. Meso historine tende OKB pastaj meso historite e te tjereve. Po nuk dite gje per shtepine tende gjithmone do te flesh nen ure si endacake.
Defino pak “të tashmen komuniste” 25 vjet pas rënies së murit të Berlinit, apo po flet nga ndonjë roof që je duke rregulluar në SHBA. Po për kë duhet të këndojmë
e ti thurim lavde, Zogut me të motrat???
Hajt tung dhe kujdes mos biesh nga roof-i.
Or ti cune e di ti qe OKB dhe SHBA njohin vetem 29 nentorin dhe LANCL? Ik ore derdimen lexo historin me koke larte,jo me kokeposhte se shkel mbi gjakun e atyre qe luftuan per ty dhe mua qe flem ngrohte,ham mire dhe levizim ku duam sot!
Habitem me Ramën po pse nuk e bën Polic Rrugor Tahirin. Do ti shkonte shumë uniforma, tamam si Vigile Urbano a milano.