Fisnik Ismaili, autor i obeliskut unik Newborn në Prishtinë, ka aplikuar një variant mjaft fin, plot fantazi e art, për të denoncuar një prej lapërdharive më të fundit gazetareske: publikimin, kinse të dy bisedave private në wiber mes kryeministrit dhe një ministri, respektivisht me dy femra, personazhe të njohura, njëra në politikë e tjetra në showbiz. Ismaili ka publikuar një bisedë të sajuar mes tij dhe Kim Kardashian, tipike si ato që iu servirën publikut shqiptar ditë më parë si scoop-e tronditëse. Nuk duhet shumë inteligjencë për ta nuhatur trukun në to, por patjetër që duhet të kesh shumë ndjeshmëri morale për t`i urryer. Në kushte shqiptare, një shef qeverie dhe një ministër, edhe nëse punojmë mirë, ose të paktën kanë prirjen minimale të punojnë mirë, kanë njëherësh dhe koston e rëndë për t`u ndeshur me kritika të të gjitha llojeve, të drejta apo të padrejta qofshin, por që sigurisht, nuk janë të imunizuar nga gabime apo gafa, për të cilat e meritojnë t`i fshikullosh vendçe. Dhe rastet kur nuk mungojnë, pa qenë nevoja për t`u futur në sinore intimitetesh, aq më tepër kur bëjnë muuuu që janë sajime bajate. Në vitet e para të qeverisjes së Erdoganit në Turqi, një media opozitare siguroi një material video me të dhëna kompromentuese nga jeta private e liderit të opozitës. Por ajo video kurrë nuk u transmetua, pikërisht nga reagimi i ashpër i shefit të qeverisë turke, sipas së cilit, debati politik, garimi me vizione politike, mjafton si betejë; duke themeluar me këtë preçedent dhe një moral të ri politik, lidhur me gjuhën, stilin dhe etikën. Jo vetëm për aspekte delikate që kanë të bëjnë me moralin, ç`ka mund të çojë deri në shkatërrimin e një familjeje, por dhe disa akuza me substrat patriotik, ku aludohet për këtë apo atë politikan si agjent të këtij atij apo atij shteti armik, janë teprime të panevojshme, derisa janë në nivel aludimi. Çdo pushtetar i këtij vendi, është i krejt i mjaftueshëm në punën dhe rolin e tij, për t`u shpallur i aftë ose i paaftë, i drejtë ose jo i drejtë, burrë i mirë ose jo i mirë, i dobishëm ose jo i dobishëm për vendin, pa qenë hiç nevoja për foto, video, apo biseda në wiber. Shqipëria, është tipik një fshat që nuk do kallauz në dukshmërinë e vet të qartë, si pasqyra më adapte që tregon se nga ç`skotë është udhëhequr. / E.H.
Ke shume te drejte,Fisnik djali,por ne Shqiperi per 24 vjet e ne vazhdim kemi nje BASTARD si Sali Berisha,qe per te mbuluar KRIMET E SHUMTA TE TIJ,merret me shpifje e sharje me liber shtepie per kryetarin e opozites se atehershme Edi Rama dhe deputete te tjere,qe denonconin SKANDALET e tij!!!
NUK MUND TE GJESH DOT NE BOTE NJE MONSTER TE TILLE TE POSHTER SI KY,vetem sa per krahasim!
VETEM BURGU DHE VDEKJA E TIJ(ishalla sa me shpejt) do na shpetoje nga VIRUSI I TIJ KANCEROZ!!!
-Ju mire e keni,..se jetoni ne amerike dhe jeni shkeputur nga pamfletet politike,por mua psh me japin reaksion {me ze barku} sidomos pergojimet nga brima e çelesit..
sa per Erdoganin ai po ecen me vrap ne krye te Europes dhe{s”ka kohe per bla..} me sa di une nuk eshte Europa qe i ve kushte Turqise{sepse lexova nje shkrim},por eshte Turqia qe kerkon plotesimin e kushteve te saj nga Europa…ne jemi mesuar te themi se dielli lind andej nga perendon..dhe mos u shqetesoni se Ne e duam shume ate te ,cilit i ngulim dhembet.{duke ja ngrene koken nga dashuria}