Sonte në darkë, Vizion Plus, do të ketë një intervistë të zonjës Nexhmije Hoxha me gazetaren e njohur, Rudina Xhunga. As njerën, dhe as tjetrën, pra, as Nexhmije Hoxhën dhe as Rudina Xhungën, nuk i kam takuar ndonjëherë. Të jem i sinqertë, si gazetar në shumë vite, do të kisha dashur që, në mos dikur, tashmë, të takohesha me gruan e njeriut që me dorë të hekurt drejtoi shtetin shqiptar, në mos tjetër, për ta pyetur edhe Atë, si kisha bërë në takimin e vetëm me Ramiz Alinë, për historinë dhe enigmën e ikjes nga jeta të babait tim. E di se e ka njohur atë, se në një periudhë të fillimit të viteve të para të pas luftës kishin punuar sëbashku në Rininë e Kohës. Për të shkuar më tej, do të kisha dashur të takoja e të bisedoja gjatë edhe me gazetaren e njohur Rudina Xhunga, do të thoja një zë i veçantë në publicistikën shqiptare, zonjë e ekranit dhe e të menduarit, më shumë për një mik të përbashkët, Arben Xhaferi, në të gjithë dritëhijen e tij, ku ajo sheh vetëm dritën, e unë shoh herë pas here edhe hijen.
Por këto nuk kanë lidhje me atë që do të kisha dashur. Nuk besoj se ka gazetar në këtë botë, sado i mbushur të jetë me mllefin e kohës, që të mos donte të bisedonte me njeriun që ka qenë në krah të Tjetrit, që, duam apo nuk duam, ishte historia e një shteti për gjysmë shekulli, e kur për më tepër, ajo është tashmë 95 vjeçare dhe deklaron se kjo do të jetë intervista e saj e fundit. Ata që mendojnë se nuk mund të intervistohet një grua, pas emrit të së cilës janë vënë dhjetra epitete, se është monstër, etj etj, nuk kanë as fillesën e një mendimi e egoje gazetarie, dhe vazhdojnë të kenë në mendje reminishenca të së kaluarës, kur gazetari njësohet me atë që interviston, kur mendon ende se “armiqtë e popullit” duhen lënë jashtë vemendjes, se ata duhen përzënë nga jeta publike etj etj.
Rudina Xhunga, që në asnjë rast nuk ka nevojë për mbrojtjen time, e nuk pse ta ketë, është një zonjë gazetarie e publicistike me dinjitetin e dhjetë burrave të gazetarisë sharlataneske bashkë, që hidhen e përhidhen në krahët e pushtetit si gra të liga, në të vërtetë janë burra të ligj, që kanë ngritur pasurinë e tyre mbi dhelpërinë, erotizmin politik, duke u bërë kodoshët e pushtetit…dhe ata vazhdojnë të jenë burra të mirë, sepse na sjellin në ekrane dhe në median e shkruar “të fortët” e politikës. Pra, nuk bëj këtë shënim për të qenë në krah të një emri të nderuar të medias sonë. Këtë duhet ta bëjnë ata që protestojnë “fuqishëm”, kur një gazetar rrugaç dëbohet nga një vend, por që mbyllin sytë kur dhjetra e dhjetra gazetarë nuk paguhen, nuk u paguhen sigurimet shoqërore, kur u duhet të ndjekin politikën e shefit, se ndryshe e kanë rrugën e hapur, nga sytë,këmbët, kur njomzaket e gazetarisë bien pre e pretendimeve erotike të bosëve të mediave.
Këto të fundit nuk trazojnë askënd, sepse janë pjesë e majës së piramidës së shefave mediatikë.
Nuk e kam ndjekur intervistën e përfolur aq shumë, jo vetëm sepse ende nuk është dhënë, por edhe nuk do të mund ta ndjek në orën e caktuar, nga fakti i vetëm se në vendin ku jetoj valët e atij televizioni nuk janë në sistemin tim. Ndryshe, të jetë kushdo i sigurtë, do e kisha ndjekur.
Por le të vijmë tek dy gjërat themelore që doja të bëja në këtë shënim:
Së pari, a është krim të intervistohet zonja Nexhmije Hoxha apo kushdo tjetër që është pjesë e një sistemi të caktuar politik, dhe pse kohrat kanë ndryshuar dhe ato kanë, si e pranojnë qartësisht, mbetur ende me bindjet e dikurshme?
Nexhmije Hoxha, me gjithë furtunën që u ngrit në arrestimin e saj, u dënua për disa kafe të dhëna me shumicë, kur njerëzit kishin vajtur për ta ngushëlluar për vdekjen e bashkëshortit të saj, Enver Hoxhës. Për ato kafe dhe për disa “teprime” të tjera, ajo u dënua fillimisht, në mos gaboj, me 9 vite burgim. Njeriu i zakonshëm, kërkon të bëjë në mendjen e tij një llogari të shpejtë, se sa do të dënoheshin politikanët e sotëm, kur vjedhin e “humbin” miliona e dhjetëra milionë euro, kur ajo për kafe dënohej kaq shumë. Njeriut të shkretë nuk i dalin llogaritë, sepse zerot pas numrit të parë janë shumë e shumë të gjata. Pra kurrë, asnjëherë, asnjë pushtet në Shqipri, nuk pati guximin të dënonte atë dhe njerëzit që drejtuan shtetin, shpesh herë mizorisht, për politikën që kishin ndjekur. Ata, pushtetarët, gjurmuan nëpër faturat e djathit, të qepëve, të mishit, të pijeve dhe dënuan disa njerëz, të cilët ose duheshin lënë në shtëpi, ose duheshin dënuar për gjenocid.
Pra Nexhmije Hoxha nuk është një njeri i dënuar politikisht në Shqipëri, por edhe po të ishte kështu, përse e kush ka të drejtë t’i thotë sot, “mos fol, mbylle, se ti na ke vrarë, na lënë në varfëri, mjerim”, kur për më shumë, as sot, me miliardat që kanë ardhur nga bota nuk kemi ndonjë përparim të ndjeshëm, veç një pakice, politike e mafioze, të lidhura së bashku, që jeton si sheikët e naftës, por pa bërë asgjë, vetëm duke sharë njëri-tjetrin ditën e enjte parlamentare dhe duke u puthur të premteve dhe të shtunave.
Nexhmije Hoxha, në intervistën e saj të fundit tek Rudina Xhunga, nisur nga ajo që është bërë publike, do të flasë për jetën e saj vetjake, por ndoshta edhe do të mbrojë edhe të shkuarën ku sundoi bashkëshorti i saj. Ndoshta edhe do e mbrojë atë kohë, në ato gjëra që ajo i ka besuar e vazhdon ende të besojë. Kjo është në natyrën njerëzore. Në fund të fundit, deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë funksionar të lartë të regjimit të shkuar të kërkojë ndjesë, asnjë nga bashkëshortet e njerëzve të fortë të regjimit që mbijetuan, nuk e hodhën poshtë të kaluarën dhe nuk thanë të paktën, “menduam për mirë”. Nexhmije Hoxha, nga vendi ku jeton, nuk e di ku është bërë intervista, edhe mund të na thotë se ja, unë ju sundova për disa dekada, dhe shiheni ku jetoj dhe ndiqni pastaj vilat e stërmëdha ku jeton elita e sotme politike, me bij, bija, dhëndurë e nuse.
Koha e Hoxhës kishte në shenjestër dy grupime të mëdha: intelektualët, sidomos pas goditjes së “Grupit të Deputetëve”, dhe nacionalistët, por jo ata që shfaqeshin si ballistë apo legalistë. Për regjimin ata kishin qenë, e në fakt ashtu ishin, bashkëpunëtorë të pushtuesit. Ndryshe ne do të ishim i vetmi vend në botë ku fitimtarët do të kishin dhjetra herë më shumë të vrarë se sa të humburit, do të ishim njëkohësisht, si po kthehemi, i vetmi vend në Europën e pushtuar dikur, që të gjithë ata që ishin me pushtuesin ishin engjëj dhe ata që luftuan kundër tij, tradhtarë.
Intelektualët ishin shenjestra e madhe e regjimit, pasi ky nuk mund të besonte tek njerëzit që nuk besonin tek sistemi i tyre. Parlamenti, ose asambleja e dhjetorit të vitit 1945, ishte pa asnjë dyshim, përzgjedhja më intelektuale, më e njohur, më e goditur e të gjitha kohërave parlamentare në Shqipëri, dhe ta krahasosh me parlamentin e sotëm, duhet të mbyllësh sytë. Regjimi i mbylli gojët e tyre; tani mjaft kolegë, që duan të hiqen si i thonë, “më katolikë se papa”, duan të heqin një intervistë, të cilën do kishin dashur ta bënin vetë, dhe me një njeri, së cilës dikur, ose do i kishin rënë në prehër, ose do i puthnin duart.
Nexhmije Hoxha, në këto vite, thonë se ka botuar disa libra. Nuk i kam lexuar, do të kisha dashur t’i lexoja. Një mendim ndryshe, i shfaqur publikisht, nuk është krim dhe as nuk mund të linçohen sot për një mendim a qëndrim tjetërlloj nga ajo që besoj. Ajo, si të gjithë, ndoshta më shumë se sa krimi i sotëm politik, ka të drejtën e fjalës, ta dëgjosh apo mos ta dëgjosh është e drejta jote, dhe, për më tepër, ta besosh apo jo, është diçka krejt ndryshe. Ashtu si kam dëshirë të di se si janë njohur Enver Hoxha dhe gruaja e tij, ashtu kam dëshirë të di edhe se si janë njohur Berisha e gruaja e tij; ashtu si dua të di se si jetuan ajo dhe burri i saj, ashtu dua të di se si kanë bërë pasuri marramendëse Basha e gruaja e tij; ashtu si dua të di qëndrimin e zonjës Hoxha kur dënohesh intelektualë, shpesh herë deri një ditë para miq të familjes, ashtu dua të di përse zonja Topalli, me aq mllef kërkonte nga Berisha të vriste të gjithë ata që demonstruan kundër tij në vitin 1997; ashtu si dua të di përse zonja Hoxha dhe bashkëshorti i saj e mbyllën këtë vend si një fuçi të hekurt, ashtu do të doja të dija përse Berisha, pas vitit 1994 e bëri këtë vend han me dy porta, ku hyri gjithë llumi radikal islamik, pasojat e të cilit sot i njeh kushdo; ashtu si dua të di përse zonja Hoxha nuk reagonte ndaj informacioneve që i sillnin bijtë e saj për jetën e pasur në perëndim; ashtu dua të di përse nuk reagon klasa e sotme politike kur e sheh se mjerimi po merr përmasa migjeniane; dhe si unë, mund të jenë shumë që duan të dinë më tepër se sa na është dhënë një të djeshme dhe më tepër se sa na është dhënë menjëherë pas së djeshmes. Është koha e saktësimit të vërtetës, qoftë edhe tek një jetë personale.
Si e thashë, zonja Hoxha ka botuar në vitet e fundit 5 libra. Kushdo mund t’i kishte blerë, por nuk dëgjuar asnjë reagim ndaj tyre, si në këtë rast, për një intervistë.
Mendoj se reagimi i tashëm nuk lidhet edhe aq me pikëpamjet e zonjës Hoxha, por me faktin se derën ia ka hapur një zonjë e publicistikës sonë, Rudina Xhunga.
Ky është edhe problemi dhe vijmë kështu tek shënimi ynë i dytë:
Bën mirë apo keq zonja Xhunga që bën një intervistë me Nexhmije Hoxhën?
Më parë le të sjell një ngjarje të shkurtër. Disa vite më parë, TV Klan, përmes Dashnor Kaloçit dhe Pandi Laços, dy profesionistë mediatikë të klasit të parë, më ftuan në emisionin “Histori me zhurmues”, për të cilën u jam edhe sot e gjithnjë, tepër mirënjohës. Të nesërmen isha në Shkodër, kur më ndali vëllai i një shokut tim të gjimnazit. Më tha që ta sistemoja në punë. I thashë se nuk kam asnjë lidhje me këtë. Si jo, më tha, ti ishe mbrëmë tek Klani, dhe Klani është qeveria…
Perceptimi i njerëzve për median është i ndryshëm, por sido që të jetë për emisionet e tjera të kësaj natyre, për emisionet e Rudina Xhungës është mendimi i përbashkët se ndodhesh para një dritareje, ku nuk mund të jetë kushdo dhe ku nuk mund të flasësh budallallëqe. Është si një shenjë intelekti, besimi dhe përqëndrimi. Jo kushdo mund të futet në “dritaren”e saj, apo të flasë “shqip”.
Gazetare si Xhunga janë të besueshme sepse nuk janë urë përmes së cilës mund të kalojnë halabakët e politikës së sotme, por janë edhe një zbulim i shtrateve përmes së cilave ka kaluar vendi ynë. Nuk mund të mohosh zërin e 50 viteve të një kohe të shkuar, pavarësisht nëse e do apo nuk e do atë kohë. Nostalgjikë ka kudo, por zonja Xhunga, jam i bindur nuk është në atë farsë politike e as intelekti.
Besimi që u jep ajo njerëzve është shkaku i trazimit të saj. Nuk pikëllohem se e sulmojnë sot, pikëllohem me shngjyrosjen e karakterit njerëzor, kur atë e bëjnë njerëz të afërt të diktaturës, gazetarë të udhëheqjes së dikurshme, anëtarë besnikë të PPSH, dishepuj deri në vdekje për regjimin deri sa ai ishte në fuqi…
Një gazetar i dinjitetshëm u jap hapësirë të gjithëve. Njëra ndër revistat më të njohura gjermane, disa vite më parë, botoi, pasi i kishte blerë me shuma fantastike, ditarët e Hitlerit, megjithëse dolën se ishin të fallsifikuar.
Në mediat tona po shfaqen përditë e përnatë përçudnimet e sotme të politikës, që luajnë me fatet tona si në një ndeshje futbolli; hidhen si kokrra misri, akuza të përbindshme, vidhemi në pikën e ditës, si të ishte e drejta e tyre të vidhemi; qeveritarët, edhe të sotëm, kujtojnë se jemi dele dhe na trajtojnë si dele; dhe nuk kujtohemi se në 25 vitet e fundit janë vrarë nga krimi i rrugës, shumë më tepër se sa vrau krimi i politikës.
Këta që vranë në vitet e fundit ne i kemi ende deputetë, një gruaje që vjen nga piramida e së shkuarës kërkojmë t’i mbyllet goja…
Dhe t‘i mbyllet, bashkë me të, edhe një zonje që na bën nder në publicistikën dhe në letërsinë tonë.
Nuk jam nostalgjik për kohën e zonjës Hoxha, ajo kohë më la 10 vjeçar pa tim atë; jam i pikëlluar përse nuk kemi më tepër zëra të tillë, si zëri i zonjës Xhunga.
Në foto, Nexhmije Hoxha duke parë veshjet e Enver Hoxhës, që i ruan prej 31 vjetësh. (Foto nga Robert Hackman)

NJE FEMER FALLCO.
Kjo dhelper kerkon te vishet para vdekjes demokrate,humane,e drejte,kuiton se do lere miresi pas ngordhjes.
Po te ish e tille,ajo duhej tu kerkoje shqiptareve te falur, c’do mengjes,per faktin se ne shtratin e saj,jane bere bisedat e krimeve me monstruoze me paranojakun,duke pranuar te dy ato krime.
Enver Hoxha ishte DIKTATORI qe e drejtoj Shqiperine me pergjegjsi duke e ber Zonje te barabarte me kombet e tjera.Normalisht kane ndodhur dhe shume padrejtesi,por Shqiperia isht shtet dhe jo Han.
Enveri dhe Nexhmija duhen kriktikuar per krimet dhe padrejtesite ,por puna e tyre ne sherbim te kombit shqiptar duhet vlersuar.Ata ben luften dhe e rradhiten Shqiperine ne koalicionin fitues.Kjo do te mjaftonte qe Zonja Hoxha sot te respektohej.
Faleminderit Zotni Bedri qe shkruani.Un ju kam idol.si njeri dhe si gazetar mbeteni i respektu.
Bedri ..nuk vazhdova te te lexoj qekeurese pashe se e cileson xhungen “nje ze i vecante ne gazetari etj/” Gjynah qe ma hoqe kenaqesine e te shijuarit te publicistikes tende , te cilen e lexoj me endje gjithmone.
Bedri, nuk ke as me te voglin shkak pse te pikellohesh per mungesen e zerave kaq “percues dhe kumbues”, se e para e punes, zera te tille nuk kane munguar kurre qysh nga koha kur ishe vete koka e gazetarise, dhe e dyta dhe me qetesuesja per puthadorasit e partise, eshte se keto zera jane shtuar aq shume, sa sot edhe vezhguesi me i kujdesshem do ta kishte te veshtire t’i shpetonte indoktrinimit te sajdisur me plot mjeshteri nga aktoret e prapaskenave mediatike.
Perkundrazi! Edhe qe je pak nostalgjik s’ke pse e mohon, se ajo kohe te la vertet jetim, si shume te tjere, por ama mos harro, se ishte po ajo kohe, qe te dha fatin te drejtosh fillimisht njeren prej dy gazetave te vetme partiake te asaj kohe, dhe me vone dhe pallatin e kultures ne Shkoder. Hatere jo te vogla per kontributet e tua “te zellshme”, apo jo z.Islami?
Se cila eshte gazetarja, kete s’ke pse e permend ne artikull si mashe per deformimin e opinionit, se fundja do te jene lexuesit ata qe do nxjerrin konkluzionet e tyre, pasi te jete publikuar biseda.
Per ate se sa e vlefshme do te jete intervista, perfshi ketu edhe te “panjohuren” e zakonte, nese pyetjet me pikante do te behen spontane, apo do kene qene te sajuara me pare, kete do ta shohim nese do te kemi perballe njeri-tjetrit ata qe i kane mbajtur per 70-vjet rresht ISO-n njeri-tjetrit, apo jo.
Mund te kesh mendimin tend e si e shfaqe e di ti, por kontrollo per saktesi: B.Islami nuk ka qene kurre shef i ndonje gazete ne Shqiperi, aq me pak shef i ndonje gazete te madhe. Ne Zerin e Popullt shkoi ne vitin 1990, me deshiren e Spiro Dedes.
Ke pjeserisht te drejte. Nuk e ka drejtuar, por ka qene gazetar deri në fillimin e viteve ‘90. Nuk e di pse me ishte fiksuar ne mendje nje gje e tille.
Ja se c’shkruan Bedriu per vlerat e tij si gazetar:
Isha gazetar i “Zërit të Popullit”, dhe pa droje mund të them se isha ndër më kryesorët e asaj periudhe, kur shumë nga ata që për shumë vite kishin punuar aty, tashmë kishin ikur…
http://www.gazetadita.al/katovica-bedri-islami-ramiz-alia-me-vuri-te-degjoja-disa-incizime/
KOMENT PER “DA” – ne
KERKOJE TEK VETJA SHKAKUN , SE BEDRIU
ESHTE DHE MBETET PO AI !
kjo grua meriton respekt per jeten e saj dhe ate qe i dhane shqiperise ne te pakten 30 vitet e para. Modeli i tyre eshte superior nda katrahures 25 vjecare, ndaj humbjeve te jeteve, pavarsisht motivit, shume me teper se ne ate kohe dhe ndaj plackitjes qe po i behet vendit.
Bedri Islami..jeni nje pasuri kombetare ne fushen e publicistikes dhe gazetarise. Nje analize prefekte.
PO SIKUR NE GJERMANI TE INTERVISTOHEJ HITLERI CFARE DO TE NDODHTE ME GAZETARIN O ENVERISTI FANATIK BEDRI ISLAMI?
Po e zgjeroj pyetjen time edhe me tej me nje shtet ish komunist qe ka bere perpara shume me teper se Shqypnia Komuniste e Kohes se Qepes:
PO SIKUR NJE GAZETAR TE INTERVISTONTE GRUAN E CAUSHESKUT NE RUMANI CFARE DO TE NDODHTE ME GAZETARIN DHE TV E TIJ O ENVERISTI FANATIK BEDRI ISLAMI?
Mesiguri nuk eshte e veshtire qe t’i pergjigjesh ketyre peytjeve dhe a e di sepse o foleshumi llafofoqyli i Partise se Punes Bedri Islami:
NE KETO VENDE SHOQERIA CIVILE DO TA KISHTE MBYTUR ME DOMATE DHE VEZE TE PRISHURA GAZETARIN INTERVISTUES DHE DO TE KISHTE LINCUAR TV E TIJ QE KISHTE BERE TE MUNDUR PUBLIKIMIN E INTERVISTE.
Po pse nuk ndodh keshtu ne vendin tone?
Edhe ketu pergjigja eshte e thjeshte:
SEPSE SHQYPNIA KA MBETUR SI NJE CIFLIG FEUDAL I MAFIES SE KUQE ME PUSHTET, ASHTU SIC E LA ENVERI ME NEXHMIJEN, PLOT ME SIGURIMSA DHE HAFIJE, ME KUKMJACKA TE KUQE SI RUDINA XHUNGA DHE QENUSHER SERVILE BESNIKE TE PARTISE SE PUNES SI BEDRI ISLAMI
@intelektuali of my ass.
Te kam thene edhe ne disa komente me pare ti je nga sperma e prishur e puthadoreve, tradhetareve dhe krimineleve te Atdheut qe Enveri ju trodhi fizikisht dhe menderisht duke ju dhene hakun. Edhe ne boten tjeter do tju dale ne enderr sepse keshtu e meritoni. Fare e ndyre.
Nastro e respektoj mendimin tend dhe je nje demokrat i vertete pavarsisht se ne disa raste nuk arijm te kuptohemi si duhet,kur vjen puna tek zogu e adhuroj sepse ka dash civilizimin dhe mori nje grua europine ne mentalitet filloj ju hoqi ferexhete deri ktu jam me ty me mbrapa kur leshoj vendin jam ashtu sic thon edhe shum te tjere se tradhetia ktu fillon,perse nuk e leshoj mbreteresh e anglise kur e bombardoj hitleri?.
Kjo esht per ta respektuar jam deri diku qe kjo bushtra orjentale ben perpjekjen e fundit se bashku me orjentalistin e bedri islami nacionaliste ekstremee komuniste orjentale qe nuk puqen dot ne parimet e oksidentit dhe te botes se krishtere civilizimit adhtu sic u perpoq edhe zogo ne fillimet e marjes se frenavese shtetit duke sulmuar nacionalizmin ekstrem qe esht edhe sot prezent ne shqypni!
Xoxen jo se e mbroj se e kam mik por atje fillon renimi luta e pushtetit jo se xoxe ish ndonje demokrat i flakte komunist ishte por me mir nje komunist i krishtere ne krye se sa nje komunist orjental si enveri do te ishte shum here me i lehte si ne vendet e tjera socialiste!,
Enveri burgosi gjith shqiprine
Si gjithmone kendi Juaj i shikimit eshte fantastik,Bedri. Sa per zonjen Hoxha, mua me vjen keq qe trajtohet si bashkshorte e jo si lidere e vendit.
Vitet 80 qene vitet me te zeza te Vendit tone, vite urie, tollonash, papunesie, shansesh te humbura. Dhe lideri i padiskutueshem i vendit ishte zonja Hoxha.
Ne vend te zgjidhjeve per problemet pafund te vendit te izoluar qe po varferohej keqazi, blindonte karriken. Ne vend te sjelljes ne drejtimon e vendit te djemve dhe vajzave te shkolluar e te talentuar qe kishte pergatitur Universiteti yne, mbushi forumet drejtuese me mjelese, karrociere, shofere e gjithfare hiçash servile e medioker, duke na çuar ne gremine me duart e saj.
Te gjithe i kishin syte nga Nexhmia, edhe per hapjen graduale te vendit, edhe per qendrimin ndaj propozimeve gjermane, edhe per rishikimin e Kushtetutes.
Gaboi keq.
Shqiperia pa busull e pa zot u be pre e gjithfare horrave e aventurieresh ne fund te dhjetvjeçarit.
Ato çfare kemi hequr ne keto 25 vjete e kane burimin aty.
Intervista e saj nuk ka asnje interes. Atehere kur duhej te fliste e te drejtonte Vendin , mbasi eleminoi te gjithe lidershipin potencial te kohes, nuk foli e nuk drejtoi. Sot, flet a hesht, nuk ka asnje rendesi.
” Nuk ka asgje gabim kur interviston nje diktator, kriminel apo bashkeshortet reciproke. Gazetaret me te njohur sot ne bote e konsiderojne arritje ne karrieren e tyre nje interviste te ketij lloji. Jo , nuk qendron ketu problemi. Cfare eshte gabim dhe neveritese eshte se Nexhmije Hoxha e ka te garantuar adhurimin dhe dashurine e Xhunges kur pranon te jape nje interviste . Nexhmije Hoxha e di se asgje qe do ta shqetesoje do ti vije nga pyetjet e Rudines. Ky eshte nje pakt i pasforcuar. I pasforcuar sepse Rudina nuk e fsheh admirimin per te . Nuk e ka fshehur as servilizmin dhe pyetjet boshe ne dy intervista te meparshme qe i ka bere. ( per cfare i duhej e treta???) Rudina nuk ka guxuar ta pyese kete grua se pse ne 46 -en , te dy gjysherit e mi intelektuale u burgosen ,u internuan familjet e tyre deri ne tre breza, u keqtrajtuan e nuk u lejuan te shkollohen te gjithe trashegimtaret . Pse? Dy gjysherit e mi intelektuale kishin vetem nje te keqe :ISHIN TE DITUR E TE SHKOLLUAR. Nuk ishin as me ballin e as gjermanin. Nuk ishin as te pasur. Ishin patriote e te vullnetshem per ta ndertuar ate vend pa vrare e prere. Rudina nuk e pyet dot Nexhmijen se si nuk ka asnje vrarje ndergjegje per ate qe burri i saj i beri shtreses me te zhvilluar te ketij vendi e cila mund te krahasohet vetem me ate qe gjermani i beri cifuteve. Ai genocid, ato mizori! Por Hitleri ja beri hebrenjeve. Ky monster ja beri popullit te vete. Pervec kesaj , nuk zgjati sa nje lufte 5 vjecare. Por zgjati 45 vjet. Kjo gazetare mediokre nuk eshte ne gjendje te beje nje analize se sot jemi vendi me i varfer e i deformuar ne evrope , pikerisht per shkak te atyre 45 vjeteve izolim. Kemi kete klase politike mendje ngushte e te babezitur pikerish per shkak te atij edukimi te deformuar ne diktature e atyre privimeve te frikshme qe shkelnin te drejtat themeltare te njeriut. Ato qe shiten per vlera – ishin frike e ndrydhje. Krenaria absurde per varferine e skajshme , a thua na kishin mbyllur ne nje eksperiment te madh per te pare se si do te mesonim te habitur se si hahej banania kur te na nxirrnin nga kafazi.
Po Rudina nuk e ka hallin te Nexhmija kete here. Duhet pranuar. I duhej kjo zhurme . Programi i ri ne vizion ka shikueshmerine me te ulet qe nje program i llojit ka patur. Andaj i duhej Nexhmija , te cilen , mbajeni mend, ne nje moment tjeter do te jete gati ta nxjerre dhe nga varri:) “
Bravo
KAFSHET dhe ‘gazetaret’ e BATHORES!
Ne kafshe kam parasysh nje 10 perqindesh te ish paraardhes te Ilireve (jo Likeve) ku hyjne Politikanet e ‘leshit’ te Topallit nga e djathit e Berishes tek e mengjera e Blushit,ku hyjne militantet qe i ndjekin pas si dhelpra pas koqeve te dashit 25 vjet e ketu bejne pjese edhe nje grup analfabetesh te pa pune qe quhen ‘kAmentues’ por fatkeqesija apo tragjedija eshte per ata qe quhen ‘gazetare ‘te tipit BBB-Biberiane,Berishjane-B…-
Nje informacion leter higjenike apo gelbaze e politikes 25 vjet antishqipetare nuk vleresohet pas 25 vjetesh se interviston nje INTELEKTUALE,LUFTETARE PER LIRI E PAVARESI QE QUHJ NEXHMIJE XHUGLINI-Hoxha.
Ky ‘dizinformacion’ duhet gjykuar sa krriminal e vtastar qe 25 vjet nuk i sherbeu AS NJE DITE POPULLIT SHQIPETAR-Ku te mos perralliste por te tregonte !
Nje informacion qe 25 vjet nuk eshte ne gjendje te thote emerin e ‘sistemit’ ekonomik’ harron fjalen BUKE e ska si te dije emerin e ‘sistemit politik’ qe pa ekonomi e BUKE perkthehet -MUT!Ky nuk eshte informacion por MUT!
Duke mos intervistuar Nexhmije Hoxhen do te thote ti ngresh piramiden me teper se sa e meriton dhe per kete ka mijera shembuj ne histori:Musolini qe e vleresonte si gjeni te filozofise e ekonomise Antonio Gramshin kerkoji nepermjet prokurorit te burgosej ‘truri i tij 28 vjet’ e historija tregoi qe truri jo vetem nuk ‘burgoset’ por vepra e shqipetarit Gramshi shkelqeu me teper nga burgu se sa kur ish i ‘lire’!
Ne po jetojme mesjeten e inkujzicionit ku kerkohet te na imponohet qe toka jo vetem nuk rrutullohet rreth djellit por rreth ‘SALI-ZOGOLL-FEVZI-ISIS’!
Ketu nuk eshte problemi kush interviston nje qe e ka emerin Xhunga por tragjedija qe ne 25 vjet si popull jetojme ne XHUNGEL!
intelektuali.
Ti kujton veten intelektual.Po me pyetje e vrejte qe ben je analfabet ne politike dhe nuk kupton akoma dmthenien e demokracise pluraliste.E, jo ma, ta perthithesh, ta pervehtesosh.Nuk je i vetmi ti qe tjerre e tjerre te tilla vrejtje.Hakmarrese per vdekje kunder ish sistemit komunist.Ky stil i yti asht i variantit:Here ma hype here ta hypa.Komplet kanunor.Pluralizmi demokratik i merr gjerat me shtruar.Te gjithe kane te drejten e fjales per te shprehur mendimet lirshem kudo,po keshtu dhe ne intervista.Te cilat jane pasuri kombetare.I sherbejne historise,kohes dhe brezave.Ndersa niveli i botkuptimit tend kerkon ekzekutim hakmarres ndaj tjetrit si rasti konkret ndaj z.Hoxha vetem e vetem se juve tradhetaret,bashkpunetoret me armikun u mundet gjithe jeten perjetesisht bile dhe ketu ne koment.Nuk do fitoni kurr moralin e duhur sejeni pamoral qe para,gjate dhe mbas luftes nacionalclirimtare.Jeni te mundurit nga diktatori dhe vashdoni dhe sot te mundur nga kufoma e po diktatorit.
Gjeja ma e mire e juaja e tradhetarve bashkpunetorve me pushtuesit per te fituar nji cike moral duhet te heshtni perjetesisht.Po para se te heshtni duhet te pranoni me seriozitet bashkpunimin me pushtuesin.Kjo kerkese e ngjashme me cfare kerkoni juve qe ato te sistemit monist ti kerkojne te falun popullit qe e mbeshteti 100% ne lufte.T’iu kerkoj te falur juve,nuk shkon.Nuk ka pike logjiket ne kete rast.Ai sistem nuk ka asnji baze logjike te beje te falurin kur nga nji pishe,kandil e bishtuk Shqiperia ndertoi gjigande hidrocentrale.Nga nji popull i pa shkolluem mbretniet ne universitete bashkohore te botes.
EDHE NE DUAM TE VERTETEN
ta degjojme nga vete protagonistet e te bindemi per te, ta degjojme te paperlyer me sofizmat e Xhunges, apo kujtdo tjeter, qe kerkon ta kanalizoje ne rrushelin e humbetires se saj.
Ne edhe mund te na interesoje te dijme perse u largua nga kjo bote, nje nga te shumtet “Lule te Vocerr”, paçka se eshte historia peronale qe bren me te drejte shpirtin tend, po te jesh i bindur qe shumices se shqiptareve, i intereson me shume te dije, perse, si dhe nga kush, u tradhetua gjysme shekulli i sakrificave te tyre, per ta patur gjithnje ne paresi te çdo hap qe hedh per te ardhem qe desheron te ndertoje.
Perse u shkallmua nje jete e tere, edhe pse e ndrydhur, po dinjitoze e ne perspektive mireqenjeje te pa dhuruar nga askush, te bere gure mbi gure, me pikat e gjakut e te djerses te edhe atyre qe sot hedhin vrer e mbjellin erresire edhe aty ku madheshtia e shqiptarizmit rrezellon drite e dituri.
Askush, apo te pakte nga ata qe ti dhe kjo hitherine hipokrizie e fisit Xhunge-mbajtes, i quani nostalgjike, nuk ka as me te voglen deshire te riktheje nje Shqiperi te dyerve te mbyllura, edhe pse eshte e pa mundur per kohen kur jetojme, po kjo nuk mund te na ndaloje te kerkojme me forcen e vullnetit tone, te rikthejme ate qetesi e prosperitet qe jetuam me modesti pa i shtrire doren askujt e pa hyre ne borxhe katastrofike k una zhyti sot, shoqeria post socialiste e realizmit te prekshem ne çdo qelize.
Kur llomotitni per te kaluaren “diktatoriale”, do desha ti referoheshit vetem nje fakti te sterprovuar, ne Italine fashiste e post fashiste te viteve te para te pas luftes se dyte boterore, u masakruan, u torturuan, u mbyten gjalle edhe ne Gjermanine tende, plot 164 prifterinj pro fashiste. Edhe ne Malin e Zi, edhe ne Slloveni ka martire te tille te veshur me veladon. Numuri i te pendjekurve me veladon, antifashiste , gjithnje ne Italine e atyre viteve te zymte, eshte tre kater here me i madh.
Me kete nuk dua te justifikoj asnje krim qe mund te jete bere kryesisht ne fillimet e pas çlirimit te vendit, nga zelltare te pa shkolluar te atyre viteve, po eshte ne te drejten legjitime te seicilit nga ne te njihemi me fakte te provuara, per ti denuar edhe pse eshte teper vone, qe te ndihemi te pastruar ne ndergjegjen tone prej shqiptaresh te vertete, duke perjetuar te kaluaren me sensin e qytetareve botehapur e mireqenje kerkues ne rrugen e pa fund te ruajtjes e forcipi te identitetit tone.
Andaj eshte thjesht hipokrizi ti ipet kaq rendesi qofte edhe nje “interviste te fundit” nese ne te rutina do jete padrone e pa kontestuar. Nuk mund te rishkruhet historia qe krijoi shqiptarizmin, me deshirat banditeske te Xhungave te turnit.
As tuajat zoti kosovar i gjermanizuar !
P.s.: me qe ke mundesi te hulumtosh ne analet arkivore te tokes qe piedestaloi nje fare Adolf Hitler, gjurmo edhe per historine e mbytjes ne ujrat e Grosser Wannsee te Kapelanit militar Don Vittorio Floriani ne 3 gushtin e larget te 1944-tres. Apo te Don Filiberto Luzani-t ne Split te Dalmacise, apo te Don Giovanni Manzoni-t ne Srebenice, apo te Don Giacomo Minghetti-t ne burgun e Borovnices ne Ljubliane, apo te Don Giacomo Mora-s ne Micca te Malit te Zi, apo te Don Umberto Lotti-t ne Linz-in e Austrise qe te mjaltezon aq shume ne keto vite ttuaj te moshes se trete…..
Shqiperia eshte nje vend i mallkuar! Pse do te thoni ju?! Ne Shqiperi vete kombi eshte thellesisht i politizuar! Kombi eshte thellesisht i korruptuar! Kombi ndjen se duhet te pasurohet me cfare do menyre! Kombi perkedhel akoma kriminelet! Kombi eshte bere njesh me ta! Por te intervistosh Nexhmijen dhe kedo tjeter?! Eshte privilegj qe dikush i jep gazetarit! Por ne jemi te paedukuar dhe e kemi armiqesine ne brendesine tone! Te inervistosh Berishen eshte nder, pavaresisht se ai ka vrare!
VLADIMIR( Iliç LENIN).
Fatkeqesija eshte se ti ashtu si shumica nuk jetoni dot pa ‘NJISHIN’ e pa thenjen :’kur themi Lenini,Nexhmija,Saliu–kuptojme partija,e kur themi partija nenkuptojme Lenini,Nexhmija,Saliu”
Me ‘mjelese lopesh qe e trasformuan vendin nga sistemi primitiv gjysem feudal ne vend te industrializuar e me bujqesi te zhvilluar aspak inferiore se ajo e rajonit’ per ke e ke fjalen:Themije Thomajin qe si ministre nuk mund ti fshijne dot as bythen Topallet,Dodat.Artat,Majlindat e Ermelindat apo gjoshet e lopet laramane shterpa te ketij parlaMenopauzr qe dine vetem te hane vjedhin dhe dhjesin!
Zoti Bedri e ke ulur shume steken..
Edhe une mendoj qe sistemi enver hoxhes ishte I keq por ne krahesim me kohen e Zogut dhe Nano-Berishes ishte 1 miljon here me I mire..
Kembengul se po nuk u fut Sali qeni ne burg dhe po nuk u hoq me ceremony permendorja e tradhetarit Zog nga Tirana..mbetet te mendoj se ai popull ajo klase politike dhe ato xhambasdoret e Tiranes e kishin hallall diktaturen e enverit si te nevojeshme dhe te domosdoshme.
Se kush ishte enver hoxha njihuni me nje fakt pikant:
……………………PARIS 1946
Greket kishin nxjerr pretendime territorjale dhe sllavet gjithashtu kishin presion psikologjik ndaj shqiptareve si njerz me bisht.
Delegacioni shqiptar zbriti ne Paris dhe ishte ne pritje te autoriteteve protokollare franceze qe vononin!Nje ushtarak francez i derguar per inspektim,filloi te shikoje,thote Le Monde,delegacionin shqiptar nje per nje nga prapa duke filluar nga me i fundit qeveritar shqiptar e mbritur tek i pari i tyre, Enver Hoxha,i cili thote
Gazeta njihte dhe fliste shume mire frengjishten.Kur mbriti tek Enver Hoxha,dhe po e veshtronte drejtuesin shqiptar nga pas,si të tjeret,diktatori e pyeti:”Zotri,cfare kerkoni që na shikoni nga pas?” Menjehere kontrolluesi sqaroi:”Serbet & greket na kane thene se ju shqiptaret jeni njerez me bisht…por une bisht nuk po shikoj “Gazeta shkruan se menjehere, duke qeshur,Enver Hoxha iu pergjegj:”Jo,zotni,serbet & greket kane te drejte!
Vetem se gabojne pamjen:Ne shqiptaret kemi bisht te madh,por e kemi ketu,përpara dhe do tua tregojme edhe ne mbledhje atyre dhe grekeve!” Shkruan me humor te larte “Le Monde”gje qe edhe ndodhi ne mbledhjen e Parisit.Vet “Le Monde”faqe 3 dhe 22 me foto e cilson Enver Hoxhen kryeshtetarin me fotozhenik te mbledhjes dhe me të ashprin ne mbrojtje te shtetit te vet
.Ndofta mund te jene dhe keto arsyet qe studiuesit e paanshem gjejne tek kenga popullore e asaj kohe vargjet e pashkulshme:
“Në Paris c’u mblodh UNO-ja,
Fol Enver,të lumtë goja!
Fol e mbro të drejtat tona!…”etj…
Natyrisht,kjo s’ka te beje me balten qe ca shqiptarobishtukë të vertet i hodhën Enver Hoxhes,duke shitur gjer dhe trojet e detit ne jug dhe duke qënë,si dihet zgjatim bishti i bythës se sllavëve në Tirane e Shkoder e gjetke
”Bishti ynë eshtë perpara”, një thenie enveriane lapidare qe i bën mirë kombit shqiptar!
z. Bedri, Problemin mendoj se e trajtoni ne nje aspekt qe nuk ka lidhje me thelbin e tij.Sipas shkrimit tuaj,ju jeni lodhur shume per te bindur Pellimb Kullen se nuk ka aresye pse te mos intervistohet Nexhmie Hoxha.Keni rene kembe e koke ne polemike me z. Kulla,i cili per sa flet ne shkrimin e tij eshte kembe e koke nje ekstremist pa sens. Ne opinionin tim mund te behen dhe duhen bere intervista me personat qe kane patur pushtet ne rregjimin monist,por ne keto intervista ata nuk duhen perkeledhur me pyetje dhe komente qesharake te tipit “kafe” apo “çaj”,por me problemet e krimeve ndaj nje populli ku Nexhmie Hoxha pas viteve 60-te dhe sidomos pas viteve 70-te,ka qene strumbullari i zhvillimeve kriminale dhe e etjes per pushtet te pakufizuar.
ZOTERINJ KANIBALE
Eshte kollaj ti fusesh nje shqelm nga mbrapa nje personi me kembe ne varr…ju po i jepni te drejte asaj qe ju shtypi si krimba se te tille jeni
Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
6–Tradhetia kombetare me detin Jon
7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
29-Krim ekonomik me Albetrolin
30-Krim ekonomik me Kromin
31-Krim ekonomik me Albetrolin
32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
35….vazhdon rromani i krimeve…
Nga sa me siper i nderuari duke i krahasuar me keto komentet tuaja dal ne perfundimin qe je nje shurdh memec i grades fundit dhe me shume kenaqesh kur shkruan emrin ne blogje anonimesh se sa i sherben atij kombi qe tashme eshte ne “recovery room before surgery ” qe do te thote qe te ngrihen shqiptaret kudo qe jane per te shpetuar ate vend per te bere operacjonin duke i prere koken e tumorit agerziv kanceroz te Sali Qenit dhe ta hedhim ne birucat e burgut.
Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.
LERENI NEXHMIJEN….NJE 95 VJECARE PERBALLE 3 MILJON SHQIPTAREVE
TURPI JU MBULOFTE !
TY EDI RAMEN..DONALD LUTE E TIRANES DHE ATA INTELEKTUALE QE DJE I LEPINE MENSTRUACJONET KESAJ PLAKE KURSE SOT..PO HIQEN SI TRIMA QENEFI
Dy variante per te dekomunistizuar shqiperine:1-hekurudhat bonifikimet,industrine ,bujqesine ,shkollat,universitetet,etj,etj.i ngriti Zogu ,jo enveri.Keshtu i mbullet goja dhe Nexhmijes.Zogut ia ngritem monumentin ne mes te Tiranes.2-Varianti i dyte eshte aktual sepse lidhet edhe me dekoratat e periudhes se diktatures.Le te mendojme se arritjet e asaj kohe rrinin si dekorata ne gjoksin e Nenes Shqiperi.Te gjitha i rrafshuam ,i shiten te sotmit per skrap dhe parate i futen ne xhep.A kane mbaruar te gjitha dekoratat? Jo.Kane mbetur hidrocentralet.A nuk i shkaterrojme edhe ato?Keshtu jemi me afer kohes se Zogut.Pastaj,ndricimi nuk eshte problem se kemi hidrocentralet e saliut,centralin atomik te saliut,mullijte me ere te saliut ,qe do te ndricojne Shqiperine,bile do te vene ne levizje edhe trapin,me falni ,tramin e lulit ne tirane.
Une do te isha dakort me te gjithe ata qe kritikojne me te drejte diktaturen e eger komuniste qe sundoi ne Shqiperi per 45 vjet. Dhe do te kisha shume qef tua perplasnja fytyres atyre qe e mbrojne kete diktature edhe sot me “arritjet” e ketyre 25 vjeteve demonkraci. Do te deshironja tu thonja: – E late Shqiperine me 5 hidroçentrale, ne e beme me 15. E late Shqiperine me 50 fabrika ne i beme 250. E late shqiptarin te varfer, ne e beme te pasur. E late Shqiperine te izoluar nga bota, por neve sot ia tregojme qefin grekut dhe serbit bashke. Etj. etj. Me nje fjale do tu donja tu thoshnja: Neve dhe vetem neve, demonkratet, e beme Shqiperine nje bahçe me lule, qe na e ka zili bota. Neve dhe vetem neve, demonkratet, i beme shqiptaret te nderuar dhe te respektuar ne te gjithe boten. Ja keshtu do kisha qef tu thonja nostalgjikeve te diktatures. Por…
Rudina Xhunga, gazetare e nivelit te larte, qe me shume seriozitet, ben punen e saj.
Mediokrit dhe sharlatanet, gjithmone u vret syte, gazetaria e vertete.
Mund te kemi shume pak gazetare dhe analiste, qe me kurajo dhe disipline gazetarie, dine te thone te vertetat, kemi aq pak, sa kemi edhe gishtat e dores.
Nexhmije Hoxha, 40 vjet mbretereshe e pashpallur, sot e 25 vjet, jeton ne nje hyrje teper te thjeshte.
Shikoni ku jeton sllobodanka berisha e bija e milices shkine dhe krahasoni.
Te dilje si nje femer europiane dhe ti kunderviheshe rregjimit fashist ne kohen e vajzerise se Nexhmije Hoxhes, ishte nje trimeri e rralle, qe shume bastarde ish spiune, skane si ta kuptojne.
A kishte faj Nexhmije Hoxha ne 45 vjet, sot mbas katrahures saliniane them, Jo, as Nexhmija e as Enveri, skishin faj.
Kete e deklaron nje nga ata mijrat qe dolen per demokraci.
E deklaron nje nga ata mijrat qe me vetedije, hodhen bustin e “diktatorit”.
Sot fjalen diktator per Enver Hoxhen e shkruaj ne thonjeza, se morem ate qe merituam, DIKTATUREN E SPIUNIT TE QELBUR SALEH QEN BERISHA.
Mallkuar qofshim, po se dogjem ne zjarr kufomen e dhedrit te serbise, salehun e qelbur.
katarakti!
Keni shume deshira aq sa do te donit te fitoni mbi autorin e ndeshkuesit tuaj.Po ja qe loja asht mbyllun ne fitore te diktatorit qe paskesh ba nji gabim fatal qe nuk iu rjepi nji cike ma fort.Sepse sot po shofim sa te ndershem jeni tregue ne keto 25 vite pa kurrfar vizionit per te ardhmen,po ju ka ngel mendja tek hakmarrja ndaj diktatorit.Ku njerzit ma shume duan te jetojne se,te merren me nji kufome qe e ka mbylle bilancin shume pozitiv ne sherbim te popullit.Ndersa juve ju vashdon bilanci prostitucion,krime,shpifje,korrupsion pa finish.
Horrit te bulevardit.Lexoj gjithmon komentet tuaja , megjithese kam vuajtur nen ate rregjim derri diten e ikjes para 31 vjetesh prape pa nostalgji per Hoxhen them ky shpellar i paskrupullt eshte miliona here komunist kriminel dhe i pa moralshem se sa Dulla .Ky shpellar e shkateroi ate vend mbolli çdo qelbsinllik qe mund te eksistoj Merren me Nexhmien akoma dhe ky gjak qelbur ju del çdo dit ne kamera apo gazeta dhe tall bythen me njerrezit , dhe Edi pa bole sillet si pordha neper brek .
Z.Bedri , nuk kam shume durim te bej shume retorike si
komentatoret e mesiperm, thjeshte desha te te them se
identifikohem qind per qind me artikullin tuaj analizues
e argumetues ! Shtoj se ne demokraci ,ashtu sic e kuptoj-
ne te gjithe demokratet e vertete dhe jo demokratet me
fjale e diktatore te vegjel me vepra, qe te gjithe kane te
drejte te shprehin medimet e tyre dhe kushdo qe nuk i
pelqen,thjeshte te shtype butonin e telekomandes dhe
te ndrroje kanalin televiziv dhe jo te ngrene furtune ne nje
gote uje e perse sepse zonja Hoxha jep nje interviste ne
VIzion Plus me gazetaren e shquar ‘Rudina Xhunges, e
mirenjohur si gazetarja me e mire e te gjithe medias shqip
tare , larg cdo servilizmi mediatik qe ka pushtuar si metas
taze shtypin e sotem ne sherbim te klaneve mafioze qe
kane kapur per fyti shtetin dhepushtetin, qe kane kthyer ne skllever tere nje popull,qe e kane vrare,grabitur e plac-
kitur . Shqiperia kurre nuk ka njohur barbarine e ketyre25
vjeteve te mafias shqiptare me kryekriminelin e Vicidolit
Sali Milloshevicit ! Populli shqiptar duhet te behet i ndergjegjshem per armiqt e tij dhe te ngrihet kunder mortajes berishiane per t’u cliruar nje here e pergjithemone nga kjo ‘peste” vdekjeprurese…..!!!