Një gërmë sa një mijë fjalë!

anazapta

 

Nuk është thjesht një budallallëk, një sajesë me elementë groteskë, që mund të hasësh me shumicë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk është as gafë gjuhësore mbi të gjitha, si ajo e tipit: “Lironi Nehat Kulla”, një parrullë ithtarësh të të fortit të dikurshëm të periferisë së Tiranës, që fekste në një fasadë kioske përballë godinës së PD-së. Përkundrazi, për të treguar korrektësi gjuhësore, autori ka bërë një arnim të tillë qesharak. Por tej ‘lavazhit’, a ka diçka tjetër që mund të lexohet tek zh-ja e ndarë?!

 

Po! Eshtë sensi ynë i mangët në bërjen e gjërave. Ne nuk marrim seriozisht asgjë. Vjen një moment që punojmë fort, sakrifikojmë deri në vitalitet, e kur vjen puna, në fund të saj bëjmë një 5 me hiç! Më pas nisim të arnojmë, nisim të fantazojmë se  si mund ta rregullojmë atë për të cilën jemi munduar, kemi harxhuar para dhe djersë e në fund e kemi dhjerë. Përgjithësisht punët tona në këto 20 vjet, ngjajnë në thelb me zh-në në këtë tabelë. Edhe atëherë kur është nisur të bëhet diçka, është bërë aq gjysmakçe dhe pa mend, sa në fund ka dalë e paplotë dhe e dështuar, sa o është dashur të prishet, ose të ndërhyet me sajesa qesharake.

 

Rrugët tona të ndërtuara në këto vite, janë tëpke si thelbi i kësaj “katastrofe” gjuhësore në tabelën e mësipërme. Mjafton të sjellim si shembull fundin e segmentit të autostradës  Lushnjë – Fier, ku në kohë shirrash të pret një pellg i madh me ujë në një kthesë që përfaqson kulmin e idiotsisë inxhinierike në ndërtim rrugësh. Më pas, aspekte më tragjike i has në planin urban, ku miliarda investime kanë shkuar dëm si pasojë e dëshirës së shfrenuar për të bërë diçka në interes të fitimit, por që është bërë aq keq sa ka rezultuar me humbje katastrofike në drejtime të tjera.

 

Dhe në vend të parë të këtij “hit-parade” tipik shqiptar gomarrllëqesh, është segmenti bregdetar Ura e Dajlanit – Mali i Robit. Nëse një ditë do vinte një armik që të të luftonte jo me armë por me ndërtim, masakrat që do bënte në popull do ishin pikërisht duke ndërtuar kafshërisht në atë lloj mënyre siç është ndërtuar

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *