SHËNIM: Një dramë për Enverin apo për Berishën?!

anazapta

Një javë më parë, nga gazetaria e kulturës, u bë me dije një lajm sipas së cilit, drejtori i ri i Teatrit Kombëtar, Ervin Çuli, kishte kërkuar në një takim lidhur me të ardhmen e dramës shqipe, që të krijohej një e tillë me në qendër figurën e Enver Hoxhës. Patjetër që Çuli do e ketë thënë në një kontekst të caktuar e që u shit e thatë dhe e kufizuar si kërkesë, duke e ngushtuar një debat kaq të rëndësishëm në një propozim që nuk ka pse të jetë lajm. Sepse lajmi më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me gjetjen e mënyrave për rikthimin e dramës shqipe, sesa me faktin nëse do ketë ndonjë libret me figurën e ish-udhëheqësit komunist.  Në asnjë vend e në asnjë kohë, nuk kanë munguar tematikat për të bërë një dramë të mirë. Por le të qëndrojmë pak tek figura e Enverit. Pas daljes dhe të një monografie për të, figura e tij nuk përbën ndonjë mister të madh. Detaje të reja nga jeta e pushteti i tij do ketë gjithnjë, por për atë se cili ishte në të përgjithshmen e thelbin e vet, pothuaj ca të vërteta të nevojshme kanë dalë në dritë. Ka qenë ose jo një komunist me bindje të thella, kjo pak rëndësi ka. Ai diti të shfrytëzoi mjeshtërisht kohën në të cilën jetoi, për të ndërtuar një sistem e një pushtet bazuar në një ideologji të caktuar, që ishte në kulmet e saj të përqafimit nga një pjesë e botës. Nuk pretendoi se ishte demokrat e se po ndërtonte një sistem demokratik. Përkundrazi, gjithnjë i mëshoi faktit se sistemi në krye të të cilit ishte, kishte si bazë luftën e klasave. Pra, deri diku ishte i vërtetë në të keqën që përfaqësonte. Shtoi kësaj dhe postulatin e thënë me gojën plot dhe rrënjosur thellë në ndërgjegjen e ithtarëve të regjimit, se “pushteti u fitua me gjak, e …”.                                                                             Nëse është fjala për një monografi teatrore, më grishëse do ishte ajo për Berishën. Sepse më e pakta, është një figurë aq kontraverse që vijon të të lërë pa gojë. Dhe ai që do e luante, duhej të kishte nerva të çelikta për ta përcjellë siç duhet një personalitet që nuk njeh të mesmen, normalen, logjikën e pastër të gjërave; nuk njeh drojën, tërheqjen, virtytin e heshtjes kur nuk është nevoja të flasë, të ndjesës jo e jo, e pa dyshim nuk njeh procesin e vetpercepsionit, atij prej nga mund të burojë një zë që ti thotë: mjaft o vetja ime se e ke dhjerë fare muhabetin!      / E.H.    

 

 

 

 

 

Share This Article
14 Comments
  • Per Saliun eshte ndoshta e lehte te shkruhet nje komedi, sepse ate dhe familjen e tij i kemi lakuriq.Problem mbetet gjetja e ndonje aktori qe per mua eshte shume e veshtire..te luash rolin e nje idioti qe e duartroket populli !!! Dhe jo pak por mbi dhjete vjete…
    Sepse ishte nenshkruar pakti “Vidh te vjedhim!”
    Tashme qe popullit nuk i duhet eshte ai Salihi qe nuk e leshon popullin,sidomos malokerine apo çeçenet si perdoret ne zhargonin politik!!!

  • UNE do doja t”ju beja nje analize ketyre dy figurave duke u bazuar vetem nga ajo c”fare transmentojne portretet e tyre ne keto foto dhe duke injoruar njohurite historike qe kam per keto personazhe.
    ENVERI: Nje fytyre plot jete, qe fsheh nje bagazh te madh njohurish rreth jetes dhe kultures, nje inteligjence natyrore e perpunuar mire ne ambjente luksose, nje njohes i mire i rregullave te lojes njerezore, nje plastike imponuese per kedo gati-gati prej LORDI.
    Nje veshtrim i thelle, largpames dhe plot idera, qe le te kuptohet se eshte nje person qe di c’fare ben dhe c’fare kerkon.
    SALIU: Nje fytyre e varfer, e zhveshur nga cdo lloj ideje, gati primitive, e vrazhde qe shpreh mungese deshire, ose me sakte paaftesi e pamundesi per te bukuren dhe konstruktiven.
    Nje shikim i thate, bosh akut dhe pa jete qe te jep pershtypjen e nje njeriu qe do shume gjera dhe urgjentisht, por se si arrihen keto gjera nuk ia arrin t’a kuptoje, gje qe tregon nje mungese te thelle inteligjenze.
    Pra eshte e qarte qe tragjedia eshte e BERISHES.

  • Po ermir? Duhet një dramë për salinë por teatri ku duhet te luhet duhet të ketë pamjen e një shpelle. Nuk mund te luhet roli i një shpellari jashtë shpellës!? Por duhet dhe një “aktor hienë,çakall,ujk,peshkaqen, qelbës,derr,gomar,…” që ta luajë personazhin kryesor. Bashkohen të gjitha egersirat dhe qelbësit në një rol. Eshtë rol gjithrolësh. A kemi ne aktorë të tillë? Përgjigja u takon profesionistëve. Nderime autor!

    • Drame dhe komedi njehershi… Aktori? Llaka,me se i gjetur!… Mjafte qe te jete skena, nje lloji goje shpelle,si Gropa e Sejdis ne Tirane dikur… Dhe te gjitha keto egersirat qe permendet ju z. Zaimi, mendoj se i ka vete brendesia e shpelles!… Do rrihen per biletat!

  • VR !!! Po ermir? Duhet një dramë për salinë por teatri ku duhet te luhet duhet të ketë pamjen e një shpelle. Nuk mund te luhet roli i një shpellari jashtë shpellës!? Por duhet dhe një “aktor hienë,çakall,ujk,peshkaqen, qelbës,derr,gomar,…” që ta luajë personazhin kryesor. Bashkohen të gjitha egersirat dhe qelbësit në një rol. Eshtë rol gjithrolësh. A kemi ne aktorë të tillë? Përgjigja u takon profesionistëve. Nderime autor!

  • Beni nje drame per Nexhmijen, gruan e Enverit qe kishte mbajtur shenim kafet dhe qe tashme jeton ne Laprake!!!

  • I pari per 50-te vjet e dergoi popullin shqiptare nga netqinde epesdhjet mije ne 3.5 milion banore, ndesa Saliu per 20 e leshoi shqiperin ne 2 milion banore.
    I pari beri per pashjetevjet kushedi sa vepra te medha Saliu per 23 vjet i rrafshot te gjitha.
    I pari nuk kishte asnje vrasje nga gjakmarrja ky Saliu ka gjysmen e shqiperis ne gjak.
    I pari skishte droge dhe trafikim Saliu drogen dhe trafikimin i ka ne pririoritetin e punes se tije.
    e si te dusha kjo zgjate shum pore po e lejme me kaqe se spektatoret, do te shofin shume seanca nga kjo drame.!

  • Ka punuar kaq Sali Berisha sa shkrimtaret,dramaturget,tragjedianet,poetet,humoristet etj e gjithe botes te shkruajne e botojne MIRA ROMANE,KOMEDI,DRAMA E TRAGJEDI,FILMA ,ESTRADA etj sa te habiten…………….. SERVANTESI DHE HASHEKU …….nga varri!!!
    Ju shofte per jete emri i Sali Berishes!!!
    Ngelte pa varr e t’i permjerin qente mbi koke!!!
    I rente DAMLLAJA nje ore e me pare,qe ta shohim , te qeshim e te TALLEMI te gjithe me ate!!!
    Se gjysem i cmendur eshte edhe tani!!!

  • NQS ,do te shkruhej nje komedi per SaliserbBerishen , do ta eklipsonte komedine ‘!Prefektin”
    e Besim Luvonjes ! Sepse kjo komedi do te merrte dimensionet universale per nga marrezite
    e nje njeriu komplet te c’ekuilibruar, me nje mendje te semure paranojake , me halucinacione
    e delire qe do te erresonte edhe tragjedite shekspiriane ! Sali Berisha do te njihet ne Historine
    e Shqiperise si njolla me e zeze e te gjitha kohrave qe nga koha e Hamza Kastriotit !

  • @ali!
    Te ka shkuar mire nder mend!!
    Ne vazhdim te permbajtjes se komedise se famshme “PREFEKTI,qe simbolizon DALLKAUKLLEKUN e qeveritareve te Ahmet Zogollit,tani ka material shume me cilesor per te shkruar DHJETRA KOMEDI ME PERSONAZH DAMLLAMADHIN Sali Berisha!!!
    Mua me ka shkuar ndermend dhe po e shkruaj nje ROMAN…….per DON KISHOTIN Berisha dhe Sanco Pancon Nishani!!!
    Vitin tjeter besoj e botoj!!!
    Nje shoku im po punon po me personazh Berishen,nje roman humoristik sipas stilit te shkrimtarit cek,Jarosllav Hashek tek “USHTARI I MIRE SHVEJK”!!!
    U rekomandoj dramaturgeve,skenaristeve,komedianeve shqiptare e regjizoreve shqiptare,qe te mos harxhojne kohen kot me pjese te kota te huaja me te burgosur,droguar e prostituta,por KAPNI FIGUREN E SALI BERISHES,FUTENI NE SKENAT TUAJA dhe do shikoni se NUK DO KETE VEND BOSH ne sallat e shfaqjeve tuaja!!!

    • Bej dhe nje roman a drame per ate hipine me me thonj pa lare qe hante makarona si I marre.Po te marresh informacion hollesisht per te thenat e pathenat per te,del personazh interesant.

  • Ai qe ka ndemend te beje nje drame per lartmadherine e tij sulltan Salari shpellarin e Salistanit i lutem te lexoje me pare Don Kishotin,Shvejkun,Tartarinin, zotin Maksud te Buxhelit,librat fantastike te ferrit per te kapur sa me mire modelin e njeriut qe perdor helimin e vrerin e shpirtit e te mendjes per te mabajtur pushtetin duke kakarisur si gjeli ne grumbull te plehut. Ne formen me te permbledhur mund te jepni tipare te qendrueshme te karakterit te nje “ujku-dhelper”, te nje monstre qe qane duke qeshur, rri serioz duke u ngerdheshur,qe genjen duke thene te verteten,qe te don duke te urrejtur,qe shpif nga meria e zilia per tjetrin duke mburrur veteveten, qe te vjedh, te vret, te gjymton, te kall daten duke te lavderuar, qe te fale uraten duke te nemur e mallkuar, qe i percjell te vdekurit i perlotur, i prekur,i tulatur dhe i peshurr mbi varrr naten, qe betohet ne sinqeritetin, besen, transpartencen duke hyre kudo si lugati neper frengjite e kulles se vjeter, qe thote se duhet respektuar gjitheçka tek te tjeret,duke qemtuar gjithe te fshehtat e njerezve, rrobat e palara,sytienat e breket.Kush te mundet te beje nje drame per monstren tone te shpellarise do te mund te risjelle parasyshe se si eshte ringjallur ne Salistan “Drakula e Vllahise”.

  • Pulën apo vezën
    Zotit EH i doli lepuri në shteg dhe me një të shtënë e hodhi në shesh kulturën e tij historike mbi zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe etikën minimale. Ai kujton se mund të gjykojë një figurë që bëri histori jo me pretendime e me letra, por me vepra që shpëtuan dhe ngritën lartë Shqipërinë dhe shqiptarët për një gjysëm shekulli, vazhdoi dhe la pas një trashëgimi të ndritur popullore. Ja që historia është selektive, i përzgjedh figurat sipas motivit dhe veprave të tyre jetësore, dhe i grupon në heronjë për drama, në besëshkelës tradhëtarë e shkatërrimtarë të denjë për tragjedi, dhe lë për tragjikomedinë dhe satirën “demokratë” që e marin pushtetin “në tavolinë” dhe e ndajnë “nën tavolinë.” Kush ka këllqe dhe penë të fortë nuk e fëlliq veten para historisë dhe nuk preferon “vezën sot para pulës mot.” 22 Prill, 2014 Kasandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *