SHËNIM: Nikolas Gejxh në Komunitetin Mysliman?!

anazapta

A mundet pra të ndodhë një ditë që figura emblematike e nacionalizmit grek, sidomos atij që përcëllon kur është fjala për raportet me Shqipërinë, të shkel ndonjë ditë në Komunitetin Mysliman?!  Ose më saktë, a gjenden lidhje mes Gejxh-it dhe institucionit kryesor përfaqsues të Islamit në Shqipëri? Vështirë së gjendet. Por që aty nga vjeshta e vitit 2002, për pak sa nuk u besua se greko-amerikani bujëmadh, na kishte shkuar në KMSH për të uruar një prej Bajrameve të atij moti, meqë dhe kishtë rastisur ato ditë të ishte në Shqipëri, ku më vonë do pëshpëritej se që prej asaj vizite, Berisha nisi të ndryshojë sjellje, duke kalëruar urtësisht e plot besim drejt rimarrjes së pushtetit 3 vjet më vonë, më 2005. Por kjo është tjetër çështjeje. E teksa një morri gazetarësh po qëndronin para hyrjes kryesore të KMSH-së për të marrë prononcime politikanësh me fjalë uruese, që aty del një burrë thinjosh, në mjekër e flokë, drejt së cilit rend me mikrofon në dorë një gazetare me nam në atë kohë, edhe si e hedhur edhe si e pak e lehtë , duke iu drejtuar si z.Gejxh. Dhe Gejxhi, i përgjigjet qëtësisht shqip se nuk ishte Gejxhi, por Bardhyl Fico dora vetë.  Dhe u krijua një situatë humori, ku kush tjetër veç Palomës së njohur së atyre viteve mund ta provokonte.

P.S. Bardhyl Fico, ka qenë kreu i parë Komitetit të Kulteve në Shqipëri, këtë post, nga `92 deri në `97, i quajtur ahere si sekretari i Feve. Ai është i biri “babait” të diplomacisë shqiptare, Rauf Fico.          / E.H.

 

           

Share This Article
1 Comment
  • Edhe po te kishte qene Gejxhi nuk do te kishte ndonje cudi . Tashme eshte aksiome , pasi eshte vertetuar me kohe qe te tre fete Vatikani , Patriarqia dhe Kalifati , kane qene dhe jane pushtuesit real te shqiptareve . Shtetet konkrete qe kane copetuar apo futur ushtrite ne trojet shqiptare kane qene thjesht ekzekutoret dhe dora e feve . Kete e kane thene rilindasit qe ne 1900 dhe e ka vertetuar plotesisht koha . Prandaj nuk ka asnje cudi qe sherbimet sekrete serbe financojne vehabizmin ne Kosove ….. Ehhheee sa ka loja . Luhet loje e rende kunder popullit te Zotit , por vertet i forte paska qelluar Kombi i Shqipeve !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *