Ishte interesante të vije re pardje reagimin e shtypit botëror pasi fotografi francez, Pascal Rostain lëshoi bombën në radion ‘Europe 1’, duke thënë se “Obama ka një lidhje jashtëmartesore me këngëtaren Beyonce”. Në fakt, ai tha shumë më tepër se sa kaq, tha se “të martën, dmth dje, do duhej të lexonim gazetën amerikane Washington Post, ngaqë kjo gazetë do të publikonte provat që demonstronin këtë liaison”. E marta iku, dhe lajmi i paralajmëruar prej paparacit në fjalë doli një rrenë e madhe. Washington Post-i nuk kish në faqet e veta asgjë të këtij lloji.
Duhet thënë se gazetat serioze nuk ranë në grackën e ngritur nga fotografi që vinte dorën në zjarr se gjithçka ishte e vërtetë. As që i dhanë hapësirë çaprashitjeve të tij. Nëse do t’i jepnin pak hapësirë nuk është se do të bënin ndonjë mëkat; paparaci kish kredenciale të mira për të dhënë lajme të tilla; ish po ky që, nëpërmjet fotove të shkrekura rrugëve të Parisit, nxorri në shesh lidhjen e Presidentit francez François Hollande me aktoren Julie Gayet. Por të përditshmet serioze e injoruan. E njoroi The Guardian, The Independent, Le Monde, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Süddeutsche Zeitung, El Pais, El Mundo, etj. Veç nja dy gazeta franceze dhe nja dy italiane e hëngrën karremin. Ndërsa gazetat amerikane as që bëhej fjalë të merreshin me këtë lajm. Vetë Washington Post-i, që u hamendësua si regjia e ‘përbetimit’ antipresidencial, nuk zhgënjeu me qëndrimin e vet. Mú në pikun e bujës që provokoi fotografi francez, dikush në emër të saj u mjaftua të thosh, se “ne nuk e kemi zakon të përgatisim artikuj të këtij lloji” . Kaq. Dhe me këtë qëndrim u la të kuptohej jo vetëm që Washington Post-i nuk ish qendra e ‘përbetimit’, por edhe që ajo gazetë nuk e ka praktikë punë të fokusohet më tepër se sa duhet në çështje të tilla, dhe nuk është e prirur ta gjykojë një President amerikan mbi bazën e jetës së tij private.
Gazetat serioze, përfshirë ato franceze, bënë në thelb të njëjtën gjë edhe në rrethanat e ‘aventurës’ së Presidentit francez, Hollande. Ok, informuan mbi faktin, madje çdo ditë, por nuk është se u ndalën për të gjetur në këtë histori ndonjë arsye për ta kryqëzuar njeriun më të fuqishëm të Francës. Dhe me këtë sjellje, kanë përcjellë mesazhin: Të zgjedhurit, sidomos kur janë me shumë pushtet, mbahen gjithë kohën nën vëzhgim, vlerësohen edhe me kritere morale, por gjykohen para së gjithash mbi bazën e kontratës që ata kanë lidhur me zgjedhësit. Shtypi serioz e ka bërë me kohë të vetën këtë sjellje.
Ja ta bejme nje test serioziteti ; ) e te shohim nese ky koment do kaloje filtrin e moderatorit.
(jo per gje por as nje Flm s’ma dhate)
Google “Dita gazeta, obama beyonce”
Heren e I-re e bete ”Obama Beyonce nje histori dashurie”
Tek fotot ne fund, te cilat zakonisht nuk i klikoj, por meqe e kishit bere ne ”deftoren e marume” ju nisa nje koment. Eshte akoma aty, with regards te serioziteti. Rreshqitet…pa dashje a nga shpejtesia, e kjo s’duhet te ndodhe me. Se paguani:
* me reputacion
* humbje lexuesish
* para/ gjyqe/ kushdo ka te drejte t’ju nxjerre para pergjegjesise; jeni forum/platforme Publike!
Ju lutem kujdes here-tjeter, duke u shtuar lexuesit tek ju, dhe Pergjegjesia vjen ne rritje. Shoh se vete, si pa a kuptuar, nuk po lexoj me shtypin Shqip…keto 10 ditet e fundit pervec gazetes tuaj.
Nje keshille miqesore si lexues…
Nuk ka akoma nje ”gazete elitare” ne Median tone, te gjitha shancet jane per ju ta ”kapni kete pike” prandaj kujdes me standartet, opinionet e cdo pasqyrim; fakte-fakte e vec fakte, qofte dhe kur jeni gabim publikoni nje pergenjeshtrim, replike apo kerkim-falje.
Sidoqofte, ju ”atje lart” e ne nga ”ketu poshte” do bejme cdo bejme e dicka do e Bejme!
Me mirekuptim
Dita-reader.
Ishte sa per te “llustruar” pak viziten e Holland ne USA, vetem dhe mbas nje skandali te papelqyeshem, pa cka se Presidenti francez e quan ” personale”, nderkohe qe mbulon rolin me te larte publik.
Me cfare merret media. Ne bote po behen mijera tragjedi ne dite , kurse keta mediat japin jo Justn bieber , OBama dhe lidhjet e tij jashtmartesore , babai i lindsi lohan.
Nuk e di kujt i intereson kaq shume keto pallavra edhe te verteta si dhe te paverteta.
Ksaj i thone fshati digjet , k.rva krihet !
Duhet te kritikojme edhe median. Fundi i Botes!
.
.
.
G & A, ke ngritur nje problem te drejte. Bile dhe M.N. 1-2 jave me pare dha nje shembull si ju:Nje emision serioz per Ekonomi/politike ne USA, me “news just in” u nderpre emisoni per “justin bieber arrested for DUI” (DUI-per shoket qe se dine, eshte driving under influence/ alkohol-i pire) Masa eshte e veshtire per tu gjetur kudo, e media Elitare duke u munduar te rrisin tirazhin/ lexuesit online po mundohet te balancoje. Lajmi ”fluturues” te merr lexues, ai krijon ”muhabete e ilaritet” ne zyra a mes njerezve. A sic thuhet ”water cooler chat” me koleget e punes.
Foto-lajmi, lajme-boterore, lajmi-ekstrem; e terheq lexuesin, dhe mediat serioze kane filluar (me hir/pahir) ti pasqyrojne deri diku; nga fundi, pak rreshta etj. Brenda, por pa kompromentuar integritetin e tyre. Kjo behet dhe per lexuesit e rinj e terhequr ato, shume prejt tyre u mungon vemendja e deshira per politike e analiza te gjata; u jepen ca ”bite-size” news.
—–
Ne mengjes kujtova se eshte artikulli i Dita, tani shoh qe eshte z. Nano (flm qe e botuat komentin : ) ) Sot per sot dhe neser, une nuk besoj ne politike e tek politkanet! Eshte Koha, veprimet individuale, progresi, zhvillimi, Ne e brezi i rinj, gjyqtare e officere te ligjit; qe do ngrihen gradualisht mbi “rremujen e perditshme” e gjerat do ndryshojne. 25 vjet Politika se beri, nuk munden, nuk dine dhe nuk duan! Si presim dot me shume!!
Por, Pa Nje Media Serioze, kjo s’do behet kurre e mundur.
Dita, si gazete e re ka nje akt balancues, lajme qe i japin media te tjera por dhe seriozitet, e si duhen te jene punet. Ka te gjitha mundesite qe te na ndihmoje ne formim e ndryshim, ne raport me: 1) perceptimet 2) shprehite 3) mendimet 4) shpresen. Ka mbi-ngopje tregu me gazeta-revista, te gjitha politike, shumica banalitet. Artikujt jane deklarative, thirrore, mbeshtetes, partizanisht (sic) ose tjerrje perkrahje pa fakte reale. Politika nuk kundershtohet, zeri publik nuk degjohet. Deri tani ka qene “one way street”. Gjithmone Lart Poshte. Poshte-lart nuk degjohet. 2-3 dite me pare lexova ketu ” Edi do jete Kr-Ministri me jete-gjate i Shqiperise” e sikur me ra Pika 🙂 Akoma nuk kuptojme qe ”Edi eshte me qira” ne nje post te perkohshem, qe Na U Lut Ne, Ta Marre. Me shume te rrije, me shume hapen mundesite per abuzime apo mefshtesi, asnjera nuk na duhet ne.
Asnje nuk thote lere te luaje football nje 45 vjecar ”se eshte cun persmari” pse te leme dike 2-3 legjislatura? Football s’pranojne! Shtetin, ligjin, politiken; pse? Britania ”mosmirenjohese” i dha duart Churchillit pas L2B per nje arsye te qarte; Burre i mire je, Burre Shteti bile, por u lodhem nga lufta, racionimet e retorika, duan Paqe. Faleminderit shume por tani shko ne shtepi.
Nuk ka sentimente me Politiken, Ekonomine dhe Pushtetin, do veprojme pa emocione, me Pragmatizmin qe na interson ne. Ne ”je burre i mire” e bere dicka/shume per Shqiperine faleminderit…”te japim dhe nje vile perjete” por Zbrit nga Karrigja! Rrotacion-rrotacion-rrotacion! Nuk ka ”nder” me shtetin e voten.
—-
Nje ”memo” per kedo qe ka deshire – e Dita duhet ta mundesoje kete, me numra/ butona online/ adresa postale etj- Ne duhet ta perkrahim kete gazete. Cdo dhurim i vogel do shkoje per honorare e cilesi, duke terhequr njerez me mend, pergatitje, verifikim faktesh etj. On-line e lexojme per Free, po diku kjo gazete do shitet… e parate duhen per rroga. As Ardiani as gazetaret s’do fitojne me parate tona (gazetari nuk te te ben te pasur!) por fitojme te gjithe. Nje ndihme modeste £5-10-20 per 6 muajsh nuk do ja thyente banken askujt. Ne fund fare, e nese Dita arrin ta permbush misionin e saj, ato para do jene ndoshta investimi me i mire qe bejme per ate vend. Sa para kemi cuar deri tani ne Shq? Plot. Duam polici nen-llogari? Shtet Ligjor? Shenja te sakta rruge? Me pak Aksidente? Doni qe neser kur te jeni/shkoni atje qe Polici te mos ju gjuaj me table kokes? (kam pare nje video online) ta NDIHMOJME Dita-n!
Nje gazete a forte, ne ”aparence a thelb” e ben Pushtetin te dridhet. [nese do dale muhabeti ndonjehere do tregoj se si “kam ndryshuar” rregullin e nje Aeroporti (stanstead) ku ne 30 linja rradhe po kontrolloheshin vetem Shqiptaret, me buje e prepotence! (policia essex-it) ” Do shkruaj tek Times u kam thene, urte e pa u nxehur fare” per pak “diskriminin, ksenofobi, dhe markim-etnik” me pas ju shpjegohuni atje, jam vec nje person/lexues/qytetar qe NE PARIM di/dhe/do ta ndjek te drejten time, a te kundershtoj te padrejten.] [konteksti eshte ky- kur ndalojne nje qytetar me ngjyre, Policia ndalon 7 te bardhe sot, per tu justifikur, pasi ”u ka thyer kurrizin’, The Macpherson report” qe e quajti Policine Metropolitane te Londres “institucionalish raciste!” me problemet qe dolen pas vrasjes se nje studenti me ngjyre, Stephen Laurence.]
Kur thua The Times (e di kur/si ta thuash!) gjerat ndryshojne. Jo vetem se e lexon establishmenti e tradita, a se dikush do kete apo ate, por aty eshte standarti… e nje lajm/leter aty ve ne levizje cdo compani, sistemi PR-i a departament qeveritar. Lajm nuk behet se ankohesh ti, por e verifikojne ata, pastaj jepi llogari ”opinionit Publik”! E ne ma injofshin nje here? Bej circular dhe ja coj 10 gazetareve qe ”njohin” dy shkronjat e mija (nick-name) e kjo te pakten terheq vemendjen, sa per tu marre seriozisht.
Nese ka sukses, te behet dhe me ”pay-wall” e fiton dicka simbolike online (qofte 50 pence – $1 ne jave) e paguan me shume moderatore ta mbulojne 24-ne-24h, duke pasur parasysh time-zones ku jetojme te gjithe Shqiptaret. Nje eksluzivitet, jo vetem forcon Moderimin por ngre kualitetin. Shume ”nga sharesit e bertitesit” qofte nga bezdia e rregjistrimit a pagesa simbolike nuk do vijne me. Nuk ju duhen kliket e tyre, kane forume plot te ”thyejne qafen” . Sigurisht do kete ”trolls” e ”partizane e balliste” (si kudo ne bote) por te gjithe (me rritje kualiteti lajmesh-postimesh) do mendohen pak para cdo posti. Mendoj se Dita mund ta beje kete pasi te kape 10.000 lexues te rregullt online. Tani shoh qe shkon 2-3-4.000 per disa artikuj.
Pervoja ime, nje nga forumet per te cilat paguaj eshte The Times (sunday times/ its sister paper) ben £2 per jave. Shume e paten te veshtire tranzicionin nga Letra ne Online, te mesuar me te vjetren e ”Dear Sir” tip letrash, u desh kohe te thihen. Tashme u pelqen per nje fakt; “interaktivitetin” Te gjitha komentet moderohen, ne cdo kohe nuk vonojne me shume se 10 sec tek 2-3- minuta maksimum. 24h ne dite. ( ka linje tel/ email/ online chat me moderatorin e gjithmone kerkohet mendimi lexuesit, ne ndryshim platforme lajmerohesh 6 muaj para, jo si Re.Pu qe e beri ne 6h dhe e beri lemsh : ( ) e per cdo gje merr pergjigje direkte. Sa here jep nje sugjerim me vlere, Moderatori apo Chief-Moderator te falenderon. Ka dhe kursim, nje gazete qe kushton £1.20 per 5 dite ne jave, £1.50 te Shtunen e £2.50 (the sunday times te djelen, te cilen jashte shtetit e merr diten tjeter e per £5-10) ta lexosh per £2-ne-jave eshte nje kursim masiv per ato qe s’bejne dot pa te. Gati 5x me pak.
‘@Adi, konsiderojeni idene me Abonim nese suksesi vazhdon e publiku kerkon. Kujdes me thash-e-themet, vjetersirat, politke pa buke e ”muhabete tavolinash” FB i ketij apo ”Opinioni i atij” nuk jane lajme. Ne moment qe bini ne rutine te tille, e beheni uniform me te gjithe median Shqip, publiku do ju braktise! Nuk ju duam ”te pavarur” ju duam te sakte e te pa-anshem!
—-
Nje sugjerim te fundit, qe ndodh ne mediat e botes (ne Shq se kam pare me perjashtim te z M.N e z. E.Z tek Re.Pu) Autoret duhet te inkurajohen te flasin me Lexuesin. Eshte jo vetem vleresim por dhe shkembim ideshe. Sic dhe une flas me D. Finkelstein (tani lord F) enciklopedik ne njohuri e te kenaq me parabola e histori te vogla pikante ne cdo artikull. M. Parris, njeri i rralle, me observime fantastike kur lexon nje artikull mundohesh te shohesh…”a leviz dot nje presje a ti shtoj nje tjeter” e shume rralle mundesh! Ch. Bremner, (sot korrespondent ne Bruksel, dje i byrose se Parisit) nje model ekzemplar i neutralitetit te gazetarit, deri sa behet nje ”loje, lexues-charles” a do rreshqase nje here ky njeri? Kurre! Lajmi, c’thote personi (presidenti francez a e shoqja) c’thote pala tjeter; nje konkluzion nga vetja me gjuhe shume te matur..dhe ja ku e keni; debatoni! Ka plot te tjere si keta.
Ne cdo artikull me 200-600 a 2000 komente, te pakten 3-4-5 here ”zbresin poshte” e flasin me lexuesin. Nese u nxjerr nje fakt gabim, te kerkojne falje e merr falenderim, nese ben replike te forte te pergjigjen duke mbrojtur idene e tyre, bile dhe duke ndryshuar mendje po te kesh te drejte. Dhe arrin nje pike qe kur ”proteston pak” e thua ”more shoke” c’behet me kete Subjekt pse s’flisni per te po zien gjithe bota?? E bien ”sekretin poshte” David (Aaronovitch) ka ne pergatitje ”editorialin prisni se del neser” Cdo lexues kupton se deri-diku zeri i tij, mundi ne postim, pagesa ne para; vleresohen! Gazeta eshte e jona, jo e Gazetareve! Por te ndihesh pjese-e-dickaje, duhet me pase ”skin in the game” te japesh e investosh nga vetja. Dita mund ta beje kete…duke u dhene Artikull-shkruesve nje Ikone te Vecante (emblemen e gazetes) qe kuptohet qarte ne mes lexuesve te tjere. Ne nje dite, a nje vit nuk behemi dot si ” The Times” e publikuar ne 1785, por gjithmone merret per shembull Standarti me i mire e me i larte, te arrijme dicka.
Suksese… e kujdes se niveli i ulet te terhqe gjithnje me poshte.
Flm.
Qeke i lloj Morri Ti qe zoti na rujt prej teje. fol or trap per vete, e qiti patavrat e trunit n´diell te thahen, se te kan mor lagshti e te pikojn. Dita eshte gazete e kuqe, gazete komuniste. E mer vesht Ti kujt i thone komuniste mor trap. Qe na e futi sapunin per djathe dyzet vjet dhe prandaj mesuam ne keshtu. E leni mor firaun fantazite e kur nuk ke Pula mos bej ish. ishalla i bllokojne te gjitha komentet se na jan kthy si droge e po na lene pa pune. Ke thith noj cik Ti apo si eshte puna jote…Po ta jap paradhenje trapin se e di qe do te shkruash nje cercaf…
—-
Aspak carcaf. Kurre per ty. Faleminderit.
Kujtese– > kur i keni nervat jo dhe aq te forta *komentet mos i lexo me zor* [ju kujtone partiza/balliste/politke, jo se duhet dhe shkak per kete Nivel!] … lexo rubrika Sporti.
Se keni menduar kete?
ÇOROVODA OFFERING HELP FOR VIÇIDOLIN
Çfare lidhje kane lajthitjet jashtemartesore te Obames e te Holland-it me premtimet elektorale te (ti nuk e thua por kuptohet qarte) Edi AuNirthte Rames?
Po shkon drejt nje humnere qe do thyesh koken ti nyje-madhi kravate-lidhes i Çorovodes. Kjo thirrje, e denje e nje skuthi te rrezikshem, çon uje ne perrenjte e qelbur te Viçidolit te zbritura ne Tirane.
Ne vende te tjera te demokracive perendimore, ky lloj mesazhi denohet penalisht.
Quhet ne zhargonin e Kodeve Penale:
“incitazione alla rivolta contro lo stato e le istituzioni demokratike” – “incitement to revolt against the state and democratic institutions” .
Te ka kerkuar çuni i Shiqeres te dalesh hapur kunder Rilindasve te zgjedhur me vote popullore per te shlyer miresite qe te ka bere ne keto 23 vite?
Qe je nje reaksionar ekstremist, kete e kam kuptuar nga tere ato qe shkruan e intervistat qe ben ne Ora News.
E ke shkelur vijen e kuqe me kohe, por kjo e sotmja eshte kulmi. Mendohu mire para se te besh hapa te tjere, se drejtesia e atyre miljona shqiptareve qe nuk jane pronare sepse dermohen per te siguruar jetesen, do te te perfshije edhe ty, bashke me te ashtuquajturit te persekutuar, me shoferet e furgonave, me pagatoret tuaj e tere hajdutet serbo-malazeze qe kane shkaterruar kete vend.
@ Dita Te nderuar, menyren e Moderimit e beni vete.
Si vendosni te mbroni veten, eshte puna juaj. Autorin? Puna juaj, keto i zgjidhni vete. Megjithese lene shije shume te keqe tek te gjithe ne.
Sa per lexuesin – kujtese te forte per ju – nje koment ofendues ne familje, personalitet, me ”lengje” e thithje, sharje seksuale, kercenime, e cdo cenim dinjiteti direkt (moralish/ ligjerisht vlen kjo) eshte pergjegjesia juaj.
Komente te tilla nuk lejohen te botohen, e me vjen keq ta them…”qelbesirlleku” nuk hyn nen censuren e ”fjales se lire”. Lexuesit do ikin, e lufta do shtohet, e platforma del nga kontrolli. Kete e keni ju detyre, ose ndryshe…prisni e shikoni.
Nuk ka faqe ne internetin Shqip [dhe ate ne bote] qe konsiderohet serioze dhe… funksionon pa censure te bastardeve te tille (me respekt per bastardet/ por mos ta prishim dhe kete forum!) media Serioze – komente vulgu… . S’ka si te ndodhe.
Your call!
Prape Mustafa po merret me gjera kot se koti, me aferat erotike private (qe nuk i prishin pune askujt) te lidereve boterore e nuk shikon hallin e mediave tona ,e hallin tone ku gjithe diten e lume Salahudin Berisha shan porsi magjyp ke te munde e sidomos gallofin Edi Rama,qe rri e ben sehir,ne vend qe t’ja beje turinjte pershesh me ndihmen e nje milion shqiptareve qe e votuan, e t’a dorezoje pa derman ne dyert e prokurorise,e nese Llalla thote se nuk perben veper penale ,ta sikterise edhe kete e ta coje perpara gjyqit!
Mustafe i dashur, ti nuk je aspak nje analist politik e shoqeror guximtar e adekuat, e ndryshe, fjala vjen si Mero Baze ,(ke deklaruar publikisht se nuk te pelqen gazetaria e tij) e gazetaret e famshem te 21 Janarit! ! E shumta qe ke “share” Salih Rrahman Berishen …ke thene eshte “mujshar” ,madje edhe kete e ke harruar,Skjapi plak,kriminel e idhnak Salihi eshte shume me teper se kaq,… ai,… se bashku me ish sharabajgen e Parlamentit ,Topallen, modelin me te felliqur e te neveritur perkundrejt femres shqiptare, e shquar ne shekuj per bukuri ,trimeri e sidomos ndershmeri!
Me vjen keq vetem se nuk dua t’a ve ne nje pozite te pakendshme z.Adrian Thano, nje nga gazetaret me me integritet moral e profesional, mjeshter e fjalepak e pune shume,nje nga djemte me simpatike te mediave shqiptare qe perpiqen te investigojne ne xhunglen kriminale politike e sidomos ne aferat mafioze te “business”-it te lidhur me te.
Nuk dua te permend ketu historite me gazeten “Shekulli” ku shkruante dikur Mustafa e Lubonja nen redaktimin famoz te Adrianit,por mund te them se pas bllokimit arbitrar te kesaj gazete nga ambasadori Arvizu, keta mender u permoren nga frika sebashku me K.Kokedhimen dhe pasketaj Adrian Thano u be protagonisti me i dashur i publikut shqiptar me gazeten “Dita” ,qe drite ja befte Perendia ,jarabi!
Po te lexosh komentet per “rubriken” e Mustafes ,”Zululand” ne shumicen derrmuese nuk e pelqejne,nuk jane dakord e per me teper e shajne e kerdisin (hiq bajgat e kudondodhura berishiste) sepse nuk rrok probleme kapitale te shoqerise shqiptare ,por rreket me ane te stilistikes se tij te trajtoje probleme qe i di edhe bufi!
Kujtoni gazetarin e luftes dhe shkrimtarin nobelist Ernest Hemingway se cfare sakrifice eshte te jesh taman nje gazetar profesionist!